Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Një tragjedi amerikane - Referat

“Sa ngadalë vinte mbrëmja, sa ngadalë gdhihej mëngjesi! Sa e gjatë ishte nata! Ç'psherëtima dhe rënkime! Ç'torturë natë e ditë pa ty…” - Këto janë fjalët e një vajze të quajtur Roberta, e cila e rrëmbyer nga dashuria qorre për një djalë të verbuar nga madhështia e të qënit i pasur, degradoi veten deri në një tragjedi për të përmbushur dëshirat dhe ëndrrat e tij djaloshare.Një tragjedi amerikane - Referat letersi

    “Sa ngadalë vinte mbrëmja, sa ngadalë gdhihej mëngjesi! Sa e gjatë ishte nata! Ç'psherëtima dhe rënkime! Ç'torturë natë e ditë pa ty…” - Këto janë fjalët e një vajze të quajtur Roberta, e cila e rrëmbyer nga dashuria qorre për një djalë të verbuar nga madhështia e të qënit i pasur, degradoi veten deri në një tragjedi për të përmbushur dëshirat dhe ëndrrat e tij djaloshare.
    Realiteti amerikan, të cilit Drajzer i jep jetë në librin e tij të titulluar “Një tragjedi amerikane”, fatkeqësisht sot mbizotëron në një numër të madh lidhjesh ndërmjet të rinjëve, të cilët janë në fillimet e tyre të shijimit të kënaqësive tunduese të jetës. Ky libër është jetësimi i një tragjedie të vërtetë të ndodhur në Nju Jork në vitet 1906, të cilën Drajzer e ktheu në një nga veprat e tij më të mira dhe më të vlerësuara.




Mbi librin
    Personazhi kryesor i Drajzerit, ambiciozi, por i papjekuri Klajd, i rritur nga prindër të varfër dhe të devotshëm ndaj fesë (të cilët e detyrojnë atë të dalë në rrugë për veprimtaritë e tyre misionare), kërkon me ngulm të arrijë një jetë më të mirë, të njëjtë me të bashkëmoshtarëve të tij pasanikë. Telashet e tij nisin kur ai fillon punë në një hotel si punonjës i thjeshtë.
    Djemtë me të cilët ai shoqërohet, e futin në një botë ku ai zhvillon një shije të pafat për alkoolin, qejfet rinore dhe prostitucionin. Klajdit fillon t’i pëlqejë mënyra e re tunduese e jetesës dhe bën gjithçka për të fituar afrimitetin e Hortens Brigsit, një bos i cili ishte i familjarizuar me jetën që ëndërronte Klajdi. Por, jeta e Klajdit ndryshon përgjithnjë kur makina e vjedhur, me të cilën ai udhëton, vret një fëmijë. Ai largohet nga Kanzas City dhe pas një qëndrimi të shkurtër në Çikago, ai vendoset në Likurgus, në Nju Jork, ku nis punë si mbikqyrës në një fabrikë kollaresh, e cila ishte në pronësi të xhaxhait të tij.
    Klajdit fillon t’i hyjë në zemër një nga punonjëset e tij në fabrikë, një vajzë e re dhe tekanjoze e quajtur Roberta Alden. Roberta duke qenë se ishte e re në tregun e pangopur të punës në Amerikë, gënjehet lehtë dhe bie në dashuri me të. Fillimisht, Klajdit i pëlqen lidhja e fshehtë, e cila ishte e ndaluar nga rregullat e fabrikës, dhe i kërkon Robertës që të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Por ajo, duke qenë një femër e padjallëzuar dhe e panjohur me skutat e errëta të ëndrrave të Klajdit, pranon. Roberta e pafat, mendonte se Klajdi do të ishte i saj gjithë jetën, ndaj dhe iu dorëzua atij me mish dhe me shpirt. Por, Klajdi si një aventurier i ri, as që i shkon në mendje të martohet me të varfrën Roberta.Në vend të saj, ai ëndërron për eleganten Sondra Finçli, e bija e një e njeriu të pasur dhe mik i xhaxhait të tij. Fatkeqësisht, Roberta është shtatzanë dhe Klajdi ngul këmbë që ajo të abortojë. Natyrisht, Roberta pret që ata të martohen, por ai gjithnjë e shtyn për më vonë. Ndërkohë, lidhja e tij me Sondrën vazhdon dhe bëhet më e fortë. Kur ai merr vesh se ka një shans të vogël për t'u martuar me Sondran, dhe pasi Roberta e kërcënon se nëse ata nuk martohen, do të tregojë rreth marrëdhënies së tyre, Klajdi mendon ta vrasë Robertën, por në mënyrë që të duket si aksident.
    Klajdi e merr Robertën për një udhëtim me kanoe në Liqenin Big Bittern dhe vozit në një zonë të largët. Teksa ai fliste për fundin e lidhjes së tyre, Roberta lëviz drejt tij, dhe ai e godet atë në fytyrë me kamerën e tij. Roberta trulloset dhe varka përmbyset. Roberta nuk di të notojë dhe mbytet, ndërsa Klajdi noton drejt bregut. Nuk është e qartë nëse ai veproi me ligësi dhe dëshironte ta vriste apo veproi instiktivisht. Megjithatë, gjurmët e provave të çojnë drejt vrasjes me qëllim. Autoritetet lokale janë kaq të paduruara për ta dënuar Klajdin saqë krijojnë edhe vetë prova të paqëna kundër tij. Duke vazhduar me një gjyq të madh përpara një audience armiqësorë dhe pavarësisht një mbrojtjeje të fortë, Klajdi dënohet me vdekje dhe ekzekutohet.
    Ai i qe nënshtruar fatit me gjithë mend e me gjithë zemër. I'u zhduk edhe shpresa e fundit e ëndrrës së tij. Mbaroi gjithcka! Kështu ndodh kur nata e shuan vezullimin e fundit të muzgut në horizont.

Literatura:
http://www.bota.al/2015/09/vepra-te-frymezuara-nga-krim-te-vertete-nje-tragjedi-amerikane-e-teodor-drajzerit/
http://www.shtepiaelibrit.com/store/sq/klasiket/1215-nje-tragjedi-amerikane-libri-i-pare-teodor-drajzer.html
http://albertvataj.com/2016/01/teodor-drajzer-ne-qetesine-shpirterore-njeriu-gjen-mencurine-ndjeshmeria-e-semure-i-lajthit/

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Një tragjedi amerikane - Referat
Një tragjedi amerikane - Referat
“Sa ngadalë vinte mbrëmja, sa ngadalë gdhihej mëngjesi! Sa e gjatë ishte nata! Ç'psherëtima dhe rënkime! Ç'torturë natë e ditë pa ty…” - Këto janë fjalët e një vajze të quajtur Roberta, e cila e rrëmbyer nga dashuria qorre për një djalë të verbuar nga madhështia e të qënit i pasur, degradoi veten deri në një tragjedi për të përmbushur dëshirat dhe ëndrrat e tij djaloshare.Një tragjedi amerikane - Referat letersi
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjiHa8tigchwIn2LCxSmoIz3Q3h57CpuiOmgQ1SGGSbSMR6JZlvIDZkHw9chanjZAs0D4zSOPFPYpKPW-kd0ELJIDX2FdcBf1Gf1bXo4umB2wfdvvC9jmkSJUHNrtf7OAspETOlZViXgu5u/s400/9780451531551_p0_v1_s1200x630.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjiHa8tigchwIn2LCxSmoIz3Q3h57CpuiOmgQ1SGGSbSMR6JZlvIDZkHw9chanjZAs0D4zSOPFPYpKPW-kd0ELJIDX2FdcBf1Gf1bXo4umB2wfdvvC9jmkSJUHNrtf7OAspETOlZViXgu5u/s72-c/9780451531551_p0_v1_s1200x630.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/10/nje-tragjedi-amerikane-referat.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/10/nje-tragjedi-amerikane-referat.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy