Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Lindja dhe përhapja e qytetërimeve në brigjet e Mesdheut - Projekt Histori

LINDJA DHE PËRHAPJA E QYTETËRIMEVE NË BRIGJET E MESDHEUT. QYTETËRIMI FENIKAS, QYTETËRIMI HELEN, QYTETËRIMI ILIR, QYTETËRIMI I KRETËS, QYTETËRIMI ROMAK DHE ETRUSK

TEMA: LINDJA DHE PËRHAPJA E QYTETËRIMEVE NË BRIGJET E MESDHEUT.
Nëntemat që do trajtohen:

 QYTETËRIMI  FENIKAS
 QYTETËRIMI  HELEN
 QYTETËRIMI  ILIR
 QYTETËRIMI  I KRETËS

 QYTETËRIMI  ROMAK DHE ETRUSK

QYTETËRIMI FENIKAS
Fenikasit ashtu si edhe Hititët, popullsia origjinare e një pjese të Sirisë që quhej Feniki, ka qenë një popullsi primitive pellazgjike.
Nga mijëvjeçari i VII para Krishtit sumerët që vinin nga jugu dhe që kishin ngjyrat e karakteristikat e racës së zezë, të përzierw me akadianët që vinin nga veriu e verilindja dhe që kishin ngjyrën dhe karakteristikat të përbërjes së dy racave të bardhëve dhe të verdhëve, pasi u shkrinë së bashku dhe krijuan një popullsi tipike ose semit, iu nënshtruan edhe një përzierjeje tjetër me popullsinë pellazgjike të bregut fenikas.
Kështu fenikasit para ekspeditës së parë të argwve drejt Indisë, nga pikëpamja racore u bënë një popull i mirëfilltw mesopotamas, sepse elementi sumer-arkadian që erdhi u përzie me popullsinë pellazge, ishte shumë më i rëndësishëm se elementi vendas. Del se gjatë disa mijëvjeçareve që pasuan pushtimin, sumerwt-arkadian arritën të "semitizojnë" tërësisht popullsinë e lashtë autoktone, duke bërë të humbisnin gjuhën stërgjyshore pellazge dhe i dhanë karakterin dallues përkatës të popullit mesopotam "talasofob".
Rreth vitit 3000 para Krishtit, kur elementi pellazg u vendos në Feniki, nuk bëri gjë tjetër veçse u vendos mbi elementin mesopotam. Me gjithë humbjen e gjuhës stërgjyshore, ai mundi të ruaj një farë pastërtie relative të racës së origjinës dhe kjo u lejoi këtyre fenikasve të mos e kishin frikë pak më vonë detin, por të mbeteshin gjithnjë detarë të patrembur dhe, si kundërshtarë-tregtarë-themelues kolonish e tregtie, të fitonin famën e njerëzve shumë të shkathët për sipërmarrje detare, nga e cila janë mbiquajtur ezet e botës së lashtë. Po ta shqyrtojmë mirë këtë nofkë që u është dhënë duke krahasuar dy popuj, njërin të lashtësisë dhe tjetrin të kohës sonë dhe duke pasur po të dy atë cilësi dhe po ato aftësi për lundrim në përgjithësi e për bëma detare në veçanti, mund të kuptohet se ai që ka bërë këtë afrim, pa e vënë në dyshim ka krahasuar dy pjesë të të njëjtit element racor, por të ndara midis tyre nga një hapësire prej rreth tre mijëvjeçaresh të paktën. A nuk do të thoshim në fakt, se lundërtarët - kolonizatorët - tregtarët e lashtësisë të ashtuquajtur fenikas, ishin në të vërtete veçse pasardhës të drejtpërdrejt të një populli arg, e prandaj pellazg ose shqiptar.

Aty rreth vitit 1500 para erës së re, në viset e Libanit të sotëm, u zhvillua një qytetërim, ai i fenikasve që u shqua kryesisht për aftësitë e ndjeshme të shfaqura në fushën e detarisë dhe të tregtisë. Ky popull me origjinë semite themeloi një sërë qytet-shtete (Tiron, Sidonën, Biblon), të cilat fillimisht qenë të dhëna pas bujqësisë dhe zejtarisë. Për rrjedhojë, të lehtësuar nga pozicioni gjeografik që favorizonte shkëmbimet midis Mesopotamisë dhe pellgut të Mesdheut, fenikasit u shtynë drejt detit, duke u bërë lundërtarë të zotë. Për të lehtësuar shkëmbimet tregtare dhe për të mbërritur në vende gjithnjë e më të largëta, ata zhvilluan një sistem kolonish në brigjet e Afrikës së Veriut, Italisë dhe Spanjës. Në njërën prej këtyre qyteteve porte që përdoreshin nga detarët fenikas si vende ankorimi dhe depozitimi të mallrave, Kartagjena (në Tunizinë e ditëve të sotme), do të lindte qytetërimi “punik”, i cili do t’u bënte ballë për një kohë të gjatë synimeve ekspansioniste të Romës, derisa të mposhtej në fund të Luftës së Tretë Punike (149 para erës së re-146 para erës së re.). Fenikasit e thamë edhe më lartë se ishin një popull i dhënë kryesisht pas tregtisë, pikërisht për shkak të kërkesave të një natyre praktike të lidhura me tregtinë, siç qenë përpunimi i regjistrave të llogarive, hartimi i listave me mallrat që hynin e dilnin dhe dokumentet e arkivave, atyre iu duk jo fort i përshtatshëm përdorimi i hieroglifëve, domethënë i një shkrimi të tipit simbolik. Fenikasit përshtatën për nevojat e veta një tip shkrimi “fonetik”, i quajtur kështu ngaqë çdo tingulli i përkon një shenjë ose një shkronjë. Pra, me gjasë, qenë pikërisht fenikasit të parët që përpunuan një sistem alfabeti të ngjashëm me tonin, i cili u rimor, mbasi iu bënë disa modifikime (për shembull, futja e zanoreve) nga grekët, etruskët dhe romakët.

QYTETËRIMI GREK 
Helenët janë një grup etnik autokton i Greqisë, Qipros, Anadollit dhe disa rajoneve të tjera. Ata gjithashtu formojnë një diasporë të konsiderueshme, me komunitetet greke të vendosura në mbarë botën. Kolonitë dhe komunitete greke kanë qenë themeluar historikisht në qoshet e shumicës së vendeve të Mesdheut, por grekët kanë qenë gjithmonë të përqëndruar rreth Detit Egje, ku gjuha greke ka qenë e folur që nga lashtësia. Deri në fillim të shekullit të 20-të, grekët ishin të shpërndarë në mënyrë uniforme midis gadishullit grek, në brigjet perëndimore të Azisë së Vogël, në Ponti, Egjipti, Qipro dhe Thraka (Konstantinopojë); shumë prej këtyre rajoneve përkojnë në një masë të madhe me kufijtë e Perandorisë Bizantine të shekullit 11-të dhe zonat e Mesdheut Lindore dhe kolonizimit të Greqisë së lashtë.
Grekët kanë ndikuar në masë të madhe dhe kanë kontribuar për kulturën, artet, eksplorim, letërsinë, filozofinë, politikën, arkitekturën, muzikën, matematikën, shkencën, teknologjinë, kuzhinën, dhe sportet, jashtë vendit dhe në mbarë botën.
Greqia e Lashtë është qytetërimi që i përket periudhës së historisë greke që zgjat nga Periudha Arsilike e shekullit të 3-të deri në atë të 6-të para Krishtit dhe deri në vitin 212 para Krishtit pas pushtimit nga Roma pas Betejës së Korintit.
Në qendër të kësaj periudhe është Greqia Klasike, që lulëzoi gjatë shekujve të pestë dhe të katërt para Krishtit, fillimisht nën sundimin e suksesshëm athinian pas kërcënimit ushtarak prej pushtimeve Perse.
Mosha e Artë Athinase mbaron me disfatën nën duart e Spartës në Luftën e Peloponezit në vitin 142 para Krishtit.
Kultura greke klasike pati një ndikim të fuqishëm në Perandorinë Romake, që mbajti një variant të saj në shumë pjesë të rajonit mesdhetar dhe Evropë të Mesme, arsyeja e së cilës Greqia Klasike konsiderohet si kultura themelore që mundësoi themelimin e qytetërimit perëndimor.

QYTETËRIMI ILIR
Ilirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik dhe paraardhësit e popullit shqiptar. Disa historian besojnë se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve.
Në lashtësi u krijuan marrdhënie mes fiseve ilire dhe greke. Në vitin 342 p.e.s. Demosteni u përpoq të bënte për vete ilirët në luftë kundër Maqedonasve. Në qindvjeçarin e II dhe III p.e.s. fisi ilir i ardianëve krijuan një mbretëri me qendër Shkodrën. Pas pushtimeve romake në fillim të qv.III mbretëria ilire u kufizua me gjysmën e saj veriore. 
Sipas Herodotit trojet e ilirëve shtriheshin në shek e 5 p.e.r nga Adriatiku në Morava në lindje dhe përkatësisht deri Etsch në perëndim.
Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me veçoritë e tij gjuhësore e kulturore, ka përbërë një nga synimet më kryesore të ilirologjisë. Rreth tij janë shfaqur pikëpamje të ndryshme, të cilat ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme gjithë këtë proces të ndërlikuar etnogjenetik. Kërkimet komplekse arkeologjike, gjuhësore dhe historike të kohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një bazë më të shëndoshë dhe e kanë futur në një rrugë më të drejtë zgjidhjeje. Sado të ndryshme që mund të paraqiten nga forma teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ato shprehin vetëm dy pikëpamje, njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ndërsa tjetra si popullsi autoktone të formuar në truallin historik të Ilirisë. Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre. Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me kulturën Luzhice. Sipas tyre, në kapërcyell të mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane, apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, në fillim të epokës së hekurit, u ngulën në Gadishullin Ballkanik në trojet e tyre historike. Pikëpamje më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në vetë truallin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë të saj gjatë gjithë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit. Kjo tezë e zhvillimit të pandërprerë të kulturës, që jep mundësi të flitet edhe për një zhvillim të pandërprerë etnik, gjen prova të shumta në territorin historik të ilirëve, sidomos me zbulimet e bëra në truallin e Shqipërisë në vendbanimin e Maliqit dhe në varrezat tumulare të Pazhokut, të Vajzës, të Matit etj., kurse jashtë vendit tonë në varrezat tumulare të pllajës së Glasinacit (Bosnjë) e gjetkë. Përballë këtyre zbulimeve bëhet fare e paqëndrueshme teza që e lidh etnogjenezën e ilirëve me kulturën e Halshtatit apo me bartësit e kulturës së fushave me urna. Trualli i kësaj kulture të fundit nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht me ilirët. Duke krahasuar truallin e kulturës së fushave me urna me atë të kulturës së mirëfilltë ilire Mat-Glasinac në rajonin qendror të Ilirisë, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materiale në qeramikë, në objektet metalike etj., ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një popullsie. Trualli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome. Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve. Përveç kësaj të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike a egjeane nuk e përfshinë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe si pasojë nuk shpunë në ndryshime dhe zhvendosje të theksuara të ilirëve.  Kjo shihet qartë sidomos në territorin e vendit tonë, ku materialet arkeologjike të kësaj kohe, flasin jo për ndërprerje në zhvillimin autokton të kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit, pavarësisht se disa shfaqje të reja në prodhimin metalurgjik, të shek. XI-IX p.e.sonë, mund të lidhen me ndikimet kulturore të ardhura përmes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i pandërprerë kulturor në vendin tonë shfaqet akoma më mirë në qeramikë, e cila është një tregues i rëndësishëm në përcaktimin etnik dhe kulturor të bartësve të saj. Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë truallin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone të paktën deri në shek. VI p.e.sonë, kur historikisht dihet se këto krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme fisnore ilire. Të gjitha këto të dhëna arkeologjike të grumbulluara në pesëdhjetë vjetët e fundit, në territorin e Shqipërisë së bashku tregojnë se etnogjeneza ilire nuk duhet parë kurrsesi në lidhje me ardhjen e një popullsie nga veriu i Ballkanit, por si një proces historik shumë i gjatë dhe i ndërlikuar autokton. Ky proces fillon shumë kohë përpara këtyre dyndjeve (dorike, egjeane a panono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe të periudhës kalimtare nga neoliti në epokën e bronzit, që përfshin treva të gjera të Evropës dhe të Azisë, duke sjellë me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike. Kjo dyndje e cilësuar indo-evropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvjeçarit të tretë, u krye nga grupe të ndryshme popullsish baritore të ardhura nga stepat e Lindjes. Është provuar arkeologjikisht se ajo nuk u bë menjëherë, por valë-valë dhe se krahinat perëndimore të Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më vonë se sa ato lindore. Gjatë kësaj dyndjeje grupe të ndryshme kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u përzien me popullsitë migratore, të cilat u imponuan me këtë rast vendasve gjuhën, kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta. Kështu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike të Vinçes, të Butmirit, të Lisiçi-Hvarit në territorin e Jugosllavisë, të cilat qenë zëvendësuar me kulturat e reja Kostalace, Vuçedole etj.; e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike të Maliqit, e cila qe zëvendësuar nga një kulturë më e ulët e karakterizuar me qeramikën e saj trashanike, që i atribuohet pikërisht kësaj dyndjeje.Në procesin e shtjellimit të këtyre ngjarjeve dhe të përzierjeve etnike dhe kulturore të popullsive neolitike vendase, paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane të hershme, me ardhësit e rinj indoevropianë të stepave u formua edhe baza mbi të cilën nisën të zhvillohen në kushte të veçanta edhe proceset etnogjenetike të popullsive të vjetra historike të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik të trungut etnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore, të dallueshme prej bashkësive të tjera fqinje jo ilire. Në këtë proces, i cili u zhvillua gjatë gjithë mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë, diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtën një rol të rëndësishëm. Në qoftë se në periudhën e hershme të epokës së bronzit, kultura e krahinave ballkano-perëndimore, ishte shumë larg për t’i dhënë asaj karakter të përcaktuar ilir, të dallueshëm prej atyre të territoreve të tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen e bëhet gjithnjë më i theksuar në periudhën e mesme e sidomos në atë të fundit të epokës së bronzit. Në rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm krahinat jugore të kësaj treve ishin të kthyera më tepër me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e Egjeut, me të cilën qenë në marrëdhënie të ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, përkundrazi, shfaq prirje drejt Evropës Qendrore, por me lidhje më të dobëta me të. Këto lidhje ndikuan sadopak në formimin dhe në diferencimin në fund të bronzit e në fillim të hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire, atij jugor dhe verior. Kështu duke zënë fill në kapërcyell të epokës së bronzit, procesi i formimit të etnosit ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurt etnike që u formua pas shkatërrimit të botës neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari. Si e tillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndimore të Ballkanit atë substrat etno-kulturor, mbi bazën e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire. Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si pellazge. Pavarësisht nga kjo hipotezë për parailirët, thelbësor është fakti se në fund të epokës së bronzit, në pjesën perëndimore të Ballkanit ishte formuar një bashkësi e gjerë kulturore dhe etnike, e cila në epokën e hekurit në bazë të zhvillimit të brendshëm ekonomiko-shoqëror, do të vazhdonte të zhvillonte më tej kulturën e vet duke i dhënë asaj një fytyrë gjithnjë më të përcaktuar etnike. Kjo është dhe periudha e formimit të plotë të bashkësisë së madhe ilire dhe të grupeve të veçanta etnokulturore, ashtu siç përmenden tek autorët më të hershëm antikë.

QYTETET KRYESORE TË ILIRISË  
Njoftimet më hershme të shkruara për ekzistencen e qyteteve ne iliri i takojnë mesit të shekullit IV para erës së re,por siç dëshmojnë edhe të dhënat arkeologjike, zanafillen e tyre duhet ta kërkojmë edhe më herët,aty nga mesi i shek.V para erës së re. Gjatë shek IV-II para erës së re qyteti dhe jeta mori një zhvillim të vrullshëm.Ato u zhvilluan veçanërisht ne krahinat e ultësirëst bregdetare, nga Dyrrahu deri ne Apoloni. Qytetet ishin të ngritura në kodra të mbrojtura nga pikpamja natyrore dhe të fortifikuara me murë rrethues të ndërtuar me blloqe gurësh.Në arkitekturen e tyre të mbrendshme qytetet Ilire u ndërtuan sipas shembullit të qyteteve bashkohase te Greqise,Maqedonisë dhe Epirit. Në vendet më të mira ndërtoheshin ngrehinat e rëndësishme shoqërore si : tempujt,teatrot,stadiumet etj.

QYTETËRIMI I KRETËS
Kreta është ishulli i pestë në Mesdhe për nga madhësia. Është afro 250 km i gjatë dhe 13 deri në 56 km i gjerë. Kreta ndodhet në skajin jugor të detit Egje, rreth 100 km në juglindje të Greqisë. Gjithë gjatësinë e këtij ishulli të ngushtë e përshkojnë male, disa prej të cilave i mbulon dëbora gjatë një pjese të vitit. Gati në qendër të Kretës ngrihet mali i Idës, 2.456 m mbi nivelin e detit. Bregdeti verior ka disa limane të mira, kurse ai jugor është më i rregullt dhe, në pjesën më të madhe të tij, ka male që bien thikë në det. Prandaj, bregdeti jugor ka pak vende të përshtatshme për limane, siç kuptohet nga tregimi i udhëtimit të Pavlit për në Romë që do të shqyrtohet më vonë.
Qytetërimi që zhvilluan kretasit ndryshonte goxha nga ai i Mesopotamisë dhe i Egjiptit, por ishte po aq madhështor. Feja e kretasve e vinte theksin tek elementi femëror, pra tek perëndesha - nënë që ishte figura kryesore. Njësoj si në fetë e tjera të pjellorisë, te figura e perëndeshës zakonisht është i pranishëm gjarpri që i rri ose në duar, ose i mbështjellë rreth trupit. Në përgjithësi bashkë me të është edhe një perëndi dytësor, mbase për të treguar marrëdhënien nënë e bir, shpesh e pranishme në këtë lloj kulti. Në Knosos është gjetur një kryq mermeri që, po ashtu, është simbol i lashtë i seksit. Qytetërimi i lashtë u zhduk aty nga shekujt e fundit të mijëvjeçarit të dytë. Gjatë mijëvjeçarit të parë p.e.s., Kreta ra nën sundimin grek. Nga shekulli i dytë p.e.s., ishulli ishte bërë qendër dhe strofkë piratësh që plaçkitnin anijet në Mesdhe. Pastaj, më 67 p.e.s., Kretën e zaptoi Pompei dhe, bashkë me Kirenën në Afrikën Veriore, u bë provincë romake. 

QYTETËRIMI ROMAK DHE ETRUSK
Qytetërimi romak ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti të vogël bujqësor të themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashtë. 
Në shekujt e ekzistencës së saj, qytetërimi romak nga një monarki adoptoi një republikë oligarkike dhe më vonë një perandori autokratike. Romakët arritën të dominojnë Evropën jugperëndimore, Evropën juglindore (Ballkanin) dhe tërë rajonin mesdhetar me anë të asimilimit kulturor dhe pushtimit.
Për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme dhe sulmeve nga popuj të ndryshëm migrues, pjesa perëndimore e perandorisë, duke përfshirë Italinë, Hispanjën, Galinë, Britaninë dhe Afrikën u nda në mbretëri të pavarura në shekullin e pestë pas Krishtit.
Perandoria Lindore Romake, që drejtohej nga Konstandinopoja, e përbërë nga Greqia, Ballkani, Azia e Vogël, Siria dhe Egjipti, i mbijetoi krizës. Edhe pse këta të fundit i humbën territoret e Sirisë dhe Egjiptit nga Perandoria Islamike Arabe, Perandoria Romake e Lindjes do të mbijetonte edhe për një mijëvjeçar, derisa territoret e fundit të saj u pushtuan nga Perandoria Otomane. Kjo fazë mesjetare dhe e krishterë e Perandorisë njihet nga historianët me emrin Perandoria Bizantine. 
Qytetërimi romak shpesh grupohet në periudhën e antikitetit klasik bashkë me Greqinë e lashtë, një qytetërim që pati ndikim të madh në kulturën e Romës së lashtë. Roma e lashtë kontribuoi jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e ligjeve, luftërave, artit, letërsisë, arkitekturës, teknologjisë dhe gjuhësdhe historia e saj vazhdon të ketë një ndikim të madh në botë sot.

THEMELIMI DHE MBRETËRIA ROMAKE
Sipas një legjende, Roma u themelua më 21 Prill, 753 para lindjes së Krishtit nga vëllezërit binjakë që e kishin origjinën nga princi trojan Enea. Romuli dhe Remi ishin nipa të mbretit latin, Numitorit të Alba Longës. Mbreti u rrëzua nga froni nga vëllai i tij mizor Hamuli ndërsa vajza e Numitorit, Rea Silva, lindi Remin dhe Romulin. Rea Silva ishte një virgjëreshë e Vestës që u përdhunua nga Marsi, duke i bërë vëllezërit gjysmë-hyjnorë.
Mbreti i ri ishte i frikësuar prej Romulit dhe Remit se mos ata ia merrnin fronin, kështu që ai vendosi t’i mbysë. Një ujkonjë (osegruaja e një bariu në disa versione) i shpëtoi dhe i rriti ata dhe kur arritën moshën e pjekurisë, i rikthyen fronin e Alba Longës Numitorit.
Binjakët themeluan qytetin e tyre, por Romuli e vrau Remin gjatë një grindjeje për sundimin si mbret i Romës, megjithëse disa burime thonë se grindja ishte për arsyen se emri i kujt do t’i vendosej qytetit. Romuli ishte burimi i emrit të qytetit. Meqë qyteti kishte ngelur me shumë pak gra, legjenda thotë se latinët ftuan sabinët në një festival dhe vodhën femrat e tyre që ishin të pamartuara, duke çuar në integrimin e latinëve me sabinët. 
Një legjendë tjetër e thënë nga historiani grek Dionisi i Halikarnasusit thotë se princi Enea drejtoi një grup trojanësh në një udhëtim në det. Pas një kohe të gjatë në ujërat e ashpra, ata zbarkuan në buzë të lumit Tiber. Jo gjatë pas zbarkimit, burrat donin të vazhdonin rrugën në det, por gratë që po udhëtonin nuk donin të iknin. Një grua, e quajtur Roma, u sugjeroi grave të tjera të digjnin anijet për të mos lejuar largimin. Në fillim, burrat ishin të inatosur me Romën, por më vonë ata e kuptuan se ndodheshin në një vend ideal për tu vendosur. Ata i vunë vendit emrin e gruas që dogji anijet e tyre.
Qyteti i Romës u zgjerua rreth një vau të lumit Tiber, një kryqëzim rrugësh plot trafik dhe tregti. Sipas të dhënave arkeologjike, fshati i Romës ka mundësi të jetë themeluar dikur rreth shekullit të 8-të p.e.s, megjithëse mund të shkojë deri në shekullin e 10-të p.e.s nga fiset latine të Italisë, në majë të kodrës Palatine.
Etruskët, që më parë ishin vendosur në veri të Etrurias, duket se kanë vendosur pushtet politik në rajonin e Romës rreth fundit të shekullit të 7-të p.e.s, duke formuar elitën mbretërore dhe aristokratike. Etruskët, siç duket, e humbën fuqinë në zonë në fund të shekullit të 6-të p.e.s, dhe në atë pikë, fiset e hershme latine dhe sabine rishpikën qeverinë e tyre duke krijuar një republikë, me shumë më tepër kufizime në pushtetin e sunduesit.
Tradita romake dhe të dhënat arkeologjike e shfaqin Forumin Romak (Forum Romanum) si vatrën e mbretit dhe gjithashtu zanafillën e qendrës fetare. Numa Pompili ishte mbreti i dytë i Romës, duke pasuar Remin dhe Romulin. Ai filloi projektin e ndërtesave madhështore me pallatin e tij mbretëror të quajtur Regia dhe ndërtimin e kompleksit të virgjëreshave të Vestës.

QYTETËRIMI ETRUSK
Etruskët janë një prej popujve më enigmatikë të historisë sonë. Gjuha e tyre dhe origjina e tyre mbeten edhe sot, një rebus i padëshifrueshëm. U shfaqën në brigjet tokësore pothuajse 3 mijë vjet më parë. Po nga vinin? Dhe mbi të gjitha, si u zhdukën etruskët, qytetërimi më i lashtë i Italisë? Ndërkohë dokumentar italian i grupit “ECLISSIA”, il viaggio nel mistero” hedh hipotezën se ndoshta gjuha shqipe mund të deshifrojë gjuhën etruske.
Një hipotezë e re mund të hapë sot një të çarë në misterin e tyre të lashtë dhe të padepërtueshëm. Një e çarë e thellë tridhjetë metra, në thellësi të asaj toke që etruskët e konsideronin të shenjtë. Bëhet fjalë për të famshmet “rrugë minerare” ciklopike të tyre, gërmime shumë të thellë të fshehur në vegjetim dhe të gërmuar vetëm me ndihmën e daltave dhe çekiçëve të vegjël. Studimi i rrugëve minerare nxjerr megjithatë në pah pikëpyetje trazuese: Për çfarë mund të shërbenin këto vepra kolosale? Përse çdo rrugë minerare kalon për një nekropol? Përse nga muret e lartë dalin në mënyrë të vazhdueshme hapje të varreve të lashtë? Përse kisha templare dhe ndërtesa të tjera si këto janë ngritur në afërsi? Dhe si është e mundur që disa besojnë se, edhe sot, këto vende kanë një fuqi të veçantë, aq sa të celebrojnë në brendësi të tyre me rite spirituale? Shpjegimi i misterit duhet të kërkohet në ritet dhe në mitet etruskë. Perëndesha e Krijimit për etruskët ishte Uni, toka Mëmë. Fuqia e saj e shenjtë frymëzon në mënyrë të thellë të gjithë artin etrusk, tokësor dhe përtej tokësor.
Sipas legjendës, ishte mbreti i parë, Tarkun, që mori udhëzimet e shenjtë drejtpërdrejtë nga një qenie mbinjerëzore, Tages, një djalosh me zë plaku, i cili doli që nga dheu. Tages, përpara se të rikthehej sërish në nëntokë u dha Tarkunit dhe dymbëdhjetë priftërinjve etruskë (Lukumonët) Librat Akerontikë: tekste të shenjtë që flisnin për udhëtimin e shpirtërave përtej lumit të Adilës, drejt mbretërisë së nëndheshme të Hadit dhe Persefonës. Është libri etrusk i të vdekurve, rruga drejt fundit. Pra, për etruskët ekzistonte në nëntokë një hyjni shpërndarëse e forcës dhe dijes. Gjithë kulti i tyre i Tokës është penetrimi fizik dhe ritual i botës së nëndheshme, në kërkim të dijes dhe të fuqisë së shenjtë. Por është edhe një tjetër qytetërim arkaik që nderon të njëjtin kult: janë inkasit e Perusë së lashtë. Mbretëria e nëndheshme e Ukupaçës është analoge me etruskët dhe zoti i tyre, Uasharinka, kur evokohet nga priftërinjtë inkas shfaqet ashtu si Tages, si një perëndi që shpërndan fuqi dhe dije. Por nuk është kjo e vetmja analogji mes dy qytetërimeve…
Rrugët minerare duhet të jenë në këtë mënyrë shtigje të shenjtë, pasazhe ritualë që lidhnin qytetet e të gjallëve me ata të të vdekurve. Thellësia e tyre duhet të ketë shërbyer për t’i bërë më të afërt me nëntokën, në kontakt me atë që etruskët e konsideronin burimi i drejtpërdrejtë i fuqisë së shenjtë. E në çfarë mënyre kjo hipotezë duhet të jetë ende e lidhur me zhdukjen e etruskëve? Harta e rrugëve të shenjta të zbuluara deri sot tregon se si shpërndarja e tyre dukej se i bindej një projekti të madh gjeometrik. Duket se të gjithë këto rrugë të nëndheshme shkonin drejt një qendre precize gjeografike: liqeni i Bolsenës.
Velzna ishte emri i lashtë i Bolsenës, liqeni më i madh vullkanik i Evropës. Përreth liqenit ngrihej Fanum Voltumnae, pylli i shenjtë më i rëndësishëm i Etrurias, që i kushtohej perëndeshës së ujit. Liqeni u zgjodh nga priftërinjtë si omfalos, domethënë kërthizë e shenjtë e të gjithë qytetërimit etrusk. Këtu, një herë në vit, dymbëdhjetë Lukumonët mblidheshin për të festuar bashkimin shpirtëror të popullit etrusk. Në qendër të liqenit dalin dy ishuj: Martana dhe Bizentina. Ky i fundit konsiderohej nga etruskët si një ishull i shenjtë, zemra e vërtetë gjeografike dhe shpirtërore e të gjithë “kombit” etrusk. Tempulli i madh e i shenjtë nuk është gjendur asnjëherë dhe tekstet e lashtë të bëjnë të mendosh se ndoshta u fsheh nga vetë priftërinjtë bashkë me kullat e tij, si dhe me thesaret e tyre të fshehtë. Bolsena ka megjithatë një ngjashmëri mbresëlënëse me Titikakën e Andeve, që ishte liqen i shenjtë dhe qendër spirituale e qytetërimit inkas. Edhe në Titikaka dalin dy ishuj dhe edhe atje, inkasit zgjodhën njërin si kërthizën e tyre të shenjtë. Priftërinjtë thoshin se poshtë këtyre ujërave banonte shpirti i Uasharinkës. Pra për të dy qytetërimet, ishulli në liqen përfaqësonte portën e komunikimit me botën e shenjtë dhe të fshehtë të nëntokës.
Tamam ashtu si për inkasit, disa mendojnë se një pjesë e popullit etrusk mund të ketë vendosur të zhduket duke shkuar drejt nëntokës. Në këtë hipotezë, që më shumë ka elementë të fantazisë, ishulli i shenjtë bizentin përfaqëson një prej hyrjeve në mitiken dhe të mrekullueshmen Agartë. Agarta është bota imagjinare nëntokësore ku, sipas besimeve ezoterikë, jetojnë zotat e mëdhenj antikë, njerëz që mbajnë sekrete arkaikë dhe që në fshehtësinë e saj mund të mbajë edhe priftërinjtë e zhdukur etruskë.


KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Lindja dhe përhapja e qytetërimeve në brigjet e Mesdheut - Projekt Histori
Lindja dhe përhapja e qytetërimeve në brigjet e Mesdheut - Projekt Histori
LINDJA DHE PËRHAPJA E QYTETËRIMEVE NË BRIGJET E MESDHEUT. QYTETËRIMI FENIKAS, QYTETËRIMI HELEN, QYTETËRIMI ILIR, QYTETËRIMI I KRETËS, QYTETËRIMI ROMAK DHE ETRUSK
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjVFPyw8-_INzHpL0KoB6YUy2Z_LVbZZX_woOIpwQG93xpOY1fs8Z9-ma0Dfn0NH01WBNUu-qIZyoSEp_M0t35_AnD4dfWH8e8duTtjUojoucnBb7oacQaEReljkTpg-63KA5xMliUj85yl/s640/1200px-Forum_Romanum_April_05.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjVFPyw8-_INzHpL0KoB6YUy2Z_LVbZZX_woOIpwQG93xpOY1fs8Z9-ma0Dfn0NH01WBNUu-qIZyoSEp_M0t35_AnD4dfWH8e8duTtjUojoucnBb7oacQaEReljkTpg-63KA5xMliUj85yl/s72-c/1200px-Forum_Romanum_April_05.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/04/lindja-dhe-perhapja-e-qyteterimeve-ne.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/04/lindja-dhe-perhapja-e-qyteterimeve-ne.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy