Vetmia, për disa mund të jetë një "sëmundje" sociale dhe për disa të tjerë një udhërrëfyese shpirtërore. Nëse do të shikon...
Le të mendojmë pak për shkrimtarët e mëdhenjë, si mendoni, se ata kanë qenë të rrethuar nga njerëz kur shkruanin? Sigurisht që jo, ata kanë qenë të vetmuar, sepse pikërisht ajo vetmia e tyre u jepte edhe më shumë frymëzim. Por si mund të të japi vetmia frymëzim? Vetmia të jepë atë qetësinë shpirtërore e cila të tregon rrugën edhe sikur të jesh në një labirinth. Dhe të bën të jesh mendjehapur, ku liria jote ka aftësinë të kalojë edhe lirinë e tjetrit, vetëm për të gjetur atë që ai person dëshiron.
Po marr shembull një shkrimtar, Dostojevskin. Thonë që ai rrinte gjithmonë vetëm, ishte një njeri pa njeri. Por si mendoni? A ka qënë ai i vetmuar? Sigurisht që jo... E si mund të jetë vetëm dikush i cili jeton një realitet tjetër, pikërisht atë të librave? Por, po të mos ishte për "vetminë" e tij, mënyra e të të sjellurit të njerëzve sot, do ishte ndryshe, njerëzit do ishim më të vetmuar, pasi botës do i mungonte realiteti që Dostojevski jetoi.
Marrim një shembull tjetër, Lasgush Poradecin. Të gjithë kemi dëgjuar për poezitë e tij mallëngjyese dhe kuptimplota. Por a do i kishte shkruar Lasgushi ato poezi nëse nuk do të kishte qenë "vetëm"? Sigurisht që jo. Por a mund ta quajmë qëndrimin vetëm të tij, vetmi ? Jo, ai nuk ishte vetëm, sepse kishte edhe elemente të tjera frymëzuese përreth, të cilat e bënin mos të ndihej kurrë vetëm. A do t'i kishte krijuar Lasgushi "Vallen e Yjeve" dhe " Yllin e Zemrës" nëse ai nuk do të kishte qenë "vetëm"? Jo, e pamundur, nuk do e kishte kutpuar kurrë çdo të thotë dashuri, në kuptimin ndjesor dhe filozofik. Falë zotit, Lasgushi pati mundesi të qëndronte vetëm dhe të na trashëgonte poezitë e tij.
Si shembull tjetër do marr një njeri të thjeshtë ((të dashuruar)). A do e kuptonte ndonjëherë ai person se sa e do të dashurën e tij nëse nuk do të ishte vetëm? Jo, arsyeja është sepse ai nuk do e kuptonte kurrë se çfarë do të thotë mall për dashurinë e zemrës!
Si shembull tjetër do marr një njeri të thjeshtë ((të dashuruar)). A do e kuptonte ndonjëherë ai person se sa e do të dashurën e tij nëse nuk do të ishte vetëm? Jo, arsyeja është sepse ai nuk do e kuptonte kurrë se çfarë do të thotë mall për dashurinë e zemrës!
Vetmia, është ai momenti kur njeriu është vetëm, por që nuk ndihet vetëm.
Por pyetja është : Pse vetmia është kthim në vetvete?
Njeriu kur është "vetëm" tregon veten e tij, kthehet në vetvete, transformohet në atë që është në të vërtetë, tregon shpirtin e tij të brendshëm. Dostojevski shkruajti në letër romanet të cilat ai i jetonte përbrenda, Lasgush Poradeci shkruajti në letër poezitë të cilat atij ja këndonte shpirti, ndërsa njeriu i dashuruar u çmend nga largësia që kishte me personin e zemrës!
Po tani si mendoni ju, nëse unë nuk do të kisha qëndruar "i vetmuar", a do e kisha shkruajtur këtë ese ?
KOMENTET