Universiteti i Mjekësisë: Kriteret e pranimit, fakultetet dhe degët përkatëse - Banka e Fundit Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Reklama - Një lojë e krijuar nga maturantët

Universiteti i Mjekësisë: Kriteret e pranimit, fakultetet dhe degët përkatëse

____________
Universiteti i Mjekësisëështë një Universitet publik, ndër më të kërkuarit aktualisht, i dalluar në vecanti për konkurrencën e madhe të përvjetshme që karakterizon procesin e pranimit në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme.
Fakultetet që përfshihen në këtë universitet, bashkë me degët e tyre përkatëse, janë:

Fakulteti i Mjekësisë së përgjithshme
Mjekësi e përgjithshme
Farmaci

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Infermieri e përgjithshme
Mami
Imazheri  
Logopedi   
Teknik i Lartë
Fizioterapi

Fakulteti i Mjekësisë Dentare
Stomatologji

Kriteret e pranimit në këtë universitet janë:
Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e pesë provimeve të Maturës Shtetërore - 35 %.
Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e 3 (tre) viteve të shkollës
së mesme - 35%.
Nota mesatare aritmetike e thjeshtë e lëndëve formuese 30 % nga ku:
-          Kimi 10%
-          Biologji 10%
-          Fizikë 10%

Por, në këtë universitet, ndryshe nga të tjerët, ata që përzgjedhin si lëndë me zgjedhje gruplëndët janë më të avantazhuar përshkak të arsyeve të mëposhtme:
a) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (bërthamë), Fizikë (bërthamë), Biologji (bërthamë), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.15. [Pra, një 8 e marrë në një nga këto lëndë në provim me zgjedhje do të ishte e barabartë me 8*1.15=9.2)
b) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi (e thelluar), Fizikë (e thelluar), Biologji (e thelluar), nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.25. (Një maturant që merr, për shembull, 8 në një nga këto lëndë i përllogaritet si 8*1.25=10)
c) Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga lëndë e përcaktuara në germën a) dhe b) të sipërcituara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1. (Një 8 që merret në një nga këto lëndë, qëndron po 8)

 Pra, sic vihet re, lëndët fizikë, biologji dhe kimi kanë një rëndësi me të vërtetë të madhe në percaktimin e kandidatëve fitues. 








No comments:

Post a Comment