Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Revolucioni Francez - Projekt Histori Nr.2

Revolucioni Francez - Projekt Histori . Para-revolucioni Përfaqësitë e Përgjithshme Sulmi mbi Bastijën Fraksionet brenda Asamblesë Tradhëtia e mbretit, kushtetuta dhe Asambleja Legjislative Kriza konstitucionale Lufta dhe kundërrevolucioni Ekzekutimi i Luigjit XVI Regjimi i terrorit Gijotina Reaksioni Termidorian Republika kushtetuese – Direktorati (1795-1799)

Para-revolucioni
Luigji XVI erdhi në fron në mes të një krize financiare; shteti gati po falimentonte. Kjo vinte nga detyrimet financiare të Francës, që buronin nga përfshirja e saj në Luftën Shtatëvjeçare dhe pjesëmarrja në Luftën Revolucionare Amerikane. Në Maj 1776, ministri i financave, Turgoti, u shkarkua. Pas një viti Zhak Neker, një i huaj, u emërua Gjeneral i Financës.
Neker tregoi se nuk duheshin vendosur taksa të larta; se përjashtimet për fisnikërinë dhe klerin duhet të uleshin. Ai publikoi një raport për të mbështetur këto fjalë dhe propozoi të ulej pushteti i parlamentit. Kjo nuk u prit mirë nga ministrat e mbretit dhe ai, për të përkrahur pozicionin e tij, kërkoi të bëhej ministër. Mbreti refuzoi, Nekeri u pushua dhe në vend të tij erdhi Çarls Aleksander de Kalon. Ai propozoi një taksë toke, që do të përfshinte edhe fisnikërinë dhe klerin, por ky propozim nuk u nënshkrua kurrë nga parlamenti. Si përgjigje, mbreti thirri Përfaqësitë e Përgjithshme në maj të 1789, hera e parë që nga viti 1614.

Përfaqësitë e Përgjithshme

Përfaqësitë e Përgjithshme ishin organizuar në tre shtresa: kleri, fisnikëria dhe pjesa tjetër e Francës. Zgjedhjet u mbajtën në pranverën e 1789; kërkesat për të drejtën e votës nga Shtresa e Tretë ishin vetëm për meshkujt e rritur ose të lindur në Francë, të paktën 25 vjeç, që jetonin aty ku do të votonin dhe paguanin taksa. Kështu u nxorrën 1201 delegatë, nga këta: 291 fisnikë, 300 të klerit dhe 610 anëtarë nga Shtresa e Tretë. Përfaqësitë e Përgjithshme u mblodhën në Versajë, në 5 maj 1789. Në 10 korrik 1789 u propozua që Shtresa e Tretë të vazhdonte me verifikimin e pushtetit të vet dhe u ftuan edhe dy shtresat e tjera të merrnin pjesë. Procesi mbaroi në 17 korrik. Më pas, ata votuan një masë shumë më radikale, duke deklaruar veten e tyre si Asambleja Kombëtare, duke ftuar edhe të tjerët të bashkoheshin me ta, por e bënë të qartë se do të plotësonin kërkesat e kombit me ose pa ata. Në përpjekje për të kontrolluar procesin dhe për të ndaluar mbledhjen e Asamblesë, Luigji XVI urdhëroi mbylljen e sallës ku do të mblidhej Asambleja, kështu që ajo u mbajt në një sallë të vërtetë tenisi, ku ata u betuan se nuk do të ndaheshin derisa t’i jepnin Francës një kushtetutë. Shpejt, një pjesë e madhe e përfaqësuesve të klerit u bashkuan me ta, ashtu si 47 anëtarë të fisnikërisë. Në 27 korrik, oborri mbretëror ishte dorëzuar haptazi, megjithëse ushtria kishte filluar të grumbullohej rreth Parisit e Versajës.

Sulmi mbi Bastijën

Në 11 korrik 1789, pasi Nekeri publikoi një raport të pasaktë të borxheve të qeverisë, mbreti e pushoi atë dhe ristrukturoi tërësisht ministrinë e financave në të njëjtën kohë.
Shumë parisienë i konsideruan veprimet e Luigjit si kundër Asamblesë dhe filluan një rebelim të hapur. Ata frikësoheshin gjithashtu, se ushtarët që po mbërrinin, shumica mercenarë të huaj, ishin thirrur për të mbyllur Asamblenë Kombëtare Kushtetuese. Parisi u fut në kaos dhe rrëmujë.
Në 14 korrik 1789 kryengritësit i hodhën sytë te depot e armatimit të rëndë brenda fortesës së Bastijës, e cila njihej si një symbol i fuqisë mbretërore. Pas disa orësh luftime, burgu ra atë pasdite. Megjithëse urdhëroi të mos hapej zjarr, Guvernatori Markuis Bernard de Lonaj u rrah dhe ju pre koka, e cila u vendos në një shkop dhe shëtiti qytetin. Duke u kthyer në sheshin e qytetit, turma e akuzoi kryebashkiakun Zhak de Flesej për tradhëti dhe e vrau atë.
Mbreti, i alarmuar nga dhuna,u tërhoq. Markez de la Fajet mori komandën e Rojës Kombëtare në Paris. Zhan Silvan Bajli, presidenti i Asamblesë në atë kohë, u bë kryetari i qytetit nën një strukturë të re qeverisëse e njohur si Komuna. Mbreti e vizitoi Parisin.

Fraksionet brenda Asamblesë

Në 4 gusht 1789, Asambleja Kombëtare Kushtetuese shfuqizoi feudalizmin në Dekretet e Gushtit. Në pak orë, fisnikët, klerikët, qytetet, provincat dhe kompanitë i humbën privilegjet e tyre të veçanta. Në 26 gusht 1789, Asambleja publikoi Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit, që i ngjante më shumë një paraqitje parimesh, sesa një kushtetute me efekt ligjor. Asambleja i zëvendësoi provincat historike me 83 departamente.
Fraksionet brenda Asamblesë filluan të qartësoheshin. Aristokrati Zhak Antuan Marie de Cazales dhe abati Zhan-Sifrein Mauri drejtuan atë që do të njihej si “krahu i djathtë”, kundërshtuesit e revolucionit. “Demokratët Mbretërorë” ose monarkistët, me Nekerin, u drejtuan nga organizimi i Francës me modelin e kushtetutës Britanike; ata përfshinin Zhan Jozef Monierin, kontin e Laji-Tojendal, kontin e Klermont-Tonerre dhe Pier Viktor Maluet, konti i Virieu.
“Partia Kombëtare” që përfaqësonte qendrën ose qendrën e majtë të Asamblesë, përfshinte Honore Mirabau, La Fajet dhe Bejli; ndërsa Adrian Duport, Barnave dhe Aleksandër Lamet përfaqësonin disa pikëpamje më ekstreme. Pothuajse vetëm në radikalizmin e tij në të majtë ishte avokati Maksimiljan Robespieri. Kjo periudhë njohu dhe ngritjen e klubeve politike në politikën Franceze. Kryesori ndër to ishte Klubi i Jakobinëve; 152 anëtarë ishin bashkuar me jakobinët në 10 gusht 1790.
Ndërkohë, një organizim i ri gjyqësor i bëri të gjithë gjykatësit të përkohshëm dhe të pavarur nga froni. Filluan gjykimet me juri për çështjet kriminale. Mbreti do të kishte fuqinë vetëm për të propozuar luftë. Asambleja hoqi të gjitha barrierat e brendshme tregtare dhe shtypi esnafet dhe organizatat e punëtorëve.

Tradhëtia e mbretit, kushtetuta dhe Asambleja Legjislative

Luigji XVI po trembej gjithmonë e më shumë nga drejtimi i revolucionit. I frikësuar për jetën e tij dhe të familjes, ai u largua nga Parisi në kufirin Austriak. Në natën e 20 korrikut 1791 ai mbërriti në Pallatin e Tuilierit. Gjithsesi, ditën tjetër ai u zbulua dhe u arrestua në Varenë dhe u kthye në Paris. Të shkoje te armiku ishte tradhëti.
Anëtarët e Asamblesë Kushtetuese mblodhën të gjithë ligjet e ndryshëm, që i kishin hedhur në një kushtetutë të vetme dhe ia paraqitën mbretit , i cili u detyrua ta pranonte atë, duke shkruar:””Unë angazhohem ta ruaj atë në shtëpi, ta mbroj atë nga të gjithë sulmet e jashtme dhe të bëj zbatimin e saj me të gjitha mjetet që ajo më lejon”. Pas kësaj Asambleja Kombëtare Kushtetuese u mblodh në një mbledhje të fundit më 30 shtator 1791.
Nën kushtetutën e vitit 1791, Franca do të funksiononte si një monarki kushtetuese. Mbreti duhet të ndante pushtetin me Asamblenë Legjislative, por ai kishte ende veton mbretërore dhe mundësinë për të zgjedhur ministrat. Asambleja Legjislative u mblodh për herë të parë më 1 tetor 1791 dhe degjeneroi në kaos më pak se një vit më vonë. Asambleja Legjislative përbëhej nga 165 Fejantë(monarkistë kushtetues) në të djathtë, rreth 330 Zhirondinë(republikanët liberalë) dhe Jakobinë(revolucionistët radikalë) në të majtë dhe rreth 250 deputetë me qëndrime të ndërmjetme.

Kriza konstitucionale

Në natën e 10 gushtit 1792, kryengritësit dhe milicia popullore, e mbështetur edhe nga Komuna revolucionare e Parisit, sulmuan pallatin e Tuilierit dhe masakruan rojet zvicerane që ishin caktuar për të mbrojtur mbretin. Familja mbretërore përfundoi e burgosur dhe një sesion i shpejtë i Asamblesë Legjislative e ndërpreu monarkinë; pak më shumë se një e treta e deputetëve ishin të pranishëm, shumica jakobinë. Çfarë kishte mbetur nga qeveria kombëtare varej nga mbështetja e Komunës. Me trupat armike që po avanconin, Komuna kërkoi për tradhëtarë të mundshëm në Paris. Komuna dërgoi grupe të Rojës Kombëtare në burgje për të vrarë 10 ose më shumë viktima, shumica priftërinj. Komuna pastaj u dërgoi një letër qyteteve të tjera të Francës duke i ftuar ato të ndiqnin të njëjtin shembull, kështu që shumë qytete kryen masakrat e tyre mbi të burgosurit dhe priftërinjtë, në “masakrat e shtatorit”. Asambleja mund të bënte vetëm një rezistencë të vogël. Në tetor, gjithsesi, u bë një kundërsulm duke i akuzuar nxitësit, veçanërisht Maratin, si terroristë. Kjo çoi në një konflikt politik ndërmjet zhirondinëve më të moderuar dhe Montanjardëve më radikalë brenda Konventës, me thashethemet të përdorura si armë nga të dyja palët. Zhirondinët humbën terren kur u shfaqën tepër tolerues, por gjithsesi Termidori dhe njerëzit që kishin nxitur masakrat u shpallën terroristë.
Kaosi vazhdoi derisa Konventa u mblodh në 20 shtator 1792 dhe u bë në të vërtetë qeveria e re e Francës. Ditën në vijim ajo shfuqizoi monarkinë dhe shpalli një republikë. Dita tjetër - 22 shtator 1792, mëngjese i parë i Republikës së re – do të njihej më vonë si fillimi i Vitit të Parë të Kalendarit Republikan Francez.

Lufta dhe kundërrevolucioni

Politika e kohës e çoi Francën pashmangshmërisht në luftë me Austrinë dhe aleatët e saj. Perandori austriak Leopoldi II, vëllai i Maria Antonetës, mund të kishte dashur të shmangte luftën, por ai vdiq në 1 mars 1792. Franca, me përparësi, i shpalli luftë Austrisë(20 prill), dhe Prusia iu bashkua forcave austriake pak javë më vonë. Ushtria pushtuese prusiane hasi pak rezistencë, derisa u zmbraps në betejën e Valmisë (20 shtator 1792) dhe u detyrua të tërhiqej.
Republika e re vazhdoi me suksesin e saj në një seri fitoresh në Belgjikë në vjeshtë të 1792. Ushtritë franceze mposhtën austriakët në betejën e Zhemapesë në 6 nëntor dhe pak më vonë kontrollonin të shumtin e territorit austriak dhe holandez. Kjo i çoi ato në konflikt me Britaninë dhe Republikën Holandeze, që kërkonin të ruanin pavarësinë e jugut të Holandës nga Franca. Pas ekzekutimit të mbretit në janar të 1793, këto fuqi, së bashku me Spanjën dhe shumicën e shteteve të tjera europiane, iu bashkuan luftës kundër Francës. Pothuajse menjëherë, forcat franceze u mposhtën në shumë fronte dhe u tërhoqën nga territoret e pushtuara së fundmi në pranverë të 1793. Në të njëjtën kohë, regjimi republikan ishte detyruar të luftonte kundër rebelëve në shumicën e vendeve perëndimore e jugore të Francës. Megjithatë armiqtë dështuan të përfitonin nga përçarja e brendshme e Francës dhe në vjeshtë të 1793 regjimi republikan kishte përmbysur shumicën e kryengritjeve të brendshme dhe kishte ndaluar aleatët të përparonin brenda Francës.
Rruga qorre u thye në verë të 1794 me fitoret dramatike franceze. Ata i mposhtën aleatët në betejën e Fleurusit, duke çuar në një tërheqje të plotë të aleatëve. Ata vazhduan me një fushatë që i largoi aleatët në bregun lindor të lumit Rin dhe u larguan nga Franca, në fillim të 1795, duke luftuar me vetë Holandën. Shtëpia e Portokalltë u dëbua dhe u zëvendësua me Republikën Bataviane, një shtet satelit i Francës. Këto fitore çuan në një rrënim të koalicionit kundër Francës. Prusia, që e kishte braktisur koalicionin në vjeshtë të 1794, bëri paqe me Francën revolucionare në Bazel në prill të 1795 dhe pak më vonë edhe Spanja. Vetëm Britania dhe Austria mbetën në luftë me Francën. Gjatë këtyre luftërave u këndua për herë të parë Marsejeza, e titulluar në original si “Këngë Lufte për Ushtrinë e Rinit”, e cila në 1795 u adoptua si himni i parë kombëtar francez.

Ekzekutimi i Luigjit XVI

Në Manifestin e Brunsuikut, ushtritë perandorake dhe prusiane kërcënuan me shpagim nga populli francez nëse do të rezistohej përparimi i tyre drejt rivendosjes së monarkisë. Kjo, ndër të tjera, e bëri Luigjin të dukej bashkëpunues me armiqtë e Francës. Në 17 janar 1793 Luigji u dënua me vdekje për “konspiracion kundër lirisë publike dhe sigurisë së përgjithshme”, tani i quajtur thjesht Qytetari Luigj Kapet u ekzekutua në gijotinë në 21 janar 1793 në Sheshin e Revolucionit.

Regjimi i terrorit

Komiteti i Sigurisë Publike u vu nën kontrollin e Maksimiljan Robespierit, një avokati dhe jakobinët lëshuan Regjimin e Terrorit (1793-1794). Sipas të dhënave në arkiva, të paktën 16 596 vetë u ekzekutuan, pas akuzave për aktivitet kundërrevolucionar. Një numër historianësh vënë në dukje se rreth 40 000 të burgosur të akuzuar mund të jenë ekzekutuar pa gjyq, ose kanë vdekur duke pritur gjyqin. Në 2 qershor 1793, seksione të Parisit – të inkurajuar nga “të zemëruarit” Zhak Rou dhe Zhak Hebert – morën në dorëzim Konventën, duke thirrur për pastrime politike dhe administrative, një çmim të ulët fiks për bukën dhe një kufizim për të drejtën e votës ndaj endacakëve vetëm. Ata mundën të bindin Konventën për të arrestuar 31 liderë zhirondinësh.
Pas këtyre arrestimeve, jakobinët morën kontrollin e Komitetit të Sigurisë Publike në 10 qershor, duke vendosur diktaturën revolucioniste.
Në 13 korrik, vrasja e Zhan Pol Maratit – një lider jakobinësh dhe gazetar i njohur për retorikën e tij gjakatare – nga Sharlot Kordaj, një zhirondin, çoi në rritjen e mëtejshme të ndikimit politik të jakobinëve. Zhorzh Danton, lideri i kryengritjes së gushtit 1792 ndaj mbretit, i sulmuar nga disa kundërshtarë politikë, u hoq nga Komiteti dhe Robespieri, “I Pakorruptueshmi”, u bë anëtari më me ndikim i tij, ndërsa merrte vazhdimisht masa radikale ndaj armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Revolucionit.
Ndërkohë, në 24 qershor, Konventa miratoi kushtetutën e parë republikane të Francës, duke iu referuar më pas si Kushtetuta Franceze e 1793 ose Kushtetuta e Vitit 1. Ajo ishte progresive dhe radikale në disa aspekte, në veçanti nga vendosja e së drejtës së votës universale, për të gjithë meshkujt. Ajo u miratua nga refendumi popullor, por proceset e ligjshme normale u pezulluan para se ato të jepnin efekt.

Gijotina

Gijotina u bë simboli i një vargu ekzekutimesh. Luigji XVI ishte ekzekutuar që përpara fillimit të terrorit, mbretëresha Maria Antuaneta, Barnave, Beili, Briso dhe liderë të tjerë zhirondinësh, Filipe Egalite, Madam Roland dhe shumë të tjerë u ekzekutuan. Tribuna Revolucionare dënoi më shumë se 25 000 veta në gijotinë, ndërsa turmat rrihnin për vdekje viktima të tjera.
Në kulmin e terrorit, shenja më e vogël e aktivitetit apo mendimeve kundërrevolucionare, mund të ngjallnin dyshime dhe gjyqet nuk ishin gjithmonë të rregullta. Ndonjëherë njerëzit vriteshin për veprimet apo opinionet e tyre politike, por shumica për arsye të vogla përtej dyshimeve të thjeshta, ose sepse të tjerët kishin dëshirë t’i hiqnin qafe. Shumica e viktimave shkonin drejt gijotinës pa ceremoni, në një qerre.
Regjimi i Terrorit përfundimisht e dobësoi qeverinë revolucionare, ndërsa shtypte opozitën e brendshme. Jakobinët e zgjeruan ushtrinë dhe zëvendësuan shumë oficerë aristokratë me ushtarë që kishin shfaqur patriotizmin e tyre, në mos aftësitë. Ushtria Republikane zmbrapsi austriakët, prusianët, anglezët dhe spanjollët. Në fund të 1793, ushtria filloi të mbizotërojë dhe revoltat u shtypën me lehtësi.




Reaksioni Termidorian
Në 27 korrik 1794, Reaksioni Termidorian çoi në arrestimin dhe ekzekutimin e Robespierit dhe liderëve të tjerë jakobinë. Qeveria e re ishte kryesisht e përbërë nga zhirondinët që i kishin mbijetuar terrorit dhe pas marrjes së pushtetit, ata u hakmorën duke persekutuar edhe ata jakobinë që i kishin ndihmuar për të rrëzuar Robespierin, duke dëbuar klubin e jakobinëve dhe duke ekzekutuar shumë nga ish anëtarët e tij në atë që njihej si “Terrori i Bardhë ”.
Menjëherë pas terrorit, Konventa miratoi “Kushtetutën e Vitit III” në 22 gusht 1795. Një referendum francez e miratoi dokumentin, me rreth 1 057 000 vota për kushtetutën dhe 49 000 kundër. Rezultatet e votimeve u shpallën në 23 shtator 1795 dhe kushtetuta e re hyri në fuqi në 27 shtator 1795.

Republika kushtetuese – Direktorati (1795-1799)

Kushtetuta e re krijoi Direktoratin dhe parlamentin e parë me dy dhoma në historinë e Francës. Parlamenti përbëhej nga dy dhoma: Këshilli i të Pesëqindëve me 500 përfaqësues dhe Këshilli i të Vjetërve me 250 senatorë. Pushteti ekzekutues iu vesh pesë direktorëve, të zgjedhur çdo vit nga Këshilli i të Vjetërve nga një listë e paraqitur nga Këshilli i të Pesëqindëve. Gjithashtu, e drejta universale e votës për burrat e 1793 u zëvendësua me votim të limituar të bazuar në pronësinë. Që nga koha kur Direktorati e kufizoi pjesëmarrjen në qeverisje dhe pastaj përjashtoi të gjithë ata që kishin pikëpamje radikale, baza sociale mbështetëse e tij u kufizua. Për më tepër, për të ruajtur pushtetin, Direktorati herë pas here cenonte kushtetutën dhe ndryshonte të zgjedhurit. Ai u tregua i paaftë për të zgjidhur problemet ekonomike. Vendi hasi në vështirësi dhe u zhyt në kaos politik. Në vitin 1799, Direktorati nuk mund të qeveriste më.

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Revolucioni Francez - Projekt Histori Nr.2
Revolucioni Francez - Projekt Histori Nr.2
Revolucioni Francez - Projekt Histori . Para-revolucioni Përfaqësitë e Përgjithshme Sulmi mbi Bastijën Fraksionet brenda Asamblesë Tradhëtia e mbretit, kushtetuta dhe Asambleja Legjislative Kriza konstitucionale Lufta dhe kundërrevolucioni Ekzekutimi i Luigjit XVI Regjimi i terrorit Gijotina Reaksioni Termidorian Republika kushtetuese – Direktorati (1795-1799)
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiDrXiGTnBa9bmbMh6dmmBqs3foUDtqAFYCFXal32xwH54bzKBMlK4Mta6zhVqcrQpLI2VPhBeMahMa-R5EKGfqeUJ5ZzU2CE3vBXvg3iE7fWkF_PUtxD0yqSz2zD3AxQFbT78vAuyau5W7/s640/guilottine-GettyImages-541321353.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiDrXiGTnBa9bmbMh6dmmBqs3foUDtqAFYCFXal32xwH54bzKBMlK4Mta6zhVqcrQpLI2VPhBeMahMa-R5EKGfqeUJ5ZzU2CE3vBXvg3iE7fWkF_PUtxD0yqSz2zD3AxQFbT78vAuyau5W7/s72-c/guilottine-GettyImages-541321353.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/02/revolucioni-francez-projekt-histori_3.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/02/revolucioni-francez-projekt-histori_3.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy