Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Ese Revolucioni Francez

Ese Revolucioni Francez. Shoqëria franceze e gjysmës së dytë të shekullit XVIII ishte në krizë. Ajo ishte e tejngopur nga pabarazia e theksuar sidomos në aspektin politik e ruajtur nga e kaluara, që nuk i përshtatej zhvillimeve progresive, por edhe nga borxhi mjaft i madh i shtetit francez. Këto u bënë shkaqet që sollën ngjarjen, e cila do të shënonte fillimin e një epoke të re në historinë e njerëzimit. Revolucioni Francez ishte një periudhë trazirash politike dhe shoqërore në Francë nga viti 1789 në vitin 1799, që ndikoi rrënjësisht në historinë e Francës dhe atë moderne, duke shënuar rënien e kishave dhe monarkive të fuqishme dhe ngritjen e demokracisë dhe nacionalizmit. Ai ishte një kundërshembull i fortë ndaj Revolucioneve të Atlantikut të atyre kohërave.

Shoqëria franceze e gjysmës së dytë të shekullit XVIII ishte në krizë. Ajo ishte e tejngopur nga pabarazia e theksuar sidomos në aspektin politik e ruajtur nga e kaluara, që nuk i përshtatej zhvillimeve progresive, por edhe nga borxhi mjaft i madh i shtetit francez. Këto u bënë shkaqet që sollën ngjarjen, e cila do të shënonte fillimin e një epoke të re në historinë e njerëzimit.
Revolucioni Francez ishte një periudhë trazirash politike dhe shoqërore në Francë nga viti 1789 në vitin 1799, që ndikoi rrënjësisht në historinë e Francës dhe atë moderne, duke shënuar rënien e kishave dhe monarkive të fuqishme dhe ngritjen e demokracisë dhe nacionalizmit. Ai ishte një kundërshembull i fortë ndaj Revolucioneve të Atlantikut të atyre kohërave. Historiani Fransua Aulard ka shkruar:
“Nga një pikëpamje shoqërore, Revolucioni qëndronte në shtypjen e atij që quhej sistemi feudal, në emancipimin e individit, në ndarjen më të gjerë të pronës së tokës, në heqjen e privilegjeve të të lindurve fisnikë, vendosjen e barazisë, thjeshtësimin e jetës…”
Revolucioni Francez ndryshonte shumë nga revolucionet e tjera, sepse nuk ishte thjesht një revolucion kombëtar, por i solli të  mira gjithë njerëzimit.
Pakënaqësia e përhapur ndaj privilegjeve që gëzonte kleri, aristokracia dhe oborri i mbretit në Versajë, të ndërthurura me krizën ekonomike, që pasoi shpenzimet e Luftës Shtatëvjeçare dhe Luftës Revolucionare Amerikane, si dhe vite të tëra të të korrurave të këqija nxitën kërkesat për ndryshim, që u shprehën në termat e idealeve të iluminizmit dhe shkaktuan thirrjen e Përfaqësive të Përgjithshme në maj të vitit 1789. Viti i parë i Revolucionit i pa anëtarët e Shtresës së Tretë të deklaronin Betimin e Sallës së Tenisit në qershor, sulmin mbi Bastijën në korrik, miratimin e Deklaratës të së Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit në gusht dhe një marshim “epik” në Versajë, që e detyroi oborrin mbretëror të kthehej në Paris në tetor. Në vitet, që pasuan, mbizotëruan përpjekjet midis grupimeve të ndryshme liberale dhe mbështetësve të monarkisë, me synimin për të mos lejuar reforma të mëdha. Në shtatorin e vitit 1792 u shpall Republika dhe mbreti Luigji XVI u ekzekutua një vit më vonë.
Kërcënimet e jashtme i dhanë një formë tjetër Revolucionit. Luftërat Revolucionare filluan në 1792 dhe përfundimisht u morën fitore të mahnitshme franceze, që lehtësuan pushtimin e gadishullit Apenin, Vendeve të Ulëta dhe pjesës më të madhe të territoreve në perëndim të lumit Rin, arritje për të cilat ishin përpjekur më kot qeveritë franceze për shekuj të tërë. Brenda vendit trazirat popullore e radikalizuan Revolucionin, duke arritur kulmin me ngritjen e Maksimiljan Robespierit dhe Jakobinëve. Diktatura e imponuar nga Komiteti i Sigurisë Publike gjatë Regjimit të Terrorit, nga 1793 deri në 1794, shkaktoi mbi dyzetmijë të vdekur brenda Francës, hoqi skllavërinë në kolonitë  dhe siguroi kufijtë e republikës së re nga armiqtë e saj. Regjimi i Terrorit përfundoi me rrëzimin dhe ekzekutimin e Robespierit dhe jakobinëve të tjerë në atë, që u quajt Reaksioni Termidorian. Direktorati mori kontrollin e Francës në 1795 dhe qëndroi në fuqi deri në vitin 1799. Në atë vit, që më vonë u cilësua si fundi i Revolucionit, Napoleon Bonaparti rrëzoi Direktoratin dhe vendosi qeverisjen me konsuj. Perandoria e Parë nën sundimin e Napoleonit u shfaq në vitin 1804 dhe përhapi parimet revolucionare franceze në të gjithë Europën gjatë Luftërave Napoleoniane. Perandoria e Parë u mposht ushtarakisht nga një koalicion kundër Napoleonit, që në 1815 solli rivendosjen e Burbonëve, megjithëse me një monarki kushtetuese dhe rivendosjen e kufijve tradicionalë të Francës.
Kohët e mëvonshme janë zhvilluar nën rrënjët e Revolucionit Francez. Vetë shoqëria franceze kaloi përmes një transformimi madhështor, në kohën kur privilegjet feudale, aristokratike dhe fetare rrëzoheshin. Idetë e vjetëruara mbi trashëgiminë dhe hierarkinë ishin hedhur poshtë, nën formulën magjike “Liri, Barazi, Vëllazëri”, megjithëse kundërshtarët kishin më shumë se një shekull, që luftonin fort kundër saj. Botërisht, Revolucioni përshpejtoi ngritjen e republikave dhe demokracisë, përhapjen e liberalizmit, nacionalizmit, socializmit dhe laicizmit, zhvillimin e ideologjive moderne perëndimore dhe praktikës së luftës së përgjithshme. Disa nga dokumentet e saj kryesore, si Deklarata e të Drejtave të Njeriut dhe të Qytetarit, sigurisht, e zgjeruan fushën e lirive të njeriut me përfshirjen e grave dhe skllevërve. Revolucioni pati një sërë pasojash për historinë e njerëzimit: luftërat amerikanolatine për pavarësi, blerja e Luizianës nga Sh.B.A. dhe revolucionet e viteve 1848 janë vetëm një pjesë e vogël e ngjarjeve të panumërta që rrodhën nga shpërthimi i vitit 1789.
Revolucioni Francez ka tërhequr shumë vëmendje në histori, si nga publiku i gjerë ashtu edhe nga studiuesit dhe akademikët. Disa mendojnë se Revolucioni ishte një manifestim i një klase të mesme të begatë, që po bëhej e ndërgjegjshme për rëndësinë e saj shoqërore. Dijetarë të tjerë, si konservatori Edmund Burk, kanë pohuar, se Revolucioni ishte një produkt i një pakice komplotistësh, të cilët u ndryshuan pikëpamjet masave për të shkatërruar rendin e vjetër – një pretendim i dalë nga besimi, se revolucionarët nuk kishin ankesa legjitime. Historianë të tjerë, me shumë mundësi të ndikuar nga mendimi marksist, e kanë zmadhuar rëndësinë e fshatarëve dhe punëtorëve të qytetit duke e paraqitur Revolucionin si një luftë të madhe klasash. Në përgjithësi, studiuesit e Revolucionit Francez fillimisht studiojnë idetë politike dhe zhvillimet e kohës, por më pas kalojnë gradualisht drejt historisë sociale, që analizon efektin e tij në jetët individuale.
Nuk është për tu habitur, që historianët e konsiderojnë Revolucionin si një nga ngjarjet më të rëndësishme në histori. Në fund të fundit ai shënoi fundin e periudhës së hershme moderne, që filloi rreth viteve 1500 dhe çoi në “lindjen e kohërave moderne”. Brenda vetë Francës, Revolucioni e dëmtoi përgjithmonë pushtetin e kishës dhe aristokracisë, megjithëse këto institucione mbijetuan pavarësisht goditjes dërrmuese që morën. Pas rënies së Perandorisë së Parë në 1815, populli francez humbi të drejtat dhe privilegjet e fituara nga Revolucioni, por ai nuk i harroi politikat e pjesëmarrjes, që karakterizonin atë periudhë. Mijëra burra, por edhe shumë gra, fituan përvojë të dorës së parë në arenën politike: ata flisnin, lexonin dhe dëgjonin në mënyra të reja; ata votonin; ata iu bashkoheshin organizimeve të reja dhe marshonin për qëllimet e tyre politike. Revolucioni u bë një traditë dhe republikanizmi një mundësi e qëndrueshme.

Qartësisht, populli francez kaloi në një shndërrim rrënjësor të identitetit të vet, i dëshmuar nga eliminimi i privilegjeve dhe zëvendësimi i tyre nga të drejtat, si edhe nga dobësimi i dallimeve shoqërore, që theksoi parimet e barazisë gjatë gjithë Revolucionit. Ai paraqitte sfidën më kuptimplote dhe dramatike ndaj absolutizmit politik duke përhapur idealet demokratike anembanë Europës dhe së fundi botës. Natyra klasore e Revolucionit ishte një aspekt thelbësor në të kuptuarit e zhvillimit të vetë shoqërisë njerëzore. Kjo, e bashkuar me vlerat e barazisë, krijoi një model joklasor dhe bashkëpunues për shoqërinë, të quajtur “socializëm”, i cili ndikoi thellësisht në revolucionet e mëvonshme franceze dhe ato botërore.

Punoi: Enn Eaa
Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Ese Revolucioni Francez
Ese Revolucioni Francez
Ese Revolucioni Francez. Shoqëria franceze e gjysmës së dytë të shekullit XVIII ishte në krizë. Ajo ishte e tejngopur nga pabarazia e theksuar sidomos në aspektin politik e ruajtur nga e kaluara, që nuk i përshtatej zhvillimeve progresive, por edhe nga borxhi mjaft i madh i shtetit francez. Këto u bënë shkaqet që sollën ngjarjen, e cila do të shënonte fillimin e një epoke të re në historinë e njerëzimit. Revolucioni Francez ishte një periudhë trazirash politike dhe shoqërore në Francë nga viti 1789 në vitin 1799, që ndikoi rrënjësisht në historinë e Francës dhe atë moderne, duke shënuar rënien e kishave dhe monarkive të fuqishme dhe ngritjen e demokracisë dhe nacionalizmit. Ai ishte një kundërshembull i fortë ndaj Revolucioneve të Atlantikut të atyre kohërave.
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/03/ese-revolucioni-francez.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/03/ese-revolucioni-francez.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy