Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

I Huaji – Albert Kamy, Analize e Plote!

I huaji eshte romani i Albert Kamy.  Romani “I Huaji” u botua ne vitin 1942. Ai eshte vleresuar nga kritika si nje nder romanet franceze me ...

I huaji eshte romani i Albert Kamy. 
Romani “I Huaji” u botua ne vitin 1942.
Ai eshte vleresuar nga kritika si nje nder romanet franceze me te rendesishme te shekullit te XX. 
Ky roman i dha impuls lindjes se letersise se absurdit te viteve `50-`60.
Subjekti i romanit “I Huaji”:
Heroi kryesor i romanit Mersoi merr nje telegram ku njoftohet vdekja e se emes. Pas kesaj ngjarjet ne roman ndjekin nje rrjedhe fatale drejt vdekjes.
Pas vdekjes se nenes, vijne dy te tjera, ajo e arabit ne fund te pjeses se pare i cili vritet aksidentalisht nga Mersoi dhe vdekja e vete Mersoit ne fund te romait. 
Nderkohe mes tri vekjeve ndodhin fare pak gjera, por ato mjaftojne per te plotesuar tablon e pergjitheshme. Rrefimi thuret me fjali te thjeshta e gjykime te shkurtra, qe fshehin me kujdes tensionin e brendeshem, qe buron nga prania e vdekjes.
Struktura e romanit “I Huaji”:
Romani perbehet nga dy pjese. Ne pjesen e pare Mersoi i sheh gjerat kryesisht me syrin e vete. Ne pjesen e dyte ai detyrohet ta shohe veten me syte e te tjereve.
Rrefimi i romanit “I Huaji”:
“I HUAJI” solli risi ne menyren e rrefimit.
Rrefimi behet ne veten e pare nga heroi ryesor.
Autori terhiqet menjane.
Heroi rrefen thjeshte, sinqerisht dhe pa asnje koment.
Te krijohet pershtypja se rrefimi ndodh ne momentin kur ndodh ngjarja.
Rrefimi nuk kerkon te emocionoje lexuesin.
Ngacmon ndjeshmerine dhe zgjon te ai sensin e gjykimi.
Mesazhi i ketij romani:
Njeriu duhet te jete pergjegjes per veprimet e veta, rendesi ka cfare jete bejme dhe si e jetojme ate. Njeriut i mungon liria, e cila i kufizohet qofte nga rrethanat objektive, po ashtu edhe nga ato subjektive.
Analiza 1
Tema: fatkeqsitë e një njëriu i cili i shtyrë nga rrethanat e përfundon jetën si kriminel.
Kamy vë në pah situate jetësore, kur ekzistenca e njeriut përjetohet si absurd.
Ndërtimi: ndahet në dy pjesë me njëmbëdhjetë kapituj.
Subjekti: në pjesën e parë zbulohet jeta e rëndomtë e kryepersonazhit Mërso. Ai gjendet përballë situatave para të cilave ndjehet i pafuqishëm, çka e bën të mos i jap kuptim jetës së vet.
Veprimi fillon me telegramin që merr nga Shtëpia e pleqve që e njofton me vdekjen e së ëmës. Këtë lajm ai e prêt me gjakftohtësi, nuk derdh as një pikë lot, fle rrugës për në Marengo (qyteti ku gjendet Shtëpia e pleqve), para kufomës pi cigare dhe
kafe, kotet, refuzon të shohë nënën për herë të fundit, fill pas varrimit shkon të lahet në plash, lëshohet në aventura dashurie me ish-daktilografen e zyrës së tij,etj.
Tensionimi dramatik fillon me takimet e shpeshta të Mërsoit me fqinjin e tij Rajmondin, i cili kërkon mendim nga Mërsoi se si t‟i hakmerret gruas që e tradhëton. Një ditë vëllau i gruas së Rajmondit (Arabi) bashk me një shok e përcjellin Rajmondin që t‟i hakmerren për shkak të ofendimit të rënd që Rajmondi ia bën gruas.
Një ditë tjetër Mërsoi bashk me Rajmondin i takojnë dy arabët dhe fillojnë të rrihen. Rajmondi do ta vras vëllaun e së shoqes por Mërsoi e bind të mos e bëj dhe ia merr revolen. Arabët tërhiqen. Po atë ditë Mërsoi, i shyrë nga të nxehtit shkon të freskohet “te shkëmbi praën burimit të vogël”, ku takohet me arabin i cili e nxjerr thikën për ta trembur Mërson, por ky e gjuan katër herë me revole.
Në pjesën e dytë të romanit flitet për procesin gjyqësor të Mërsoit ku shpallet për kriminel dhe dënohet me vdekje.
Poashtu kjo pjesë paraqet rekapitulim të jetës së tij që nga varrimi i nënës deri te vrasja e arabit e parë nga këndi i prokurorit mbrojtës, kryetarit të gjygjit dhe dëshmitarëve.
Në fillim Mërsoi qëndron indiferent, pas shqiptimit të denimit ai rebelohet, nuk mund të pajtohet me akëtvendimin dhe me vdekjen që ia sjell ai.
Pranon se deri më tani për të gjitha çështjet ka patur mendim të gabuar, por pas shqiptimit të vendimit është i preokupuar me dy gjëra: me agimin dhe me lutjen për falje. Tani është aktivisht i motivuar dhe i sigurt në vete.
Perzonazhet: janë revoltues dhe kryengritës
Merso: përfaqëson njeriun absurd. Nuk është në gjendje t'i harmonizojë dëshirat dhe mardhëniet e tij me shoqërinë.
Nuk mërzitet pa shkak për gjëra si: vdekja ,dashuria dhe martesa.
Nuk shet hipokrizi dhe demagogji.
Nuk synon karrierë, nuk vuan nga ambicie të sëmura dhe paragjykime, dhe nuk është xheloz.
Te ai shohim “historinë e një njeriu,i cili pa qenë hero,pranon të vdes për të vërtetën”.

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: I Huaji – Albert Kamy, Analize e Plote!
I Huaji – Albert Kamy, Analize e Plote!
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiKgJcKJPcm0pT_NDAzSqXcHDz6AUiKqSCkHxlxSdtanXF9tlp8LRrij6YhNzkh74h561XeCIbpdQqnKbboKuZ3u4s7jkwd1kFIMlf-3bTSfptFT0Vcpgbaf2u0ld9fqxVPmkKrD-eEDMn8/s1600/i-huaji-albert-kamy.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiKgJcKJPcm0pT_NDAzSqXcHDz6AUiKqSCkHxlxSdtanXF9tlp8LRrij6YhNzkh74h561XeCIbpdQqnKbboKuZ3u4s7jkwd1kFIMlf-3bTSfptFT0Vcpgbaf2u0ld9fqxVPmkKrD-eEDMn8/s72-c/i-huaji-albert-kamy.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/02/i-huaji-albert-kamy-analize-e-plote.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/02/i-huaji-albert-kamy-analize-e-plote.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy