Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Natyra e larmishme shqiptare - Projekt Gjeografi

Natyra e larmishme shqiptare - Projekt Gjeografi Larmia e formave të relievit me tërheqjen e tyre Klima mesdhetare e Shqipërisë Pasuria ujore e Shqipërisë Bota e pasur bimore e shtazore Saranda, mrekullia blu Parku kombëtar i malit të “Dajtit”


Çështjet:
  •    Larmia e formave të relievit me tërheqjen e tyre
  •    Klima mesdhetare e Shqipërisë
  •    Pasuria ujore e Shqipërisë
  •    Bota e pasur bimore e shtazore
  •    Saranda, mrekullia blu
  •    Parku kombëtar i malit të “Dajtit”
Ø Larmia e formave të relievit me tërheqjen e tyre
Pozicioni gjeografik dhe relievi i japin mundësi te mëdha zhvillimit të turizmit të një vendi. Këtë e dëshmon edhe rasti i vendit tone i cili karakterizohet nga një pozicion gjeografik i favorshëm dhe një reliev i thyer ku ndërthuret malorjakodrinorja dhe fushorja, duke na dhënë një llojshmëri të pasur në bimësi, faunë dhe ndërthurje klimash.
Relievi me kontraste të mëdha karakterizohet nga larmi formash të cilat krijojnë bukuri të veçantë për syrin e turistit. Nga bregu i detit kalohet menjëherë në mallet e larta. Vetëm në rreth 1000m vijë ajrore nga deti ndodhet mali më i lartë i vendit Korabi me lartësi 2751 m. Lartësia mesatare e relievit arrin në 708 m që do të thotë dyfishi i lartësisë mesatare te Europës 23% e sipërfaqes së përgjithshme të territorit ndodhet ne lartësinë 02-200m, 48% në lartësinë 200-1000m, ndërsa 30% në lartësinë mbi 1000m mbi nivelin e detit. Copëzimi i nivelit, diferencimet e tij dhe kontrastet kanë bërë të jenë aq afër e njëherësh po aq larg, luginat e thella, kreshtat e larta shkëmbore, thellësia e detit dhe thellësitë malore. pjesa perëndimore karakterizohet nga sipërfaqe fushore me ndërthurje kodrinore, në brendësi të vendit mbizotërojnë vargjet malore, malësitë në formë kështjellash, gropat, fushëgropat dhe vargjet e larta.
Shqipëria e ndodhur pranë ujërave të detit Adriatik dhe Jon zotëron një vijë bregdetare 450 km. Bregdeti shqiptar shquhet për pasuri dhe potenciale te mëdha për turizëm balnear. Në zonën bregdetare të Adriatikut bien në sy plazhet me përbërje ranore, kurse në atë joniane plazhet shkëmbore pranë maleve.Bregdeti shqiptar, ofron mundësi për të apasionuarit e natyrës ekzotike dhe observimin e  shpendëve detarë, kjo veçanërisht në lagunën e Nartës, të Karavastasë etj. Edhe liqenet shqiptare janë të larmishme për nga mënyra e formimit dhe ofrojnë një bukuri natyrore me rëndësi turistike. Alpet shqiptare me majat e tyre të larta dhe pika turistike mirëpresin turistë për të kaluar një eksperiencë të paharrueshme në mes të natyrës së pastër, midis pyjeve të ndryshëm, burimeve të ujërave, shpellave karstike për të provuar skitë në dimër apo për shëtitje, peshkim, për vrapim në verë etj. Pikave turistike malore u shtohen edhe parqet kombëtare të shoqëruara me lugina, qafa, maja të larta e të thepisura me një kolorit fantastik ngjyrash të çdo stinë. Ky reliev i larmishëm me forma të shumëllojshme i pasur në florë e në faunë krijon hapësira të larmishme për zhvillimin e turizmit. Duke qenë i tillë ai ofron mundësinë për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit si balnear, alpin, të skive, peshkimit, atij kurativ etj.
Të gjitha këto mundësi që jep natyra me larminë e me bukuritë e saj, janë si rezultat i një ndërthurje të formave të ndryshme të relievit në zona të caktuara e kombinuar kjo dhe me pozitën gjeografike. Këto të dyja nuk janë vetëm përcaktuese në krijimin e pamjeve piktoreske, por kanë luajtur rol dhe në zhvillimet historike te qytetërimeve të hershme, të fenomeneve shoqërore si dhe zhvillimeve industriale, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër kanë krijuar qendra që frekuentohen nga turistët, jo vetëm për vlerat natyrore, por edhe për trashëgiminë kulturore, arkeologjike dhe historike të krijuar në shekuj. Por kjo pasuri natyrore e trashëguar kërkon vëmendjen dhe kujdesin e të gjithëve për të mbetur e tillë, e mrekullueshme dhe magjiplotë,për ta vënë në shërbim të turizmit dhe për ta kthyer në një pasuri me vlerë monetare të rëndësishme për Shqipërinë. 
  
Ø Klima mesdhetare e Shqipërisë
Klima e Shqipërisë përbën një komponent shumë të rëndësishëm natyror. E vendosur pranë deteve Adriatik dhe Jon dhe me dalje të gjerë në to, Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare,sidomos në pjesën bregdetare dhe perëndimore. Kjo klimë dallohet për dimër relativisht të shkurtër e të butë dhe një verë të nxehtë e shumë të thatë, e cila krijon kushte optimale për zhvillimin e llojeve të ndryshme te turizmit, sidomos atij për banjat diellore, por edhe të sportit ujor, peshkimit etj. Krahas këtyre dy tipave kryesore të klimës, Shqipëria dallohet edhe për ekzistencën e shumë mikroklimave, gjë që jep mundësinë e lëvizjeve të shumta turistike dhe të kombinimit te formave të ndryshme turistike sipas stinëve të vitit.
Larmia e klimave krijon mundësinë e zhvillimit të turizmit në të gjithë vendin dhe në të gjitha stinët. Treguesit klimaterikë janë tregues mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë turistike. Ata kanë një rëndësi të veçantë dhe quhen edhe si ”parakushte” për zhvillimin e turizmit. Dhe pikërisht në saje të treguesve klimaterikë shumë vende të botës në segmentin turistik diell - det kanë një zgjatje te sezonit turistik gjatë gjithë vitit.
Në zhvillimin e turizmit ndikojnë të gjitha elementet e klimës, më të rëndësishmit ndër ta janë:
v  Ndriçimi diellor,
v  Reshjet,
v  Temperatura,
v  Era.
Ndriçimi diellor: ndriçimi i diellit lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë dhe 2046 orë në vit në Kukës. Kjo gjë krijon mundësinë që sezoni i plazhit të kapë një periudhë pak a shumë të gjatë, prej 4 muajsh. Sezoni turistik veror i Shqipërisë, sipas urdhrit të kryeministrit, shtrihet nga 1 qershori - 30 shtator. Kjo zgjatje e tillë e sezonit krijon kushte të favorshme për një përqendrim të numrit të turistëve. Pra, si rezultat i pozitës gjeografike dhe klimës mesdhetare, Shqipëria gjendet në segmentin turistik “diell dhe det”.
Temperatura: temperaturat e ulëta apo të larta ndikojnë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit. Në vendet me temperatura të larta është i zhvilluar turizmi balnear apo sporte të ndryshme ujore. Ndërsa në vendet me temperatura të ulëta zhvillohen sporte dimërore. Në këto rajone ekziston mundësia e zhvillimit të turizmit të bardhë dhe sporteve të alpinizmit dhe të skive. Krahas aktiviteteve dimërore, gjatë stinës së verës për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë në pjesët e ulëta të vendit, pikat malore janë objekte mjaft të preferuara turistike për shkak të klimës së freskët duke zhvilluar “turizmin e gjelbër”. Një pjesë e këtyre vendeve quhen qendra klimaterike ku mund të zhvillohen aktivitete sportive, ekskursione etj.
Reshjetnë pjesët e larta të vendit sidomos në pjesën lindore e veriore të tij, dominon klima e ftohtë malore me ndikime kontinentale e cila karakterizohet për temperatura të ulëta e reshje të shumta dëbore. Në rajonet me klimë të tillë ekziston mundësia e zhvillimit të turizmit të bardhë dhe sidomos e sportit të alpinizmit dhe sportit të skive.
Si qendra të turizmit dimëror shquhen: Dardha dhe Voskopoja në Korçë; Shishtaveci në vargun e Korabit etj. Në zonën e Vermoshit ku reshjet e dëborës janë të shumta dhe trashësia mesatare shkon në 70cm dhe dëbora shkrin vetëm në maj, ekzistojnë të gjitha mundësitë e zhvillimit të turizmit të bardhë. Gjithashtu edhe në Valbonë bora zgjat nga gjysma e dytë e nëntorit deri në maj me një trashësi mesatare prej 100cm. Vende të tjera me reshje dëbore, mjaft të përshtatshme për skitë dhe sported dimërore janë: Dardha, Vithkuqi e Voskopoja në rrethin e Korçës; Gjinari në Elbasan; Bjeshkët e Tërbunit në Pukë; Lura në Dibër; Qafa e Shtamës në Krujë; Llogoraja në Vlorë etj.
Era: forca dhe drejtimi i saj ndihmon në aktivitetet sportive ujore duke i bërë vendet e përshtatshme, të preferuara për të apasionuarit e këtyre sporteve, sidomos lundrimit me vela i cili është një aktivitet sportiv mjaft i preferuar. Liqeni i Butrintit është mjaft i favorshëm për këtë lloj sporti. Aktivitete të tjera sportive të ndikuara nga drejtimi i erës janë dhe hedhjet me parashutë apo fluturimet me deltaplan. Zonat më të favorshme për këtë janë: Qafa e Llogorasë (një nga pikat më të mira në Mesdheun Lindor), mali i Dajtit, vargjet e Moravës, etj. Vitet e fundit Shqipëria nëpërmjet shoqatës së Aeronautikës ka zhvilluar takime ndërkombëtare të “Fluturimeve të lira”.
Këto aktivitete janë zhvilluar në Llogora e Moravë. Pra, mund të themi se Shqipëria me klimën e saj, aq të favorshme, ka mundësi për zhvillimin e të gjitha llojeve të turizmit.
Ø Pasuria ujore e Shqipërisë
Pjesë e rëndësishme e ofertës gjeografike natyrore të Shqipërisë në turizëm, është dhe pasuria ujore që ajo ka dhe vënia e saj në shërbim të turizmit. Pasuria ujore e deteve, liqeneve, lumenjve, burimeve natyrore luajnë një rol të rëndësishëm në qarkullimin turistik dhe në zhvillimin e llojeve të ndryshme të tij si, banjat diellore, peshkimi, lundrimi, not etj. Kjo është arsyeja që llojet turistike të favorizuara nga prania e ujërave, përbëjnë llojin kryesor të turizmit. Shqipëria ka fatin, se është e pasur me ujëra që gjenden në të gjithë sipërfaqen e vendit.
Pasuria detare: Shqipëria është një vend tepër bregdetar. E gjithë zona perëndimore e vendit, në një gjatësi të  përgjithshme prej rreth 475 km, laget nga detet Adriatik dhe deti Jon, që janë pjesë përbërëse e detit Mesdhe. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës në veri dhe deri në Kepin e Gjuhëzës në jug. Ky bregdet është i përbërë nga plazhe ranore. Plazhet e Durrësit mund të krahasohen me plazhet e mira europiane për nga cilësia e rërës, temperatura e ujit, natyra, klima, peizazhi i butë kodrinor, thellësia graduale të detit etj. Përveç Durrësit ka plazhe dhe në Velipojë, Golem, Divjakë, Vlorë, që tërheqin çdo vit një numër gjithnjë e më të madh pushuesish vendas apo të huaj. Bregdeti i Jonit që shtrihet nga Kepi i Gjuhëzës në Gjirin e Ftelisë, dallohet për karakterin shkëmbor, me gurë të vegjël në formë patkoi, si dhe me plazhe të bardha zallore, që janë një ndërthurje e klimës malore me bregdetaren. Të tilla jënë plazhet në Dhërmi, Jalë, Himarë, Qeparo, Borsh, Sarandë e Ksamil.
v    Pasuria liqenore: Shqipëria është e pasur gjithashtu me liqene të larmishëm të mëdhenj e të vegjël, natyral apo artificial. Më i famshmi për plazh dhe rekreacion është liqeni i Ohrit, i cili është dhe liqeni më i thellë në Gadishullin Ballkanik, duke e bërë zonën përreth tërheqëse dhe të rëndësishme për turizmin.
Liqeni ka një sipërfaqe 363 km2 (111.4 km2 janë brenda rajonit tonë). Thellësia mesatare është 145m, ndërsa theljësia maksimale është 295 m. Kjo zonë është një kompleks i disa pikave turistike si: Lini, Pojska, Pogradeci, Tushemishti dhe Driloni. Vlen të përmendet bukuria natyrore e Drilonit ku bimësia dekorative është në harmoni të plotë me burimet e ujërave. Liqeni i Ohrit me ujin e kulluar dhe peshkun e rrallë koran ka vazhdimisht vizitorë të cilët nuk mungojnë as në dimër. Pranë tij ndodhet Liqeni i Prespës me bukuritë e veta shkëmbore e plazhe zallore, të pazëvendësueshme dhe të pakrahasueshme. Në veri të vendit është liqeni më i madh i Ballkanit, i Shkodrës me sipërfaqe 368km2 (nga këto 149 km2 brenda rajonit tonë), me plazhet e Shirokës dhe Zogajt. Vendi i bashkimit të Drinit me Bunën ka gjithashtu pamje piktoreske dhe ky është një vend ideal për qetësi dhe, po të lidhet edhe me vlerat e tjera të lashtësisë (Kalaja e Rozafës), ky vend bëhet më të vërtetë interesant. Në pjesën veriore të vendit gjendet liqeni i Fierzës, me një bukuri mahnitëse. Udhëtimi me traget përmes tij është i paharrueshëm. Po të kalojmë në zonën e Dibrës ta del përpara një pamje mahnitëse, të cilën e krijojnë shtatë liqenet e Lurës, të rrethuar me pyje me bukuri të pashoqe (fotoja më të majtë). Ndërsa përmendim liqenet si vende turistike, nuk ke se si të mos përmendim edhe liqenet e Jugut, siç është liqeni i Butrintit, i cili ndodhet jo shumë larg nga Saranda dhe pranë qendrës arkeologjike. Ky liqen përbën pasurinë më të rëndësishme turistike të vendit. Ai frekuentohet nga mijëra turistë vendës dhe të huaj, që i tërheq jo vetëm natyra, por edhe pasuritë arkeologjike të zonës. Në liqenin e Butrintit kultivohen molusqet, por ka dhe vende për pushim e argëtim pa fund.
v    Pasuria e burimeve natyrore: Të tilla janë: burimi i Syrit të Kaltër, një perlë e bukurisë shqiptare me ujin e kthjellët dhe me natyrën piktoreske; Uji i Zi në Këlcyrë; Uji i Ftohtë në Tepelenë, Viroi, Glina, Postenani etj.
v   Pasuria lumore: Shqipëria është e pasur edhe me lumenj, shumica e të cilëve kalojnë mes për mes vendit për t’u derdhur në det. Një pjesë e tyre formojnë lugina të rrethuara me pyje të bukura si ajo e Valbonës, Vjosës, Drinosit. Në këto lugina ka qendra turistike si në Bogovë, Këlcyrë etj.
Por, pavarësisht nga kjo pasuri e madhe ujore që i ka falur natyra vendit tonë, jo e gjitha është në shërbim të turizmit. Duke përjashtuar bregdetin, vendet e tjera sidomos ato pranë lumenjve janë pak të shfrytëzuara. Kjo ka ardhur edhe për shkak të terrenit të vështirë apo infrastrukturës jo të përshtatshme; mungesës së ujit të pijshëm apo të ndërtimeve pa kriter për pushime. Megjithatë është e rëndësishme që kjo pasuri ekziston në vendin tonë dhe, si e tillë, janë të gjitha mundësitë që ajo të vihet në shërbim të turizmit për të gjitha llojet e tij: për turizëm balnear, për peshkim, për lundrim, not, për vizituesit, për kurim etj. Sigurisht kjo duhet bërë duke respektuar ligjet dhe planet rregulluese për të shmangur pasojat dhe fenomenet negative që mund të shfaqen.
Ø Bota e pasur bimore e shtazore
Bota bimore dhe shtazore përbën një burim të rëndësishëm natyror për zhvillimin e turizmit. Falë kushteve të përshtatshme të relievit, klimës dhe ujërave, bota bimore dhe shtazore e Shqipërisë dallohet për shkallë të lartë biodiversiteti, që shprehet në shumëllojshmërinë e biotipave dhe ekosistemeve të ndryshme.
Në brendësi të kësaj pasurie bimore rriten lloje të ndryshme kafshësh e shpendësh, të cilat ia rrisin akoma më tepër rëndësinë dhe bukurinë natyrore zonave të ndryshme gjeografike të vendit. Larmia e bimëve, kafshëve dhe shpendëve përbën një pasuri të rëndësishme me potencial turistik. Bukuria e bimëve e shoqëruar kjo me shumëllojshmërinë e kafshëve që rriten midis tyre tërheq vëmendjen e pushuesve vendas apo të huaj duke ju bashkëngjitur pasurisë natyrore të vendit. Bota bimore, bota shtazore dhe turizmi janë të lidhura ngushtë ndërmjet tyre sidomos në kohët e sotme, kur të pushuarit larg zhurmave dhe stresit e bëjnë bimësinë një oaz çlodhjeje dhe qetësie, dhe, kur mes kësaj bimësie qëllon të ndeshësh kafshë apo shpendë që rriten në kushte natyrale, atëherë pushimi bëhet më i këndshëm dhe argëtues.
v    Bota bimore dhe turizmi
Për nga origjina, nga përbërja dhe veçoritë, bimësia e Shqipërisë bën pjesë në Zonën Floristike Mesdhetare. Shqipëria, megjithëse ka një sipërfaqe të vogël, është ndër vendet më të pasura me lloje bimësh. Në Shqipëri rriten 3300 lloje bimësh ose 29% e florës së Europës, ku mbi 208 janë lloje drurësh. Rreth 35% e territorit është veshur me shkurre dhe drurë pyjorë. Kjo ka krijuar mundësinë që në vendin tonë të dallohen 4 breza të botës bimore:
  1.       Brezi i shkurreve mesdhetare shtrihet nga 400-800m me gjelbërim të përhershëm, me valanidhin, shqopën, marenën, pishën e butë, pishën e egër etj. Ato gjenden me shumicë në Rivierën shqiptare dhe në pjesën perëndimore të vendit.
  2.          Brezi i dushqeve. Fillon mbi brezin e shkurreve dhe në disa pjesë është i përzier me të sa është e vështirë t’i ndash njërën nga tjetra. Shtrihet deri në lartësinë 1200m. Drurët përfaqësues janë lloje të ndryshme dushqesh. Por në disa zona për shkak të shpyllëzimeve për arsye të ndryshme dushqet po zhduken, si në Selenicë, Pyllin e Syrit të Kaltër, Pyllin e Butrintit etj.
  3.        Brezi i pishave me drurët kryesorë pishën e bredhin, arrin deri në lartësinë 1900m
  4.        Brezi i kullotave alpine i cili është i rëndësishëm për blegtorinë dhe përfshin zonat e larta malore.
Në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm parqesh pyjorë kombëtarë, disa prej të cilave janë shpallur ″monumente natyrorë″ për vlerat e veçanta estetike e turistike dhe mbrohen nga shteti me status të veçantë. Më të rëndësishme janë: parku pyjor i Divjakës, i Dajtit, i Lurës, i Llogorasë, i Hotovës, i Thethit etj. Vlera të veçanta ka dhe Kopshti botanik i Tiranës, në të cilin rriten mbi 2000 lloje bimësh të vendit tonë apo të vendeve të tjera. Gjithashtu Shqipëria ka dhe bimë endemike te cilat rriten vetëm këtu dhe janë relike të florës shqiptare si: narteca, gështenja e kalit etj., të cilat përbëjnë 1% të bimëve që rriten në vendin tonë. Roli i botës bimore në turizëm duhet parë me funksionin dekorativ, zbavitës dhe fiziologjik. Prania e sipërfaqeve të gjelbra rrit bukurinë e peizazhit dhe krijon mundësinë e zhvillimit të llojeve të ndryshme të turizmit. Rajonet me botë të pasur bimore tërheqin vëmendjen e turistëve të cilët mund të argëtohen, të çlodhen, të organizojnë udhëtime apo ekskursione. Por nga ana tjetër në këto zona ajri është i pastër dhe i freskët i dobishëm dhe kurativ, sidomos për të sëmurët nga organet e frymëmarrjes. Kjo është edhe arsyeja që vendet me botë bimore te pasur janë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit kurativ, alpin, sportiv etj. Dhe parqet kombëtare shqiptare janë shumë të përshtatshme për këto lloje turizmi.
  Saranda, mrekullia blu
Qafa e Muzinës është kufiri ndarës me kalanë e Argjiros në lindje. Tatëpjetë dy rrugë, njëra të çon në Delvinë. Tjetra me shumë kthesa, nën një gjelbërim marramendës. Qershive tani po u bien petalet, po lidhin fëmijët me lulet e tyre. E pamundur syri të mos shikojë ullinj. Kroi i mërgimtarit. Në pllajë, fshati Muzinë. Lisi shpërtheu nga gjethet. Bari në mal tejet i larmishëm. Mështekna, ferra, driza, gështenja, shkoza, shqopa gjithë bimësia mesdhetare aty. Dhe shpirti qetësohet, syri nuk ngopet. Më poshtë fshati Dhrovjan. Miniera e kripës së gurit.
Syri i Kaltër. Ah ç’sy!
Do të jenë me fat njerëzit ta shihnin këtë mrekulli.
Bistrica. Hidrocentrali. Prapë uji i kristaltë. Por derdhet në det, ëmbëlson ujin e kripur dhe nuk rrjedh në çezmat e lagjeve në Sarandë dhe Ksamil. Etjen, ksamilasit e shuajnë me pus, nën prurjen e syrit, nën prurjen e Bistricës, formacioneve aluvionale, moçalishtes më saktë. E çfarë të bëjmë. Ky fat na ra. Të detyruar.
Të shkruash për Sarandën, duhet ta mprehësh mirë lapsin, të ndash mirë mendjen. Të “tallin” ata. Ajo ka njerëz mendjehollë, të mirë,punëtorë, bujarë, pak të “athët” në mendime. Ka arsye kjo.
Banorëve të këtij qyteti asnjëherë nuk u ka munguar elementi limon, elementi vaj ulliri, elementi peshk i freskët, në çfarëdolloj sistemi, deti i përjetshëm, në një qiell 300 ditësh blu.
Saranda ka një lidhje të ngushtë me numrin 40. Shpjegohen me 40 shenjtorët,40 dhoma izolimi, 40 murgj, 40 zinxhir, 40 frëngji nga të mirët shikonin veç pak sfond blu, për detin të privuar 40 ndërtesa mbi katet e lejuara ka Saranda, 40 bunker ka në vijën e saj bregdetare, 40 mijë banorë me gjithë rrethinat, të ardhur pas viteve ’90. Me fat e bekuara Sarandë.
Zoti nuk i fali një, dy, tre engjëj por plot 40. Vazhdojnë edhe pak. 40 ditë do shejtani të nxjerrë veshët nga dëllinja, 40 ditë rri mbuluar gënjeshtra. Dhe të gjitha këto veç 40, dhe të ndenjurat kanë saktë 40 damarë.
Në sytë e mi, Saranda, mrekulli. Qëllimisht shpinën, ky qytet ua ktheu erërave të  ftohta të dimrit, të ngrohë veten, të mbrojë mimozën e beharit, limonin. portokallin, ullirin, lulet gjelbërimin e përjetshëm, erën e këndshme të luleverdhit bli. Qëllimisht që edhe janari a ketë temperaturën e banjës. Të zgjuar sarandasit...

  Parku kombëtar i malit të “Dajtit”
Pranë kryeqytetit ndodhet Parku kombëtar i malit të Dajtit i cili është i rëndësishëm nga pikëpamja turistike meqenëse ndodhet pranë kryeqytetit dhe ndihmon për argëtimin e banorëve të tij.
Pamja tërheqëse dhe e shumëllojshme e mjedisit pyjor si dhe disa pika panoramike të bukura, janë elementët kryesor në aspektin pushues, argëtues e turistik të parkut, të cilat përdoren nga vizitorë vendas e të huaj. Mjedisi pyjor frekuentohet për shëtitje e qetësim, format natyrore për pushim fizik e çlodhje.
Gjithashtu ky mjedis pyjor natyror vlerësohet si pjesë e pasurisë kombëtare e ruhet nga shteti me  status të veçantë. Teleferiku i ndërtuar kohët e fundit, i cili është më i madhi në Ballkan krijon mundësinë e të vajturit në mënyrë komode dhe të shpejtë në të. Nga lart të ofrohet një pamje tërheqëse dhe shumëngjyrëshe. Tirana natën e parë, nga lart, është po aq e bukur sa dhe qytetet e mëdha të Europës.





Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Natyra e larmishme shqiptare - Projekt Gjeografi
Natyra e larmishme shqiptare - Projekt Gjeografi
Natyra e larmishme shqiptare - Projekt Gjeografi Larmia e formave të relievit me tërheqjen e tyre Klima mesdhetare e Shqipërisë Pasuria ujore e Shqipërisë Bota e pasur bimore e shtazore Saranda, mrekullia blu Parku kombëtar i malit të “Dajtit”
https://i.imgur.com/9dVklyq.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/03/natyra-e-larmishme-shqiptare-projekt.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/03/natyra-e-larmishme-shqiptare-projekt.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy