Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Historia Gjeologjike e Tokës, Gjeokronologjia

Projekt Shkence Toke X. Tema: Historia gjeologjike e tokes(gjeokronologjia)

Nëntemat që do trajtohen:
ERA ARKEANE ( ARKEU )
ERA PROTEROZOIKE ( PROTEROZOI )
ERA PALEOZOIKE ( PALEOZOI )
ERA MESOZOIKE ( MESOZOI )
ERA KENOZOIKE ( KENOZOI )

 ERA ARKEANE (ARKEU)
Era arkeane është një erë gjeologjike, 4000 deri 2500 milion vjet më parë, e cila u pasua nga era protozoike. Gjatë arkeut format gjeologjike të tokës kishin filluar të krijoheshin, duke e bërë tokën më të ftohtë se gjatë erës së Hadeanit dhe duke lejuar formimin e kontinenteve.
Fjala “arkean” vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë: fillimi, origjina. Arkeu është një nga erërat kryesore të historisë së Tokës. Kur Arkeu filloi, nxehtësia e Tokës ishte thuajse tre herë më e lartë sesa është sot, dhe gjatë kohës së ndërrimit nga arkeu në proterozo, nxehtësia ishte sa dyfishi. Shkëmbinjtë të cilët mbijetuan gjatë erës arkeane ishin ata metamorfik ose vullkanik. Aktiviteti vullkanik ishte shumë herë më i madh sesa sot, me shpërthime të mëdha llave, duke përfshirë lloje jo të zakonshme si komatitet. Toka gjatë arkeut mund të ketë suportuar një regjim tektonik të ndryshëm nga ai i sotmi.
Atmosfera arkeane mendohet se filloi të mbushet me oksigjen. Dhe aktiviteti i gazrave në atmosferë filloi të zmadhohet. Për shkak të ndryshimit të temperaturës disa herë bëri që të krijohet uji i lëngshëm dhe filloi të krijohet hidrografia e Tokës. Në fund të erës arkeane 2500 milion vjet më parë, aktiviteti tektonik mund të ketë qenë i njëjtë me atë të Tokës moderne.
Shkëmbinjtë arkean janë njohur prej studimeve të Groenlandës, mburojës Kanadeze, Montanës, mburojës Baltike, Skocisë, Indisë, Brazilit, Australisë perëndimore dhe Afrikës jugore. Megjithëse kontinentet e para u formuan gjatë kësaj ere, shkëmbinjtë e kësaj moshe përbëjnë vetëm 7% të Tokës së sotme.
Proçeset të cilat sollën jetën në Tokë nuk janë kuptuar plotësisht, por është një teori që tregon që jeta erdhi në tokë gjatë fundit të erës së Hadeanit ose në fillim të erës arkeane. Karboni biologjik është zbuluar në zirkon rreth 4.1 miliard vjet më parë, por kjo hipotezë ka nevojë për një vërtetim.
Fosilet më të hershme që mund të indentifikohen janë ofstromatolitet- struktura të krijuara në ujë nga mikro-organizma dhe që datojnë 3.5 miliard vjet më parë.
Atmosfera Hadeane ishte dominuar nga dioksidi i karbonit dhe azoti, por edhe me NO, CO, P4O10, SO2 etj. Këto gazra mund të jenë akumuluar në atmosferë për shkak të shpërthimeve vullkanike të cilat ishin rreth 10 deri në 100 herë më të fuqishme sesa sot. Oqeani Hadean ishte një rezervues i elementeve organike të cilat nevojiteshin për katalizimin e reaksioneve organike dhe gjithashtu enzimave. Prezenca e këtyre elementeve të periudhës Hadeane në periudhën arkeane ishte arsyeja pse jeta filloi në arke dhe jo në hadean, pasi në arke kishte edhe më shumë kushte të mira.
Atmosfera, plazhet, akulli i deteve, korja kontinentale dhe të gjithë faktorët e tjerë hidrotermal kontribuan që jeta të lindte në arke dhe jo në hadean. Atmosfera ( e cila rrethonte planetin ) luajti rolin kryesor, kjo u provua nga shkencëtarët Miller dhe Urei në vitin 1953. Eksperimentet demonstruan prodhimin e elementëve të cilët janë jetësor për jetën.
Jeta ishte prezente gjatë arkeanit, por mund të ketë qenë e limituar nga mikrogjallesa njëqelizore biologjike të quajtura qeliza prokariote ( Mbretëria Monera). Nuk njihen fosile ekuariote, mendohet se ato mund të kenë evoluar gjatë epokës arkeane pa lënë asnjë fosil. Dhe gjithashtu nuk është gjetur asnjë fosil nga viruset e atëhershme.

ERA PROTEROZOIKE ( PROTEROZOI )
Proterozoi është një erë gjeologjike që përfaqëson kohën përpara shfaqjes së jetës në tokë. Emri "proterozo" vjen nga greqishtja e lashtë  dhe do të thotë "jeta e tokës". "Protero" do të thotë "më përpara" dhe "zoi" do të thotë fillimi i jetës. Era proterozoike zgjati nga 2500 deri në 542 milion vjet më parë, dhe është pjesa e fundit e Prekambrionit. Është e ndjekur nga 3 erëra gjeologjike të tjera: Paleo-proterozoi, Meso-proterozoi dhe Neo-proterozoi. Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë erë kanë qenë shumë të rëndësishme si: krijimi i atmosferës dhe shfaqja e mikroorganizmave të shumta. Era proterozoike ishte pasardhëse e asaj arkeane, ku kjo e fundit la shumë pasoja dhe ku shkëmbinjtë mbetën të metamorfizuar. Studimi i shkëmbinjëve tregon se kjo erë vazhdoi të shtrinte shumë përmasat kontinentale gjë që kishte filluar që në erën arkeane. Një ndër ngjarjet më të rëndëshishme të proterozoit ishte dhe akumulimi i oksigjenit në sipërfaqen e tokës. Mendohet se oksigjeni është realizuar nga proçesi i fotosintezës që filloi të bëhej që erën arkeane. Përpara 2.3 miliardë vjet oksigjeni ishte mesatarisht 1% deri 2% të nivelit të tij aktual. Por gjithashtu kjo erë ishte aktive tektonikisht. Proterozoi ishte një periudhë me aktivitet të madh tektonik.

 ERA PALEOZOIKE ( PALEOZOI )
Era paleozoike (nga greqishtja palaios - e vjetër dhe zoe - jetë), është më e hershmja nga 3 erërat gjeologjike të Fanerozoit e shtrirë nga 541 në 252,17 milion vjet më parë.
Është më e gjata nga erërat e Fanerozoit dhe e ndan atë në 6 periudha gjeologjike, nga më e vjetra te më e reja: Kembrion, Ordovikian, Silurian, Devonian, Karbonifer dhe Permian. Paleozoi vjen pas erës së  Neo-proterozoit dhe është e ndjekur nga Era e Mesozoit.
Paleozoi ishte një kohë e gjeologjisë dramatike, kilimatike, dhe e ndryshimeve të mëdha. Periudha e Kembrionit dëshmoi ndryshimin më të shpejtë të jetës në hisotrinë e Tokës, njohur ndryshe si shpërthimi i Kembrionit në të cilën u shfaqën gjallesat e para moderne. Peshqit, amfibët, reptilët, të gjithë u shfaqën përgjatë Paleozoit. Jeta filloi në oqean por më pas u shvendos në tokë e dominuar nga organizma të ndryshme, dhe kjo ndodhi në Paleozoin e vonë.
Pyje të mëdha me bimë primitive mbuloi kontinentet, shumë nga të cilët formuan “shtratin” e Europës dhe të pjesës lindore të Amerikës Veriore. Përgjatë fundit të kësaj ere, reptil të mëdhenj e të sofistikuar ishin mbizotërues dhe gjithashtu u shfaqën bimët e para moderne, koniferet.
Era paleozoike përfundoi me shfarosjen më të madhe në historinë e Tokës, ndodhia e zhdukjes së Triasikëve në periudhën e Priamit. Efektet e gjithë kësaj katastrofe ishin aq shkatërrimtare sa u deshën 30 milion vjet , brenda Mesozoit që jeta në Tokë të rikuperohej. Ndërkohë që jeta në det u rikuperua shumë më shpejt.
PERIUDHAT E PALEOZOIT
Janë 6 periudha në erën e paleozoit:
1.   Kembrion
2.   Ordovikian
3.   Silurian
4.   Devonian
5.   Karboniferiumi
6.   Permiani

 1.  Kembrioni
Kjo periudhë shtrihet nga 541 milion vjet në 485 milion vjet më parë dhe është periudha e parë e paleozoit. Kembrioni përhap një shpërthim të madh në evolucion dhe është një ndodhi e quajtur “ shpërthimi Kembrion”. Kështu numri më i madh i gjallesave në historinë e Tokës, evuloi përgjatë një periudhe të vetme. Krijesa të ndryshme si algat, u zhvilluan, por pjesa më e madhe e ujit ishte e zënë nga artropodët, si trilobitet. Pothuajse e gjithë bota ujore u zhvillua përgjatë kësaj periudhe. Përveç kësaj, edhe gjatë kësaj periudhe superkontinenti Rodinia fillon të ndahet.
2.  Ordovikiani
Ordovikiani shtrihet nga 485 në 443 milion vjet më parë. Ordovikiani është një kohë në historinë e Tokës, në të cilën shumë specie paraprin evoluimin e sotëm, siç ishin peshqit primitiv dhe kanalet. Megjithatë format më të përhapura të jetës në atë periudhë ishin: trilobitet, kërmijtë dhe butakët. Më e rëndësishmja është se artropodët e parë kolonizuan kontinentin bosh të Gonduanës. Nga fundi i kësaj periudhe, Gonduana ishte një kontinent në Polin e Veriut, pranë Amerikës Veriore. Epoka e Ngrirjes në Afrikë solli një ulje më të madhe të nivelit të ujit, duke vrarë të gjithë jetën aty. Epoka e ngrirjes e bëri Tokën të ngjante si një top gjigand prej bore. Kjo saktësisht ndodhi midis periudhës së Ordovikianit dhe Silurianit.
U zhdukën rreth 25% e familjeve të botës shtazore, duke bërë që kjo dukuri  të shkaktojë zhdukjen e parë në masë dhe zhdukjen e dytë për nga pasojat.
3.  Siluriani
Siluriani shtrihet nga 443 në 419 milion vjet më parë. Siluriani pa ngrohjen e Tokës dhe përmbysjen e dukurisë së “Tokës së Bardhë”. Kjo periudhë u shoqërua gjithashtu me evolimin e peshkut, dhe gjithashtu u rrit numri i tyre. E gjithë jeta tokësore u zhvillua duke përfshirë këtu kërpudhat, shumëkëmbëshat dhe araknidët.
Në këtë periudhë ishin 4 kontinente Gonduana (Afrika, Amerika e Jugut, Australia, Antarktida, Siberia), Laurentia (Amerika e Veriut), Baltika (Europa e Veriut), Avalonia (Europa Perëndimore).
4.  Devoniani
Devoniani shtrihet përgjatë 419 në 359 milionë vjet më parë. Ndryshe e njohur si “Koha e Peshkut”. Devoniani sjell një rritje të madhe të shumëllojshme të peshqve. Në tokë u shfaqën bimët e para si pasojë e një dukurie e quajtur “Shpërthimi Devonian”. U zhvilluan amfibët gjithashtu edhe pse peshqit përbënin hallkën e parë të zinxhirit ushqimor. Afër fundit të Devonianit, 70% e të gjitha specieve u zhdukën falë një ndodhie të quajtur “Zhdukja e Devonianit të vonë”.
5.  Karboniferiumi
Karboniferiumi shtrihet nga 359 në 299 milion vjet më parë. Përgjatë kësaj periudhe, temperaturat mesatare globale u rritën shumë. Karboniferiumi i ri e kishte mesatarisht 20oC, por u freskua në Karboniferiumin e mesëm.
Me shumë mundësi, evolucioni më i rëndësishëm i kohës ishte evolucioni i vezëve aminotike, e cila i lejoi amfibëve të kryesojnë në Tokë dhe mbetën vertebrorët më të rëndësishëm përgjatë kësaj periudhe. Përgjatë karboniferiumit, ndodhi një ftohje e klimës e cila ishte një formë shenje e periudhës tjetër të ngrirjes.
6.  Permiani
Permiani u shtri përgjatë 299 deri 252 milion vjet më parë. Dhe ishte periudha e fundit e Paleozoit. Në fillim të kësaj periudhe të gjithë kontinentet e deri-atëhershëm u bashkuan për të formuar super kontinentin Pangjea, i cili ishte rrethuar nga një oqean i vetëm i quajtur Panthalasa. Toka ishte shumë e thatë, me stinë që nuk dallonin mirë nga njëra-tjetra e krijesa si Dimetrodonët dhe Edafosaurët, shtazorët që mbizotëronin në
kontinentin e ri. Koniferet e para u zhvilluan dhe u bënë bimët që zinin pjesën më të madhe të Tokës. Afër fundit të Permianit, Pangjea filloi të ngrohej gradualisht. Pjesa e brendshme ishte e zënë me shkretëtirat e thata dhe gjallesa si skutosaurët. Me kalimin e kohës ato u zhdukën bashkë me 95% të pjesës tjetër të jetës në Tokë, falë një katastrofetë quajtur “Vdekja e madhe” e treta dhe më e madhja nga zhdukjet në historinë e Tokës.
Gjeologjikisht Paleozoi filloi pak pas ndarjes së një superkontinenti i quajtur Panotia. Përgjatë Paleozoit të hershëm, masa më e madhe e dheut të Tokës u nda në në kontinente të tjera. Ndërsa në fund të erës kontinentet u bashkuan  në një superkontinent të quajtur Pangjea, e cila zinte pjesën më të madhe të Tokës.
Ordovikiani dhe Siluriani ishin periudha të shoqëruara me efektin serë, gjithashtu me nivelin më të lartë të detit në Paleozo (200m më shumë se sot).
Klima e Kembronit të hershëm ishte më shumë mundësi e moderuar në fillim, por u bë më e ngrohtë përgjatë vazhdimësisë së Kembrionit.
Paleozoi i mesëm ishte një kohë e baraspeshës së konsiderushme.
Niveli i ujit të detit ra në kohën e akullzimit por dalëngadalë, niveli u rrit përgjatë vazhdimësisë së Silurianit dhe Devonianit.

ERA MESOZOIKE (MESOZOI)
Era mesozoike është një interval kohe gjeologjike nga 252 në 66 milion vjet më parë. Ajo është quajtur gjithashtu “Koha e Reptilëve”. Mesozo vjen nga greqishtja dhe do të thotë gjysmë jete. Ajo pason erën e Paleozoit dhe pasohet nga Kenozoi. Kjo erë është e ndarë në 3 periudha të tjera: Triasiku, Xhurasiku dhe Kretasiku.
Pas Paleozoit vjen Mesozoi i cili zgjati 186 milion vjet nga 252 në 66 milion vjet më parë. Kjo erë është e ndarë në 3 periudha gjeologjike:
1.   Triasiku ( 252.17 – 201.3 milion vjet më parë)
2.   Xhurasiku (201.3 – 145 milion vjet më parë)
3.   Kretasiku (145 – 66 milion vjet më parë)
Ajo më e hershmja (Triasiku) karakterizohet nga zhdukja, ku 90%-96% e kafshëve të detit dhe 70% e kafshëve të tokës u zhdukën. Është quajtur ndryshe edhe si “Vdekja e Madhe” sepse konsiderohet si zhdukja më e madhe në Tokë.
Triasiku i hershëm ishte midis viteve 252 – 247 dhe dominonte shkretëtira. Toka ishte shndëruar në një tokë të madhe të vdekur në të cilën 95% e të gjithë jetës ishte zhdukur. Triasiku i mesëm zgjati nga viti 247 – 237 milion vjet më parë. Në këtë periudhë ekosistemi e rimori veten nga vdekja e madhe. Gjithashtu zvarranikët filluan të bëheshin gjithmonë e më të mëdhenjë. Zvarranikët që u zhvilluan ishin ihtiosaurët dhe notosaurët. Ndërkohë në bimësi pyjet filluan të bëhen më të blerta. Triasiku i vonë zgjati 237 – 201 milionë vjet më parë. Lajmërimi i fundit i bëri gjallesat të zhvilloheshin njësoj si dinosaurët e atëhershëm njësoj si pterosaurët. Të gjitha ndyshimet klimatike, gjithsesi rezultuan në një vdekje të të gjitha gjallesave ujore.
  
Xhurasiku zgjati 200 – 145 milion vjet më parë dhe përfshin 3 epoka kryesore: ajo e hershmja, ajo e mesmja dhe ajo e vona. Ajo e hershmja zgjati 200 – 175 milionë vjet më parë. Klima ishte më e lagësht se ajo e Triasikut dhe si rezultat toka ishte më tropikale. Në Tokë dinosaurët dhe zvarranikët e bënë rracën e tyre dominante në botë. Xhurasiku i mesëm zgajti 175 – 163 milion vjet më parë. Por gjatë kësaj epoke niveli i deteve filloi të rritej e cila ishte shkaktuar nga përhapja e botës nënujore. Sipërfaqet e oqeaneve dhe deteve ishin më të mëdha se ç’janë sot dhe mendohet se ka qënë 200 m më shumë se sot. Temepraturat filluan të uleshin dhe të stabilizoheshin.
Kretasiku është periudha më e gjatë e mesozoit, por ka vetëm dy epoka: Kretasiku i hershëm dhe Kretasiku i vonë. Kretasiku i hershëm zgjati nga 145 – 100 milion vjet më parë. Gjatë kësaj kohe vdiqën iktiosaurët për shkak të kushteve që ofronte Toka. Shumë gjallesa të tjera evoluan për tu pështatur me kushtet e reja. Filluan të dukeshin efektet e stinëve dhe polet ftoheshin në mënyrë sezonale. Shumë dinosaurë filluan të migrojnë nga njëri vend në tjetrin.
Kretasiku i vonë zgjati nga 100 – 65 milion vjet më parë. Kretasiku i vonë mundësoi një ftohje e cila do të vazhdonte edhe në Kenozo. Gjithashtu filluan të krijoheshin zonat klimatike.

ERA KENOZOIKE (KENOZOI)
Era kenozoike do të thotë jeta e re. Kjo erë përfshin periudhën nga 66 milion vjet më parë e deri në ditët e sotme.
Periudha kenozoike është gjithashtu e njohur si “Koha e Gjitarëve dhe e Zogjëve” sepse zhdukja e shumë grupeve lejoi gjitarët dhe zogjtë të evulonin shumë mirë.
Herët në kenozo, planeti ishte dominuar nga një faunë relativisht e vogël, përfshirë gjitarë të vegjël, zogj zvarranik dhe amfib. Nga pikëpamja gjeologjike nuk merr shumë kohë për gjitarët dhe zogjtë për procesin e mrekullueshëm të evoluimit.
Klima e gjerë në Tokë kishte krijuar trendin e tharjes dhe ftohjes në kulmin e ngrirjes së epokës së akullnajave (pleisotcenit).
Kenozoi është i ndarë në 3 periudha: Paleogjeni, Neogjeni dhe Kuaternari.
Gjithashtu ndahet në 7 epoka: Paleoceni, Eoceni, Oligoceni, Mioceni, Plioceni, Pleistoceni dhe Holoceni. Periudha e Kuaternarit ishte njohur zyrtarisht nga Komisoni Ndërkomëbtar në Stratigrafi në Qershor 2009, dhe formimi i periudhës Tertiari ishte biseduar zyrtarisht në 2004 për nevojën e ndarjes së Kenozoit në periudhat më të pëlqyera që përfaqësojnë erën e Paleozoit dhe Mesozoit.
Paleogjeni vjen nga zhdukja e dinosaurëve, 66 milion vjet më parë. Kjo periudhë u shoqërua me një përmirësim të gjendjes së Tokës. Kontinentet filluan të marrin formën e tyre moderne. Euro – Afrika ishte e ndarë nga deti Tethis dhe Amerikat ishin të ndara nga një shtresë e Panamasë. Kjo epokë solli një trend të përgjithshëm ngrohjeje, me xhungla të cilat iu ofruan poleve. Oqeanet ishin të dominuar nga peshkaqenët si edhe zvarranikët e mëdhenj të cilët një herë e një kohë sundonin, tashmë u zhdukën. Gjitarët tashmë filluan ta mbushnin kontinentin siç ishin kreodontët që në Mesozo. Gjitarët ishin shumë të vegjël dhe në kontinente asnjë kafshë nuk peshonte më shumë se 10 kilogramë.
Neogjeni zgjati nga 23 – milion vjet më parë, dhe është periudha më e shkurtër gjeologjike në erën e Fanerozoit. Në këtë periudhë bari u rrit shumë, duke dominuar një pjesë shumë të madhe të tokës. Shumë gjallesa filluan të evolojnë dhe të përshtaten me kushtet e reja të jetesës që ofronte Toka.
Kuaternari zgjat që 3 milion vjet më parë e deri në ditët e sotme dhe përfshin evolimin e shumë gjallesave dhe gjithashtu ndryshime të shumta klimatike. Në periudhën e kuaternarit ndodhën ndryshime të shumta klimatike. Dhe ishin të paktën 4 periudha glaciale, gajtë të cilave temperatura e Tokës ndryshoi shumë herë.
Para 100000 vjetëve erdhi fundi i thatësisë së madhe që kishte Afrika, dhe çoi në lindjen e njeriut primitiv.
Në kohën e kenozoit kontinentet lëvizën në pozicionet në të cilët ndodhen tani. Dhe Pangjea u shpërbashkua përgjithmonë.


↓↓ Projekti në formatin PDF ↓↓
Projektin mund ta shkarkoni këtu: Gjeokronologjia.pdf 

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Historia Gjeologjike e Tokës, Gjeokronologjia
Historia Gjeologjike e Tokës, Gjeokronologjia
Projekt Shkence Toke X. Tema: Historia gjeologjike e tokes(gjeokronologjia)
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEibnRvNkFhVpZ1-EFp4ZD6a3cAGNe8MMYC9OdZ3HKWjcnG2v7Fapao28xliIJWtiXseMuszx0sZj_bs6s9m1L6L2I_JXZJtv7JE05Mnwad4pHuRTgtkfMDxBEf2YWc-zWJqzDu0Vc2nVSZB/s640/dsfdfdsf.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEibnRvNkFhVpZ1-EFp4ZD6a3cAGNe8MMYC9OdZ3HKWjcnG2v7Fapao28xliIJWtiXseMuszx0sZj_bs6s9m1L6L2I_JXZJtv7JE05Mnwad4pHuRTgtkfMDxBEf2YWc-zWJqzDu0Vc2nVSZB/s72-c/dsfdfdsf.png
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2016/10/historia-gjeologjike-e-tokes.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2016/10/historia-gjeologjike-e-tokes.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy