Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Qyteti i Fundit – Petro Marko, Analize e vepres

Qyteti i Fundit – Petro Marko, Analize e vepres! Te dhena per vepren “Qyteti i Fundit”: Petro Marko ka qene vullnetar ne Luften e Spanjes, k...

Qyteti i Fundit – Petro Marko, Analize e vepres!
Te dhena per vepren “Qyteti i Fundit”:
Petro Marko ka qene vullnetar ne Luften e Spanjes, ku ka luftuar i radhitur ne brigadat internacinale; gjithashtu, ne perfundim te Luftes 1944, ai mori pjese ne radhet e partizaneve italiane, duke i rene kryec e terthor Italise, si luftetar dhe komandant me pervoje ushtarake. Mbresat e kesaj pervoje ai do t’i hedhe ne disa nga romanet e tij, njeri prej te cilit eshte “Qyteti i fundit”, botuar ne vitin 1960.

Subjekti i romanit “Qyteti i Fundit”:
Ne kete roman behet fjale per fundin e ushtrise pushtuese italiane ne Shqiperi. Pas kapitullimit te fashizsmit, ne portin e durresit tubohen ushtaret e mbetur nga lufta dhe presin anijet nga Italia per tu kthyer ne vendin e tyre. Pikerisht gjate diteve te pritjes ne kete qytet te improvizuar buze detit, shkrimtari Petro Marko do te zbuloje histori, drama, karaktere, psikologji te nxjerra nga njerezit e qytetit te fundit. Pervec kesaj autori do te sjelle edhe rrefimin per dashurine e oficerit te ri shqiptar, Lekes dhe prostitutes se bukur italiane Ana MAria Monte, viktime po ashtu e luftes dhe fashizmit.
Struktura dhe linjat: Romani rrefen ngjarjet qe ndodhin brenda 7 diteve, aq sa qendrojne italianet e mbledhur ne portin e Durresit per t’u kthyer ne Itali.
 Ne kete menyre autori sjelle nje strukture te re romanit, duke e ndare ate ne 7 pjese.
E fillon me nje nate ne portin e Durresit ku jane mbledhur njerez nga me te ndryshmit, te gjithe ne ankth per tu kthyer ne Itali, por edhe te lehtesuar pasi me e keqja, kaloi. Ne ditet ne vazhdim shume histori fillojne te shpalosen dhe te zbulohen se bashku me karakteristikat e personazheve. 
Ditet e fundit pritja ka mbaruar dhe cdokush ka vene re qe ne ato 7 dite cdo gje ka ndryshuar dhe fundi i pritjes duket akoma i pabesueshem, sic e hasim ne fillim te fragmentit:
Sa shpejt e c’montuan qytetin!
Sikur e mori nata me vete… – i thoshte Raqit Bejkoja. – e shkaterruan menjehere! Sic e ngriten menjehere. 
Te vetmit jane! S’ke c’u thua!
Romani “Qyteti i fundit” i P. Markos është një vepër për luftën, paqen njerëzore dhe humanizmin njëkohësisht: është një vepër e fuqishme antidiktatoriale.
Në një vepër të tillë shpalosen fatet e njerëzve: fatet e realizuesve makabër të luftës dhe fatet e viktimave, ku njeriu del prej lufte si prej shkretëtirës së vdekjes. Tragjikja që përshkon fatet e njerëzve mbi të cilët ka rënduar lufta rrjedh në formën e ankthit të pandërprerë. Kështu, p.sh. fati i Ana Maria Montit është fati i njeriut me një jetë të shumëvuajtur dhe me një dashuri tragjike. Ajo del nga lufta e lodhur, e konsumuar, me një terr tragjik shikimi dhe me një dashuri tragjike njëkohësisht. Prandaj shparalizimi i Ana Maria Montit përmes raportit komunikues Ana Maria Monti – toger Leka, është një farë forme edhe përpjekja e shkrimtarit që me një dritë njerëzore të kthejë në jetë njeriun, është fillimi i një jete lirike pas asaj tragjike. Është fati i njerëzve të munduar që sapo kanë kapërcyer luftën, të njerëzve të cilët sakrifikuan vetveten përmes idealeve mashtruese.
Romani u botua në vitin 1960 dhe përmes linjës dashurore toger Leka-Ana Maria Monti, si linja më e dukshme dhe mbizotëruese e romanit, shkrimtari Petro Marko krijoi një realitet dashurie që prishte muret ose një dashuri pa mure dhe pa pengesa. Romani kësisoj jep profilin e një dashurie pa mure, të një dashurie me gjeografi të shtrirë. Dashuria ndërmjet toger Lekës dhe Ana Maria Montit është një dashuri e liruar, vepruese, shkurt, një komunikim real. Në këtë rast, edhe kodi moral i personazheve është i përcaktuar: më parë se dashuri në kuptimin klasik të fjalës, dashuria në romanin “Qyteti i fundit”, shihet më së pari si dashuri për njeriun, si shenja më e dukshme e humanizmit. Tek “Qyteti i fundit”, gjeografia e dashurisë është pa cak, pa kufizime, dashuri me liri reale në kuptimin e plotë të fjalës. Dashuria në roman i shpërfill kufijtë, prish ngastrat, kapërcen muret dhe modelohet si një dashuri realisht e prekshme. Një shqiptar (toger Leka) dashuron një italiane (Ana Maria Monti) dhe vetvetishëm artistikisht realizohet simboli. Por, romani synonte për më tepër. Përndryshe, pesha e romanit do t’ish më e lehtë dhe aftësia komunikative e tij do t’ish për një rreth shumë të kufizuar. Romani s’është thjesht pasqyrim i një dashurie të zakonshme. Në planin e përgjithshëm, dashuria midis njerëzve mund të merret si opus komunikativ, si shprehimësi virtyti; vetë dashuria (si ndjenjë), mund të shihet si pjesë, si një peizazh brenda këtij opusi komunikativ. Është peizazh që merr frymë brenda komunikimit të përgjithshëm. Prandaj mesazhi i veprës është i qartë: dashuria për njeriun i prish muret; në këtë rast ajo merr formën e një lëvizje të plotë artistike, formën e një dashurie integruese.
Me gjithë dramën vetjake të Ana Maria Montit, romanit i mungon trajta dëshpëruese apo pikëlluese. Kjo gjë e ka veshur komunikimin midis toger Lekës dhe Ana Maria Montit me një klimë të ngrohtë. Të tjera tone komunikuese janë, për shembull, ndërmjet protagonistëve kryesorë të “Harkut të triumfit” të E.M.Remark-ut, mjekut Ravik dhe Xhoanë Madusë, por ndërsa në romanin e E.M.Remark-ut, është dhënë një shoqëri para futjes në tunel të errët, atë të pushtimit nazist, në romanin e Petro Markos, është vizatuar një shoqëri krejt tjetër, pikërisht momentet e para të daljes së shoqërisë nga tuneli i njëllojtë.
3.
Dialogimi i personazheve në romanin e P. Markos është një opus më vete shprehimësie. Shpjegimet, ose pjesa rrëfyese në roman, herë lirike dhe herë dramatike, si dhe komunikimi midis personazheve (dialogimi), janë pjesë integruese të njëra – tjetrës. Veçmas njëra – tjetrës ato janë gjithashtu si dy shtylla që mbajnë artistikisht veprën, ndërsa të bashkëlidhura plotësojnë po njëra – tjetrën. Monologët në roman s’janë gjë tjetër veçse një dialogim në vetvete. Dialogu është dhënë në formën më të kultivuar, shpaloset shkallë – shkallë, herë i tensionuar (pjesa dramatike) dhe herë i qetë (pjesa lirike.)
Metafora në roman është metaforë hapësinore dhe si e tillë ajo përfshin një qytet të tërë. Ajo çka e rrit edhe peshën e veprës është se edhe pse ngjarjet përqendrohen në shtatë netë dhe shtatë ditë të plota (cikli rrotullues) dhe ku ngjarjet fillojnë me natë dhe përfundojnë me ditë, koha në roman është e mjaftueshme që personazhet të jepen sa më të profilizuar. Është një mekanizëm rrotullues që vë në lëvizje netët dhe ditët. Skenat në roman zhvendosen si skenat e magjive në fantazinë popullore (me 7 net dhe 7 ditë), ku çdo personazh shfaqet në skenë pikërisht në kohën e caktuar dhe se çdo skenë gjallërohet në vetvete në hapësirën tensionuese. Gjithsesi është një dramë brenda vetë romanit. Kjo ndodh se personazhet zbulohen më së shumti prej fjalëve të tyre, sesa prej lëvizjeve apo veprimeve. Edhe lëvizja e tyre shoqërohet gjithashtu më tepër përmes fjalëve. Është një yllësi e veçantë, e ngrohtë dhe autoritare që i tërheq personazhet dhe i bën të dridhshëm në ditë – netët e akullta të pasluftës: është dashuria për jetën që shkëlqen si një dritë në mes të territ. Por ankthi është përsëri i pranishëm. Krijohet si të thuash, një qetësi pas furtune. Megjithatë, koha rrjedh ngutshëm, jashtëzakonisht shpejt: ndërron nata në ditë, por paralelisht me ndërrimin e tillë, ndihet metamorfoza e fateve njerëzore. Mu për këtë, gjithçka është reaguese: metafora si një kupolë e veprës, qyteti në dridhje të vazhdueshme, njerëzit në tërësi, koha dhe njëkohësisht edhe lëvizja e ngjarjeve të romanit nga dialogu në përshkrim dhe anasjelltas. Ndërsa, përpjekja për të dalë prej jetës tensionuese, i ngjan pa dyshim daljes nga mjegulla ose daljes nga terri.
4.
Në romanin “Qyteti i fundit” shfaqen në formën më të hollësishme peizazhet e kontrastit: lufta – paqja, lufta – paslufta, vdekja – jeta, Ana Maria Monti si prostitutë dhe Ana që gjen një dashuri të pastër njerëzore, etj. Por, veçanërisht më e pranishme në roman është lufta e sapokryer dhe paslufta që del në formën e një ankthi tjetër torturues. Është një metamorfozë që realizohet më së miri dhe përfytyrohet lëvizja e njeriut prej ekzistencës traumatizuese në lirshmëri ekzistence.
Prandaj lexuesi s’e ka të vështirë të konstatojë shtresa e nënshtresa të shumta kuptimore, por kjo është në përputhje edhe me parimin e dukshëm të shkrimtarit: përmes thjeshtësisë rrëfimore dhe kjo, në pjesën më të madhe, me parametra cilësorë.
Rrethi referencial peizazheve është i përqendruar më së shumti brenda një rrethi vicioz dhe, më së shumti në dy prej tyre, në luftën dhe paqen. Ky dyzim referencial (lufta, paqja), merr ose përmbledh në vetvete edhe nënshtresa të tjera. Nënshtresat, nga ana e tyre, pikëzohen për të formuar medaljonet e luftës dhe të paqes, i pari në pamje të zbehtë, por sidoqoftë ende medaljon, dhe i dyti me pamje shumë më të ndritshme; prishja e medaljonit të parë (megjithëse ndihej i pushtetshëm kujtimi për luftën, sidomos tek Ana Maria), sjell modelimin më të plotë të të dytit. Ciklimi dhe riciklimi i idesë së autorit rreth kësaj fryme apo dhe duke i mëshuar së tepërmi e bën rrafshin e kumtimit të idesë më të ndjeshme në realizimin e saj, natyrisht, në shkallë sa më të lartë.
Rrëfimi i përgjithshëm në vepër është krejtësisht i liruar dhe krijon atmosferën e një mjedisi të tillë ku njeriu sapo kish dalë nga absurdi. Kamera mbërrin të vëzhgojë dy kohët duke përcjellë para syve të ndjekësve të saj, përveç imazheve – tablo, edhe simbolet – tablo, të cilat krijojnë një atmosferë të veçantë artistike, nga më të dallueshmet e prozës shqipe në vitet ’60. Disa pasazhe të tepërt (jo funksionalë) të vendosur në vepër apo edhe fraza të veçanta të papunuara si duhet, janë të papërfillshme para lëndës artistike cilësore që është mbisunduese në vepër.

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Qyteti i Fundit – Petro Marko, Analize e vepres
Qyteti i Fundit – Petro Marko, Analize e vepres
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiTEJ2UILVUUEHGSYkr5zCbTKVMgCryf3cKx-whqqRELC96p-txkK401Ex3CVjZxhY_ecleav1_AY76hV-mbLcvnJTcF8eOOMFGudG6yMRjwfaYizwi_o8KVyjOyZpMAnm6CsM9uAuIezuL/s400/Qyteti-i-Fundit-Petro-Marko.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiTEJ2UILVUUEHGSYkr5zCbTKVMgCryf3cKx-whqqRELC96p-txkK401Ex3CVjZxhY_ecleav1_AY76hV-mbLcvnJTcF8eOOMFGudG6yMRjwfaYizwi_o8KVyjOyZpMAnm6CsM9uAuIezuL/s72-c/Qyteti-i-Fundit-Petro-Marko.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/02/qyteti-i-fundit-petro-marko-analize-e.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/02/qyteti-i-fundit-petro-marko-analize-e.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy