Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Uilliam Shekspir - Romeo dhe Zhulieta

Analiza e veprës: Romeo dhe Zhulieta nga Uilliam Shekspir. Subjekti: Romeo dhe Zhulieta është tragjedia më popullore e Shekspirit, që autori e krijoi në kohën e rinisë dhe ia kushtoi rinisë.Pikenisja, Struktura, Zhvillimi i ngjarjeve, Mjetet Stilistikore.


 SUBJEKTI

Romeo dhe Zhulieta është tragjedia më popullore e Shekspirit, që autori e krijoi në kohën e rinisë dhe ia kushtoi rinisë. Tragjedia rrëfen historinë e të rinjve Romeo e Zhuliet, dashuria e të cilëvë vritet nga mëria e pakuptueshme e njerëzve e nga zakonet e egra. Ngjarja ndodh në Veronë dhe ka si sfond hasmërinë mes dy familjeve të mëdha të qytetit, Montagëve dhe Kapuletëve. Urrejtja shpërthen akoma më shumë kur Romeoja, trashëgimtar i Montagëve, hyn pa u ftuar, me maskë, në gostinë që ka dhënë Kapuleti për miqtë e tij të ngushtë.. Zhulieta, trashëgimtare e Kapuletëve, pa u vënë re prej askujt, kërcen këtu me Romeon dhe pasi njihen, të dy të rinjtë bien në dashuri të rrufeshme. Atë natë, Zhulieta, me të mësuar emrin e Romeos, del në ballkon për t'ia zbuluar të fshehtën e zemrës hënës edhe yjeve, kurse Romeoja, duke rrezikuar jetën, ka hyrë fshehur në pemëtoren e Kapuletëve dhe përgjon fjalët e së dashurës. Këtu bisedojnë të dy dhe pas shumë rrëfimeve dhe premtimeve dashurie, vendosin të martohen fshehurazi pasi familjet e tyre nuk do ta pranonin kurrë martesën e tyre. Për këtë do t’i ndihmojë Frati Aurens Të nesërmen martohen në kthinën e Fratit i cili synon që me këtë martesë t'i japë fund armiqësisë së vjetër mes dy familjeve. Pikërisht atë ditë Romeoja përfshihet padashje në një duel mes mikut të tij Merkutit dhe kushëririt të Zhulietës, Tibatit. Ky i fundit e vret Merkutin dhe Romeoja në gjaknxehtësi nxjerr shpatën duke e qëlluar Tibaltin. Pas kësaj prini e dënon Romeon dhe e dërgon atë në internim. Kapuleti që s'di gjë për martesën e së bijës, ka vendosur ta martojë pa tjetër me kontin Paris dhe bën pregatitjet e dasmës, kurse Zhulieta i kërkon ndihmë Fratit Laurens ta shpëtojë nga martesa e dytë. Në sy t'et, ajo pranon gjoja të martohet me Parisin, po në mbrëmjen përpara martesës pi një bar të përgatitur nga Frati që e bën si të vdekur. Të nesërmen, në vend të dasmës, Kapuletët bëjnë ceremoninë e varrimit dhe e shpien të bijën në varrin tradicional të Kapuletëve. Romeoja merr lajmin e vdekjes së Zhulietës përpara se të mbërrijë letra e fratit ku i shpjegonte gjithë planin, dhe pasi bleu helmin prej një spieri të varfër arriti tek varri i Zhulietës. Parisi që ka ardhur këtu për të vënë lule në varr të së fejuarës, përpiqet ta arrestojë dhe nuk pranon të largohet, po lufton e vritet nga Romeoja. Pasi i tregon së dashurës dashurinë e tij të pakufishme, Romeoja pi helmin dhe vdes pak përpara zgjimit të Zhulietës. Frati Laurens vete në varr në kohën që zgjohet Zhulieta e cila sheh se i shoqi është helmuar pranë saj. Frati trëmbet nga zhurma e rojeve dhe largohet, ndërsa Zhulieta, pasi puth buzët e vdekura të Romeos, vret veten me kamën e tij. Për herë të parë në nje tekst dramatik praqiten personazhe plotësisht të individualizuara dhe të gjalla, në një zhvillim shpirtëror e fizik. Kjo është një dramë me një përmbajtje të theksuar lirike. Subjekti është shumë i thjeshtë dhe ka në qëndër dashurinë e dy të rinjve që i përkisnin dy familjeve në hasmëri me njëra tjetrën. Për këtë shkak dashuria e tytr pengohet dhe ndalohet. Por është dashuria forca lëvizëse e intrigës dhe pasioni kryesor që i lidh ndjenjat. Skenat ku dialogojnë dy të dashuruarit janë shprehje të fuqishme dashurie, me pasazhe të mrekullueshme lirike, të cilat e bëjnë Romeon e Zhulietën të thuhet se është himni më i bukur kushtuar dashurisë njerzore. Vdekja e tyre në fund të tragjedisë është një kambanë e zishme kundër botës së mykur mesjetare dhe alarm për forcën e dashurisë, si forcë jetëdhënësë.

Por vallë, duhej të ndodhte kjo tragjedi që dy familjet, Montag dhe Kapulet të linin mërinë dhe urrejtjen që ekzistonte mes tyre? Duhej të sakrifikonin veten dy bijtë e tyre që ata të kuptonin që kjo urrejtje ishte e kotë? Kjo tragjedi e padëgjuar më parë i dha fund hasmërisë mes dy familjeve por gjithashtu i dha fund një dashurie që nuk njihte kufij, një dashuri që nuk mori parasysh asgjë, një dashuri e cila dhe vdekjen e kishte të ëmbël. E jetuan shumë pak dashurinë e tyre por historinë e dëgjoi e gjithë bota, e admiroi i gjithë njerëzimi në të katërt anët e botës.



 PIKËNISJA

Historia e dashurisë e pafat e Romeos dhe Zhulietës u bë e njohur gjerësisht nga poetët italianë të mesjetës. Për të kujtuar sfondin e hasmërisë së vjetër mes Montagëvë dhë Kapuletëve. Shekspiri u mbështet në një histori që e përjetoi vetë: në hasmërinë e gjatë e më shumë viktima të familjeve Denvers dhe Long. Shekspiri e shfrytëzoi faktin jetësor për të paraqitur qartë dhe më fortë absurditetin e jetës në hasmëri. Kur hasmëria con në vdekjen e dy të rinjve të pafajshëm, të cilët janë të lidhur vetëm me ndjenjën e dashurisë atëherë drama njerëzore del e plotë me absurditetin e saj, duke u shndërruar më pas në tragjedi. Sa më e fortë të ishte dashuria e dy të rinjve aq më e përbuzshme bëhej hasmëria mes dy familjeve. Sa më njerzore të dukej dashuria mes dy të rinjve aq më njerzor bëhej paragjykimi që po i vriste ata.

 STRUKTURA

Tragjedia është e ndërtuar në pesë akte: Akti i parë përbëhet nga pesë skena ; akti i dytë me gjashtë skena ; akti i tretë me pesë skena ; akti i katërt me pesë skena dhe akti i pestë me tre skena. Dy aktet e para janë të ndërtuara në mënyrë të tillë , që sjellin pamjen e një komedie: pamja e sheshit kryesor, atmosfera e gjallë e dyluftimeve, ballot me maska, kaperimi i mureve të oborreve, njohja e dy të rinjve. Këto dy akte kanë paragrafë përshkrues dhe rrëfyes. Gjatë këtyre dy akteve përshkruhet gjithkca duke filluar nga pikënisja e dashurisë së tyre e duke përshkruar të gjithë zhvillimin e saj. Skena e parë fillon me grindjen ndërmjet shërbëtorëve të kapuletëve dhe Abrahimit shërbëtorit të Montagëve. Më pas autori nga një skenë e përgjakshme dhe e urrejtjeje drejtohet menjëherë te shkaku i njohjes së Romeos dhe Zhulietës. Gostia e organizuar nga familja e Kapuletëve bëhet arsyeja e fillimit të një dashurie të madhe. Romeoja i tërhequr nga kurioziteti bëhet pjesëtar i gostisë dhe njihet me Zhulietën, dhe aty fillon tragjedia e tyre. Pika e kthesës që shënon fillim e tragjedisë, lidhet me vrasjen e Markutit dhe Tibaltit. Këtu rinis hasmëria, dhe zë fill fataliteti i dy të dashuruarve, i cili con pashmangshmërisht drejt fundit të tragjedisë. Të gjitha këto përbëjnë ngjarjet kryesore të tri akteve të tjera. Kontrasti ndërmjet dyakteve të para me të tjerat është kalimi nga toni gazmor në atë dramatik e tragjik.

 ZHVILLIMI I NGJARJEVE

Në tragjedi ngjarjet zhvillohen me një shpejtësi të habitshme. Nuk ka parapërgatitje për ngjarjen e re, ajo thjesht ndodh me një dinamikë që e mban gjallë kureshtjen e lexuesit. Ka mjaft skena të përgjakshme, me incidente të paimagjinueshme por Shekspiri bën që ato të duken skena normale jo larg jetës së përditshme. Dy të rinjtë që nga dita kur martohen në fshehtësi e deri në fund i ndjek fati i keq e i mbrapshtë, që nis me vdekjen e Tibaltit dhe me internimin e Romeos, vazhdon me fejesën e padëshiruar të Zhulietës, më pas Romeoja nuk arrin të marrë vesh lajmin e vdekjes së Zhulietës dhe arrin pranë varrit të saj para se të marrë vesh të vërteten.

 MJETET STILISTIKORE

Gjuha e përdorur është e pasur me ndërtime poetike-gjuhësore të mrekullueshme. Ka efekte kontrastive. Gjuha e përdorur është jashtëzakonisht e gjallë dhe e pasur. Janë të përdorura shumë unitete gjuhësore. Cdo personazh flet gjuhën që ë përshtatet më së miri nivelit dhe karakterit të tyre pa shkaktuar asnjë lloj artificialiteti. Fjalët janë shpesh të përdorura me kuptime ironike, të fshehura të dyfishta. Lojra fjalësh dhe përdorim i guximshëm i sharjeve dhe vulgarizmave. Është i ndërtuar në vargje të cilat rimojnë me njëra tjetrën. Është i përdorur leksiku i pastër dhe vargjet lidhen me një ritëm të ëmbël muzikor. Janë përdorur metaforat, epitet. Hiperbolizimet, similitudat, simbolet, antiteza. Tragjedia merr shtysë dhe nga konteksti historik i kohës, në kohën kur është vendosur drama, Italia nuk ekzistonte ende si shtet unik dhe qytetet ishin në luftë me njëra tjetrën. Vecanërisht Verona dhe Venezia rreth viteve 500 ishin një peshë e fortë kundër kishës katolike, ndërkohë në mbretërinë e Anglisë në atë kohë mbretëronte Elizabeta 1 që si të gjithë sovranët Britanikë ishte në krye të kishës katolike.

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Uilliam Shekspir - Romeo dhe Zhulieta
Uilliam Shekspir - Romeo dhe Zhulieta
Analiza e veprës: Romeo dhe Zhulieta nga Uilliam Shekspir. Subjekti: Romeo dhe Zhulieta është tragjedia më popullore e Shekspirit, që autori e krijoi në kohën e rinisë dhe ia kushtoi rinisë.Pikenisja, Struktura, Zhvillimi i ngjarjeve, Mjetet Stilistikore.
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhzOmBi43y0-uV1ntj-pl3Va9iaH1_OcQdXRgYY9h5XQSjkBZnyAnmcFlnDnsrnUhVwBVO3ZCwzM7EtU6ckd5kHV20twhUIQ4akxvN1NqouTgg2QbpEQUz9ecauO6b8sxe6k4RJ7a2NDpzi/s1600/Romeo_and_juliet_brown.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhzOmBi43y0-uV1ntj-pl3Va9iaH1_OcQdXRgYY9h5XQSjkBZnyAnmcFlnDnsrnUhVwBVO3ZCwzM7EtU6ckd5kHV20twhUIQ4akxvN1NqouTgg2QbpEQUz9ecauO6b8sxe6k4RJ7a2NDpzi/s72-c/Romeo_and_juliet_brown.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/03/uilliam-shekspir-romeo-dhe-zhulieta.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/03/uilliam-shekspir-romeo-dhe-zhulieta.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy