Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Roli i elementeve kimike në organizmin e njeriut

Projekt KIMIA X TEMA: ROLI I ELEMENTEVE KIMIKE NË ORGANIZMIN E NJERIUT.

  • HISTORIKU I ELEMENTEVE KIMIKE
  • KUSH JANË 14 ELEMENTET MË TË RËNDËSISHËM NË ORGANIZMIN E NJERIUT?
  • ROLI I ELEMENTEVE KIMIKE NË TRUPIN TONË
  • SËMUNDJET QË SHKAKTOHEN NGA MUNGESA E ELEMENTEVE KIMIKE
  • ROLI I SUBSTANCAVE HELMUESE NË ORGANIZËM
  • HISTORIKU I ELEMENTEVE KIMIKE
Nga fundi i shekullit XVIII kimistët filluan t’i ndajnë substancat e thjeshta në elemente dhe në përbërje kimike.
Janë bërë shumë përpjekje për të arritur deri në klasifikimin e elementeve në një sistem periodik.
Fillimet e tyre i përkasin vitit 1817 kur kimisti gjerman Dobereiner, tregoi se masa e stronciumit në një përbërje kimike gjendet midis masave të dy elementëve të ngjashëm, kalciumit dhe bariumit ( metale alkalinotokësore) e në përbërje kimike të ngjashme.
Vite më vonë u bënë të njohura dhe treshe të tjera elementësh të ngjashem....Triada. ..p.sh triada e halogjeneve ku renditeshin bori, bromi e jodi, triada e metaleve alkaline, ku renditeshin litiumi, natriumi e kaliumi.
Kimistë të tjerë kanë treguar se elementet mund të grupoheshin në bashkësi me më shumë elementë të ngjashëm. Kështu magnezi iu shtua alkalinotokësorëve, fluori iu shtua halogjeneve etj.
Po kështu oksigjeni, squfuri, arseniku, antimoni e bismuthi që nga 1854 bëjnë pjesë në një familje.
Rreth 1862 kimisti francez Shankurtua, i vendosi elementet sipas rritjes së masës atomike.
Pohimi se vetitë e elementeve janë në varësi periodike të masës atomike të tyre përbën ligjin periodik.
Kimisti Anglez Nju Lends më 1863 propozoi një sistem klasifikimi të elementeve sipas rritjes së masës atomike.
Elementet ishin ndarë në shtatë grupe me shtatë elemente secili. Ai e quajti këtë klasifikim Ligj i Oktatave.
Idet e mëvonshme e me një rëndësi kolosale dalin në pah në 1869 nga rusi Dimitri Mendelejev. Ai kreu një studim të thelluar midis masës së elementeve dhe vetive të tyre fizike e kimike. Ai propozoi një tabelë të përbërë nga 17 shtylla e më pas një tabelë me 8 shtylla e cila u përdor për shumë kohë e më vonë u zëvendësua me tabelën me perioda të gjata, të cilën e përdorim dhe sot. Grupin VIIIA, gazet e plogëta, që nuk njiheshin në kohën e Mendelejevit, e shtuan anglezët Relej dhe Ramsej më 1894 pasi zbuluan heliumin, neonin dhe argonin. Pas zbulimit të elektronit nga fizikanti Tomson dhe propozimit të teorisë bërthamore të ndërtimit të atomit nga Ratherford, fizikanti anglez Van Den Brok, vuri re se ngarkesa e bërthamës që e njohim si numri atomik përputhet me numrin e elementit në sistemin periodk.
Fizikanti anglez Mozli përcaktoi vlerat e sakta të numrit atomik të elemeteve nëpërmjet studimit të spekterave të tyre rentgen X.
Më 1922 Bori bëri një interpretim të tabelës sipas strukturës elektronike të atomit dhe propozoi tabelën me perioda të gjata, që përdoret edhe sot.
  • KUSH JANË 14 ELEMENTET MË TË RËNDËSISHËM NË ORGANIZMIN E NJERIUT?
Ushqimi i bimëve përfshin elementë kimikë nga përbërja e të cilëve lindin molekula të lëndëve të ndryshme. Nga këta elementë, më të rëndësishmit për organizmin e njeriut janë: kaliumi, azoti, fosfori, kalciumi, magnezi, hekuri dhe sulfuri, nga të cilët ekzistenca e tre elementëve kalium, azot dhe fosfor janë mëse të domosdoshme. Në tokë gjenden elemente të tjerë që kanë rëndësi jetike për trupin e bimës. Nga këta elementë, më të rëndësishmit janë: jodi, natriumi, nikeli, bakri, mangani dhe silici. Sasia e tyre në tokë gjithmonë është e mjaftueshme, sepse bimët thithin vetëm një pjesë shumë të vogël të tyre. Për t’u habitur është fakti se të gjithë këta elementë në masa të përcaktuara (mikro-mili dhe gramë) ndodhen në trup dhe çrregullimi i sasisë së secilit prej tyre do të sillte moskoordinim midis pjesëve të trupit të njeriut, të cilat mund edhe të dëmtoheshin. Gjithashtu, vlen për t’u theksuar se përveç elementëve të lartpërmendur ka edhe elementë të tjerë të ndryshëm, që ndodhen edhe në tokë por edhe në trup. Më poshtë po përmendim elementët më të rëndësishëm.
1. Kaliumi (K)
Është elementi më i bollshëm në qelizë. Trupi përmban rreth 250 miligramë kalium. Qeliza luan një rol të rëndësishëm në reagimet energjike, sintezën e proteinave, si dhe në ruajtjen e ekuilibrit të acideve në trup. Megjithëse është e nevojshme ekzistenca e kaliumit në regjimin ushqimor, informacioni lidhur me nevojën e sasisë minimale të tij është i paktë. Por studimet shkencore tregojnë se ushqimet bimore janë të pasura me këtë element.
2. Natriumi (Na)
Është elementi më i bollshëm në likuidin (lëngun) e jashtëm të qelizave. Si një elektrolit në likuidet jashtë qelizës, natriumi ndihmon në ruajtjen e presionit osmotik jashtë membranës së qelizës dhe ka një ndikim të njëjtë si kaliumi brenda qelizës për ruajtjen natyrale të balancës së ujit. Nevoja ditore për të është llogaritur nga 3 në 7 gr.
3. Hekuri (Fe)
Është metali (element) më i bollshëm i trupit dhe përbën rreth 0.004 për qind të peshës trupore. Në mënyrë të natyrshme, sasia e tij varion nga 3 në 5 gr. Por edhe kjo është e ndryshueshme, sepse varet nga mosha, gjinia, madhësia, shëndeti dhe sasia e rezervuar e tij në trup. Në të vërtetë, hekuri është një lëndë me ngjyrë gjaku që transporton oksigjen të mjaftueshëm për frymëmarrje dhe gaz karbonik (dioksid karboni) nga qelizat në mushkëri. Çdo ditë, trupi ynë me anë të ushqimit përfiton 10 deri 30 miligramë hekur.
4. Azoti (N)
Organizmi ynë përmban sasi të mëdha azoti, i cili luan një rol kryesor në strukturën e proteinave.
5. Fosfori (P)
Luan një rol kryesor në organizmin e njeriut, kryesisht në procesin e marrjes apo të çlirimit të energjive të organizmit.
6. Kalciumi (Ca)
Është një element mineral që përbën 1.5 deri në 2 për qind të peshës së trupit te personat e rritur. Nga kjo sasi, 99 për qind e kalciumit gjendet në kocka dhe te dhëmbët.
7. Magnezi (Mg)
Në momentet e lindjes, në trupin e njeriut ndodhet 0.5 gr, ndërsa në moshë të rritur në trup ai ka një sasi 21–28 gr, ku 50-60 për qind ndodhet në kocka dhe roli kryesor i tij është në qelizat nervore për të lehtësuar funksionimin e tyre.
8. Sulfuri (S)
Përbën 0.25 për qind të peshës trupore të njeriut dhe ndodhet në çdo qelizë të trupit të njeriut. Më tepër ndodhet në flokë, lëkurë dhe thonj. Sulfuri vepron si një element antihelmues, duke u përzier me përbërësit helmues dhe i shndërron ata në të padëmshëm apo i eliminon plotësisht.
9. Jodi (I)
Në organizëm ndodhet rreth 15–23 miligramë jod ose jodi përbën 0.00004 për qind të peshës trupore të njeriut. Ai ndodhet në të gjitha qelizat e trupit, por 70–80 për qind e sasisë së jodit ndodhet në gjëndrat e tiroideve. Kjo lëndë është pjesërisht në formën e hormoneve të trioksinës që sintetizohet nga gjëndra e tiroideve dhe luan një rol të rëndësishëm në forcimin dhe metabolizmin e trupit.
10. Mangani (Mn)
Është shumë i nevojshëm për skeletin dhe gjymtyrët. Ai gjendet në sasinë e më tepër se 10 miligramëve në trupin e njeriut dhe kryesisht ndodhet në kocka, mëlçi dhe veshka.
11. Bakri (Cu)
Njihet si pjesa më e rëndësishme e shumë enzimave. Luan një rol mjaft të rëndësishëm në pengimin e pakësimit të sasisë së gjakut në trup. Fëmijët kanë nevojë jetike për këtë përbërës, i cili ndodhet në sasi të konsiderueshme te produkti i qumështit.
12. Nikeli (Ni)
Gjendet në kokrrat e grurit, orizit, fasules, thjerrëzës etj. dhe luan një rol kryesor në rritjen natyrale, shumimin si dhe strukturën e veprimtarisë së qelizave.
13. Uji
Uji është elementi më i rëndësishëm që ndodhet në tokë, i cili luan një rol kryesor në transportimin e elementeve bazë në qelizat e bimëve. Përbën 60 për qind të peshës trupore. Uji cilësohet ndryshe si elementi jetik i gjallesave. Ai është përbërësi kryesor i urinës dhe plazmës së gjakut.
14. Gazrat
Dioksidi i karbonit dhe oksigjeni ndodhen në sasi të ndryshme në tokë. Këto dy lloj gazrash (në sasi të përcaktuara) gjenden në gjak dhe qeliza, duke luajtur një rol kryesor në procesin e frymëmarrjes që është po ai proces i shkëmbimit të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit ndërmjet atmosferës dhe qelizave të trupit.
  • ROLI I ELEMENTEVE KIMIKE NË TRUPIN TONË
Trupi ynë është një makinë tejet e ndërlikuar. Ka me mijëra vjet që njerëzit përpiqen të kuptojnë si funksionon trupi ynë e megjithatë shumë mistere nuk janë zgjidhur si p.sh. si punon truri ynë, përse na zë lemza etj.
Po një gjë tashmë e dimë me siguri: trupi ynë përbëhet nga uji, karboni dhe disa elemente të thjeshta kimike, që mund të gjenden ngado. Në të vërtetë, të gjithë atomet e domosdoshme për ndërtimin e trupit të njeriut, mund t'i gjeni në oborrin e shtëpisë suaj.

Imagjinoni sikur të ndërtoni nga fillimi një trup njeriu, duke përdorur përbërësit më të thjeshtë të mundshëm. Për këtë do t'ju duheshin vetëm 13 elemente kimike.
1. Oksigjen 65% 
Elementi oksigjen zë dy të tretat e trupit tuaj, kryesisht në formën e ujit (H2O). Ju gjithashtu thithni oksigjen nga ajri sa herë që merrni frymë.
2. Karbon 18%
Pothuajse një e pesta e trupit tuaj është karbon - i njëjti element nga i cili përbëhet qymyri, diamanti dhe grafiti i lapsit. Atomet e karbonit krijojnë zinxhire të gjatë, duke formuar boshtin e të gjitha molekulave me komplekse brenda jush.
3. Hidrogjen 10%
Hidrogjeni është elementi më i zakonshëm në gjithësi e njëkohësisht ka edhe atomet më të vogla.
4. Azot 3%
Një thes me pleh kimik përmban thuajse të njëjtën sasi azoti sa një trup mesatar njeriu. Azoti është një nga përbërësit kryesorë të muskujve tuaj. Ai është edhe përbërësi kryesor i ajrit.
5. Fosfor 1%
Ky element bën që të ndizen flakë kunjat e shkrepëseve. Ai gjithashtu forcon dhëmbët dhe kockat tuaja, formon membranat e qelizave dhe ndihmon në transmetimin e energjisë.
6. Kalcium 0,35%
Sapuni i tualetit përbëhet nga kalciumi. Kalciumi gjithashtu i mban lëvizjet e trupit tuaj të baraspeshuara kimikisht.
7. Klor 0,15%
Klori është një gaz i gjelbër vdekjeprurës, që përdoret për të prodhuar zbardhuesit. Në trupin e njeriut, ai lidhet me natriumin duke formuar kripën e gjellës (klorurin e natriumit).
8. Natrium 0,15%
Natriumi është gjysma tjetër e klorurit të natriumit (kripës). Natriumi i bën lëvizjet e trupit tuaj po aq të kripura sa edhe uji i detit.
9. Magnez 0,05 %
Drita e bardhe ndriçuese e fishekzjarreve vjen nga djegia e magnezit. Ne trupin tuaj magnezi forcon sistemin tuaj imunitar dhe ndihmon ne gjallerimin e nervave dhe tkurrjen e muskujve.
10. Squfur 0,25%
Squfuri është një pjesë e zëvendësueshme e proteinave dhe ndihmon në mpiksjen e gjakut. Është gjithashtu shkaktari i erës së keqe të gazrave trupore, vezëve të prishura apo pellgjeve me ujë të ndenjur.
11. Kalcium 1,6%
Kalciumi është elementi që i bën të forta guaskat e detit, shkumësin dhe mermerin. Ai bën të njëjtën gjë me dhëmbët dhe kockat tuaja dhe, gjithashtu, mban në punë zemrën dhe muskujt tuaj.
12. Hekur 0,008%
Në gjakun tuaj ka hekur të mjaftueshëm sa për një gozhdë. Hekuri, kur lidhet me oksigjenin bëhet i gjakut, dhe kjo është arsyeja pse gjaku dhe ndryshku janë të kuq.
13. Jod 0,00004%
Në trupin tuaj ka më pak se një majë luge jod, megjithatë, pa të do te vdisnit. Jepini jod larvave dhe ato kthehen në bretkosa.
 Për një trup të përkryer ju nevojitet gjithashtu një sasi e vogël bakri, zinku, mangani, kobalti, litiumi, stronciumi, alumini, silici, plumbi dhe arseniku. Një trup mesatar përmban edhe rreth 90 miligram uran. Trupin e njeriut nuk do të mund ta ndërtoni kurrë vetëm duke përzier elementet kimike. Kjo do të ishte njësoj si të prisje një stuhi në një fushë mbeturinash të ndërtonte një avion reaktiv. Për ta bërë këtë, duhet të filloni të punoni me blloqe ndërtimi të përshtatshme. Blloqet më të vogla të ndërtimit janë njësi mikroskopike të quajtura qeliza, por do t'ju duhet të grumbulloni rreth 100 trilion të tilla dhe t'i rregulloni ato sipas një skeme pamundësisht të ndërlikuar. Thuajse gjysma e qelizave tuaja janë qeliza gjaku. Qelizat e kuqe të gjakut shpërndajnë oksigjenin nëpër trup, duke ju mbajtur gjallë. Në çdo sekondë ju prodhoni 2 milion qeliza të reja. Qelizat nervore janë telat e trupit. Sinjalet elektrike shpërndahen nëpërmjet tyre me një shpejtësi prej qindra kilometra në orë. Truri juaj përmban 100 miliardë qeliza nervore. Ju mund të kontrolloni me vetëdije 640 muskuj, por ka qindra muskuj të tjerë që nuk mund t'i lëvizni në mënyrë të vullnetshme. Rreth 40% e peshës suaj trupore është muskul. Sistemi nervor lejon që trupi juaj të reagojë ndaj botës me shpejtësi të vetëtimës. Ai punon si një rrjet me tela dhe kabllo elektrike, vetëm se përçon informacion e jo energji elektrike. Qendra e tij e kontrollit është truri, i cili i merr sinjalet nga organet shqisore, e përpunon informacionin dhe dërgon sinjale të reja, që i tregojnë trupit si duhet të reagojë. Sinjalet i përshkojnë nervat me shpejtësi 400 km/h.
Të gjitha qelizat e trupit tuaj kanë nevojë të furnizohen me gazin jetëdhënës, oksigjenin, i cili merret nga ajri. Sistemi juaj i frymëmarrjes thith oksigjenin dhe e kalon në gjoks. Organet kryesore të këtij sistemi janë mushkëritë, të cilat thithin ajër, sa herë që marrim frymë. Ato punojnë si sfungjerë gjigantë, vetëm se thithin ajër dhe jo ujë. Ju merrni dhe nxirrni frymë 23.000 herë në ditë. Rrugët ajrore përfundojnë në qeska ajri të quajtura alveola. Këto përshkohen nga enë gjaku që përthithin oksigjenin dhe nxjerrin jashtë dioksidin e karbonit. Mushkëritë tuaja kanë rreth 600 milionë alveola - nëse do t'i shtrinit ato në një sipërfaqe të sheshtë do të mund të mbuloni me to një fushë tenisi. Zëri juaj del nga një dhomë e quajtur kutia e zërit (laringu) që gjendet në krye të trakesë. Kur e nxirrni ajrin, ai kalon nëpërmjet dy kordave të vogla. Kur bashkohen, ato dridhen dhe lëshojnë tinguj. Sa më shumë të tendosen, aq më i lartë është zëri. Ndonëse të gjithë jemi të ndërtuar sipas një plani të njëjtë, jemi njëkohësisht fare të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ka qindra gjëra që të bëjnë ty të ndryshëm nga çdokush tjetër, që nga shija për muzikën e ndjenja e humorit deri tek tingulli i zërit e forma e fytyrës.
  • SËMUNDJET QË SHKAKTOHEN NGA MUNGESA E ELEMENTEVE KIMIKE
Prishja e raporteve mes sasisë së karbohidrateve, yndyrave, proteinave, vitaminave e kripërave minerale po bëhet shkak i shfaqjes së një sërë sëmundjesh të rënda në shëndetin e shqiptarëve. Referuar të dhënave të raportuara nga strukturat e shëndetit publik rezulton se shqiptarët vuajnë nga kequshqyerja, e cila po lë gjurmë të rënda në shëndetin e tyre. Balancimi i elementëve të përmendur më lart sipas një skeme të caktuar ndihmon në mbajtjen e një diete të shëndetshme që na ndihmon të jetojmë më gjatë dhe larg sëmundjeve.
Varfëria apo neglizhenca e theksuar në pasurimin e ditës ushqimore të përditshme është bërë shkak i shpërthimit të qindra sëmundjeve të ndryshme, të cilat kanë bërë edhe më të vështirë jetesën. Përballë këtyre treguesve bluzat e bardha po i mëshojnë gjithnjë e më shumë idesë së një diete të shëndetshme e pasur me të gjitha vitaminat, karbohidratet, yndyrat dhe proteinat e nevojshme, të cilat e mbrojnë organizmin nga të papriturat e hidhura. Gjysma e energjisë që prodhohet nga dieta e përditshme duhet të ketë origjinën nga ushqime të pasura me karbohidrate. Konkretisht marrja e sasive të duhura të karbohidrateve shpesh herë neglizhohet, e cila më pas ndikon direkt në peshën trupore, nivelin e sheqerit në gjak. Mungesa e sasisë së duhur të karbohidrateve ndikon në shfaqjen e obezitetit, diabetit tip 2 dhe sëmundjeve të zemrës, kancerit të gjirit, si dhe të zorrës së trashë. Një ndër rekomandimet e bëra për një jetesë të shëndetshme është ndalimi i abuzimeve me yndyrat që janë vrasësit e heshtur që po dëmtojnë shëndetin e shqiptarëve në ditët e sotme.
Megjithatë duhet të dimë se jo të gjitha yndyrat janë të dëmshme, yndyrat e pangopura, mbrojnë organizmin nga sëmundjet e zemrës. Njëkohësisht edhe proteinat, janë mjaft të rëndësishme sepse marrin pjesë në formimin e antitrupave, duke forcuar sistemin imunitar, janë burim energjie dhe ndikojnë në mjaft funksione jetësore të organizmit të njeriut. Trupi ynë ka nevojë për lloje të ndryshme proteinash, por asnjë ushqim nuk i përmban të gjitha këto lloje. Prandaj është e rëndësishme të hahen ushqime të ndryshme për të përthithur të gjitha proteinat që i duhen trupit. Ndërkohë që vitaminat luajnë një rol të veçantë në mbarëvajtjen e punës së organizmit. Por, sot nuk ka asnjë ushqim ideal që i përmban dhe të jetë burim i të gjitha vitaminave. Ndaj sasia e domosdoshme e tyre mund të sigurohet nga dieta e përditshme. Ne rastin e këtyre mungesave mund të përdoren suplemente ose shtesa ushqimore për të ndihmuar parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve. Kategori të caktuara kanë nevoja më të larta për vitamina të cilat nuk mund të plotësohen nga burimet ushqimore të përditshme, ndaj nevojitet edhe përdorimi i suplementeve shtesë. Në këtë kategori bëjnë pjesë gratë shtatzëna, gratë në laktacion, fëmijët e vegjël deri në moshën e adoleshencës. Po ashtu dhe të moshuarit dhe vegjetarianët.

Vlerat e larta ushqyese gjenden tek perimet me gjethe e ngjyrë jeshile të errët.
Perimet janë të pasura me vitamina A dhe C, si dhe përmbajnë sasia të konsiderueshme kalciumi hekuri kaliumi, magnezi e bashkë me kripëra të tjera minerale. Ky grup furnizon organizmin edhe me një sasi të caktuar karbohidratesh. Perimet me gjethe e me ngjyrë jeshile më të errët kanë vlera më të larta ushqyese. Konsumi i perimeve është i domosdoshëm për të ndaluar mungesën e vitaminës A dhe hekurit. Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për vetitë e forta antioksiduese. Veti të cilat neutralizojnë efektin e radikaleve të lira që janë substanca të prodhuara gjatë proceseve normale të organizmit, por që janë shumë të rrezikshme nëse nuk neutralizohen. Radikalet e lira mendohen se luajnë rol në sëmundjet e zemrës, plakjen dhe sëmundjet kanceroze. Përveç vitaminës D trupi nuk mund ti prodhoje vete këto substanca, ndaj shfaqet e nevojshme që mungesat e tyre të plotësohen domosdoshmërish nëpërmjet dietës së përditshme ushqimore. konkretisht vitamina D prodhohet nga organizmi kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Mungesa e zgjatur e një lloj të caktuar ushqimi mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve siç mund të jetë mungesa e vitaminës A që çon në shfaqjen e verbimit.
Mungesa e  vitaminës A, ushqimet ku gjendet me bollëk
Një dietë e varfër me vitaminë A ka efekte shumë negative tek shikimi duke shkaktuar edhe verbërim. Një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës A është ulja e aftësisë shikuese pas perëndimit të diellit. Prindërit mund ta kuptojnë që fëmija ka këtë sëmundje pasi në muzg po qe se ka pak dritë fëmija nuk është në gjendje të njohë personat, nuk luan dhe lëviz me vështirësi.  Fëmija, ose i rrituri, me këto simptoma duhet ti drejtohet mjekut. Për të parandaluar mungesën e vitaminës A duhet të konsumohen disa lloje ushqimesh që përmbajnë këtë vitaminë.  Më të përdorshmet janë : qumështi i gjirit dhe ushqimet me origjinë shtazore si mëlçia, e kuqja e vezës, qumështi i lopës, zarzavatet me gjethe me ngjyrë jeshile të errët si spinaqi, dhe perimet me ngjyrë të verdhë e të kuqe(karrotat,specat,domatet).Duhet të theksojmë se edhe frutat e freskëta përmbajnë vitaminën A.
Vitamina D përgjegjëse për dobësimin dhe deformimin e kockave
Është një substance e cila bën të mundur formimin dhe ndërtimin e mirë të kockave dhe dhëmbëve. Kur vitamina D është e pamjaftueshme, shfaqet një sëmundje e cila quhet rakitizëm. Trupi ka dy burime të vitaminës D: “Ushqimor që sigurohet nga qumështi i gjirit, e i lopës, si dhe prodhimi i vitaminës D në lëkurë, kur ajo është e ekspozuar ndaj rrezeve të diellit”. Rakitizmi nga mungesa e vitaminës D është një sëmundje e cila karakterizohet nga kockat e buta dhe të holla, sidomos ato të kokës, nga deformimi kockave të këmbeve, krahëve dhe gjoksit. Këto shenja përmirësohen pas shtimit të vitaminës D në ushqim. Megjithatë rakitizmi nga mungesa e vitaminës D mund të parandalohet sidomos gjatë viti të parë të jetës me masat përkatëse siç është ushqyerja e përshtatshme dhe e ekuilibruar. Gjatë vitit të parë të jetës burimi ushqimor më i rëndësishëm i vitaminës D është qumështi i gjirit, ekspozimi i lëkurës së fëmijës në rrezet e diellit, veshja e fëmijës duhet të jetë e përshtatshme me moshën dhe me stinën, por gjithsesi rrobat nuk duhet ta mbulojnë plotësisht fëmijën. Kështu gjatë dimrit fëmija duhet të vishet në mënyrë të përshtatshme dhe kur ka diell, të paktën duart duhet të ekspozohen ndaj rrezeve të tij. Gjatë dimrit, kur ekspozimi në diell nuk zgjat shumë kohë, në ushqimin e fëmijës mund të shtohet vitamina D me pika nga goja.
Mungesa e Jodit shfaq deformime të trurit
Një dietë e varfër me jod është një ndër shkaqet e zhvillimit të vonuar psikik, si dhe deformimeve të trurit. Një shenjë e rëndësishme e sëmundjes që shkaktohet nga mungesa e jodit është shfaqja në qafë poshtë gushës e një mase nën lëkurë që i korrespondon zmadhimit të një pjese ose të gjithë gjëndrës që quhet tiroid. Mungesa e jodit në ushqim është një fenomen i zakonshëm që shfaqet në zonat larg detit. Në fakt kjo sëmundje është shumë e shpeshtë në zonat malore. Ushqimi me peshk dhe kripë deti mbron nga kjo sëmundje. Kohet e fundit u bë e qartë, që një mënyrë shumë e dobishme për të parandaluar këtë sëmundje është përdorimi (po qe se është e mundshme) i një lloj kripe së cilës i është shtuar jod, dhe që quhet kripe e jodizuar. Ndërsa për të mjekuar atë, është e  nevojshme që vetë personi të shkojë tek mjeku sapo të shfaqet masa në qafë., pasi në varësi të ekzaminimeve që kryen mëson se çfarë trajtimi duhet të ndjekë.
Mungesa e hekurit 
Defiçiti i hekurit në organizmin e njeriut, është rasti më i shpeshtë i defiçitit të një elementi kimik në të gjithë botën. Është i rëndësishëm ekonomikisht, sepse pakëson mundësinë e individëve për të përballuar punën fizike dhe pakëson si  rritjen dhe të mësuarin tek fëmijët. Nga më shumë se 100 elementë kimikë që ekzistojnë në natyrë, vetëm 26 prej tyre kanë rëndësi për ndërtimin strukturor dhe funksionimin e organizmit të njeriut. Prej tyre 15 janë mikroelementet esenciale; janë në sasi shumë të paktë në organizëm, nuk sintetizohen prej tij, pra duhen marrë patjetër nga jashtë me anë të ushqimit. Njëri prej tyre është pikërisht hekuri. Nëse do duhej një përkufizim për të kuptuar se ç’është defiçiti i hekurit, atëherë do ta cilësonim atë si pakësim të përmbajtjes totale të këtij mikroelementi në organizëm. defiçit i cili lidhet me uljen e përthithjes së tij nga aparati gastro-intestinal, por në radhë të parë me humbjet e tij nëpërmjet hemorragjive të formave të ndryshme, që në shumicën e rasteve janë shumë të vogla, shpeshherë nënvlerësohen, por që janë të zgjatura në kohë. Tek njerëzit e shëndoshë, përqëndrimi i hekurit në organizëm rregullohet në mënyrë të përkryer nga enterocitet e pjesës proksimale të zorrës së hollë. Pra enterocitet  rregullojnë thithjen e hekurit të marrë me anë të ushqimeve të ndryshme, në varësi të sasisë ditore të humbjes së hekurit për të ruajtur në këtë mënyrë një balancë të vazhdueshme të hekurit. Gabime persistente në balancën e hekurit shkaktojnë; anemi ferriprive - balancë negative e tij, pra humbjet më të mëdha se thithja, ose hemosiderozë - balancë pozitive e tij, pra humbjet më të vogla se sasia e futur në organizëm. Që të dyja janë sëmundje me pasoja të rëndësishme. Pra kjo qelizë bën “këto sakrifica”; boshatis pothuajse plotësisht citoplazmën dhe merr formën e një disku bikonkav për ta mbushur me një pigment kryesor, hemoglobinën, që ka në qendër një atom hekuri. Është hemoglobina e rruazave të kuqe dhe pikërisht atomi i hekurit që bën transportin e oksigjenit për tek të gjitha indet. Defiçiti i hekurit në organizëm pasohet midis të tjerave, me pakësimin e hemoglobinës tek rruazat e kuqe. Pikërisht pakësimi sasior i hemoglobinës njihet si anemi dhe duke vënë në dukje shkakun, anemia cilësohet si ferrodeficitare; pra, për shkak të mungesës së hekurit. Burimet dietike të hekurit Ushqime të pasura me hekur: mëlçia, mishi i kuq,shpretka, veza, peshku, çerealet, fasulet, bizelet,panxhari, vera e kuqe etj. Ushqime mesatarisht të pasura me hekur: fasule,bizele, perimet jeshile, arrat, thierrzat etj. Ushqimet që duhen evituar: qumështi i tepërt i lopës, çaji, kalçiumi, ushqimet e pasura me fibra.
Anemia për shkak të mungesës së hekurit
Kjo lloj anemie zhvillohet për shkak të mungesës së hekurit në organizëm, i cili është pjesë përbërëse e hemoglobinës, substancës e cila lidh dhe bart oksigjenin.Qelizat e kuqe të gjakut krijohen në palcën e kockave dhe qarkullojnë në gjak. Ata kanë një jetëgjatësi prej afro katër muajsh. Për të prodhuar qelizat e kuqe, trupi ka nevojë për hekur, si edhe për vitaminë B12 dhe acid folik (një vitaminë tjetër e grupit të vitaminave B). Nëse ka mungesë të ndonjërës prej këtyre përbërësve, atëherë zhvillohet anemia. Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit është lloji më i shpeshtë i anemisë. Kjo lloj anemie është më e shprehur te femrat të cilat pinë duhan, hanë ushqim të paktë me hekur dhe kanë periudha të ashpra menstruale. Po ashtu kjo është një sëmundje që shfaqet shpesh te vegjetarianët, pasi mishi i kuq është burimi më i pasur i hekurit nga ushqimi.mungesa e hekurit mund të shkaktojë:ndjenjë djegieje në gjuhë,thatësi në gojë dhe fyt,dhimbje në këndet e gojës,ndjenjë e ndryshuar e prekjes,thonj të brishtë, në formë të lugës me vija vertikale dhe uri e pangopur për ushqime të caktuar a flokë të brishta,përtypje e vështirësuar.
Mungesa e kalciumit
Osteoporoza është sëmundje metabolike e kockave, që shoqërohet me humbje progresive të masës kockore, çrregullim të mikroarkitekturës kockore, rritjen e fragjilitetit dhe mundësinë e frakturave spontane.steoporoza është sëmundje e moshës së shtyrë. Është e rëndësishme për shkak të kostos së lartë të shpenzimeve të mjekimit dhe prevalencës së lartë të thyerjeve, të lidhura me lëndimet për shkak të dobësimit të reflekseve, pengesave në të pamurit, koordinimit të dobët të lëvizjeve dhe sëmundjeve neurologjike.
Mungesa e jodit
Çfarë pasojash sjell në organizëm mungesa e jodit?
Një nga ndërlikimet që sjell në organizëm është ajo që në popull njihet si “gusha”, që s’është gjë tjetër veçse zmadhimi i gjëndrës tiroide. Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël, e cila ndodhet në pjesën e përparme të qafës. Hormonet që prodhon tiroidja ndikojnë në funksionimin e organeve të trupit të njeriut. Por, që kjo gjëndër të punojë normalisht i nevojitet sasia e duhur e jodit. Kur mungon jodi, kjo gjëndër përpiqet ta përballojë këtë, duke u zmadhuar për të kapur sa më tepër jod. Kështu shfaqet “gusha”. “Gusha” është pasoja më e dukshme e mungesës së jodit në trupin e njeriut. Por, mungesa e jodit shkakton edhe dëmtime të tjera shumë serioze si kretinizmi.
Mungesa e magnezit
Është shumë i nevojshëm për skeletin e gjymtyrët .Magnezi që ndodhet te hurmat e Arabisë është shumë i dobishëm për nervat , ai është i njohur me emrin qetësues , sepse mungesa e tij shkakton pagjumësi, dobësi, dhimbje të ndryshme në trup, dhimbje koke kronike , ngurtësim të muskujve , ligamenteve, fibrave muskulore dhe kyçeve. Ai neutralizon efektin e helmeve acide, i nevojshëm për punën e trurit dhe të mushkërive.

NATRIUMI GJENDET TEK: proshute , ullinj , zarzavate
HEKURI GJENDET TEK: thjerrez, bizele, spinaq, lulelaker,
KALIUMI GJENDET TEK: banana, pjeper
KALCIUMI GJENDET TEK : limon, bylmete
SULFURI GJENDET TEK : lakra, patellxhan
FOSFORI GJENDET TEK : drithera
  • ROLI I SUBSTANCAVE HELMUESE NË ORGANIZËM
Organizmi ynë përballet vazhdimisht ( në gjakun qarkullues dhe në qeliza ) me disa lëndë mjaft të dëmshme, të ashtuquajturat “radikale të lira”, të cilat janë të pashmangshme pasi në pjesën më të madhe ato janë produkte përfundimtare të metabolizmit të lëndëve ushqyese, proteinave, yndyrnave, karbohidrateve etj.. Aktualisht është shtuar edhe një rrezik tjetër edhe më i madh për organizmin tonë, i cili ka të bëjë me ndotjen e mjedisit (ujit, ajrit dhe ushqimit ), kjo si pasojë e zhvillimit të vrullshëm industrial e urban edhe në vëndin tonë. Dihet se për kryerjen normalisht të aktivitetit të përditshëm, organizmit të njeriut i nevojiten lëndë të shumta natyrore, kryesisht karbohidratet, proteinat, yndyrnat etj., të cilat i shërbejnë atij për ripërtritjen e qelizave si edhe për të siguruar energjinë e nevojshme për jetën.  Këto lëndë shpërbëhen në organizmin tonë nëpërmjet reaksioneve biokimike, në lëndë më të thjeshta që përthithen nga organizmi dhe janë mëse të nevojshme përsa thamë edhe më lart. Por jo të gjitha lëndët që përftohen nga shpërbërja e tyre janë të nevojshme për qelizat e organizmit tonë. Pjesët e panevojshme të strukturës kimike të lëndëve ushqyese, janë radikalet e lira. Ato janë produkte përfundimtare që dalin nga metabolizmi i lëndëve ushqyese. Radikalet e lira janë mjaft të dëmshme, e megjithatë përderisa ato janë në qarkullimin e gjakut së bashku me lëndët e nevojshme (glikogjenin, aminoacidet etj.) shpërndahen në të gjithë organet, nga ku nuk përjashtohet mundësia që të depërtojnë edhe në brendësi të qelizave, duke shkaktuar dëmtime serioze të tyre.
Radikalet e lira, duke u përqëndruar në disa organe jetësore, luajnë një rol të madh edhe në shfaqjen e disa sëmundjeve serioze si në zemër, mushkëri e mëlci. Gjithashtu ato janë edhe shkaktaret kryesorë të kancerit. Mbrojtja e organizmit nga radikalet e lira arrihet nëpërmjet disa lëndëve që prodhohen nga vetë organizmi, që njihen si antioksidantë. Gjithashtu ato mund të merren edhe më anën e ushqimit të përditshëm ose nëpërmjet suplementeve.  Antioksidantet kryesorë janë vitamina C, vitamina E, beta-karoteni dhe seleni. Aftësi të tilla kanë edhe disa lëndë të tjera si koenzima Q10, zinku, acidi gama-linoleik, l-cistina dhe glutina. Në bazë të analizave shkencore që janë bërë, antioksidantët kanë si funksion t’u kundërvihen radikaleve të lira duke i neutralizuar ato. Përballë këtyre agjentëve të rrezikshëm dhe të pashmangëshëm, organizmi ynë ka luftuar e lufton vetë, por kjo jo gjithmonë është e mjaftueshme. Organizmi i shëndoshë prodhon sasi të mjaftueshme antioksidantësh për neutralizimin e veprimit shkatërrues të radikaleve të lira, që çlirohen çdo ditë në organizmin tonë.
  • DISA ELEMENTE VDEKJEPRURES
1. Antimoni vjen nga djegjet e fosileve .100mg te tij shkaktojne vdekjen.
2. Arseniku vjen nga pesticidet .130mg shkaktojne kancer
3. Kadmiumi vjen nga prodhimi i baterive, llaqeve, detergjenteve. Shkakton helmim.
4. Kromi vjen nga industria e galvanizmit.Shkakton kancer me se tepermi te mushkerive.
5. Bakri eshte helmues vjen nga industria e perpunimit te bakrit.Shkakton helmim dhe demton melçine.
6. Merkuri vjen nga insekticidet.Helmimet me merkur eshte dekjeprures.
7. Berliumi vjen nga djegjet e fosileve .Shkakton kancer.
8. Nikeli vjen nga perdorimi si katalizator dhe perberes çeliqeve speciale eshte teper helmues.
9. Selenivjen nga perdorimi i gomes, industrine elektronike,eshte vdekjeprures dhe kancerogjen.
10. Plumbi vjen nga shkarkimmet e tetraetilit te plumbit eshte helmues dhe kancerogjen.
11. Zinku vjen nga derdhjet fonderike ne industri eshte helmues.

↓↓ Projekti në formatin PDF ↓↓
Projektin mund ta shkarkoni këtu: Roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut.pdf

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Roli i elementeve kimike në organizmin e njeriut
Roli i elementeve kimike në organizmin e njeriut
Projekt KIMIA X TEMA: ROLI I ELEMENTEVE KIMIKE NË ORGANIZMIN E NJERIUT.
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhtRL4XBXinX2K61ufd63sb1dcOp21yZFg_TJXqUZKIYodIqtE1emD_vLjoZwOgvzoOGANcPnW-PlXQ_-cS3KP9lflMjatvbqIq9fIzaXQz4IV8Q7_QM9XD6rSodqJjot1QlNhkP3PbDdgi/s640/dsfdfdsf.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhtRL4XBXinX2K61ufd63sb1dcOp21yZFg_TJXqUZKIYodIqtE1emD_vLjoZwOgvzoOGANcPnW-PlXQ_-cS3KP9lflMjatvbqIq9fIzaXQz4IV8Q7_QM9XD6rSodqJjot1QlNhkP3PbDdgi/s72-c/dsfdfdsf.png
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2016/10/roli-i-elementeve-kimike-ne-organizmin.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2016/10/roli-i-elementeve-kimike-ne-organizmin.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy