Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve - Ese

Pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve - Ese

       Në këtë ese kam zgjedhur të trajtoj temën kryesore mbi të cilën Suzan Collins, ka shkruajtur romanin “The hunger games”, temë e cila është aktuale edhe në ditët e sotme. Është pikërisht pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve.Pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve në Panem shkon paralelisht me gjendjen e shumë prej vendeve të sotme.
Pasuria është përqëndruar shumë në duart e të pasurve, veçanërisht në duart e njerëzve që jetojnë në Kapital dhe në disa nga rrethet. Ndryshimi është i madh midis jetës së tyre dhe të varfërve. Kjo pabarazi zbulon mënyra të shumta të shfaqjes së formave të ndryshme të varfërisë, ku më e dukshmja është ushqimi. Në lagje të varfëra, ku popullsia është e madhe, nuk ka mjaftueshëm për të ngrënë.
Varfëria është një dukuri komplekse, që përfshin dimensione të ndryshme të deprivimit, ndër të cilat pamjaftueshmëria e mallrave dhe e shërbimeve është vetëm njëra anë e shfaqjes. Varfëria është uri. Të jesh i varfër do të thotë të mos kesh strehë, të jesh i sëmurë dhe të mos kesh mundësi të vizitohesh te mjeku, do të thotë të jesh i papunë dhe të mos kesh një të ardhme të sigurtë. Varfëria do të thotë të jesh analfabet, të mos kesh  mundësi për kushte shëndetësore dhe të të mungojnë shumë shërbime e mjete për jetën e përditshme.
       Varfëria fenomen i cili prek pjesë të ndryshme të shoqërisë. Në Panem dhe në shoqëritë e sotme pasuria është përqendruar aq shumë në duart e të pasurve, sa për të varfërit nuk mbetet më asgjë. Ka një diferencë të madhë midis njerëzve që jetojnë në Kapital dhe në disa rrethe me jetën që bëjnë njerëzit nëpër rrethe të tjerë. Njëjtë si në Afrikën e Jugut. Në Afrikën e Jugut pabarazia ndërmjet grupeve të ndryshme të njerëzve është e madhe. Shumica e banorëve këtu nuk janë në gjendje të ushqehen. Ushqimet më bazike për të siguruar jetesën për këto banorë janë luks.
Varfëria shfaqet në forma të ndryshme duke bërë që një pjesë e njerëzve të jenë të privuar nga një pjesë tjetër e shoqërisë me fusha të ndryshme të jetës. Ndoshta shembulli më i mirë i pabarazisë ndërmjet të pasurve dhe varfërve mund të shihet në sistemin e Kapitalit si dhe në mënyrën se si zhvillohen lojërat. Në teori lotaria për të zgjedhur haraçet është e rastësishme. Mundësitë për t’u zgjedhur janë  të njëjta si për të pasurit ashtu edhe për të varfërit. Porn ë realitet të varfërit kanë më shumë gjasa të zgjidhen se sat ë pasurit. Në këmbim të disa racioneve shtesë të ushqimit emri i të varfërve figuron shumë herë në lotari. Shumica e fëmijëve të familjeve të varfëra duhet të marrë këto racione shtesë për të mbijetuar, ndaj familjet  e varfëra kanë më shumë haraçe brenda në lojëra.
Realitete të tilla ekzistojnë edhe në shumë nga shoqëritë e sotme. Los Angelos-i i cili njihet si një nga vendet më të zhvilluar e ka të theksuar këtë pabarazi sociale. Ndarja mes të pasurve dhe të varfërve bëhet gjithnjë e më e madhe. Një pjesë e njerëzve që jetojnë në qytete kryesisht janë aq shumë të pasur. Ata jetojnë në  ndërtesa luksoze. Makinat marka më e mirë, madje shoqërohen edhe me truproja. Ndersa pjesa tjeter e njerëzve jetojnë në qytete shumë të varfëra dhe me baraka.
Pasuria është në contrast të drejtpërdrejtë me varfërinë e popullit.  Ekzistojnë pabarazi të ndjeshme në nivelin e jetesës të zonave të ndryshme, sidomos në fshatra. Në fshatra shkalla e papunësisë është e lartë dhe shoqërohet me pabarazi të dukshme nga njëra krahinë në tjetrën. Ka edhe  shërbime të tjera bazë, për të cilat shfaqen pabarazi të mëdha në kushtet e jetesës së popullsisë ndërmjet zonave të ndryshme. Kjo gjendje më ngjason shumë me gjendjen shoqërore në Panem. Në fshatra veprimtaria kryesore për të siguruar ushqim është bujqësia dhe gjuetia. Ketnis e cila jeton në Qarkun 12, e siguron jetesën e saj dhe të familjes duke mbledhur bimë të ndryshme dhe duke gjuajtur në mënyrë ilegale. Varfëria fenomen i hidhur e shoqëron shoqërinë hap pas hapi, duke sjellë pasoja të ndryshme për këto shtresa.
       “Pasuria është gjithnjë e më shumë në rritje, në të njëjtën kohë u mblodhën gjithnjë e më shumë Brenda vetes masat, çuditërisht duke ndryshuar marrëdhëniet e vjetra dhe duke rritur pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve” [ përk Thomas Cartyle, Signs of the Times].
Përqëndrimi i burimeve të të ardhurave në duart e një grupi të vogël dhe lufta për thërrimet që lind vetvetiu kanë nisur të ndryshojnë edhe ndjesinë që të jep jeta ekonomike në vende të ndryshme. Pabarazitë janë të lidhura zingjir, ndaj dhe një pabarazi e vogël mund të sjellë një pabarazi më të madhe ose anasjelltas.
       “Është një gjë shumë e keqe që nga të qenurit i pasur, bëhesh i varfër, sepse keto njerëz me fate të rrënuara, priren të shkaktojnë revolucion.” [përk. Aristotel c.330BC. Politics,bk.4].
Një vend me pabarazi sociale të theksuar është një vend jo i përshtatshëm për të jetuar, dhe një ekonomi e pabarabartë është jo vetëm e brishtë por e destinuar të bjerë në depression. Grumbullimi it ë ardhurave në duart e një grupi të vogël përbën dy problem të pashmangshme. Së pari, kjo lloj pabarazie është e keqe për ekonominë pasi të pasurit nuk i shpenzojnë paratë e tyre të shumta. Ata sigurisht, shpenzojnë më shumë se shtresa e varfër. Sidoqoftë këto shpenzime kanë një kufi dhe pjesën e mbetur e kursejnë duke e nxjerrë nga ekonomia aktive. Problemi i dytë që pabarazia shkakton ka të bëjë me demokracinë. Përvojat nga e shkuara botërore na tregojnë se pushteti politik njehsohet me pushtetin ekonomik duke u siguruar elitave ekonomike pushtet të pamerituar në dëm të shtresave më të ulta sociale që shtrydhen vetvetiu nën peshën gjithnjë e më mbytëse të grupit të ngushtë që kontrollon të mirat ekonomike të një vendi.
       Pabarazia mes tqë pasurve dhe të varfërve është një temë që vazhdon gjatë gjithë romanit “Lojërat e urisë”, por edhe gjatë gjithë kohës që ka ekzistuar shoqëria jonë. Pabarazitë shprehen në trajta të ndryshme, duke bërë që shumë njerëz të veçohen nga disa sfera të shoqërisë, për shkak të pamundësisë ekonomike. Këtë e vëmë re në roman. Disa gëzojnë shumë të drejta dhe privilegje, ndërkohë që disa vuajnë për bukën e gojës.
       Kjo dukuri tregohet qartë gjatë  zhvillimit të lojërave. Ndërkohë që Ketnis luftonte për të gjetur pak ushqim, të pasurit që kanë emrin në lotari kanë tendencë që të kenë edhe shumë avantazhe shtesë. Ata janë trajnuar gjatë gjithë jetës së tyre për të marrë pjesë në lojëra. Këto haraçe të trajnuar, janë në përgjithësi më të mëdha në fizik, më të fortë dhe më të përgatitur për të përballuar vuajtjet e “Lojërave të Urisë”, se ata haraçe të varfër të zgjedhur krejt rastësisht. Si pasojë e kësaj, ata kanë edhe më shumë gjasa për të mbijetuar. Për haraçet e pasura është nder të konkurosh në lojëra, ndërsa për haraçet e varfëra kjo në thelb është një dënim me vdekje. Vetëm duke bërë këtë paralelizëm, kuptojmë që realiteti ku sot jetojmë, gjen aq shumë vërtetësi në veprën e Suzann Collins “The hunger games”.
“Çdokush që ka luajtur ndonjëherë me varfërinë, e di se sa shumë kushton të jesh i varfër.”[përk.James Arthur].
       Varfëria, kjo plagë e rëndë e shoqërisë tonë, sjell dhe deformim të normave shoqërore, por këtë nuk mund ta kupjojë askush që nuk është përballur me këtë realitet të trishtë.
Në “Poemën e mjerimit” te Migjenit, përshkruan deri në lakurëqësi këtë realitet të hidhur, si një mënyrë për t’u dhënë një shuplakë fytyrës, atij grushti të vogël njerëzish që përbëjnë ajkën e shoqërisë.
       Varfëria është problem më serioz dhe më i dhimbshëm në shoqërinë njerëzore. Ky fenomen ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë dhe me gjithë përpjekjet vazhdueshme të njerëzve, shoqëria nuk ka mundur ta zgjidhë këtë problem të madh social. Varfëria është sëmundja më vdekjeprurëse, sepse ajo në krahasim me çdo sëmundje në botë sjell shtimin e theksuar te dobësimit të njerëzve, imoralitet dhe degjenerimi në përfundim shtimin e numrit të vdekjeve. Kjo dukuri është në contrast të vazhdueshëm me një grusht të vogël njerëzish të pasur.

       Për të shkruar këtë ese jam mbështetur kryesisht në burime të ndryshme që kam lexuar, dhe kam sjellë këndvështrime të ndryshme lidhur me pasojat që sjell pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve. Gjithashtu kam trajtuar dhe lidhjen e pabarazisë ekonomike me pabarazitë e tjera, përfshinë këtu pabarazitë politike. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm është edhe ndikimi i pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve në demokracinë e një vendi.

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve - Ese
Pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve - Ese
Pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve - Ese
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEicr3Wp_rfeEcty8PRPftb396HfYWl-0kQB36-s2V_sinjmOq3pJDjjRtauzYttyK_gHfJGPLov4YAqY5LuRzhY4t5DF0YAoaFm4oIbO1ynfVoRY3dzMdiNHtPg_yA2ZH2mqtaqLqBTsm3T/s1600/135298674_14611945567921n.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEicr3Wp_rfeEcty8PRPftb396HfYWl-0kQB36-s2V_sinjmOq3pJDjjRtauzYttyK_gHfJGPLov4YAqY5LuRzhY4t5DF0YAoaFm4oIbO1ynfVoRY3dzMdiNHtPg_yA2ZH2mqtaqLqBTsm3T/s72-c/135298674_14611945567921n.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/03/pabarazia-mes-te-pasurve-dhe-te.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/03/pabarazia-mes-te-pasurve-dhe-te.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy