Detyrë kërkimore - Vlerësimi i zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare nëpërmjet ndërtimit dhe analizës së grafikëve dhe hartave të ekonomisë
Statistika
|
|
$13.4 miliardë (2011)
|
|
Rritja e PBB
|
3.4% (2011)
|
PBB për frymë
|
$7,800 (2011)
|
PBB për Sektor
|
agrikultura: 20.6%, industria: 19.9%, shërbimet: 59.5%
(2008)
|
3.4% (2010)
|
|
Popullsia
nën nivelin e varfërisë |
12.4% (2008)
|
26.7 (2005)
|
|
Forca punëtore
|
1.09 milion (2006)
|
Forca punëtore
sipas fushës |
Agrikultura 58%, Industria 15%, Shërbimet 27% (Shtator
2006)
|
Papunësia
|
12.5% zyrtarisht, por mund të kalojë tek 30% (2008)
|
Industritë kryesore
|
|
Lehtësitë në Biznes
|
82-ta
|
Eksporte
|
$1.886 miliardë (2011)
|
Lloji i eksporteve
|
|
Partnerët kyesorë të eks.
|
|
Importet
|
$5.022 miliardë (2011)
|
Lloji i importeve
|
makineri dhe paisje, ushqime, tekstile, kimikate, etj.
|
Partnerët kyesorë të imp.
|
|
$5.7 miliardë (2011)
|
|
Të ardhurat
|
$3.40 miliardë (2011)
|
Shpenzimet
|
$3.87 miliardë (2011)
|
Ndihmat ekonomike
|
Burimi kryesor i të dhënave: CIA World Fact Book
Kushtet natyrore që ofron Shqipëria dhe trevat e tjera
shqiptare janë shumë të favorshme për zhvillimin e tyre ekonomik. Nëntoka shqiptare,
falë ndërtimit të saj mjaft të larmishëm gjeologjik dallohet për pasuritë shumta
minerare të cilat përbëjnë një bazë shumë të rëndësishme natyrore për zhvillimin
e degëve të ekonomisë. Në përbërje të trevave shqiptare ka zona të tëra fushore
si: Ultësira Perëndimore e Shqipërisë, Lugu i Dukagjinit dhe Fusha e Kosovës, Lugu
i Pollogut në Maqedoninë Perëndimore etj., të cilat përbëjnë bërthamën e zhvillimit
të përgjithshëm ekonomike veçanërisht atij bujqësor. Degët e ekonomisë janë shumë
të favorizuara nga pikëpamja klimatike. Të gjitha këto së bashku shpjegojnë faktin
se kushtet natyrore të trevave shqiptare janë më se të përshtatshme për zhvillimin
ekonomik të tyre.
Pasuritë
natyrore
Për një
sipërfaqe të vogël që ka Shqipëria mund të thuhet se është e begatshme me
pasuri natyrore. Pjesa jugperëndimore e vendit është e pasur me naftë dhe gaz natyror. Ndërsa në
verilindje gjenden rezerva të konsiderueshme të mineraleve ndër të cilat vlen
të përmenden: kromi, bakri, hekur-nikeli. Pjesa më
e madhe e rezervave të qymyrit është
gjetur në rrethinat e Tiranës.
Po ashtu
Shqipëria është e begatuar me lumenj të rrëmbyeshëm të cilët janë edhe
potencial për hidrocentrale. Vec hidrocentraleve ekzistuese
mbi lumin e Drinit janë
bërë hulumtime që nga ky potencial i lumenjve të ndërtohen disa hidrocentrale
me të cilat ky vend do të bëhej eksportues edhe më i madh i energjisë elektrike.
Bujqësia
Më se
gjysma e fuqisë punëtore e Shqipërisë janë të punësuar në sektorin e
agrokulturës. Me një të katërten pjesë tokë të punueshme, tani vendi është po
thuajse në gjendje të i përmbushë të gjitha nevojat vendase me produktet
ushqimore. Që nga mesi i viteve 1970-ta, e më vonë, Shqipëria është në gjendje
që të vetëfurnizohet me bukë. Prodhimet bujqësore kryesore të drithërave
janë : gruri, misri (kallamoqi),panxhar sheqeri. Po ashtu edhe me
prodhimet buqësore të pemtarisë Shqipëria i mbulon dhe është në gjendje të
eksportojë si p.sh patate dhe fruta të ndryshme. Ndër prodhimet bujqësore që
përdoren në industri vlen të përmenden lule dielli dhe duhani. Shqipëria përpos
pemëve dhe perimeve kultivon edhe blektorin në të cilen dallohen kultivimi i
gjedhëve. delet dhe i derrit.
Industria
Industria e Shqipërisë është e bazuar kryesisht në prodhimet
vendase bujqësore, ndërsa industria e rëndë dhe e makinave është e zhvilluar
kryesisht për pajisjen e fabrikave, uzinave dhe për prodhimin e energjisë
elektrike. Vec energjisë elektrike, Shqipëria eksporton edhe naftë dhe përbërës
të saj.
Vec përvojës nga industria e lehtë dhe pjesërisht nga
industria e rëndë (shfrytëzimin e naftës dhe energjisë elektrike), industria e
Shqipërisë është disi e fjetur. Shkaktarët janë mungesa e organizimit të
mirëfilltë, makineria dhe pajisjet e vjetruar si dhe importimi i produkteve industriale
janë duke e zhdukur industrinë vendase. Po kështu, për shkak të investimeve (të
përkrahura nga ekspertët perëndimorë) të gabuara në ekonomi nga qeveritë mbas
shembjes së komunizmit, industria e Shqipërisë nuk është më në gjendje të
përmbushë kërkesat ekonomike të popullatës vendase.
Tregtia
Eksporti dhe importi i Shqipërisë zhvillohet kryesisht me
partnerët e saj ekonomikë si Rumania, Italia, Republika Çeke dhe Gjermania.
Shqipëria tani eksporton kryesisht produkte gjysmë finale të derivateve të
naftës, të kromit , të hekurit si dhe duhan, verë, pemë dhe perime. Ndërsa
importon makina, pajisje, minerale, metale, materiale ndërtimtarie dhe produkte
ushqimore. Importon nga: Gjermania %, Kosova 0.5%, Bullgaria dhe Italia.
Transporti
Transporti hekurudhor ze vendin e dyte ne transportin e
mallrave dhe te udhetareve. Sistemi hekurudhor eshte ndertuar terresisht mbas
luftes se dyte boterore, duke filluar me hekurudhen e pare Durres-Peqin, ne
vitin 1947, 42 km te gjate. Gjatesia e pergjitshme e rrjetit hekurudhor arin ne
447 km.
Në Shqiperi do te ndërtohen tre korridore rrugore,
Lindje-Perendim, Veri-Jug dhe Durres-Morine. Segmentet rrugore te korridorit te
8-te, Lindje-Perendim, te cilat ne Shqiperi kane nisur ne Durres per te
perfunduar ne Qafe-Thane, jane mbuluar me financime dhe ne tre prej tyre,
tashme ka filluar puna.
Porti detar i Durrësit eshte porta kryesore e Korridorit 8.Ne
kete port ka filluar investimi i nje shume prej 23 milion dollare, ku Banka
Boterore mbulon pjesen me te madhe. Projekti perfshin ndertimin e terminalit te
ri te trageteve dhe rikonstruksionin e atij ekzistues.90 % e volumeve te
transportit detar ne Shqipëri kryhen nepermjet portit te Durresit dhe
kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3 milion ton. Nderkohe,
edhe ne Portin e dyte te vendit per nga rendesia, ai i Vlores po kryhen, si dhe
pritet te kryhen investime te konsiderueshme. Ky financim do te mbuloje
investimet per realizimin e punimeve te germimit sistemimit dhe ndertimit te
rrugeve te brendshme te portit.
Për sa i përket transportit ajror Shqipëria ka sot vetem nje
aeroport nderkombetar civil.Aereporti i Rinasit, i ndertuar pas Luftes se Dyte
Boterore, ka nje kapacitet perpunimi prej rreth 250 mije persona ne vit. Shume
shpejt do te perfundoje dhe ndertimi i aeroportit te Kukesit me financues
kryesor Emiratet e Bashkuara Arabe.
Shqipëria realizoi reforma tërësore e transformuese në ekonomi, që garantuan, përgjithësisht gjatë periudhës nga 1990-2010, një stabilitet makroekonomik dhe një zhvillim të qëndrueshëm, edhe pse në situata të caktuara shumë të brishtë (me përjashtim të periudhës së krizës së skemave piramidale, ’96-’97, krizës politike të vitit 2002 dhe sidomos 2008-2009, ku rënia ekonomike është dukshëm më e madhe, edhe për shkak të ndikimit të krizës globale). Grafikët dhe të dhënat e dëshmojnë qartë këtë.
Burimi: INSTAT
Punoi: Enea Jahollari