Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Libri, burim i dijes dhe informacionit - Ese

Ka nga ata njerëz që lexojnë libra, që shkruajnë libra, që i jetojnë librat, ka nga ata që librin e kanë armën e tyre kryesore, por ka dhe nga ata që nuk ia dinë rëndësinë atyre. Libri, burim i dijes dhe informacionit - Ese

    Ka nga ata njerëz që lexojnë libra, që shkruajnë libra, që i jetojnë librat, ka nga ata që librin e kanë armën e tyre kryesore, por ka dhe nga ata që nuk ia dinë rëndësinë atyre. 




    Në ditët e sotme, rëndësia që njerëzit i japin leximit të një libri, po vjen duke u zvogëluar, kjo për shkak të harxhimit të kohës së tyre me veprimtari të tjera të cilat i konsiderojnë më zbavitëse, si përshembull, lundrimi në rrjete sociale, ose thjesht një xhiro me shoqërinë etj. Duke qenë se këto zakone po nguliten në kokën e tyre që në fëmijëri, në të ardhmen ata nuk do t’i kushtojnë librit rëndësi të madhe dhe kështu bota e librit për ta do mbetet gjithmonë diçka e panjohur ose më mirë të themi, një derë kryesore e pahapur në jetë.   

    Të lexuarit e një libri na ndihmon të njohim një botë më të madhe sesa ajo në të cilën jetojmë. Na stimulon të jetojmë më shumë se sa një jetë, duke na bërë të hedhim poshtë shprehjen: “Kemi vetëm një jetë për të jetuar”. Na bënë të udhëtojmë në vende të ndryshme të botës. Na jep mundësinë të njohim njerëz të cilët kanë jetuar me të vërtetë ose thjesht kanë qenë pjesë e imagjinatës së një shkrimtari, pra na bënë të njohim personalitete nga më të ndryshmet. Duke na mundësuar kështu të mësojmë nga ata historinë e tyre, si kanë qenë, çfarë kanë bërë, si kanë jetuar, si ja kanë dalë mbanë etj. Duke lexuar ne përjetojmë eksperienca nga më të ndryshmet. Por edhe pse fizikisht trupi ynë nuk i ndjen, truri jonë stimulohet të mësojë nga ato eksperienca. 

    Ajnshtjani ka thënë: “Informacioni nuk është dije. I vetmi burim i dijes është eksperienca”. Duke mbështetur thënien e tij, mund të themi gjithashtu që nga librat mund të marrim më shumë eksperiencë sesa mund të marrim vetë personalisht nga ngjarjet që na ndodhin. Sipas Oskar Ualjdit eksperienca është thjesht emri që u vendosim gabimeve tona, pra do tregoheshim më të zgjuar nëse disa gjëra nuk do i provonim vetë personalisht për t’i mësuar pasojat e tyre, por thjesht do i mësonim ato nga dikush tjetër, historinë e të cilit do mund ta lexonim në një libër. Duke lexuar, mësojmë për gabimet që njerëzit kanë bërë më përpara, duke na privuar të bëjmë të njëjtat gabime si ata. Pra shohim që librat na bëjnë të mësojmë nga gabimet e të tjerëve në mënyrë relative. 
    
    Ka nga ata që lexojnë, por ka dhe nga ata që shkruajnë. Sipas meje, puna e shkrimtarit është një nga punët më të lodhshme që ekziston, kjo për arsye se ata duhet ta çojnë mendimin e tyre deri në limitet e imagjinatës për të krijuar diçka e cila do ta ngacmonte lexuesin. Sa më shumë të lexojmë, aq më shumë fillojmë dhe imagjinojmë. Dhe duke u mbështetur në atë që Ajnshtajni ka thënë, pra: “Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është dija, por imagjinata” mund të kuptojmë që, duke lexuar, zhvillojmë imagjinatën, dhe rrjedhimisht zhvillojmë dhe inteligjencën tonë. Dhe sa më shumë inteligjentë të jemi aq më shumë të aftë do të jemi të përthithim dijen, të përshtatemi me gjënë e re, me diçka të ndryshme. 
    
    Në një kundërvënie ndërmjet të diturit dhe të paditurit, i dituri do të fitonte. Themi që nëse nuk e njohim diçka atëherë jemi më shumë të motivuar ta kemi frikë atë. E njëjta gjë ndodh edhe me të paditurin i cili nuk e njoh botën e librit, botën e dijes. Pra duke mos e njohur do e kishte frikë, dhe duke e patur frikë, do i largohej asaj, duke e bërë atë humbës.

    “Shokë të mirë, libra të mirë, dhe një ndërgjegjie të pastër: kjo është jeta ideale” – Mark Tuein

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Libri, burim i dijes dhe informacionit - Ese
Libri, burim i dijes dhe informacionit - Ese
Ka nga ata njerëz që lexojnë libra, që shkruajnë libra, që i jetojnë librat, ka nga ata që librin e kanë armën e tyre kryesore, por ka dhe nga ata që nuk ia dinë rëndësinë atyre. Libri, burim i dijes dhe informacionit - Ese
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEggAI1Wz-zpHgWAbgC9WrmFyVEl9ByDsSi1-5Kv_inGcz5sSloKGHciBbax0DqTVLuTK9LjVd6uL6K9QPeX_S3C78U6DPVR57r4WOUHH2xqYr6ggWg9oXgPPuwb_3NH7AlgU3b_NTAqrLKV/s400/9743d0f7b26ae85d4d6c2bd39ae32a59.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEggAI1Wz-zpHgWAbgC9WrmFyVEl9ByDsSi1-5Kv_inGcz5sSloKGHciBbax0DqTVLuTK9LjVd6uL6K9QPeX_S3C78U6DPVR57r4WOUHH2xqYr6ggWg9oXgPPuwb_3NH7AlgU3b_NTAqrLKV/s72-c/9743d0f7b26ae85d4d6c2bd39ae32a59.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/10/libri-burim-i-dijes-dhe-informacionit-ese.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/10/libri-burim-i-dijes-dhe-informacionit-ese.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy