Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

At Gjergj Fishta – “Mrizi i Zanave”

Parimi udhëheqës  i veprës së Fishtës është formula Atme e Fe. Përmbledhja lirike “Mrizi i Zanave” përfshin vjershat atdhetare, në të cilat ...

Parimi udhëheqës  i veprës së Fishtës është formula Atme e Fe.
Përmbledhja lirike “Mrizi i Zanave” përfshin vjershat atdhetare, në të cilat Fishta i këndon atdheut në disa variante:
·         Si dashuri deri në adhurim
·         Si ankth e si klithmë
·         Si ekzistencë e përhershme morale.
          Duke e parë si dashuri deri në adhurim, dashuria për atdheun hap vëllimin duke renditur një seri poezish në të cilat atdheu është një hapësirë e caktuar fizike, një realitet i mrekullueshëm që vjen në kujtesën e bijve të tij si një pasuri e gjerë morale. Emocioni i fortë që përcjellin  këto poezi shoqërohet me tone autoritare. Dashuria për atdheun në këtë grup poezish shfaqet në formë romantike. Te poezia “Shqypnia e lirë” poeti kalon në nota realiste duke e parë Shqipërinë si vend konkret, si shtet. Tani Shqipëria e lirë doemos duhet të jetë Shqipëri etnike. E lidhur ngushtë me fatet konkrete të vendit vjen edhe poezia”Himni i flamurit kombëtar” me nota plot patos dhe patriotizëm të cilat i gjejmë dhe tek poezia “Për paqe të Europës”, ku gërshetohet ashpërsia e një njeriu të zemëruar nga sjellja e egër e Fuqive të Mëdha me ëmbëlsinë e një poeti, të cilit i dhimbset vendi i tij, që është bërë pre e lakmive të të huajve. Pavarësia e Shqipërisë nuk solli Shqipërinë etnike që Fishta kishte shpresuar, por një gjysmë Shqipëri politike. Kjo sjell nota dëshpërimi në poezitë e Fishtës “28 Nanduer 1913”, “Nji gjamë desprimit”, “Surgite mortui” etj., në të cilat ndihen nota të forta dramatike dhe shpërthime të forta. Në to flet poeti i revoltuar nga padrejtësitë që i bëhen vendit të tij. Toni kryengritës zotëron të gjitha poezitë e dëshpërimit.
          Motivi patriotik është në qendër të poezisë “Gjuha jonë”. Për Fishtën gjuha shqipe nuk është vetëm mjet komunikimi, por edhe simboli i vetëm unik i shqiptarizmit. Për këtë ajo duhej çuar para. Fishta e glorifikoi gjuhën shqipe. Ai i vesh cilësi dhe ndjesi shumë estetike një nocioni thjesht instrumental e komunikues, me të njëjtën logjikë që popujt e lashtë iu vishnin epitete perëndive klasike.
          Motivi fetar është i ndjeshëm në poezi të tilla si: “Nji misionari françeskan”, “Kataklizmi i rruzullit” etj., ku Fishta e vlerëson fenë duke e parë atë si një hapësirë hyjnore, në të cilën më mirë se kudo merr kuptim bukuria e shpirtit njerëzor.
          Ashtu si edhe tek poetët e tjerë të veshur me petkun e klerikut, edhe tek Fishta është e dallueshme mungesa e lirikës së dashurisë. Me gjithë ndalesat që nënkupton feja, atyre nuk u mohohet e drejta për të pasqyruar të bukurën në jetë, që shfaqet së pari në hijeshinë vajzërore. Te Fishta ky element lirik shfaqet në portretizimin që i bën ai si një mjeshtër i madh zanave dhe shtojzovalleve, të pikturuara si qenie hyjnore që janë krijuar enkas për dashurinë e triumfin e saj.
          Lirika satirike e Fishtës përfshihet në këtë përmbledhje lirike përmes poezive “Metamorfozis”, “Nikolejdat” etj. Në veprat e tij satirike Fishta niset nga parimi i njohur latin “Castigat ridendo mores” (Të tallim duke qeshur zakonet). Satira  e tij e ashpër drejtohet kundër pseudopatriotëve, tradhëtarëve, që për interesat e tyre personale e mohuan atdheun dhe u bënë lakej e vasalë të të huajve. Shpesh satira e Fishtës është sarkazëm therrëse kundër dobësive njerëzore dhe mbartësve të tyre. Pikërisht te satira e Fishtës i gjejmë të dukshme notat realiste. Aty poeti e kapërcen përfundimisht romantizmin. Gjuha e tij këtu bëhet e thjeshtë dhe e kuptueshme, duke përngjarë me një ligjërim të sinqertë popullor.
          Trajtat e ndryshme të vargjeve, popullore apo tradicionale, Fishta i përshtat në varësi të temave e motiveve të poezive të tij. Në lirikat e tij poeti shpalos shqetësime personale gjithmonë me një temperament dinamik.
          Krahasimi i zgjeruar është karakteristik për të gjitha këngët atdhetare të Fishtës. Figurat stilistike shoqërohen me një gjuhë të tensionuar për të çliruar energjinë e kundërshtimit deri në rebelim të përgjithshëm. Më rrallë ka figura abstrakte poetike të cilat i gjejmë në një mjedis gati qiellor që shprehin idealizmin e poetit.  Prandaj poezia e Fishtës endet nga poli i lavdërimit në polin e dëshpërimit, nga niveli i himnizimit e urimit në nivelin e kryengritjes e të mallkimit, duke anuar më tepër nga lirika kryengritëse.  Qëllimi i autorit është që rebelimi i tij poetik të bëhet rebelim i përgjithshëm.

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: At Gjergj Fishta – “Mrizi i Zanave”
At Gjergj Fishta – “Mrizi i Zanave”
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg-L6RVOPk0HnmtgfvmrdzxcCQ2vYIrqrvh09U2OAoITr5H5YThEjHxZHSadVf_fWn_gZ3_2ND5nIz41oET7X5zYvb4rzCk2NR9bfRlmgvgFVlNbs2_pt-cBgvPEA3-MP6BZNXn6wATdqEr/s320/mrizi-i-zanavet-at-gjergj-fishta.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg-L6RVOPk0HnmtgfvmrdzxcCQ2vYIrqrvh09U2OAoITr5H5YThEjHxZHSadVf_fWn_gZ3_2ND5nIz41oET7X5zYvb4rzCk2NR9bfRlmgvgFVlNbs2_pt-cBgvPEA3-MP6BZNXn6wATdqEr/s72-c/mrizi-i-zanavet-at-gjergj-fishta.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/02/at-gjergj-fishta-mrizi-i-zanave.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/02/at-gjergj-fishta-mrizi-i-zanave.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy