7 pikat përmbledhëse mbi raundin e parë dhe procesin e regjistrimit - Banka e Fundit Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

7 pikat përmbledhëse mbi raundin e parë dhe procesin e regjistrimit

____________

Në saje të instruksioneve të publikuara nga vetë Ministria e Arsimit dhe Sporteve, bëhen të ditura pikat e mëposhtme, të domosdoshme për procesin e regjistrimit të maturantëve/kandidatëve në fakultetet ku rezultojnë fitues.
  • 1. Procesi i regjistrimit për raundin e parë fillon në datën 29 gusht dhe përfundon në datën 11 shtator.
  • 2. Theksohet se periudha 29 gusht - 11 shtator është e ndarë në 7 faza 48-orëshe.
  • 3. Kur ai/ajo është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë fakultetit ku dëshiron të regjistrohet brenda 48-orëve. Nëse vonohet më shumë, humb të drejtën e regjistrimit në këtë program studimi, PËR RAUNDIN E PARË. (Sepse mund t'i jepet e drejta ta hedhi sërish në raund të dytë nëse e ka djegur njëherë fillimisht.)
  • 4. Pas çdo nënraundi listat ndryshojnë duke shpalluar zyrtarisht fitues të rinj, duke zhvendosur kështu vijën e kuqe vazhdimisht.
  • 5. Në momentin e regjistrimit duhet të pajiseni me dokumentacionin përkatës, që është universal për të gjithë maturantët. (Për të parë dokumentacionin e nevojshëm, shikoni→ Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin në fakultete.
  • 6. Në momentin që paraqitet dokumentacioni përpara sekretarisë së fakultetit, bëhet zyrtarisht regjistrimi dhe aplikantit i jepet një kopje e formularit të printuar nga sistemi, që vërteton regjistrimin në fjalë. 
  • 7. Brenda datës 13 shtator paraqiten regjistrimet përfundimtare të raundit të parë, bashkë me kuotat e paplotësuara në formatin elektronik.

No comments:

Post a Comment