Epilepsia - Projekt , Epilepsia është një prej sëmundjeve më të shpeshta në neurologji. Sëmundjet e sistemit nervor
Epilepsia është një prej sëmundjeve më të shpeshta në neurologji. Ajo i takon grupit të sëmundjeve konvulsive, e cila shoqërohet me ngërçe të muskujve dhe ndryshim të furishëm të vetëdijes (me një shkallë të caktuar të vetëdijes). Emërtimi i sëmundjes vjen nga fjala greke ‘epilepsi’ që nënkupton sulmin.
1. Grand mal: ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes abnormale elektrike të kores së trurit e cila shoqërohet me humbje të shpejtë të vetëdijes, shtangim të muskujve të trupit dhe shkumën në gojë. Shpesh, në fazën e atakut i sëmuri ka urinim të pakontrolluar e më rrallë edhe të feçes. Pas kësaj, pacienti është pa vetëdije dhe zgjohet gradualisht. Për një kohë ndihet konfuz dhe i përgjumur, por janë të mundshme edhe lëndimet gjatë rënies.
2. Petit mal: ataqe të vogla, më të shpeshta te fëmijët e vegjël. Fëmija і sëmurë zakonisht ka shumë ataqe gjatë 24 orëve. Sulmet ndodhin më shpesh në mëngjes dhe gjatë aktivitetit fizik. Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet kohëshkurtra të muskujve (zakonisht të fytyrës ose ekstremiteteve). I sëmuri nuk e humb vetëdijen, por meqenëse ndonjëherë vjen deri të çrregullimi i të folurit merr pamjen sikur ka humbur vetëdijen.
3. Epilepsia psikomotore: Zakonisht tek të rriturit, ndonjëherë ngatërrohet me psikozën. Karakterizohet me sjellje të përsëritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lëvizje të pakontrolluara të ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja). Të sëmurët herë nuk janë të qetë, por agresivë. Personi është i çorientuar ndaj vetvetes, personave tjerë, kohës dhe hapësirës.
4. Status epileptikus: Ataku і zgjatur ose i përsëritur. Zgjatë më se paku 30 minuta. E rrezikon jetën dhe çdo-herë në një masë të caktuar e dëmton edhe trurin.
Shkaktaret e epilepsisë
– Çrregullimet e sistemit nervor qendror (çrregullimet natyrale gjatë zhvillimit, infeksionet, neoplazmat, sëmundjet e enëve të gjakut, sëmundjet e lindura të cilat shkaktojnë dëmtimin e trurit).
– Çrregullimet metabolike
– Lëndimet e kokës
– Temperatura e lartë
– Përdorimi pa masë i alkoolit ose drogave
– Stresi emocional
– Epilepsia idiopatike (baza ose substrati trashëgues)
Simptomat:
– Aura - nënkupton vërejtjen, parandien, sikur halucinacion i zërit dhe shikimit, ndjenja e erës së çuditshme ose shijes, ndjenja e shtangimit, mundimit të barkut e cila zgjatë disa sekonda.
– Humbja e vetëdijes
– Shtangimet e muskujve dhe lirimi në çdo 15 deri 20 sekonda.
– Gulçim pas atakut dhe apatia
– Ndonjëherë dhimbje koke.
Ndihma e parë
1. Të sigurohet kalueshmëria e rrugëve të frymëmarrjes me rrotullimin anësor në pozitë të krahut.
2. Të sigurohet që i sëmuri të mos e godas kokën në bazë të fortë, kështu që nën kokë të vendoset ndonjë mjet i butë (jastëk, batanije, etj.)
3. Zbërthehet rripi dhe çlidhet kravata.
4. Largohet gjithçka që mund ta lëndoj të sëmurin në rrethinën e tij.
5. Thirret ndihma e shpejtë.
6. Gjithmonë pritet në vendin e ngjarjes që i sëmuri të kthehet në vetëdije ose deri sa të vjen ndihma e shpejtë.
Shkaqet e epilepsisë
Epilepsia zakonisht fillon në fëmijëri, por gjithashtu ajo mund të fillojë edhe në mosha të tjera. Edhe pse në më të shumtën e gjysmës së njerëzve që kanë epilepsi shkaqet nuk mund të përcaktohen, ka disa shkaqe të cilat janë të përcaktueshme. Ato janë:
-Predispozita për epilepsi në familje
-Dëmtimi i trurit në lindje
-Periudha anoksi-e që prekin trurin
-Aksidente që sjellin dëmtim të trurit; dhe
-Infeksione, mpiksje gjaku ose sëmundje të tjera që prekin trurin.
Epilepsia që fillon në fëmijëri mund të shkaktohet nga dëmtime në lindje, anormalitete prezente që nga lindja ose infeksione të sistemit nervor qendror. Krizat që fillojnë në moshë më të rritur kanë më shumë mundësi që të shkaktohen nga sëmundje ose dëmtime që prekin trurin. P.sh. tek të moshuarit epilepsia mund të zhvillohet pas një infarkti.
Trajtimi i epilepsisë
Epilepsia trajtohet me ilaçe që jepen me recetë e që synojnë parandalimin e krizave. Shumë njerëz që kanë epilepsi i marrin këto ilaçe për shumë vite. Mjeku e redukton gradualisht dozën e ilaçeve kundër epilepsisë dhe mund edhe të ndalojë përdorimin e tyre disa vite pas krizave. Një jetë e balancuar dhe e shëndetshme është e rëndësishme për menaxhimin e epilepsisë.
Një opsion trajtimi është edhe operacioni, por ai është i këshillueshëm zakonisht për njerëzit që kanë epilepsi të rëndë. Megjithatë, operacioni është i rezervuar kur ilaçet dështojnë të kontrollojnë krizat dhe kur mjekët mund të identifikojnë në mënyrë preçize lokalizimin e aktivitetit jonormal elektrokimik në tru dhe zonën që mund të operohet në mënyrë të sigurt. Operacioni për epilepsinë nuk mund të konsiderohet me 100% sukses.
Për shumë njerëz, epilepsia mund të kontrollohet mirë dhe mund të çojë në një aktivitet të plotë jetësor.
Elementët e rëndësishëm të trajtimit janë:
Me medikamentet e përshtatshme, shumica e njerëzve me epilepsi kanë mundësi të kontrollojnë krizat dhe të kenë jetë normale.
– Vazhdimësia e marrjes së ilaçeve në dozat dhe kohën që është përcaktuar;
– E fjetura mirë dhe në mënyrë të rregullt;
– Synimi për një stil jetese të shëndetshme dhe të balancuar;
– Menaxhimi i stresit;
– Të ushqyerit mirë dhe në mënyrë të rregullt (krizat ndodhin më shpesh kur jeni të uritur);
– Përcaktimi nëse kriza ka një nxitës të caktuar si drita që shkëlqejnë, video game, luhatje të dritës së diellit (një pjesë e vogël e njerëzve me epilepsi i kanë këto shkaqe) dhe ndërmarrja e hapave parandaluese për të evituar krizat që vijnë nga këto shkaqe;
– Evitimi i ilaçeve rekreative dhe e alkool-it në doza të mëdha;
– Bërja e testeve të gjakut (për të gjetur përqendrimin e ilaçeve në gjakun tuaj, funksionimin e mëlçisë dhe veshkave dhe llogaritjen e qelizave të gjakut) sipas këshillave të mjekut;
– Të qenit të kujdesshëm për ndërlidhjet e mundshme midis ilaçeve të epilepsisë dhe ilaçeve të tjera, përfshirë kontraceptivë-t dhe bimët mjekësore – pyesni mjekun përpara se të filloni ndonjë ilaç të ri;
– Të komunikuarit me mjekun nëse jeni shtatzënë ose mendoni që të mbeteni shtatzënë – sepse ilaçet duhet të rregullohen dhe epilepsia duhet të monitorohet me kujdes.
Çfarë e përkeqëson epilepsinë?
Mosmarrja e ilaçeve në mënyrë të rregullt ose ndalimi i marrjes së tyre mund të shkaktojë disa kriza. Epilepsinë e përkeqëson:
– -Të qenit të mbilodhur dhe me shumë stres;
– -Konsumimi i kafeinë-s në doza të larta;
– -Humbja e vakteve të ushqimit;
– -Të qenit të mërzitur (kujtojuni që të bëni ushtrime rregullisht gjatë ditës);
– -Pirja e alkoolit dhe marrja e drogave ilegale;
– -Të paturit e etheve dhe infeksioneve (trajtojini ato në hershmëri);
– -Ndryshimi hormonal dhe ndryshimet e tjera që ndodhin gjatë ciklit menstrual.
KOMENTET