Në librin me proza “Tregtar flamujsh” (1935), Ernest Koliqi del si mjeshtër i vërtetë sa i përket kompozicionit të veprës. Autori ka depërtu...

Në librin “Tregtar flamujsh”, Koliqi ka derdhur tërë fantazinë e tij prej krijuesi për ta dhënë të plotë një mentalitet tipik shkodran, i cili në perceptimin e autorit- narrator, që në vepër shfaqet nga këndi i protagonistit të gjithëdijshëm, herë-herë shfaqet si tejet i prapambetur.
Në librin “Tregtar flamujsh”, Koliqi përgjithësisht ka trajtuar tema të “virgjëra” të cilat lidhen me përditshmërinë e një ambienti real me situata reale, të cilat frymonin në Shkodër dhe malësinë e saj.
"Tregtar flamujsh" është një përmbledhje me gjashtëmbëdhjetë novela[1] prej shkrimtarit Ernest Koliqi botuar për herë të parë më 1935 në Tiranë në shtypshkronjën "Nikaj".
Përmbajtja
Kjo përmbledhje novelash ec në vazhdën e vëllimit që i paraprin, "Hija e Maleve". Pas kthimit prej mërgimit dhe përvojës si arsimtar në Vlorë dhe në Shkodër përfton një këndvështrim më të pjekur ndaj elementeve përbërëse të mjedisit qytetar e krahinor. Elementet e tekstit vijojnë të kenë elemente autobiografike, ku vërehet identifikimi i Koliqit me Hilush Vilzën, duke i dhënë tekstit më pas një shtrirje të shkallëzuar kundrejt temave kryesisht urbane. Shtjellon sa në një mënyrë sa në një tjetër dallimet mes shtresave shoqërore, shtresëzimet i shquan përmes rrëfimit, përshkrimit, dialogut dhe formave të tjera ligjërimore[1] duke i ndenjtur të folmes urbane të Shkodrës së asaj kohe.
KOMENTET