Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Instrumentet dhe muzika instrumentore nga lashtësia në rilindje - Projekt

Instrumentet dhe muzika instrumentore nga lashtësia në rilindje - Projekt. Kultura muzikore kineze. Muzika në Egjiptin e Lashtë. Muzika në Babiloni. Muzika në Indinë e Lashtë. Muzika në Greqinë e Lashtë. Muzika në Mesopotami. Elemente të muzikës antike. Rilindja.

Procesi i krijimit të muzikës ka zgjatur me mijëra vjet. Kjo mund të krahasohet dhe me vetë procesin e gjatë të gjuhës së folur. Shumë shkencëtarë dhe studiues të muzikës kanë dhënë shumë mendime të ndryshme për lindjen e muzikës. Dikush thotë se prodhimi i tingujve muzikore ka origjinë biologjike, disa të tjerë mendonin se ishte imitim i melodive të zogjve apo duke e lidhur prejardhjen e muzikës me thirrjet që lëshonin njerëzit primitiv gjatë gjuetisë. Gjatë këtij procesi, u zhvlluan shqisat e ndryshme të njeriut dhe aparati i të folurit me anë të të cilit njeriu krijoi fjalët dhe tingujt e parë muzikorë.
Arti i muzikës zuri vendin e tij në shoqëri që në rendin e bashkësisë primitive. Mijëra vjet para epokës sonë u krijuan meloditë e para, të cilat ishin shumë të thjeshta. Tek të pasurit muzika luante rol zbavitës, sepse plotësonte atmosferën e gostive dhe i thurte lavdi perëndive. Në popull ajo reflektonte jetën plot vështirësi dhe shpresën për një jetë më të mirë. Këto veçori përcaktuan tiparet e ndryshme të muzikës ceremoniale, të asaj fetare, këngët e skllevërve, të fshatarëve dhe zejtarëve.
Në lashtësi, në mënyrë të veçantë muzika u zhvillua në popujt e Kinës, Egjiptit, Mesopotamisë, Babilonisë, Indisë, Greqisë.

- Kultura muzikore kineze
Rol të rëndësishëm zinte kënga e kënduar me një zë, tematikë shoqërore, këngët e punës, të gjahut, të gëzimit etj. U zhvillua muzika instrumentale popullore ku qindra vjet para epokës sonë numëroheshin 80 instrumente të ndryshme. Me të vjetrat përmenden: daullja, gongu, kembanat. Veglat e lashta muzikore me hark ruhen edhe sot: violina me 2 tela, liuti kinez me 4 tela.
- Muzika në Egjiptin e Lashtë
Kërkimet sjellin dëshmi të një kulture që ka ekzistuar 3000 p.e.s. Muzika kultivohej si nga populli ashtu dhe nga shtresat e larta. Ajo u thurte lavde faraonëve ndërsa populli i thjeshtë krijonte këngë të cilat pasqyronin jetën e vështirë. Vendin kryesor e zinte kënga e kënduar, por kishte dhe mjaft instrumente që shoqëronin këngëtarët si: sistri, tromba, organoja, liuti, krotali etj.
- Muzika në Babiloni
Muzika dëshmohet 4000 vjet p.e.s nëpërmjet zbulimeve arkeologjike ku dalloheshin këngëtarë, instrumentiste, valltare. Babilonasit kanë patur shumë instrumente si: lira, flauti i thjeshtë, flauti  i dyfishtë, sistra, bobla, tamburet etj. Kultura babilonase ndikoi shumë edhe në shtetet fqinje si Egjipt dhe Greqi.
- Muzika në Indinë e Lashtë
Muzika e popullit indian shquhej për ritmin e shumëllojshëm. Disa prej këngëve më të vjetra kanë ardhur deri në ditët e sotme. Instrumentet janë: vina, liuti, ravanastra, flauti, guaska deti, tipa të oboes etj.
- Muzika në Greqinë e Lashtë
Një mbështetje për zhvillimin e artit grek dha mitologjia popullore. Në Greqinë e vjetër muzika dhe poezia qenë binjake. Lojrat olimpike që organizoheshin një herë në 4 vjet në Olimpia dhe të gjitha aktivitetet artistike që jepeshin në qytetet greke, shoqëroheshin me tinguj muzikorë. Muzika fitoi një rol të rëndësishëm shprehës edhe në tragjedinë greke. Grekët ishin ata që krijonin teoritë dhe sistemet e tyre muzikore.
- Muzika në Mesopotami
Njerëzit e Mesopotamisë preferonin më shumë instrumentet me tela. Janë gjetur varietete të panumërueshme të harpave ashtu si dhe lira, lahuta, si paraardhëse të instrumenteve moderne me tela siç është violina. Instrumentet muzikore të përdorura nga kultura egjiptiane janë të ngjashme me ato të Mesopotamisë dhe i ka bërë historianët që të arrijnë në përfundimin se civilizimet e këtyre dy vendeve kanë qenë në kontakt me njëra- tjetrën. Me civilizimin e shoqërisë u futën në përdorim flauti vertikal, klarineta e dyfishtë, harpat me hark dhe këndore dhe disa lloje daullesh.

- Elemente të muzikës antike
Aktivitet njerëzor së bashku me vallëzimin deri në lashtësi.
Pjesë e riteve fetare.
Shpirt i jetës publike në festa, ceremoni, oborre mbretërore.
Tek hebrenjtë u zhvillua nëpërmjet poezisë fetare.
Tek grekët është objekt i studimit në raportet e saj me matematikën. Ndihmonte në kuptimin e poezisë dhe muzikës me lirikat, rapsodive dhe u fut si pjesë përbërëse e tragjedisë dhe teatrit.

- Rilindja
Gjatë shekujve XIV-XVI, zbulimet e mëdha gjeografike dhe zhvillimi ekonomik sollën dhe lindjen e një kulture të re që njihet me emrin Rilindje. Ndryshonte rrënjësisht nga kultura e lashtësisë dhe e mesjetës. Shumë popuj dhanë kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj kulture. Talentet dhe njerëzit e shquar të asaj periudhe u frymëzuan nga krijimtaria e pashtershme e popullit. U zhvilluan gjini të ndryshme muzikore, u formuan stile të reja muzikore, u zhvillua dhe muzika instrumentale. Filluan të hapeshin gjithashtu dhe shkolla ku bëhej i mundur shkollimi tashmë i personave të cilët e donin artin. Italia është pikërisht vatra e përhapjes së kësaj kulture. U zhvilluan llojet e para të këtij arti të cilat ishin Kacia, Balada, Madrigali .
Kacia: formë muzikore në shumë raste me 2 zëra, këngë e shpejtë që trajtonte skenë gjahu.
Balada: formë muzikore e thjeshtë nga përmbajtja, ndiqte ritmet e valleve dhe zhvillonte tema të ndryshme.                  
Madrigali: formë muzikore polifonike me 2- 3 zëra, e zhvilluar kryesisht në Francë.



DISA INSTRUMENTE
- Gajdja
Gajdja ishte një instrument i Afrikës së vjetër veriore të cilin, Nero, një perandor romak, e importoi në Evropë. Me kalimin e kohës njerëzit e zhvilluan konceptin e instrumenteve muzikore për të prodhuar melodinë.
- Flauti
Flauti më i vjetër i zbuluar daton rreth 43.000 vjet më parë.
- Trumpeta
Trumpeta më e vjetër mendohet të datojë para vitit 1500 p.K
- Slit Drums
Slit drums ose daullet e çara janë përdorur kryesisht në vendet afrikane.
- Talking Drum
Në një libër shpjegohej se ky instrument mori këtë emër pasi afrikanët e përdornin për të komunikuar në distanca të mëdha.
- Ksilofoni
Ksilofoni i vjetër është gjetur në shek.IX por mendohen të kenë ekzistuar rreth viteve 2000 p.K
- Pianoja
Pianoja mendohet të jetë krijuar në vitin 1698 nga Bartolomeo Cristofori.
- Melodika
Melodika mendohet të jetë krijuar në vitin 1950 dhe përdoret për muziken jazz.
- Bakllama 
Bakllama është instrument muzikorë kordofon. Ky instrument është përdorur nga kolonialistët shqiptarë në Turqi në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Nga këta është sjellur tek ne rreth viteve 20-30 të shekullit XIX.
- Çiftelia 
Çiftelia është një instrument tipik shqiptar. Është e ndërtuar nga druri dhe ka një formë të zgjatur. Ka vetëm dy tela prej nga edhe e ka marrë emrin "Çift" dhe "Tela" d.m.th. dy tela çift. Shumicë e kohës përdoret teli i poshtëm. Telat shpesh janë të akorduar në E dhe B. Çiftelia zakonisht përdoret në darsma apo edhe në koncerte për muzikë popullore.
- Violina
Violina është instrument muzikor dhe hyn në grupin e instrumenteve harkore. Ajo ka katër tela.
- Kitara 
Kitara është një instrument muzikor i familjes kordofone. Kitara standarde ka gjashtë tela, por edhe kitarat me katër, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë tela janë në dispozicion. Dy familjet kryesore të kitarës janë kitarat elektrike dhe kitarat akustike. Tre lloje kryesore të kitarës akustike janë kitare klasike (me fije najloni), kitare me tela çeliku dhe kitare archtop.
Kitara elektrike është e përdorur gjerësisht në xhaz, blues dhe rock and roll.

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Instrumentet dhe muzika instrumentore nga lashtësia në rilindje - Projekt
Instrumentet dhe muzika instrumentore nga lashtësia në rilindje - Projekt
Instrumentet dhe muzika instrumentore nga lashtësia në rilindje - Projekt. Kultura muzikore kineze. Muzika në Egjiptin e Lashtë. Muzika në Babiloni. Muzika në Indinë e Lashtë. Muzika në Greqinë e Lashtë. Muzika në Mesopotami. Elemente të muzikës antike. Rilindja.
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEi86rRx2FOxQy5REbXQCn3z0KBReoveQhJGxMsAqnTVvuz9jFYcty_QnMrjERBbV16HPcdgUNMKyCJ0VIAO2ly5D8lGFlosqn0XluxGa2iqhPgyHuIQhV1aus7b6uLYGsDpbUq70XPy8rBO/s640/gajdelaktaca.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEi86rRx2FOxQy5REbXQCn3z0KBReoveQhJGxMsAqnTVvuz9jFYcty_QnMrjERBbV16HPcdgUNMKyCJ0VIAO2ly5D8lGFlosqn0XluxGa2iqhPgyHuIQhV1aus7b6uLYGsDpbUq70XPy8rBO/s72-c/gajdelaktaca.png
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/03/instrumentet-dhe-muzika-instrumentore.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/03/instrumentet-dhe-muzika-instrumentore.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy