Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Kequshqyerja dhe sëmundjet që shkakton ajo - Projekt

Kequshqyerja dhe sëmundjet që shkakton ajo - Projekt. Kequshqyerja është një nga burimet më të mëdha të sëmundjeve në botë. Për shkak të kequshqyerjes, në trupin dhe mendjen e njeriut ndodhin një sërë ndryshimesh, çrregullimesh apo sëmundjesh. Ato janë të shumta, por më kryesoret janë: obeziteti, anoreksia, bulimia, arterioskleroza, hipertensioni, ulcera, osteoporoza dhe sëmundjet e veshkave.

Kequshqyerja është një nga burimet më të mëdha të sëmundjeve në botë. Për shkak të kequshqyerjes, në trupin dhe mendjen e njeriut ndodhin një sërë ndryshimesh, çrregullimesh apo sëmundjesh. Ato janë të shumta, por më kryesoret janë: obeziteti, anoreksia, bulimia, arterioskleroza, hipertensioni, ulcera, osteoporoza dhe sëmundjet e veshkave.


Ø  Obeziteti
Obeziteti është një gjendje trupore ku yndyrnat e tepërtë të organizmit, të marra përmes ushqimit, grumbullohen vazhdimisht në organizëm dhe ka një efekt negativ për shëndetin,  duke çuar në uljen e pritshmërive jetësore dhe/ose probleme shëndetësore në rritje. Njerëzit konsiderohen obezë kur indeksi i masës trupore të tyre i kalon 30 kg/m2.

Obeziteti rrit mundësinë e sëmundjeve të ndryshme, pjesërisht ato të zemrës, diabetin e tipit dy, disa lloje kanceri dhe osteoartrit. Obeziteti më së shumti shkaktohet nga një kombinim i marrjes së tepërt të energjisë përmes ushqimit, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndjeshmërisë gjenetike, megjithëse disa shkaqe shkaktohen nga gjenet, sëmundjet e sistemit endokrin, mjekimet ose sëmundjet psikike. Provat për të mbështetur pikëpamjen se disa njerëz obezë, megjithëse hanë pak, përsëri fitojnë peshë për shkak të një metabolizmi të ngadaltë janë të pakta. Në fakt, më të shumtët e njerëzve obezë kanë një harxhim energjie më të madh sesa njerëzit e dobët fizikisht, për shkak të energjisë që duhet për të mirëmbajtur një peshë trupore të madhe.
Dieta ushqimore dhe ushtrimi fizik janë trajtimet kryesore për obezitetin. Kualiteti i dietave mund të përmirësohet duke ulur kunsumimin e ushqimeve, që përmbajnë shumë energji, siç janë ato të pasura me yndyrna dhe sheqerna dhe duke rritur konsumimin e fibrave. Ilaçet anti obezitet mund të merren për të ulur oreksin ose të ulin thithjen e yndyrnave kur përdoren bashkë me një dietë të përshtatshme. Nëse dieta, ushtrimet fizike dhe mjekimi nuk janë të efektshme, fare mirë një operacion kirurgjik mund të kryhet për të ulur vëllimin e stomakut, duke çuar në të ndjerët të ngopur më herët dhe uljen e mundësisë për të thithur vlerat ushqyese nga ushqimi.

Ø Anoreksia
Anoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit në të cilën personi bie shumë në peshë sepse e kufizon të ngrënit. Ky problem vihet re më dendur te gratë e reja dhe vajzat adoleshente se sa te meshkujt. Shkaqet e anoreksisë nuk janë zbuluar tërësisht, megjithatë ka të ngjarë që ato të jenë sociale, psikologjike e fiziologjike.

Psikologët thonë se konsumi i tepër i ushqimit ka një njëanshmëri me alkoolin si dhe me pirjen e duhanit, sepse sipas saj kjo është një shprehi e fituar gjatë jetës së individit. Por zakonisht abuzimi i rritur i ushqimit është një lloj prehje për njerëzit që gjenden në situatat problemore. Thonë se disa njerëz duke ikur nga problemi aktual, ata gjen mënyrën më të lehtë të ngushëllimit të vetvetes.
Manifestimet klinike te anoreksise nervoze jane,pergjithesisht,shume te renda nder te cilat mund te permendim edhe manifestimet e sistemit endokrin.Amenorrea(çrregullime,nderprerja e ciklit menstrual tek femrat)qe vjen nga reduktimi i sekretimit te faktoreve te lirimit te gonadotropinave(si dhe reduktimi i sekretimit te hormoneve LH e FSH). Manifestime te tjera me te zakonshme ,te lidhura me me reduktimin e lirimit te hormoneve te tiroides,jane edhe intolerimi ndaj te fohtit,bradikardi(zvogelim i numrit te rrehjeve te zemres)dhe modifikim te lekures. Lekura duket e thate dhe luspor(kur fillon te rripet) dhe merr nje ngjyre ne te verdhe per shkak te rritje se sasise se karotenit ne gjak. Densiteti i kockave dobesohet sepse bie niveli i estogjeneve ,qe stimulon osteoporozen((dobesim i kockave dhe si rrjedhim frakturohen me shpejt)qe verifikohet me shume pas menopauzes. Mund te manifestohen anemi,linfopeni(zvogelim i numrit te linfociteve)dhe ipoalbuminemi. Nje nder komplikimet me te rendesishme te anoreksise nervoze është edhe rritja e rrezikut te aritmive te zemres(çrregullim e i numrit te rrahjeve te zemres)qe mund te shkaktojen vdekje te parakohshme,qe mund te jete rrjedhoje zvogelimit te joneve K+.

Ø Bulimia
Bulimia nervosa (apo në shqip: neuroza bulimike) është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimisë.
Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intenzive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoçoftë ndjenja e humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me intervale të shkurtëra të qetësisë.e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
Njerëzit me bulimi mund të duken plotësisht normal. Shumica prej tyre kanë peshë normale e disa mund të kenë peshë të shtuar. Femrat me bulimia kanë tendenca të arrijnë lartë. Shpesh është e vështirë të përcaktohet se a vuan një person nga bulimia. Kjo ngjet për shkak se të ngrënit e tepruar dhe vjellja kryhen fshehurazi. Poashtu individët që vuajnë nga bulimia shpesh e mohojnë gjendjen e tyre.. Ata që vuajnë konzumojnë sasi të mëdha të ushqimit. Nganjëherë gjer në 2,000 kalori përnjëherë. Artikujt që i kënaqin janë zakonisht ato të etiketuara si "artikuj qetësues" ëmbëlsirat, me vlerë të lartë kalorike, apo ato të buta si akulloret, keku dhe tortat. Individi mund t'i dorëzohet kënaqësisë kudo prej dy e gjer më disa here në ditë.Nëse keni një anëtar të familjes që ka çrregullim të të ngrënit, një mjek apo këshillues mund t'ju ndihmojë në betejë me ç'rregullimin e tyre.

Ø Arterioskleroza
Arterioskleroza është sëmundje e enëve të gjakut. Ajo shkaktohet nga trashja dhe ngurtësimi i mureve të arterieve. Pak nga pak zgavra e arterieve zvogëlohet, kështu që sasia e gjakut që e përshkron atë, pakësohet. Në këto rrethana indet vuajnë për oksigjen dhe lëndë ushqyese. Në se arterioskleroza prek enët që ushqejnë zemrën ose trurin, pasojat janë shumë të rënda dhe mund të të shpien deri në vdekje. Arteriet bllokohen më së shumti nga depozitimi në të të lëndëve të ndryshme, kryesisht yndyrnave, që merren përmes ushqimit.

Ø Hipertensioni
Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet.
Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen normale atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose hipertension. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSh (Organizata botërore e shëndetësisë) vlerat normale të presionit arterial sistolik janë rreth 140 mmHg ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 90 mmHg.
Diagnostikimi i hipertensionit është i komplikuar sepse ai varet edhe nga gjendja psikike e pacientit dhe ka vlera të ndryshueshme gjatë ditës. Shpesh shkaku i tij nuk është i përcaktueshëm dhe atëherë bëhet fjalë për hipertension esencial dhe mund të shfaqet edhe nga ndonjë defekt ose infeksion i ndonjë organi p.sh i veshkave atëherë kemi hipertension sekondar (organik).
Gjatë stinës se verës, shtypja e gjakut stabilizohet për shkak te temperaturave te larta, organizmi bymehet, ndërsa gjatë dimrit ajo ngritët për shkak te tkurrjes së organizmit ne pergjithesi nga temperaturat e ulëta.

Ø Osteoporoza
Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë (zemrën, trurin), realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Janë të përbëra nga kristale të mineraleve si fosfori, kalciumi dhe magneziumi. Ka dy lloj qelizash, ato që formojnë kockën dhe ato që e tresin kockën. Deri në moshën 20-25 vjeç dominante janë qelizat që formojnë kockën, më pas ato shkatërruese megjithëse kanë një ekuilibër mes tyre. Rritja e shkatërrimit pakëson sasinë e mineralit dhe kjo sjell thyerjen e kockës. Gjendja ku sasia e mineralit pakësohet shumë quhet Osteoporozë. Kjo është sëmundja më e shpeshtë metabolike e kockave ku mikroarkitekturae tyre dhe masa e kockës janë zvogëluar. Gratë pas menopauzës janë më të predispozuarat.

Osteoporoza është një sëmundje e fshehtë. Nuk jep shenja për një kohë të shkurtër por afatgjate. 3-4 vjet pas menopauses 30 % e kockës humbet. Nëse është krijuar osteoporoza vihet re kërrusje dhe dhimbje të belit dhe shpinës. Sidomos kockat e vertebrës janë shumë delikate. Edhe kockat e kyçit të dorës ndikohen. Tek tipi I dytë vihen re më shumë dhimbjet e kockave. Me rritjen e moshës rritet mundësia e thyerjes së kockave të legenit. Këto lloj thyerjesh janë tepër të rrezikshme për jetën apo për ta bërë të sëmurin të mos lëviz nga shtrati.

Ø  Gurët në veshka
Gurët në veshka, që njihen edhe si renal kalkulus, janë një masë e ngurtë përbërjeje kristalore e formuar në veshka nga mineralet e marra përmes ushqimit në urinë.
Gurët e veshkave zakonisht largohen nga trupi përmes urinës dhe shumë të tillë largohen pa shkaktuar simptoma. Nëse gurët rriten në përmasa të konsiderushme (zakonisht të paktën 3 milimetra) ata mund të shkaktojnë bllokim në ureter. Kjo çon në dhimbje, që ndjehet më tepër në ije, bark. Kjo mund të shoqërohet me të vjella, temperaturë, urinë me gjak dhe urinim të dhimbshëm. Këto gjendje mund të zgjasin nga 20 në 60 minuta.
Duke qenë se gurët në veshka janë të lidhura me përmbajtjen e gjakut që filtrohet në to, është shumë e rëndësishme ushqimet që ne konsumojmë, pasi ato kushtëzojnë edhe përbërjen e gjakut.


Dokumenti për printim: Shkarko këtu

KOMENTET

BLOGGER: 3
Loading...
Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Kequshqyerja dhe sëmundjet që shkakton ajo - Projekt
Kequshqyerja dhe sëmundjet që shkakton ajo - Projekt
Kequshqyerja dhe sëmundjet që shkakton ajo - Projekt. Kequshqyerja është një nga burimet më të mëdha të sëmundjeve në botë. Për shkak të kequshqyerjes, në trupin dhe mendjen e njeriut ndodhin një sërë ndryshimesh, çrregullimesh apo sëmundjesh. Ato janë të shumta, por më kryesoret janë: obeziteti, anoreksia, bulimia, arterioskleroza, hipertensioni, ulcera, osteoporoza dhe sëmundjet e veshkave.
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgljyWpomji8hjO_2N5ZNtrVk2KGVbTl3vLldC41HgxY0gBAOPSuQ-JB08-2lWh6VqRe0OiBt4o91rjpy8wFlZkjJNnAzhuS233fFkDMXR-j11z_K9nRO_2bs3aI6NuevLb-DiAoQpJ5unO/s400/43858.1024x0.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgljyWpomji8hjO_2N5ZNtrVk2KGVbTl3vLldC41HgxY0gBAOPSuQ-JB08-2lWh6VqRe0OiBt4o91rjpy8wFlZkjJNnAzhuS233fFkDMXR-j11z_K9nRO_2bs3aI6NuevLb-DiAoQpJ5unO/s72-c/43858.1024x0.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/02/kequshqyerja-dhe-semundjet-qe-shkakton.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/02/kequshqyerja-dhe-semundjet-qe-shkakton.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy