Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

10 ditë për të rritur shpejtësinë e leximit - Përmbledhje

“10 ditë për të rritur shpejtësinë e leximit” ju ndihmon të përditësoni aftësitë tuaja të leximit me ato të shekullit të tanishëm, edhe nëse ju e keni ndaluar zhvillimin e tyre, duke ju ndihmuar kështu të zgjidhni se çfarë duhet të lexoni në një mënyrë më të mirë dhe duke ju dhënë teknika vepruese për të lexuar dhe ruajtur më shpejt dhe më mirë ato që lexoni.

E përmbledhur në një fjali: Libri “10 ditë për të rritur shpejtësinë e leximit” ju ndihmon të përditësoni aftësitë tuaja të leximit me ato të shekullit të tanishëm, edhe nëse ju e keni ndaluar zhvillimin e tyre, duke ju ndihmuar kështu të zgjidhni se çfarë duhet të lexoni në një mënyrë më të mirë dhe duke ju dhënë teknika vepruese për të lexuar dhe ruajtur më shpejt dhe më mirë ato që lexoni.

Përmbledhja mund të lexohet në: 4 minuta


Ky libër është rezultat i ekspertëve amerikanë të leximit me shpejtësi që bashkohen me Institutin e Gjuhëve Princeton. Gjatë një periudhe prej dhjetë ditësh, ju inkurajon që të kryeni eksperimente të ndryshme leximi, kështu që ju mund të kuptoni se cilat zakone të leximit të këqija duhet të hiqni, cilat të mira do t'ju ndihmojnë dhe cilat teknika leximi zotëroni.
Nëse mendoni se ju mungon koha, vëmendja ose kujtesa për të lexuar siç duhet, ky libër ju jep një mundësi për ta tërhequr veten nga humbja.
Këtu janë 3 mësime për t'ju ndihmuar të bëheni një lexues më i mirë:
Mos lexoni gjithçka, bëhuni i ndërgjegjshëm dhe më parë bëni disa pyetje.
Shikoni paraprakisht gjithçka që lexoni.
Përqëndrohuni në fjalë kyçe të rëndësishme për t’i kuptuar fjalitë pa i lexuar ato.

Jeni gati për të lexuar si një profesionist? Le të fillojmë me mësimet e leximit!

Mësimi 1: Kufizoni atë që lexoni duke pyetur këto dy pyetje.

Të jesh një lexues i pangopur, nuk do të thotë të lexoni gjithçka që ju del përpara.
Mënyra më e lehtë për të lexuar më shumë është të lexoni më pak gjëra që nuk ju nevojiten.
Autorët sugjerojnë që t'i bëni vetes dy pyetje thelbësore para se të lexoni:
1. Pse po e lexoj këtë?
2. Pse kam nevojë për këtë informacion?
Pyetja e parë ju ndihmon të kuptoni nëse jeni vetëm duke i shërbyer kërkesës së dikujt tjetër, ose dëshirën tuaj për të qenë në gjendje të thoni "E kam lexuar këtë". Për shembull, vetëm për shkak se nuk e keni lexuar raportin e industrisë të vitit 2014 për dy vitet e fundit, nuk e bën atë të rëndësishme tani, kështu që edhe ju mund ta anashkaloni atë.
E dyta zbulon nëse do ta përdorni atë që lexoni. Për shembull, një dokument shkencor që mund t'ju ndihmojë të zgjidhni një problem të rëndësishëm që një nga klientët tuaj ka, duhet të ketë përparësi në lidhje me shqyrtimin e detyrave të shtëpisë së fëmijës së tij, veçanërisht nëse fëmija i tij është tashmë një student i mirë.

Mësimi 2: Supozoni gjithçka që jeni gati të lexoni në një shikim paraprak, mund të jetë e mjaftueshme.

Kjo nuk do të funksionojë me libra fiction, por për çdo gjë non-fiction, kjo ju ndihmon shumë. Duke marrë një pasqyrë të asaj që ka një libër apo artikull, do të kuptoni më mirë se cilat pjesë janë më të duhurat për ju për t’i lexuar në fillim.
Ashtu si ju nuk duhet të lexoni gjithçka që përfundon në duart tuaja, ju nuk duhet të lexoni gjithçka që keni vendosur të lexoni.
Ja se si: Lexoni titullinparathënien dhe tekstin në anën e pasme. Pastaj, lexoni nëpër kapitujt dhe shikoni titujt dhe nëntitujt. Lexoni fjalinë e parë të paragrafëve ose kapitujve që duken interesant.
Pas kësaj, tashmë do të keni një ndjenjë të mirë për atë që do të vijë, gjë që ju bën të mos rilexoni rreshtat dhe paragrafët kur jeni duke lexuar më tej.
Sipas autorëve, shikimi paraprak mund t'ju japë deri në 40% të informacionit - dhe ndonjëherë kjo është e gjitha që ju nevojitet. Për shembull, një libër si The One Thing ka një mesazh mbizotërues dhe specifik, që mund ta merrni në pesë minuta. Kjo nuk e bën pjesën tjetër të librit të keq apo të panevojshëm, por në varësi të kohës dhe vendit mund të jetë gjithçka që ju nevojitet për tani, derisa të ktheheni tek libri më vonë.

Mësimi 3: Fokusimi në fjalë kyçe të rëndësishme për t’i kuptuar fjalitë pa i lexuar ato.

Ju mund të shikoni të gjithë mësimin e mësipërm dhe menjëherë më tregoni se cila është përmbajtja, pa lexuar një fjali të vetme.
Pse ndodh kjo?
Sepse unë kam trashuar fjalët kyçe më të rëndësishme. Vetëm duke hedhur një shikim të shkurtër në paragrafin e mësipërm, do të njihni menjëherë se duke parë titullin, parathënien, tekstin mbrapa dhe indeksin, ju jap një pamje paraprake të mirë të një libri.
Zakonisht, sytë tanë kërcejnë përreth duke lexuar, por duke ndjekur rrjedhën e vazhdueshme të fjalëve kyçe, mund të lexosh më shumë rrjedhshëm. Këto fjalë kyçe shpesh janë më të gjata se tre shkronja dhe mbajnë kuptimin e fjalisë.
Kjo është më e lehtë në tekstet me pjesët e theksuara (si kjo përmbledhje), por me një trajnim të vogël mund ta përdorni këtë metodë edhe pa udhëzime të veçanta vizuale.

Marrëdhëniet e mia personale
Unë isha duke pritur për një grumbull teknikash të lehta për të rritur shpejtësinë e leximit, por kjo doli ndryshe, por mirë! Më pëlqen të fokusohem në prioritizimin dhe ndryshimin e asaj që lexoj në radhë të parë. Libri flet për shprehitë e këqija të leximit dhe zakonet e mira të leximit, gjë që e bën të lehtë dallimin midis gjërave që nuk duhet të bëjmë dhe gjërave për të cilat përpiqemi.

Lexim të mbarë!

Përktheu: Enea Jahollari

KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR

Autori: Niklas Goeke


KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: 10 ditë për të rritur shpejtësinë e leximit - Përmbledhje
10 ditë për të rritur shpejtësinë e leximit - Përmbledhje
“10 ditë për të rritur shpejtësinë e leximit” ju ndihmon të përditësoni aftësitë tuaja të leximit me ato të shekullit të tanishëm, edhe nëse ju e keni ndaluar zhvillimin e tyre, duke ju ndihmuar kështu të zgjidhni se çfarë duhet të lexoni në një mënyrë më të mirë dhe duke ju dhënë teknika vepruese për të lexuar dhe ruajtur më shpejt dhe më mirë ato që lexoni.
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhMAWySNd22PVdcrxV0cy6Ymrb5NLKob4EFPdj0beiX4s14objUQpusQCqmHoY7j_8rpAzwcj5bSS-DL3E2hFy_3in7PsLW04iTfpibJcL3Ga1S_SBumHBGLIt5s8zT8WlLzUm3vjWEJmGr/s1600/recite-qe52m8.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhMAWySNd22PVdcrxV0cy6Ymrb5NLKob4EFPdj0beiX4s14objUQpusQCqmHoY7j_8rpAzwcj5bSS-DL3E2hFy_3in7PsLW04iTfpibJcL3Ga1S_SBumHBGLIt5s8zT8WlLzUm3vjWEJmGr/s72-c/recite-qe52m8.png
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/05/10-dite-per-te-rritur-shpejtesine-e.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/05/10-dite-per-te-rritur-shpejtesine-e.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy