Universiteti Politeknik i Tiranës: Informacion i përgjithshëm, fakultetet, degët dhe kriteret e pranimit - Banka e Fundit Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Reklama - Një lojë e krijuar nga maturantët

Universiteti Politeknik i Tiranës: Informacion i përgjithshëm, fakultetet, degët dhe kriteret e pranimit

____________
Universiteti Politeknik i Tiranës është një ndër universitetet që ofrojnë arsim të lartë në Shqipëri dhe ndër të paktit që ofrojnë degë inxhinierike. Selia e tij ose "korpusi" ndodhet në Tiranë.

Universiteti Politeknik i Tiranës është trashëguar nga Instituti Politeknik, i themeluar në vitin 1951. Më vonë, në vitin 1957, të gjitha fakultetet e vendosura në Institutin Politeknik u konvertuan në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1991 Universiteti Politeknik i Tiranës u nda nga Universiteti i Tiranës, në bazë të legjislacionit përkatës, dhe që atëherë e deri tani ai mban statusin e institucionit të pavarur. Ai ka shtatë fakultete dhe një institut. Fakultetet dhe institutet janë të shpërndara ne godina të ndryshme në qytetin e Tiranes:

1. Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (FGJM)

2. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike  (FIE)
2.     Energjitikë

3. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike  (FIM)


4. Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike  (FIM&IF)
2.     Inxhinieri Fizike

5. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit  (FIN)
3.     Inxhinieri Mjedis

6. Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës  (FAU)
1.     Urbanistikë 
2.     Arkitekturë

7. Fakulteti i Teknologjsië së Informacionit  (FTI)




Përzgjedhja e kandidatëve që aplikojnë në një program studimi të këtij universiteti bëhet duke iu referuar:
-Në masën 70% notës mesatare të shkollës së mesme, sipas kriterit të notës mesatare të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2017-2018
-Në masën 30%mesatareve aritmetike të peshuara të tre lëndëve Matematike, Fizike dhe Kimi, në të tre vitet e shkollës së mesme sipas koeficentëve të dhëna në formulën e mëposhtme.

 Rezultati i vlerësimit të mësipërm ponderohet me koeficentin e shkollës së mesme, të përcaktuar për çdo program studimi, sipas specifikave të tyre dhe të publikuar nga UPT:

  [ 0.7*MesVKM  + 0.3(0.5*MesMatematike + 0.4*MesFizike + 0.1*MesKimi)]*Kkoef. Shkollës*1000 Ku:

-Mes VKM, nota mesatare e përcaktuar me vendim të Këshillit  të Ministrave për vitin akademik 2017-2018.
-Mes Matematike, nota mesatare e thjeshtë e matematikës në të gjitha vitet e shkollës së mesmë përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore në provimet e detyruara dhe në  provimet me zgjedhje;
-Mes Fizike, nota mesatare e thjeshtë e fizikës në të gjitha vitet e shkollës së mesme  përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të  provimit me zgjedhje;
-Mes Kimi, nota mesatare e thjeshtë e kimisë në të gjitha vitet e shkollës së mesmë  përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të  provimit me zgjedhje;
-Kkoef. Shkollës,  koefiçenti i shkollës së mesme, për vitin akademik 2017-2018, sipas tabelës së koefiçientëve për vitin akademik 2017-2018.


Përfundim përsa i përket lidhjes së lëndëve me zgjedhje me kriteret e drejtpërdrejta të pranimit: Nuk je i detyruar të zgjedhësh si provim me zgjedhje matematikë, fizikë ose kimi, por mjafton të zgjedhësh dy lëndë ku ke siguri se mund të dalësh mirë.



No comments:

Post a Comment