Permbledhje rreth jetes se Migjenit Lindi në Shkodër më 13 tetor 1911. Pas kryerjes së shkollës fillore, gjysmë të mesme dhe seminarit ortod...
Permbledhje rreth jetes se Migjenit

“Vargjet e lira” është përmbledhja e poezive të tij, ndërsa “Novelat e qytetit të veriut” përmbledhje e prozave, të cilat u botuan vetëm pas vdekjes. Migjeni ishte ndër të rrallët shkrimtarë të kohës, që spikatën amoralitetin kohor, absurditetin e zakoneve të përçudnuara, injorancën e regjimeve despotike. Ndër vjershat më të spikatura mund të përmenden “Të birtë e shekullit të ri”, “Recital i malësorit”, “Kanga e rinisë”, etj. Ndërsa në prozë, “Luli i vocërr”, “Legjenda e misrit”, “… bukën tonë të përditshme falna zot”, etj. Në dhjetor 1937, ai niset për në Itali, për t’u kuruar në senatoriumin San-Luigji të Torinos, pastaj në Spitalin Torre Pellice, ku dhe në një qetësi hyjnore ndërroi jetë me 26 gusht 1938 .
Poezia e Migjenit.
Krijimtaria poetike e Migjenit u zhvillua kryesisht brenda tre viteve 1932-1935.
Migjeni shprehu pakenaqesite e tij rreth realitetit shoqeror te asaj kohe. Dha pamje tronditese, te klasave te shtypura dhe te shfrytezuara.
Dha idete e tij per nje shoqeri ndryshe. Me te barabarte, pa shfrytezim te njerezve. Ai I perkrahte te rinjte me iden revulocionare per te ndryshuar vendin. I shtynte te merrnin guximin per te vepruar.
Por sic e dime tema kryesore e Migjenit ishte MJERIMI. I cili eshte pershkruar dhe paraqitur ne menyren me realiste te mundeshme. Duke shfryre dhimbjen qe I jep mjerimi, autori pershkruan figura, njerez dhe ngjarje te mbyerthyera nga nje trishtim I thelle.
Migjenin e indinjonte se tepermi hendeku I thelle I pabarazise midis klasave.
Me ane te hiperbolave dhe groteskut Migjeni pershkruan perfaqesuesit e klasave te pasura dhe shfrytezuese.
Ai, mjerimin dhe skamjen, nuk e sheh ne anen siperfaqesore, po e shikon ne te gjitha aspektet, ne ate fizik, shpirteror, moral e shoqeror.
Karakteristike e poezive te Migjenit eshte dhe perdorimi I metaforave, epiteteve, ironise, antitezave dhe hiperboles.
Analize e pergjithshme per Vargjet e Lira.
Struktura: Struktura ciklike e vepres me emertimet e saj krijon nje rend logjik e tematik te poezive. Ne secilin cikel del emertimi kange per poezine , qe eshte nje emertim tradicional: Parathanja e Parathanjeve si hyrje, Kanget e ringjalljes, Kanget e mjerimit, Kanget e perndimit, Kange ne vete, Kanget e rinise, Kanget e fundit.
Titulli: Titulli I vepres ka kuptim te dyfishte: vargje te lira ne menyren e ndertimit te tyre, dhe vargje te lira ne veshtrimin e lirise tematike. Qe ne titull del vetedija e autorit se po krijonte nje poezi tjeter nga rrjedha e poezise se kohes.
Tematika: Kemi : shkeputja nga trajtat formale e tematike te poezise shqiptare te kohes. Mungon tematika atdhetare apo kombetare. E kaluara preket vetem si reflektim ne aktualen, por jo si teme e vecante . Teme zoteruese behet tema shoqerore e kohes si dhe dhimbjet personale te lidhura me kohen.
Toni poetik: Nepermjet tonit polemizues Migjeni I kundervihet tradites se shkrimeve romantike. Qofte ne nentekstin poetik apo ate te prozes qendron nje ironi e fshehur, qe synon te sarkazma: gje te cilen Migjeni nuk ia kurseu as vetvetes. Duke e ndjekur njeriun ne luften e tij per ekzistence Migjeni, si asnje poet tjeter, shembi te gjitha kultet fetare, politike, atdhetare dhe morale.
Ndarja e kengeve.
- Kanget e pakendueme: Ne kete cikel Migjeni e shikon artin e poezise si nje mundim te thelle psikologjik, dhe realizimin e krijimit nje shperthim te mundshem. Ai eshte I vetedijshem qe poezia e tij do te shfaqe nje rebelizem te permbajtur : …e une jam vullkani qe fle I fashitun.
- Kanget e ringjalljes: Ideja e zgjimit do te hedhe idene e lindjes se nje njeriu te ri, qe do te mekembe nj Kohe te Re. Ky njeri I ri do te zgjoje ndergjegjet e fjetura njerezore per njohjen e vetvetes, te jetes e te lirise. ( Shpirt’ I ri, Pesha e fatit )
- Kanget e mjerimit: I gjithe cikli I kengeve te mjerimit, ku bejne pjese shumica e poezive Migjenit ( Poema e mjerimit , Balade qytetse, Lagja e varfun, Melodi e keputun ) eshte i ndertuar me dy lloje shprehesish poetike: me nje shperthim te revoltes se poetit, qe kerkon veprim, dhe me nje terheqje te tij, abstenim. Ne kete cikel futen edhe poezite e rebelimit poetik te Migjenit kundrejt pamjeve te temerrshme te jetes. Keto jane poezi te kundershtimit, qofte kur ai grindet me vetveten, qofte kur guxon apo terhiqet: ( Recital’ I malsorit, Blasfemi, Kanga skandaloze ). Kudo theksohet deshira, malli per veprim, por edhe vetedija per pamundesine e veprimit.
- Kanget e Perendimit: Ne kete cikel do te ndertohet besimi I ri apo besimi I rigjetur dhe do te tingelloje I fuqishem dhe eksaltuez rasti I ri fe e cmendun e Perndimit te mrekullueshem…, ku…I egzaltuem shklet njeriu ne delirium te pakuptueshem. Kjo eshte endrra e kapercimit te pengesave, per nje liri qe gjendet tjeterkund dhe ku dalin vera te reja njerezore.
- Kanget e rinise: Keto shperthime shpirterore marrin trajta te ekzates se pranveres, te nostalgjise rinore; femra per Migjenin eshte e paarritshme dhe dashuria per te mbetet e parealizuar. Gruaja eshte hyjni apo kob? Edhe kjo do te mbetet nje alternative e fundit dhe e pazgjidhur per Migjenin.
- Kanget e fundit: Mbahen si poezite me te fuqishme te Migjenit, te shkruara kur poeti po lengonte rende nga semundja. Ato nuk jane me shprehje te jetes, por pershkrim I ngadalshem I vdekjes. Vete titujt e vjershave: Nje nate pa gjume, Vuejtja, Frymezim’ I pafat, Kanga qe s’kuptohet, Vetmia, Nen flamujt e melankolise japin poetikisht shkallet e renies se poetit.
Analize e “Poemes se Mjerimit”
Per sa i perket ciklit te Kengeve te Mjerimit ai eshte ndertuar ne dy lloje ligjerimesh poetike. Ka nje grup kengesh ku mbizoteron revolta politike (Poema e Mjerimit, Recitali malesorit, etj) dhe nje grup kengesh te tjera, ku mbizoteron terheqja e poetit, I cili vetem konstaton dhe ironizon therazi (Balade qytetase, etj).
Ne kete poezi Migjeni tregon haptazi si cdo te thote te jesh ne skamje. Ai perdor figuren e metafores dhe epitet per te shprehur kete mjerim. Shohim qe e pershkruan me keto fjale -> Fryra te zbehta, sy te jeshilta, te shikojne si hije, duert te mpita, me zhele, te shemtueme,te ndyta, te verdha.
Ne keto vepra shohim qarte edhe fshikullimen qe ai u jep fese. Duke thene -> e mbi ta n’ajer, si ne qesendi, therin qiellin minarete e ngurta, profetenet dhe dhejtenet ne fusheta te shumengjyrta shkelqejne, e mjerimi mirfilli ndien tradheti.
Migjeni do te tregoje se kjo varferi, kjo skamje, trashegohet brez pas brezi dhe nuk e le njeriun te shijoje jeten e tij. Ai thote qe : Mjerimi pjek femin para se te burrnohet.
Poeti e kap mjerimin ne sfera te ndryshme, ate fizik, shpirteror dhe moral.
Aipas autorit pasojat qe mjerimi shkakton jane:
- Perbuzja, lind I paditur,
- sjell trashegimi te percunduar
- shkaterrim te dashurise amesore
- shkaterron femijerite dhe endrrat e saj
- shkaterron vlerat dhe moralin
- e con njeriun ne depresion
Analize e “Nje nate pa gjume”
Kjo poezi eshte si nje klithje deri ne skaj e te vetmuarit. Ketu poeti shpreh ankth, nuk gjen qetesi e ndihet I vetmuar. Kjo lidhje shqipetohet si: thirrje universal dhe thirrje e percaktuar. Thirrja e poetit del ne dy forma: lutje per qetesi personale dhe vullnet e shprese per ndryshime.
Poeti e quan veten burre I tretun, kjo shpreh zbrastine e tij shpirteore dhe vetmine. Ai e shikon veten te paafte, pa force per te bere ndryshimet qe nevojiten.
Simboli I gjelit eshte I pranishem ne disa vepra te migjenit, ku ka funksion ironizues. Nenteksti I poezise fsheh notat tragjike te vete jetes se Migjenit qe po shuhet nga semundja.
Ai e shikon qe eshte afer fundit te tij dhe e kupton se nuk ka me se cfare te japi per te ndryshuar dicka. Askush sme ndijon, cirrem kot me kot… Por me ne fund, poeti nuk e shikon me shpetimin te drita por te jastiku.
Poeti eshte ne dileme gjate gjithe kohes. Ai vendos kunervendje te forta perball njera tjetres kur thote: me dhemb e sdi cme dhemb, urrej e sdi curren, don e sdi sec don. Ne poezi mbizoterojn toni thirror, perseritja e fjaleve, shkallezimi I dhimbjes qe perforcon vetmine.
KOMENTET