Nuk e di në e ndoqët intervistën ku merrnin pjesë rektorët e universiteteve te RTSH-ja, por gjithsesi nuk po ngurroj t'jua jap të përmbl...
Nuk e di në e ndoqët intervistën ku merrnin pjesë rektorët e universiteteve te RTSH-ja, por gjithsesi nuk po ngurroj t'jua jap të përmbledhur "bisedën" me maturantë nga disa gjimnaze të Shqipërisë, në këtë postim:
1-Universiteti i Mjekësisë:
Ajo çka spikat edhe në këtë vit, si thuajse në çdo vit që lëmë pas, është fluksi i madh i konkurrencës në Universitetin e Mjekësisë; në veçanti për Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme. Siç e bëri të ditur dhe Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë, kriteret u japin më shumë përparësi lëndëve FIZIKË, KIMI DHE BIOLOGJI, qoftë nga pjesa e gruplëndëve, po ashtu edhe nga rëndësia që këto kanë kur zgjidhen si PROVIME ME ZGJEDHJE.
• Fizika, Kimia dhe Biologjia ne nivelin e avancuar kanë koeficientët 1.25
•Po këto lëndë në nivelin bazë i kanë koeficientët 1.15
•Çdo lëndë tjetër e zgjedhur ka një koeficient të përllogaritur me 1.
Atëhere, si bëhet diferenca?
Një 8 e marrë në kimi të avancuar do të jetë e barabartë me 8 • 1.25 = 10
Një 8 e marrë në ato tre lëndë, por në nivelin bazë është 8•1.15=9.2
Një 8 e marrë në çdo lëndë tjetër do mbetej po 8.
![]() |
Rektori i Universitetit te Mjekesise, Arben Gjata. |
Pra, nëse je një maturant që synon të konkurrosh ne Universitetin e Mjekësisë, duhet DOMOSDOSHMËRISHT të zgjedhësh lëndë me zgjedhje ato lëndë të lartpërmendura që të sigurojnë maksimumin e privilegjeve.
2-Universiteti Politeknik i Tiranës:
Ndryshe nga Universiteti i Mjekësisë, këtu NUK kemi të bëjmë me koeficiente përsa i përket lëndëve me zgjedhje. Madje, nëse ju zgjidhni psh Matematikë, Fizikë apo Kimi si lëndë me zgjedhje, këto NUK ju privilegjojnë në krahasim me dikë qe mund të ketë, madje, edhe Letërsi apo Qytetari me zgjedhje. Përkundrazi, këto ndikojnë vetë te pjesa e 30%-it, në kriteret e gruplëndëve. Pra:
•Dimë se te gruplëndët përfshihen mesatarja aritmetike e 3 viteve në lëndët matematikë, fizikë dhe kimi.
•Nëse ti ke marrë respektivisht 3 nënta në tri vitet e shkollës në matematikë, mesatarja aritmetike e thjeshtë e vlerësuar nga UPT-ja, do të ishte (9+9+9)/3 = 9. POR, nëse ti e vendos matematikën me zgjedhje dhe merr 8, kjo metodë vlerësimi do të ndryshojë pasi do kemi dhe PËRFSHIRJE TË KËSAJ NOTE. Pra, nëse vazhdojmë më tej arsyetimin, nota e llogaritur në këtë rast do të ishte:
(9+9+9+8)/4 = 8.75
Pra, në këtë rast do të ishit të penalizuar deri diku. E kundërta do të ndodhte nëse do të dilnit mirë. Pra, KUJDESNI ME PROVIMET ME ZGJEDHJE! siç e tha dhe rektori Arben Gjata me nderhyrjen e tij: "Nëse nuk e ndieni veten të sigurtë dhe të gatshëm për ta ruajtur atë notë, mos rrezikoni!"
Mesatarja e përgjithshme nuk është ende e përcaktuar, por mendohet të jetë e njëjta si vjet, e bazuar në mesataren e shkollës, provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje, me një rëndësi prej 70%.
3-Universiteti i Tiranës
Edhe këtu vazhdon pak a shumë e njëjta situatë si tek UPT-ja. Nuk kemi koeficiente të përfshira si tek UM-ja dhe lipset të tregohet një interes i madh për lëndët me zgjedhje. Edhe këtu ndiqni po këshillën e përcaktuar më lart kur folëm per UPT-në. Ndryshimi konsiston në formulën e përllogaritjes së pikëve që varion nga njëri fakultet në tjetrin, duke parë se Universiteti i Tiranës përfshin në vetvete një diversitet degësh që dallojnë nga njëra-tjetra.
Formulat për secilën mund t'i gjeni edhe në faqen tonë të uebit.
:)

Së fundmi, u fol dhe për dallimin midis konkurrimit brenda dhe jashtë vendit. Kohët e fundit përflitet një lehtësi të fitimit të një dege jashtë vendit, ku dallon dhe projekti gjerman që asiston në konkurrimin për në Gjermani, ku kriter mbetet vetëm diploma dhe mbrojta e gjuhës gjermane sipas nivelit që kërkon universiteti.
Këto ishin pak a shumë të gjitha çështjet e trajtuara, shpjeguar në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme, pa zbukurime apo ekzgjerime që ua bëjnë maturantëve të vështirë të kuptojnë rëndësinë, në këtë rast, të lëndëve me zgjedhje.
Për çdo paqartësi, mos ngurroni të pyesni!
Qëllimi ynë është informimi juaj!
KOMENTET