Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Projekt Historia e shqiptarëve - Shqipëria etnike dhe politike

  Shtrirja e sotme politike e trevave shqiptare   Historia, ndarja e territoreve dhe pasojat mbi shqiptarët   Copëtimi i njësisë e...


  1.   Shtrirja e sotme politike e trevave shqiptare
  2.   Historia, ndarja e territoreve dhe pasojat mbi shqiptarët
  3.   Copëtimi i njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë
  4.   A mund të shfuqizohet Traktati i Konferencës së Ambasadorëve në Londër 1913?
  5.   “Shqipëria Etnike” dhe “Shqipëria e Madhe”
  6.   Integrimi në Ballkan

  1. Shtrirja e sotme politike e trevave shqiptare

Trevat shqiptare, megjithëse përbëjnë një trung të vetëm, ndodhen politikisht të ndara në disa shtete. Kjo ndarje është pasojë e ngjarjeve dhe e proceseve historike të së kaluarës, e luftërave të shumta që kanë ndodhur në Ballkan dhe e padrejtësive që janë bërë në kurriz të popullit shqiptar.

Trevat shqiptare shtrihen në disa shtete. Ato përbëhen nga:
Republika e Shqipërisë. U shpall shtet i pavarur më 28 Nëntor 1912, ndërsa kufijtë e saj u vendosën në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Në periudhën 1945-1990 u vendos sistemi socialist. Pas vitit 1990, ajo hyri në sistemin demokratik dhe në ekonominë e tregut.
Kosova. U veçua si krahinë autonome në përbërje të Republikës së Serbisë në vitin 1974. Mbi popullsinë shqiptare të Kosovës vazhdimisht u ushtrua dhuna serbe, që në vitin 1990 mori formën e gjenocidit të egër dhe spastrimit etnik. Pas konferencës së Rambujesë dhe të Parisit, për të mbrojtur popullsinë shqiptare ndërhyri ushtarakisht NATO-ja dhe komuniteti ndërkombëtar, që e detyruan Serbinë të tërheqë ushtrinë dhe policinë. Kosova u qeveris nga OKB-ja dhe organet shtetërore kosovare deri më 17 Shkurt 2008, kur Kosova u shpall shtet i pavarur.
Trevat shqiptare në Republikën e Serbisë. Mbetën në Serbinë Jugore pas diferencimit të Kosovës si krahinë autonome. Ato janë: Medvegja, Bujanovci dhe Presheva. Kanë popullsi të dendur, kryesisht shqiptare. Janë rajone bujqësore.
Trevat shqiptare në perëndim të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Ato janë: Dibra, Pollogu, Sharri, fushëgropa e Shkupit dhe e Kumanovës, Pellagonia (fushëgropa e Manastirit dhe e Prilepit), Ohri, Prespa etj. Kanë popullim mjaft të dendur, kryesisht me shqiptarë. Janë treva kryesisht bujqësore.
Trevat shqiptare në Republikën e Malit të Zi. Shtrihen në juglindje të saj. Ato janë: Plava, Gucia, Hoti, Gruda, Rozhaja, Kraja, Anamali, Shpuza, Ulqini, Tivari. Kanë popullim jo të dendur, me mbizotërim të shqiptarëve. Janë territore bujqësore dhe turistike.
Trevat shqiptare në Republikën e Greqisë. Shtrihen në veriperëndim të Greqisë. Ato janë: Çamëria, Konica, Kosturi, Follorina, Grebeneja etj. Kanë popullim të paktë. Janë treva bujqësore e turistike.
  a. Kosova
Gjurmët më të hershme të popullimit të Kosovës i përkasin periudhës ilire. Në atë kohë Kosova banohej nga fisi ilir i Dardanëve. Në vazhdimësi zhvillimi i popullsisë së Kosovës kaloi në mënyrë të pandërprerë në të gjitha etapat, si në ato romake, bizantine, otomane e deri në ditët e sotme. Fiset sllave filluan të vijnë në Kosovë nga shekulli VI e më vonë, në fillim duke djegur e shkatërruar vendbanime, e më pas duke u vendosur në to.
Deri në fund të shekullit XII territoret e banuara të Kosovës do të përfshiheshin në Perandorinë Bizantine. Me rënien e Perandorisë Bizantine kosovarët ranë nën sundimin e shtetit serb dhe pas kësaj rënë nën sundimin osman për afro pesë shekuj me radhë. Pas luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë e të Dytë Botërore u bënë përpjekje të mëdha për ta shpërngulur popullsinë shqiptare në Turqi apo gjetiu.
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe krijimit të Jugosllavisë socialiste, Kosova që nga viti 1948 do të trajtohej si Krahinë Autonome e Republikës Socialiste të Jugosllavisë. Autonomia e zgjeruar, e fituar në vitin 1974, do ti mohohej Kosovës me ardhjen e Millosheviçit në vitin 1989, gjë që do të çonte në rëndimin e situatës politike dhe ekonomike, deri në përleshjet e armatosura të viteve 1998-1999 dhe çlirimin e Kosovës nga trupat serbe me ndërhyrjen e NATO-s. Që nga ajo kohë, e veçanërisht me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur më 17 Shkurt 2008, popullsia kosovare zhvillohet si një popullsi e lirë në vendin e saj.
Me gjithë këto pushtime, popullsia shqiptare në Kosovë mbeti shumicë, edhe pse pushtimet e ndryshme, veçanërisht ato sllave dhe turke lanë gjurmë në strukturën etnike të saj. Gjithashtu, të gjitha këto ngjarje historike kanë ndikuar dukshëm edhe në tregues të tjerë të ecurisë së zhvillimit të popullsisë së Kosovës.
  b. Trevat shqiptare në Republikën e Serbisë
Trevat shqiptare në Serbi përfaqësohen nga tri komuna të Luginës së Preshevës: Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. Ato gjenden në Serbinë Jugore, në një sipërfaqe prej 1250 km2 e me popullsi rreth 80 mijë banorë. Kjo hapësirë shtrihet midis Maqedonisë në perëndim dhe Kosovës në Lindje. Gjatë sundimit osman këto rajone kanë qenë pjesë integrale të Vilajetit të Kosovës. Ndërsa pas Kongresit të Berlinit (1878), zgjerimi i kufirit të Serbisë drejt trojeve shqiptare pati për pasojë gjenocidin e vërtetë nga shteti serb, i cili vrau, shpronësoi dhe shpërnguli shqiptarët e mbi 700 fshatrave të këtyre trevave.
Ato u ndanë nga Kosova gjatë Luftës së Parë Botërore, me krijimin e shtetit të Serbisë dhe pas Luftës së Dytë Botërore mbeten nën administrimin e Serbisë. Megjithatë, popullsia shqiptare e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës mbeti gjithmonë shumicë dhe si pjesë përbërëse e tërë popullatës shqiptare të Kosovës e Maqedonisë ka marrë pjesë në të njëjtat procese të formimit dhe zhvillimit etnik të së njëjtës popullsi.
  c. Trevat shqiptare në perëndim të Maqedonisë
Treva shqiptare në Maqedoninë Perëndimore ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Gjurmët më të hershme të këtij popullimi i përkasin periudhës së neolitit dhe vazhdojnë pa ndërprerje deri në ditët e sotme. Rëndësia e tyre u rrit veçanërisht në antikitet, kur këto treva banoheshin nga shumë fise ilire, si: Peonët në veri, Dasaretët në jug, Linkestët etj. Ata ndërtuan vendbanimet e njohura, si Heraklen (Manastiri i sotëm), Lyhnidin (Ohrin), Uskanën (Kërçovën), Scupin (Shkupin), Oenejen (Tetovën) etj. Popullsia e sotme sllave (maqedonase) ka filluar të dyndet në këto vise rreth shekullit VI e më pas, kur u vendosën në Ballkan sllavët e jugut. Në fillim të shekullit të kaluar pjesëmarrja e shqipëtarëve në viset ku ata kanë numër më të madh ka qenë më e lartë se në ditët e sotme. Rënia e peshës së shqipëtarëve ka ardhur veçanërisht si rezultat i emigrimit të tyre për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe mohimit të të drejtave të barabarta me popullsinë maqedonase.
Struktura etnike e popullsisë pësoi ndryshime pas Luftës së Dytë Botërore, kur popullsia shqiptare dhe turke emigroi drejt Turqisë, ndërsa pati ardhje të maqedonasve nga brigjet e Egjeut dhe nga viset e tjera të Maqedonisë. Ndërsa struktura fetare e popullsisë shqiptare dominohet nga ajo e besimit islam. Qytetet kryesore të trevave shqiptare në Maqedoni janë para së gjithash: Tetova, Gostivari, Dibra dhe Struga. Megjithatë, shqiptarët janë prezentë, madje në një masë të konsiderueshme, edhe në qytetin e Shkupit, Prilepit, Manastirit etj.
Ndonëse e konsiderueshme në numër, popullsia shqiptare nuk i ka gëzuar siç duhet të drejtat e saj në kuadër të shtetit maqedonas. Vetëm duke filluar nga viti 2001 (pas konflikteve me shqiptarët), Maqedonia ka bërë disa përparime në të drejtat e pakicave dhe popullatës jomaqedonase (e shtyrë edhe nga bashkësia ndërkombëtare). Në vitin 2004 u zyrtarizua Universiteti i Tetovës, megjithëse ai filloi punë në vitin 1994, në kushte të vështira, me ndihmën e kuadrove nga Kosova dhe Shqipëria. Krijimi i universitetit luajti e do të luajë një rol shumë të madh në shoqërinë shqiptare në Maqedoni. Popullsia shqiptare e Maqedonisë po përpiqet për emancipim të shoqërisë dhe po orientohet më shumë në vlerat kombëtare.
  d. Trevat shqiptare në Republikën e Malit të Zi
Popullsia shqiptare në Mal të Zi jeton në 5 komuna, 122 vendbanime rurale, si dhe në qytetet Ulqin, Tivar, Podgoricë, Plavë, Guci dhe Tuz. Në qytetin e Ulqinit jetojnë rreth 20 000 banorë shqiptarë ose rreth 75% e gjithë popullsisë së komunës, në Tivar 5000 banorë shqiptarë ose 13%, në Plavë 4000 banorë dhe në komunën e Rozhajës rreth 800 shqiptarë. Numri i përgjithshëm i popullsisë në të gjithë vendin arrin në rreth 45 000 banorë, duke përbër kështu rreth 7% në kuadër të gjithë popullsisë së Malit të Zi.
Qendra më e rëndësishme e gjithë trevave shqiptare në Mal të Zi është Ulqini, një qytet i lashtë ilir, i njohur për detari, tregti e bujqësi. Ulqini rreth viteve ’70 të shek. XX filloi të zhvillohej si qendër e rëndësishme turistike, në fillim nga turistët e huaj, kryesisht gjermanë, e më vonë edhe nga turistët kosovarë dhe nga popullsia e ish-Jugosllavisë.
   e. Trevat shqiptare në Republikën e Greqisë
Janë treva shqiptare, të cilat vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913, i lanë jashtë kufirit shtetëror shqiptar dhe i përfshinë në përbërje të Greqisë. Zhvillimet e mëvonshme, sidomos shpërnguljet masive me forcë të popullsisë autoktone shqiptare dhe mungesa e informacioneve zyrtare e bëjnë të vështirë përcaktimin e shtrirjes së trevave shqiptare në Greqi. Këto treva shqiptare shtrihen në pjesën veriperëndimore të Greqisë, përtej kufirit shtetëror juglindor të Shqipërisë, nga kufiri jugor i trevave shqiptare në Maqedoni deri në gjirin e Artës. Në përbërje të tyre hyjnë Çamëria, Follorina, Kosturi, Grebeneja, Konica etj.
Zbulimet arkeologjike dhe dokumentet e ndryshme historike flasin për një popullim shumë të hershëm të Çamërisë dhe të trevave shqiptare në Greqi. Ato kanë qenë të banuara nga fiset ilire të kaonëve dhe thesprotëve. Janë të shumta dokumentet që flasin për vazhdimësinë iliro-arbërore dhe shqiptare të popullsisë së tyre.
Në këto treva kanë ardhur edhe pakica të popullsisë greke. Në fillim të shekullit XX në këto treva banonin rreth 61 mijë shqiptarë të besimit ortodoks dhe mysliman. Qysh me aneksimet e para të krahinave të Çamërisë në vitet ’80 të shekullit XIX e deri pas Luftës së Dytë Botërore, nga shteti grek mbi popullsinë shqiptare është ushtruar vazhdimisht gjenocid, spastrim etnik dhe trysni për asimilimin e saj. Janë të njohura spastrimet etnike të viteve 1918-1919, 1923-1926 dhe 1944-1945, kur me dhunë u detyruan mijëra shqiptarë autoktonë të lënë vatrat e tyre dhe të migrojnë në Turqi, Shqipëri dhe gjetkë. Ndërkohë, për helenizimin e trevave shqiptare në Greqi u sollën grekë etnikë nga Azia e Vogël dhe krahinat e tjera greke. Kjo e ndryshoi strukturën etnike të këtyre trevave. Popullsisë shqiptare të mbetur në trojet e veta iu mohuan të gjitha të drejtat e tyre, si përdorimi i gjuhës dhe i shkollës shqipe, e drejta e shprehjes së identitetit etj. Popullsia shqiptare në këto treva tani është e paktë.
  • Historia, ndarja e territoreve dhe pasojat mbi shqiptarët
Para pavarësisë Shqipëria ishte e pushtuar nga perandoria Osmane. Ajo ishte e ndarë në disa sanxhakë : Kosova, Shkodra, Janina dhe Manastiri. PasTraktatit të Shën Stefanit, disa territore shqiptare iu dhanë Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë. Lidhja e Prizrenit u ngrit kundër këtij traktati dhe luftoi me armë në dorë. Edhe pse Lidhja dështoi, territoret shqiptare nuk u copëtuan të gjitha, por mbeten pjesë e Portës së Lartë.
Pas pavarësisë kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga Konferenca e Ambasadoreve e Fuqive të Mëdha. më gjithë kërkesën e Qeverisë së Vlorës për kufij etnik të Shqipërisë, Fuqitë të Mëdha nuk e morën parasysh kërkesën e saj. Kosova, Manastiri dhe Lugina e Preshevës iu dhanë Serbisë, Ulqini dhe viset përreth saj iu dhanë Malit të Zi kurse Çamëria iu dha Greqisë. Edhe pse morën më shumë se 2/3 e territorit të Shqipërisë vendet e Ballkanit vazhduan të kërkonin të tjera territore duke gjetur pretekste qesharake.
  • Pasojat e ndarjes së shqiptarëve
Ndarja e territoreve shqiptare solli pasoja të rënda si për Shqipërinë e cunguar ashtu edhe për banoret e viseve jashtë saj. Shteti shqiptar u përball më problemë shumë të mëdha nga që forca më e madhe punëtorë ndodhej jashtë territorit të saj. Gjithashtu burimet më të mëdha minerare ndodheshin në Kosovë e cila ishte pjesë e Serbisë. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ushtruan një dhunë të jashtëzakonshme mbi shqiptarët e viseve që pushtuan. Ata u masakruan u detyruan të ndryshonin fe dhe emra ose të largoheshin nga vendi i tyre. Kjo solli ndryshime në përbërjen e popullsisë së këtyre territoreve.
Lufta në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës
Kosova qëndroi si pjesë e Serbisë nga viti 1913 deri në vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosovës. Kjo luftë erdhi si pasojë e trajtimit të pabarabarte të shqiptareve me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe dëbimit të shumë prej tyre nga Kosova. Lufta u nis që në vitin 1913 kur filluan disa kryengritje. Gjatë regjimit të Titos për shqiptarët e Kosovës pati disa të drejta të cilat u mohuan totalisht gjatë regjimit të Milloshevicit. Lufta përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e cila u çlirua nga pushtimi policor serb. Në vitin 2000 shqiptarët e Luginës së Preshevës morën armët në duar për çlirim etnik e për t’ju bashkuar Shqipërisë, por u mundën nga shteti i fuqishëm sllav.Më 17 Shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë nga Serbia
Lufta në Republikën të Maqedonisë
Lufta në Republikën të Maqedonsië u zhvillua në vitin 2001 nga shqiptarët të cilët kërkonin të drejtat që u takonin në shtetin sllav të Maqedonise. Edhe pse ndërhyri fuqishëm ushtria e Maqedonisë nuk arriti të ndalte valën e revoltave kundër sistemit të padrejte. Marrëveshja e Ohrit ishte akti i fundit i luftës. Shqiptarët morën të drejtat që u takonin dhe lufta aq e padëshirueshme për të dyja palët përfundoi.
  • Copëtimi i njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë
Njësia etnokulturore e gjeopolitike e Shqipërisë në kuadër të Perandorisë Osmane nga mesi i shekullit XVII, ka pasur një territor rreth 120.000 km2. Kur u krijuan shtetet e Malit të Zi, të Serbisë dhe të Greqisë, Shqipërisë ju grabitën rreth 5.000 km2 territore të banuara kryesisht me shqiptarë ortodoksë. Nga 115.000 km2 territor etnokulturore e gjeopolitike që kishte Shqipëria në kuadër të Perandorisë Osmane, me rreth 2.800.000 banorë, Traktati i Berlinit i 13 korrikut 1878 i shkëputi Shqipërisë Etnike 24.458 km2 territore, duke zgjeruar Serbinë me 10.500 km2, Greqinë me 9.275 km2 dhe Malin e Zi  me 4.683 km2. Serbët përmes një gjenocidi me tipare kanibaliste u vërsulën si bisha mbi shqiptarët dhe trojet e tyre. Për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë përfaqësuesit shqiptarë në Parlamentin Osman organizuan Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare që filloi në 5 prill dhe vazhdoi deri në 18 gushtit 1912, nën drejtimin e Hasan Prishtinës. Sulltani dhe Porta e Lartë i pranuan më 17 gusht 1912 kërkesat e kryengritjes shqiptare  për Autonominë e Shqipërisë, me shtrirje në të katër vilajetet shqiptare, me një territor prej 90.270 km2, prej të cilave Vilajeti i Kosovës me 32.900 km2,  i Shkodrës me 10.970 km2, i Manastirit me 28.500 km2 dhe i Janinës me 17.900 km2. Në këtë Shqipëri Etnike në atë kohë banonin 3 milion shqiptarë.
  • A mund të shfuqizohet Traktati i Konferencës së Ambasadorëve në Londër 1913?
Nuk mund të ndryshohet një traktat ndërkombëtar, sikurse është Traktati i Londrës i 1913 me peticione, sado i madh të jetë numri i nënshkrimeve në të. Copëtimi i Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 është bërë përmes një marrëveshje ndërkombëtare të pesë Fuqive të Mëdha të kohës. Kjo Marrëveshje, në kohën që u mor, për nga të gjithë elementët e saj përbërës, ishte e padrejtë, e pa ligjshme, antihumane, çnjerëzore dhe diskriminuese ndaj një kombësie të tërë, siç është kombi shqiptar, por që në fund të fundit u miratua, u nënshkrua, e zbatua dhe u ratifikua. Marrëveshjet ndërkombëtare kanë fuqinë e ligjit për shtetet që janë palë në to. Në renditjen e burimeve juridike të përcaktuara në nenin 38 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, marrëveshjet ndërkombëtare janë të renditura të parat.
A ka një rrugë ligjore për ta shfuqizuar këtë Traktat? Ka. Rruga e vetme ligjore do të ishte që dy shtetet shqiptare, ai i Shqipërisë dhe i ai i Kosovës, së toku, ose veçmas, t’i kërkonin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë zgjidhjen gjyqësisht të kësaj padrejtësie historike. Mirëpo duhet të jemi të bindur se, edhe sikur t’a bënim për vete Gjykatën e Hagës dhe t’a fitonim gjyqin, ekzekutimi i këtij vendimi gjyqësor, domethënë detyrimi i Serbisë, i Maqedonisë, i Malit të Zi dhe i Greqisë për t’i lëshuar trojet shqiptare që kanë përfituar padrejtësisht në bazë të Traktatit të Londrës, me qëllim që ato t’i bashkohen Shqipërisë, do të bëhej përmes Këshillit të Sigurimit të OKB. Ky Këshill duhet të bjerë dakord për ta ekzekutuar këtë vendim gjyqësor me forcat ushtarake shumëkombëshe të OKB-së. Në qoftë se vetëm apo më shumë se një anëtar i KS të OKB do të vendosnin veton për të mos u ekzekutuar ky akt i Gjykatës së Hagës, atëherë ky vendim gjyqësor do të mbeste në sirtaret e OKB pa u zbatuar.
  • “Shqipëria Etnike” dhe “Shqipëria e Madhe”

Shqipëria natyrale ose Shqipëria etnike është hapi i fundit apo rezultati i bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.

Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto gjithsesi nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëri etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëri e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.
Nuk është e vështirë për të vënë në dukje dallimin esencial, që ekziston ndërmjet konceptit të Shqipërisë Etnike dhe atij të Shqipërisë së Madhe të përdorur nga fqinjët, për të ruajtur përfitimet e tyre territoriale. Në fakt është i njëti territor, i cili emërtohet në mënyra të ndryshme. Gjatë kohës së mbretërimit të Zogut, krenaria e shqiptarëve erdhi në rritje brenda krijimit të një shteti deri diku stabël dhe me disa elementë evropianë. Por problemi i shtetit etnik kaloi deri diku në plan të dytë, për arsye të çështjeve ekonomike dhe konjukturave të vetë politkës shqiptare në marrëdhënie me fqinjët. Mbreti Zog megjithëse i njohur për nacionalizmin e tij, pati hequr dorë nga tentativa për marrjen e Kosovës, për arsye të konjukturave të tij në marrëdhënie me mbretërinë jugosllave.
Koncepti i Shqipërisë Etnike është kthyer fuqishëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kohën e pushtimit italo-gjerman. Për të siguruar mbështetjen e shqiptarëve, gjermanët do të bënin realitet atë që e quajtën Shqipëria e Madhe, por që në fakt ishte deri diku, Shqipëria Etnike. Madje në krye të qeverisë kuislinge, fillimisht nazistët vunë një kryeministër nga Kosova. Më vonë, përpjekjet e shqiptarëve për Shqipërinë Etnike u konkretizuan edhe në një nga pikat e Marrëveshjes së Mukjes, me këmbënguljen e nacionalistëve. Mbase kjo shërbeu si shkas që misionarët jugosllavë pranë lëvizjes komuniste, të viheshin në lëvizje për të sabotuar marrëveshjen dhe më pas për të konfrontuar palët. Gjatë periudhës së sundimit komunist, konceptet mbi Shqipërinë kanë ekzistuar vetëm teorikisht, për shkak të pafuqisë për të vepruar në kushtet e një sistemi tërësisht të mbyllur.
“Rreziku” i Shqipërisë së Madhe u shfaq sërish gjatë luftës në Kosovë, e cila u çlirua me mbështetjen e NATO-s dhe u vu nën një protektorat të OKB-së. Ai u rishfaq gjatë luftës në IRJEM (Ish -Republika Jugosllave e Maqedonisë) dhe akoma qëndron i fshehur pas çdo përpjekjeje që bëjnë shqiptarët në drejtim të faktorizimit unik të tyre. Dobësitë e theksuara të cilat e shoqëruan Shqipërinë në tranzicion dhe moskoordinimi si duhet i faktorit shqiptar në Ballkan, bënë që shqiptarët të largoheshin deri diku nga tendenca për të zgjidhur çështjen e vjetër të tyre. Në këtë linjë, ata gjetën edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Por për shkak të projekteve të fqinjëve të vjetër, të cilat shkojnë gjithnjë e më tepër në kahje të kundërt me përpjekjet integruese të shqiptarëve në Evropë, duket se akoma Ballkani ndodhet në disbalancë politike. Lëvizjet e fundit politike në IRJEM dhe shfaqja e ka kthyer sërish në skenën politike shqiptare dhe mbase ka shtruar edhe për diskutim si një opsion të mundshëm konceptin e ndërtimit të një shteti etnik shqiptar në Ballkan ( dhe jo vetëm shqiptar), i cili do t’u jepte fund njëherë e mirë konflikteve me fqinjët. Por për arsye të rrjedhave të historisë dhe zhvillimeve gati njëshekullore, duhet pranuar se Shqipëria Etnike është rrudhur. Nëse shqiptarët e sotëm, do të merrnin në konsideratë edhe një opsion të tillë, ata me dhimbje do të duhej të pranonin jo më Shqipërinë e vjetër Etnike, por një shtet të ri, i cili do të konsiderohej vetëm në vendet ku shqiptarët kanë shumicën e popullsisë.
  • Integrimi në Ballkan
Një shtet i fuqishëm shqiptar në Ballkan, do të krijonte hapësira për një zhvillim shumë më të shpejtë ekonomik. Nga ana tjetër, opsioni i mbështetjes së projekteve evropiane për integrim, duke mos diskutuar troje dhe shtete mbi baza etnike, duhet të mbetet si prioritar për sa kohë që të gjitha prirjet e protagonistëve të rezultonin në drejtimin tjetër.
Nëpërmjet integrimit, ndonëse për një kohë shumë të gjatë, shqiptarët mund të arrijnë të ripopullojnë trojet e tyre dhe nëpërmjet pjellshmërisë tradicionale të lartë, mund të rifitojnë pozitat e tyre në vende si IRJEM-i, Kosova Lindore dhe padyshim Kosova, në mënyrë integruese demokratike. Por kjo nuk varet vetëm nga shqiptarët. Të dyja këto opsione duhen analizuar me të gjithë elementët, të gjitha zhvillimet dhe prirjet, duke i llogaritur ato në kohë dhe hapësirë. Nëse fqinjët janë të prirur drej shteteve etnike, siç po ndodh me Serbinë, por edhe siç ndodh në të vërtetë me maqedonasit, shqiptarët duhet të jenë të gatshëm për t’ju përgjigjur qoftë edhe këtij opsioni.
Nuk ka dyshim se shtetet e ndërtuara mbi baza etnike në konceptin evropian, janë shumë më të forta dhe të qëndrueshme. Por punët janë aq të ngatërruara në Ballkan, saqë është shumë e vështirë për të arritur në një mesatare, e cila të kënaqë interesat e të gjitha palëve. Nëse ballkanasit e jugut nuk duan të jetojnë në shtete të përbashkëta, faktori ndërkombëtar duhet të investojë për të gjetur zgjidhje të tjera paqësore, për të mos përsëritur çmimin e madh që pati shpërbërja e ish -Jugosllavisë.


Punoi: Enn Eaa
Dokumenti për printim: Shkarko

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Projekt Historia e shqiptarëve - Shqipëria etnike dhe politike
Projekt Historia e shqiptarëve - Shqipëria etnike dhe politike
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg4BHLfXzK48-SMPTMFlO9QVBM8AlUY0hC2c6xPW240hRaXI5KcLpG83-7K8DEAnRq38J_2ouNA7W56RAUC1W6N8VA9z0ZkOWiXOxr2PGWjp98mWIURA1t7yITWCiIUEG8MGn7Sm3Lv0FsE/s1600/Flamuri-Shqiptar.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg4BHLfXzK48-SMPTMFlO9QVBM8AlUY0hC2c6xPW240hRaXI5KcLpG83-7K8DEAnRq38J_2ouNA7W56RAUC1W6N8VA9z0ZkOWiXOxr2PGWjp98mWIURA1t7yITWCiIUEG8MGn7Sm3Lv0FsE/s72-c/Flamuri-Shqiptar.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/02/projekt-historia-e-shqiptareve.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/02/projekt-historia-e-shqiptareve.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy