Izraelitë dhe filistinë – Dramë me tri akte · Drama e Nolit “ Izraelitë dhe filistinë” konsiderohet një çast me rëndësi në zhvillimi...
Izraelitë dhe filistinë – Dramë me tri akte
· Drama e Nolit “ Izraelitë dhe filistinë” konsiderohet një çast me rëndësi në zhvillimin e letërsisë dramatike shqiptare për disa arsye:
o Mungonte një traditë teatrore në gjuhën amtare.
o Mungonte teatri si institucion.
o Mungonte publiku i arsimuar dhe i edukuar me teatrin.
· Drama ka karakter etik më shumë se estetik, sepse Noli është përpjekur që përmes saj të paraqesë mendimet e tij lidhur me:
o Luftën mes së mirës dhe së keqes
o Luftën mes arsyes dhe pasionit
o Dashurinë për vlerat njerëzore
o Raportet mes mashtrimit dhe së vërtetës
o Dashurinë për atdheun
· Drama ka subjekt biblik. Kjo i jep dramës karakter fantastik, i cili lidhet me momentin kur Samsonit i rriten flokët dhe rifiton fuqinë e tij.
· Samsoni mishëron heroin filozofik dhe mitologjik. Ai ka një ideal, të cilin e çon deri në fund; ka një luftë me vetveten dhe përballet me realitetin për ta arritur atë odeal; ka një cikël zhgënjimi dhe mëdyshjeje si të gjithë heronjtë, por në fund realizon triumfin edhe ndaj vetvetes, edhe ndaj idealit.
· Fundi i Samsonit është thjesht mënyra për të thënë se përmes rrugës së mëkatit nuk shkohet drejt së mirës, por vetëm drejt humbjes së vlerave. Në këtë këndvështrim Samsoni është personazh dramatik, ndërkohë që tragjedia e veprës së Nolit lidhet me planin universal të saj, duke parathënë kështu shkatërrimin e vlerave të njerëzimit.
· Dalila e bukur është edhe grua, edhe misionare në dramën e Nolit. Ajo kryen veprime atdhetare, si Samsoni, dhe dashuron Samsonin si burrë mbi burrat. Prandaj dhe e braktis kur ai humbet fuqitë dhe shikimin.
· Disa nga mesazhet që përcjell drama janë:
o Sado e fuqishme të jetë një kulturë, nuk duhet t’i mbivendoset një kulture tjetër, me qëllim që ta asimilojë atë.
o Kur dashuria mbytet nga pasioni, kthehet në tragjedi.
o Dashuria e parë e njeriut është atdheu.
o Forca e njeriut nuk qëndron tek mitologjikja, por tek karakteri, tek aftësia për të triumfuar mbi veten në emër të idealit.
o Arsyeja dhe ndjenja janë të lira në botë; duhet të dimë të zgjedhim.
· Në monologët e Samsonit ka një kombinim të përsosur të fjalisë së gjatë me atë të shkurtrën, mungesoren. Kjo lidhet me situatën dhe kumtin që do të përcjellë personazhi.
· Në dramë bie në sy kombinimi i ligjëratës së drejtë me atë të zhdrejtë.
· Si njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe, Noli e përdor atë për të karakterizuar personazhet (shprehjet frazeologjike, foljet, përemrat vetore, etj.)
KOMENTET