Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Alzheimeri - Projekt

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e dementias. Kjo sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe kësisoj sëmundja u emërtua sipas tij. Alzheimeri - Projekt . Semundjet e sistemit nervor

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e dementias. Kjo sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe kësisoj sëmundja u emërtua sipas tij. Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë përpara. Më 2006, kishte 26,6 milionë persona të prekur në tërë botën. Parashikohet që në 2050-n 1 në 85 veta të jenë të prekur nga kjo sëmundje.



Ndonëse secili rast i Alzheimerit është unik për secilin individ, ka shumë simptoma të përbashkëta. Simptomat më të hershme të vëzhguara shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me moshën, ose manifestime të stresit. Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja, si p.sh vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit. Kur mjeku ose infermieri lajmërohen, dhe sëmundja dyshohet, diagnoza shpesh konfirmohet me teste konjitive dhe vlerësime të sjelljes dhe pastaj kryhet një skanim i trurit.

Kur sëmundja përparon, simptomat përfshijnë ngatërresën, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.
Më pak se 3 përqind e individëve jetojnë më shumë se 14 vjet pas diagnozës.
Shkaku dhe zhvillimi i Alzheimerit janë të paqarta. Kërkimi shkencor tregon se sëmundja lidhet me pllakat e pleqërisë (pjesë në zonën gri ku gjenden me shumicë qelizash amiloide që ndihmojnë nëshfaqjen e sëmundjeve neurodegjenerative) dhe lëmshet neurofibrilare (proteina patologjike të grumbulluara). Trajtimet e përdorura momentalisht ofrojnë pak përfitime simptomatike ; asnjë trajtim që vonon ose ndal progresin e sëmundjes nuk ekziston. Në 2008, më shumë se 500 teste klinike janë kryer për identifikimin e një kure të mundshme të Alzheimerit, por nuk dihet nëse ndonjë nga këto teste do shfaqë rezultate premtuese.
Për shkak se Alzheimeri nuk mund të kurohet dhe është degjenerativ, menaxhimi i pacientëve është esencial.

  Karakteristikat

Zhvillimi i sëmundjes ndahet në katër faza që lidhen me dëmtimet e funksioneve trupore dhe mendore.
Para-dementia
Simptomat e para shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me plakjen dhe stresin. Testimet e detajuara neuropsikologjike mund të shfaqin vështirësi mendore që 8 vjet para se një person të plotësojë kriteret për diagnostikimin me Alzheimer. Problemi më i dukshëm është humbja e kujtesës, që shfaqet si vështirësia për të mbajtur mend fakte të mësuara së fundmi dhe paafatësia për të thithur informacion të ri. Problemet me funksionet ekzekutive (si vëmendja, fleksibiliteti dhe mendimi abstrakt) ose dëmtimet në kujtesën semantike (kujtesa e kuptimeve), mund të jenë simptoma të fazave të hershme të sëmundjes. Faza para-klinike e sëmundjes është quajtur gjithashtu dëmtim i butë mendor, por nëse ky term korespondon me një fazë pas diagnostikimit apo me hapin e parë të sëmundjes së Alzheimerit, kjo ngelet për tu diskutuar.
Dementia e hershme
Tek njerëzit me këtë sëmundje, dëmtimi në rritje i aftësisë për të mësuar dhe kujtesës sjell në diagnostikimin definitiv. Në një pjesë të vogël të tyre, vështirësitë me gjuhën, me funksionet ekzekutive, me perceptimin janë më të shfaqura sesa problemet me kujtesën. Sëmundja e Alzheimerit nuk ndikon njëlloj në të gjitha kapacitetet e kujtesës. Kujtimet e vjetra të jetës së personit (kujtesa episodike), faktet e mësuara dhe kujtesa trupore ndikohen në një gradë më të ulët se kujtesa afatshkurtër.
Problemet me gjuhën janë kryesisht të karakterizuara nga kufizimi e fjalorit dhe ulja e rrjedhshmërisë për të folur, që çojnë në varfërimin e gjuhës së folur e të shkruajtur. Në këtë fazë, personi me Alzheimer shpesh është i aftë të komunikojë idetë kryesore. Ndërsa performon aftësi motore si të shkruarit, vizatuarit ose veshurit, koordinimi i lëvizjeve dhe vështirësitë e planifikimit mund të jenë të pranishëm por shpesh nuk vihen re. Ndërsa sëmundja zhvillohet, personat e prekur shpesh vazhdojnë të kryejnë shumë veprime në mënyrë të pavarur, por u duhet ndihmë ose mbikqyrje për aktivitete më kërkuese si nga ana fizike dhe mendërore.
Dementia e mesme
Përkeqësimi i vazhdueshëm pengon pavarësinë e individëve të prekur, që bëhen të paaftë për të kryer edhe aktivitetet më të zakonshme. Vështirësitë në të folurit bëhen të dukshme për shkak se i prekuri nuk mund të kujtojë fjalët, që e çojnë atë në zëvendësimin e fjalëve të duhura me fjalë të gabuara. Aftësitë shkruese dhe lexuese humbasin gjithashtu shkallë-shkallë. Koordinimi i ndërlikuar i lëvizjeve përkeqësohet me kalimin e kohës, duke e bërë më të madh rrezikun e rënies. Gjithashtu, problemet e kujtesës përkeqësohen dhe personi mund të mos njohë të afërmit. Kujtesa afatgjatë, që më përpara qe e pacënuar, tani dëmtohet.
Dementia e avancuar
Përgjatë fazave të fundit, i sëmuri është plotësisht i varur nga kujdestari i tij. Fjalori që përdor është reduktuar në fraza të thjeshta ose thjeshtë fjalë të vetme, dhe është duke shkuar gradualisht drejt humbjes së aftësisë për të folur. Pavarësisht humbjes së aftësisë gjuhësore verbale, ata shpesh mund të kuptojnë të tjerët dhe të reflektojnë me anë të sinjaleve emocionale. Edhe pse agresiviteti mund të jetë akoma prezent, plogështia ekstreme dhe lodhja janë simptomat më të zakonshme. Njerëzit me Alzheimer nuk do mund të kryejnë më as veprimet më të thjeshta në mënyrë të pavarur; masa e muskujve dhe lëvizshmëria përkeqësohet deri në atë pikë sa ata zënë shtratin dhe nuk mund të ushqejnë më as veten. Shkaktimi i vdekjes zakonisht vjen nga një faktor i jashtëm, si ulçera, pneumonia, por jo sëmundja vetë.

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Alzheimeri - Projekt
Alzheimeri - Projekt
Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e dementias. Kjo sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe kësisoj sëmundja u emërtua sipas tij. Alzheimeri - Projekt . Semundjet e sistemit nervor
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjMFaw9-jxTHFO7ZlXWtPcbO3VG1qHr_ebgN-Xa8lQhOv9_T4LGG0-ls96CxIAlLTIw1Z4snqlNQ_Hz2gR-qXToZGni_M1ixGzqJjmJCenELBk6u1CQPPcvMQjobQWc5VpJ4kyhYnz0mLCo/s640/Alzheimers.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjMFaw9-jxTHFO7ZlXWtPcbO3VG1qHr_ebgN-Xa8lQhOv9_T4LGG0-ls96CxIAlLTIw1Z4snqlNQ_Hz2gR-qXToZGni_M1ixGzqJjmJCenELBk6u1CQPPcvMQjobQWc5VpJ4kyhYnz0mLCo/s72-c/Alzheimers.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/05/alzheimeri-projekt.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/05/alzheimeri-projekt.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy