Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Amerika - Projekt Gjeografi

Amerika paraqet një tërësi teritoriale e cila përfshin në vete dy kontinente të cilët janë te njohur si: Amerika Veriore dhe Amerika Jugore. Brazili. Kanada. Bimesia. Hidrografia. Demografia.Relievi. Vecorite shoqerore, ekonomike dhe politike.Historia. Politika. Gjeografia. Kultura. Klima. Projekt Gjeografi.

Amerika
A
merika paraqet një tërësi teritoriale e cila përfshin në vete dy kontinente të cilët janë te njohur si: Amerika Veriore dhe Amerika Jugore.
Edhe pse nuk është term për emërtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpesh herë këto shtete që gjenden në Amerikën e Veriut në gjuhën jo zyrtare të përditshme njihen si Amerikë.
Emri Amerikë vjen nga zbuluesi i saj Ameriko Vespuçi (edhe pse zbulues i parë i kësaj toke ishte Kristofor Kolombo, por ai e paraqiti si tokë indiane).
Kontinenti i Amerikës shtrihet në Hemisferën Perëndimore dhe ka shtrirje meridionale. Shtrihet në të dy gjersitë gjeografike (veriore dhe jugore). Shtrihet mes gjersisë veriore gjeografike 83º dhe 56º të gjersisë gjeografike jugore. Kontinenti i Amerikës është i vendosur mes Oqeanit Atlantik në lindje dhe Oqeanit Paqësor në perëndim. Sot këto oqeane shërbejnë si “urë” lidhëse natyrore mes Amerikës , Evropës ,Afrikës , Azisë dhe Australisë. Kontinenti i Amerikës me sipërfaqe prej 42 milion km2 është kontinenti i dytë në botë pas Azisë . Ajo përbëhet prej dy pjesëve të mëdha tokësore në atë Veriore dhe Jugore. Shtrirja e Amerikës mes Oqeanit Atlantik , Oqeanit Paqesor , oqeanit të Ngrirë të Veriut ka bërë që viset bregdetare të jenë të pasura me ishuj, dete, gjire, dhe ngushtica të shumta . Bregdeti më i përthyer është ai i Oqeanit të Ngrirë të Veriut i cili ka shumë ishuj, gadishuj, gjire, dete dhe ngushtica të cilat shtrihen në varg. Ishujt më të mëdhenj janë: Groenlanda (ishulli më i madh i botës ), ishujt e Arkipelagut të Arktikut (Toka e Bafinit dhe Viktoria ), ndërsa gjiret më të mëdhenj janë Hudsoni, Bafini, dhe ngushtica e Devonsit.
Rëndësi të madhe ka Kanali i Panamasë. Ai gjendet në brigjet perëndimore të Amerikës së Mesme dhe lidh Oqeanin Paqësor me brigjet e detit të Karaibeve , përkatësisht me Oqeanin Atlantik. Kanali i Panamasë lidh kontinentin e Amerikës Veriore me atë Jugore. Kontinenti i Amerikës për shumë shekuj ka qenë i panjohur për evropianët . Në kohën e zbulimeve të mëdha gjeografike evropianët njihnin mirë Azinë dhe Afrikën. Ata filluan t'i shpeshtojnë udhëtimet e tyre në drejtim të Azisë dhe Afrikës e sidomos Indisë për zhvillimin e tregtisë . Turqit u përqëndruan në bregdetin lindor të Detit Mesdhe , duke paraqitur pengesë të përhershme për tregtarët dhe udhëtarët e Evropës. Ky ishte shkaku kryesor që evropianët filluan të kërkojnë rrugë të reja për Azi , përkatësishtë në Indi. Ndër të parët që vendosi të gjej një rrugë të re dhe më të shkurtër për në Lindje, përkatësisht Indi ishte lundërtari, tregtari dhe topografi, Kristofor Kolombo. Ai ka qenë i bindur në formën e rrumbullakt u nis me tri anije nga porti spanjoll Palos në drejtim të perëndimit për të gjetur një rrugë të re për në Indi por pas një udhëtimi të gjatë e të rrezikshëm dhe avanturist, më 12 tetor 1492. Ai udhëtoi edhe tri herë me qëllim që t’i njihte ato vise. Më vonë atë rrugë e morën shumë lundërtarë dhe hulumtues nga Evropa, ndër ta ishte Ameriko Vespuçi. Pasi Ameriko Vespuçi arriti në përfundim se kjo tokë ishte një kontinent i ri, përkatësisht “botë e re”, sipas emrit të këtij kontinenti u quajt Amerikë. Evropianët filluan të bënin gara në hulumtimin, pushtimin dhe kolonizimin e tokës së re - Amerikës. Kolonitë e para ishin spanjollët dhe portugezët. Garat u zhvilluan shumë shpejt në gjysmën e shekullit XIX, Amerika Veriore u gjend në duart e kolonive evropiane.
Relievi
Relievi i kontinentit të Amerikës në perëndim përbëhet prej vargmaleve të larta dhe rrafshnaltave, ndërsa pjesa lindore përbëhet prej maleve të vjetra dhe ultësirave të gjera në mes (qendër).
Përgjatë bregdetit të Oqeanit Paqësor , përkatësishtë paralel me bregdetin shtrihen Malet Kordilere me gjerësi 16.000km (Alaskë - Toka e Zjarrtë).
Në pjesën lindore , në drejtim verilindje - jugperëndim shtrihen malet e vjetra mollake të Apalasheve në veri, ndërsa masivi i vjetër malor i Pallajës Guiano-Braziliane,në jug. Ultësira e madhe shtrihen mes sistemit malor të Kordileve në perëndim dhe Apalasheve e Pallajës Guino-Braziliane në lindje. Ato janë të ulëta dhe janë të mbuluara me material aluvial të lumenjve . Këtu shtrihen fushat e Misisipit , Amazonit, Orinës, Shën-Lorencit dhe Paranës.
Klima
Gjerësia gjeografike, shpërndarja e masave tokësore dhe ujore, relievi, lartësia mbidetare etj., janë faktorë kryesorë që në Amerikë shtrihen të gjitha brezat klimatik (i nxehtë, mesatarë, i ftohtë).
Në formimin e klimës së Amerikës ndikon jo vetëm influenca e masës së madhe ujore të oqeanëve, por edhe kontrastet në hipsometri, predispozitat morfologjike, vendosja e elementeve kryesore ortografike në drejtim meridional. Mirëpo, shtrirja e saj në 127 shkallë të gjerësisë gjeografike , përkatësisht në të gjitha brezet klimatkike, përbën komponentin më të rëndësishëm si në diferencimin klimatik gjithashtu edhe në rajonalizimin ekologjik.
Në Amerikën Veriore janë përfaqësuar tipat e ndryshëm klimatikë prej atij subtropikal e deri e ai arktik.
Amerika Jugore, shtrihet në të dy anët e ekuadorit. Klima gati çdokund është e nxehtë , ndryshimet e së cilës shfaqen prej ekuadorit në drejtim të veriut e të jugut, për shkak të sasisë së ndryshuar të reshjeve atmosferike dhe përhapjes së tyre gjatë vitit. Klima e Amerikës Jugore i ngjan asaj të Afrikës.
Bimësia
Në kontinentin e Amerikës dallohen të gjitha zonat bimore të rruzullit tokësor, të cilat shtrihen në të dy anët e ekuatorit. Dallohen zonat polare, subtropikale, mesatere, subpolare, tropike dhe ekuatoriale.
Hidrografia
Lumenjtë e këtij kontinenti derdhen në tri pellgje: pellgun e Oqeanit të Ngrirë të Veriut, të Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit Paqësor.
Në Oqeanin e Ngrirë të Veriut derdhen lumenjtë Mekenzi dhe Nelson. Në pellgun e Oqeanit Atlantik derdhen lumenjtë Misisipi, Shën-Lorenci, Amazoni dhe La Plata, ndërsa në pellgun e Oqeanit Paqësor lumenjtë Jukon, Kolumbia dhe Kolorado.
Liqenet më të mëdha janë: Liqeni i Sipërm, Hjuron, Miçigan, Iri, Ontario, Marohoiba, Titakaka, i robërve, etj. Rëndësia e ujërave është e madhe për prodhimin e energjisë elektrike, ujitjen e tokave bujqësore, lundrim etj.

Veçoritë shoqërore, ekonomike dhe politike të Amerikës
Para zbulimit të Amerikës nga Kolombo, ajo ishte e banuar me indianë dhe eskimezë. Eskimezët dhe indianët i takojnë rracës së verdhë. Eskimezët jetonin përgjatë brigjeve të ishujve të Arktikut dhe Groenlandës dhe merreshin me peshkim dhe gjuajtjen e kafshëve. Mendohet se indianët kishin ardhur në Amerikë nëpërmjet ngushticës së Beringut.
Ndër qytetërimet më të vjetra të kontinentit të Amerikës janë ato të Majave, që jetonin në gadishullin Jukatan dhe Guatemal, astekëve në rrashfshnaltën e Meksikës dhe inkëve, në Ande. Ata janë marrë me bujqësi, blegtori, zejtari, ndërtimin e rrugëve etj. Janë të njohur në punimin e tokave , përpunimin e bakrit, ujitjen e tokave etj.
Popullsinë vendase Kolombo e quajti indianë. Nga përzierja e popullsisë së ardhur nga Afrika dhe Evropa me popullsinë vendase u krijuan popuj të rinj mestikët, mulatët dhe zambosët. Kontinenti i Amerikës ka një popullsi rreth 900 milion banorë. Pjesa më e madhe e saj jeton në Amerikën Jugore. Dendësia mesatare e popullsisë është 20 banorë në 1km2. Dendësinë më të madhe e ka pjesa verilindore e Amerikës Veriore (deri 200 banorë në 1km2 ).
Për nga numri i gjuhëve në radhë të parë janë: gjuha angleze, frënge, spanjolle, portugeze etj. Në kontinentin e Amerikës dallojmë racën e bardhë, racën e zezë, dhe racën e verdhë. Pjesa më e madhe e popullsisë jeton në qytet. Qytetet më të mëdha janë: Nju-Jork, Meksiko Siti, Sao –Paulo, Los Anxhelos, Rio de Zhanero , San-Fransisko, etj.
Problemet kryesore janë ndotja e ambientit, mungesa e ujit, vendet e punës etj. Pushtimet, hulumtimet dhe kolonizimet ndikuan në formimin e hartës politike të kontinentit të Amerikës. Spanjollët pushtuan dhe kolonizuan Amerikën Qendrore (ishujt e Antileve, Meksikën) dhe pjesën më të madhe të Amerikës Jugore, ndërsa portugezët pushtuan Brazilin. Anglezët dhe Irlandezët zbuluan Gadishullin Labradori, gjirin Hudsonit, Tokën e Bafinit, kanalin e Devisit përkatësisht kolonizuan Kanadan dhe brigjet lindore të Oqeanit Atlantik në Amerikën Veriore. Ata formuan kolonitë e tyre “Anglia e re“ ndërsa francezët zbuluan dhe kolonizuan Skotlandën e Re, viset rreth Shën Lorencit pjesët e poshtme të Misisipit etj.
Në kontinentin e Amerikës ka pasuri të mëdha natyrore si: qymyri, nafta, gazi natyror, hekur, plumb, zink, ar, bakër, pyje, kullosa,etj.
Në Amerikë janë krijuar disa grupime ekonomike, si: NAFTA (shoqata e shkëmbimit të lire). OAS (aleanca për zhvillimin ekonomik u formua më 1961) SELA (sistemi ekonomi Latino-Amerikane, u formua më 1976 ku anëtar të saj janë 26 shtete).
Kontinenti i Amerikës ndahet në tri rajone të mëdha gjeografike: Amerika Veriore, e Mesme dhe Jugore.
Amerika Veriore është një kontinent në Hemisferën Veriore dhe Perëndimore të Tokës. Ajo kufizohet në veri nga Oqeani Arktik, në lindje nga Oqeani Atlantik, në juglindje nga Deti Karaib, dhe në jug dhe perëndim nga Oqeani Paqësor; Amerika Jugore shtrihet në juglindje. Amerika veriore mbulon një sipërfaqe prej rreth 24,709,000 kilometra katrorë, ose 4.8% të gjithë sipërfaqes së planetit ose 16.5% të sipërfaqes tokësore. Nga Korriku 2007, popullsia ishte vlerësur të ishte rreth 524 milion banorë. Ajo është kontinenti i tretë për nga sipërfaqja, pas Azisë dhe Afrikës, dhe është e katërta për nga popullsia pas Azisë, Afrikës, dhe Evropës. Amerika Veriore dhe Amerika Jugore njihen bashkarisht si Amerikat.

KANADAJA
Historia
Ndërsa traditat e aborigjenëve ishte që banorët e hershëm kishin trashëguar pjesë të Kanadasë që nga agu i kohës, studimet e arkeologëve tregojnë prezencën njerëzore në veri Yukon rreth 26,000 vjet më parë, dhe në jug të Ontario rreth 9,500 vjet më parë. Evropianët e parë erdhën kur Vikingët u vendosën përkohësisht në L'Anse aux Meados pas vdekjes së Krishtit. Evropianët e ardhshëm që eksploruan bregdetin e Kanadasë Atlantike ishin John Cabot në 1497 dhe Martin Frobisher në 1576 nga Anglia, dhe Jacques Cartier në 1534 dhe Samuel de Champlain në 1603 nga Franca. Ligjet e para të përhershme europiane u themeluan nga francezët në Port Royal ne 1605 dhe Quebec City në 1608, dhe nga britanikët në Njufoundland rreth 1610. Eksploruesit europian sollën sëmundjet europiane, të cilat u përhapën në mënyrë të shpejtë midis aborigjenëve, gjë e cila solli uljen e popullsisë aborigjene.
Politika
Kanadaja ka nje formë qeverisje "Republikë Federale". Shteti është i përbërë nga disa shtete të tjera më të vogla. Ka dhomën e Senatit dhe parlamentin. Presidenti zgjidhet nga populli. Qendra politike e saj është Otava.
Gjeografia
Kanadaja, së bashku me Alaskën, zënë pjesën veriore të Amerikës së Veriut dhe pas Rusisë, është vendi më i madh në botë për nga sipërfaqja. Në jug dhe në veriperëndim kufizohet me SHBA dhe në tri anë laget nga deti: oqeani Paqësor në perëndim, oqeani i Ngrirë Arktik në veri dhe oqeani Atlantik në lindje.
Territori i Kanadasë mund të ndahet në tri zona. Në verilindje gjejmë zonën me male të vjetër, të sheshuar nga erozioni, e cila quhet Mburojë Kanadeze. Në zonën qendrore, përreth gjirit të Hudsonit, shtrihet zona e sheshtë e Ultësirave Qendrore. Në perëndim ngrihen vargmalet e Brigjeve dhe malet Shkëmborë.
Kanadaja është e rrethuar nga ishuj të shumtë, sidomos në veri të vendit, që shtyhen deri pranë Polit të Veriut. Në lindje, në Atlantik, ndodhet ishulli më i madh: ishulli Toka e Veriut. Në perëndim brigjet janë shkëmbore, me fjorde të thellë.
Lumenj të shumtë e përshkojnë Kanadanë, shumica derdhen në veri dhe janë të ngrirë në shumicën e kohës. San Lorenci buron nga liqeni Ontario dhe derdhet në Atlantik. Ky lumë lidh oqeanin me pesë Liqenet e Mëdhenj.
Në Kanada në veri ndodhen plot 250 mijë liqene. Më kryesorët janë: Liqeni i Sipërm, Huron, Eire, Miçigan dhe Ontario, që përbëjnë, në jug, një pjesë të kufirit me SHBA.
Kanadaja ka klimë të ftohtë dhe mbulohet nga pyjet. Më të përhapur janë pisha e bardhë dhe sidomos, panja e sheqerit, simbol i njohur i vendit: gjethja e saj është edhe në flamurin kanadez. Ultësira Qendrore përbëhen nga prerí të gjera.
Sot Kanadaja është një ndër shtatë vendet më të industrializuara të botës. Zhvillimi i saj ekonomik i përket kohëve të vona dhe ka ndodhur në sajë të lidhjeve të ngushta me ekonominë e SHBA. U zgjerua sektori industrial (siderurgji dhe metalurgji) dhe industria minerare. Nëntoka e Kanadasë është e pasur me ar, argjend, hekur, nikel, amiant, uranium dhe burime energjetike (qymyr, gaz natyror dhe naftë).
Sektori industrial i teknologjisë së lartë (informatika, elektronika, bioteknologjitë, telekomunikacioni) dhe përpunimi i drurit ka bërë përparime të mëdha. Kanadaja prodhon 30% të letrës që përdorin gazetat në të gjithë botën. Vetëm një pjesë fare e vogël e tokës (rreth 10%) përdoret nga bujqësia. Mbillet gruri (prodhues kryesor në botë), elbi dhe tërshëra. Kanadaja, Meksika dhe SHBA kanë krijuar NAFTA-n (North American Free Trade Agreement), një bashkim që i ka forcuar marrëdhëniet e tyre tregtare.

Demografia
Kanadaja banohet thuajse tërësisht nga popullsia e bardhë, e formuar nga pasardhësit e kolonizatorëve evropianë. Sot, mbi 60% e popullsisë flet anglisht, rreth 24% frëngjisht (Kubek). Grupe të tjera përbëhen nga italianë, gjermanë dhe holandezë. Kohët e fundit janë shpërngulur edhe shumë shqiptarë. Niveli i jetesës së kanadezëve është shumë i lartë dhe janë mjaft të zhvilluara shërbimet sociale. Popullsia e dikurshme vendase, lëkurëkuqtë dhe eskimezët, jetojnë të mënjanuar dhe përbëjnë 0.5 milionë banorë. Rajoni lindor, sidomos zona e Liqeneve të Mëdhenj në kufi me SHBA është pjesa më e populluar e Kanadasë, ku ndodhen edhe qytetet më të rëndësishme. Në pjesën tjetër të vendit, zona të gjera janë pak të ose aspak të populluara. Qyetet kryesore janë: Otava (900.000 banorë) kryeqyteti federal, Monteral (1.100.000 banorë), Toronto (7.800.000 banorë) dhe Vankuver (600.000 banorë).
Kultura
Kanadaja është një vend mërgimtarësh (emigrantëve) dhe kultura e saj është një mikro mozaik i kulturës botërore. Në këtë mozaik kanadez edhe kultura e krijuar mbi themelet shqiptare ka arritur të zhvillohet në një shkallë organizimi shoqërorë në bashkësi kulturore. Për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj kulture përkujdesen organizata e bashkësi të ndryshme shoqërore shqiptare dhe kandeze që në gjirin e vetë kanë shqiptarë dhe fëmijët e tyre me shtetësi kanadeze dhe pjestarë tjerë të kësaj shtetësie.
Si elemente të kësaj kulture është edhe shkolla shqipe "Nënë Tereza" në Montreal, themeluar më 19 janar 2002 nga Bashkësia Shqiptare e Kubekut në Montreal.

Amerika Jugore
Amerika Jugore është me një sipërfaqe prej 17.843.000 km² dhe një popullsi prej 355.070.540 banorësh, kontinenti i katërt më i madh i tokës.
Amerika Jugore shtrihet në pjesën jugore të kontinentit të Amerikës. Ajo shtrihet ndërmjet detit të Karaibeve, në veri, Oqeanit Atlantik, në lindje dhe Oqeanit Paqësor, në perëndim. Është i vetmi continent i cili i afrohet më shumë Antarktikut – 1000 km. Ekuadori e ndan në dy pjesë jo të barabarta. Pjesa më e madhe e saj shtrihet në Hemisferën jugore. Sipas formës dhe pozitës gjeografike, i ngjan shumë kontinentit të Afrikës. Afrika dhe Amerika Jugore kane qenë një e vetme. Kur Toka lëvizi me një gradë drejt Diellit, Amerika Jugore u nda nga Afrika dhe njëra pjesë mbeti Amazon ndërsa tjetra Sahara. Më pas Meksika u bashkua me Amerikën Jugore.
Amerika Jugore gjendet larg rrugëve të rëndësishme ndërkombëtare, ujore dhe ajrore, dhe larg kontinenteve të zhvilluara. Me Amerikën e Mesme lidhet me kanalin e Panamasë dhe detin e Karaibeve, ndërsa Oqeani Atlantik e lidh me Afrikën dhe Evropën. Amerika Jugore bashkë me Amerikën e Mesme ndryshe quhet Amerika Latine, për shkak se fliten gjuhët spanjolle dhe portugeze.
Relievi
Relievi i Amerikës Jugore është shumë i ngjashëm me relievin e Amerikës Veriore. Në relievin e Amerikës Jugore dallojmë tri tërësi natyrore: Malet Ande, Ultësirat Qendrore dhe Pllajat e Guajanës, Brazilit dhe pllajën e Patagonisë.
Andet (Kordileret) janë vargmale të rrudhosura të cilat kanë shtrirje përgjatë bregdetit perëndimor të Oqeanit Paqësor në një gjatësi prej 7200 km. Andet janë mjaft labile dhe njëherësh janë zonë vullkanike.Vullkane aktive dhe më së shumti të shuara ndërmjet Kolumbisë dhe Ekuadorit. Vullkani më i njohur është Chimborazo. Anët lindore të Andeve janë të pasura me minerale, ndërsa në Andet veriore janë të vendosura vendbanimet me lartësi më të madhe mbidetare në botë. Chimborazo është maja më e lartë malore në Ekuador, me një lartësi 6,267 metra, vullkan i shuar, ju takon vargmaleve të Andeve. Sipas disa gjeografëve , Chimborazo është maja më e lartë në botë (nëse llogaritet lartësia nga bërthama e Tokës, e jo lartësia mbidetare). Kjo është për shkak se Toka nuk është krejtësisht sferike, por është e zgjeruar në ekuador dhe e shtypur në pole. Për shkak të zgjerimit (i cili arrin rreth 20 km) maja Chimborazo e cila ndodhet pothuajse në ekuator, e që është më larg nga bërthama e Tokës - mesi i Tokës se sa Mali Everest. Edhe majat e tjera të larta malore janë më larg nga mesi i Tokës se sa Mali Everest.

Hidrografia
Amazona (Rio Amazonas) është lum në Amerikën Jugore i cili ka ndërtuar sistemin më të madh ujor në botë. Amazona rrjedh nëpër Peru, Brazil dhe pjesërisht si lum kufitar nëpër Kolumbi. Burimi i Amazonës gjendet në malet Ande, prej nga lumi rrjedh në drejtim perëndimor. Amazona ka disa lumenj burimor, më së shpeshti merret si lum burimor Ukajali, rrallë Mranon. Amazona bashkë me Ujakalin dhe lumin Apurimak ka gjatësi rreth 7100 km, ndërsa gjatësia e Amazonës me Maronin arrinë rreth 6400 km. Në rrjedhjen e mesme, nga grykëderdhja Javari e deri te grykëderdhja Rio Negro, Amazona bartë emrin Solimôes. Në këtë pjesë gjerësia e lumit arrinë edhe deri në 20 km, derisa në rrjedhën e poshtme edhe deri në 100 km. Prurja maksimale në grykëderdhje arrinë 300.000 m3/s (prurja mesatare arrinë rreth 120 m³/s). Kjo sasi e madhe e ujit të ëmbël shkakton fenomenin se uji në Oqeanin Atlantik edhe 400 km nga grykëderdhja edhe më tutje është i ëmbël. Lumin Amazon e zbuloi në vitin 1541 dhe e kaloi hulumtusi spanjol Fransisko de Orelana në vitin 1542.

Bimësia
Bota bimore dhe shtazore e Amerikës Jugore është e lidhur ngushtëme kushtet klimatike. Ato kanë mundësuar që bota bimore dhe shtazore e Amerikës Jugore të jetë shumë e pasur, e zhvilluar dhe e larmishme.
Zona e pyjeve ekuatoriale, shtrihet në dy anët e ekuatorit. Kjo zonë është e pasur me pyje të pashkelura, që nga vendasit quhen selvase. Në veri dhe në jug të pyjeve ekuatoriale rriten kullotat e larta. Krahinat me bar të lartë në rrjedhën e Orinokos, quhen lanose, ndërsa në Rrafshnaltën e Brazilit quhen me emrin kampose.
Druri tipik i savaneve është druri shishe që ka formën e një shisheje ku grumbullohet lagështia për stinën e thatë. Këtu kultivohen kafeja, kallam sheqeri, kakao, etj. Gjarpëri më i madh dhe më i rrezikshëm është Anakonda, i gjatë 100 m. Duke shkuar në jug të Amerikës Jugore, savanet zëvëndësohen me barishta të ulta, që popullsia vendase i quan pampase. Pampaset zënë sipërfaqe të mëdha në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj. Ky rajon është i përshtatshëm për zhvillimin e blegtorisë dhe është rajon i drithërave dhe bimëve industrial.

Brazili
Brazili, zyrtarisht Republika Federative e Brazilit është shteti më i madh në Amerikën e Jugut dhe gjithë Amerikën Latine. Ai është shteti i pestë më i madh në botë, si nga sipërfaqja dhe nga popullsia. Ai është shteti më i madh portugalisht-folës në botë, dhe i vetmi në kontinentet amerikane.
Brazili kufizohet nga Oqeani Atlantik në lindje me një vijë bregdetare prej 7.491 km. Ai kufizohet me të gjitha vendet e tjera të Amerikës së Jugut, përveç Ekuadorit dhe Kilit dhe zë 47.3%  të kontinentit të Amerikës së Jugut. Zona e lumit Amazon përfshin një pyll të madh tropikal, që ka shumllojshmëri kafshësh të egra, sisteme ekologjike të larmishme dhe burime të mëdha natyrore që përfshijnë zona të shumta të mbrojtura ligjërisht.
Brazili banohej nga disa fise para mbërritjes në vitin 1500 të eksploruesit Pedro Alvares Cabral, i cili e deklaroi zonën pjesë të Perandorisë Portugeze. Brazili mbeti një koloni portugeze deri në vitin 1808, kur kryeqyteti i perandorisë u transferua nga Lisbona në Rio de Janeiro. Në 1815, kolonia u ngrit në rangun e mbretërisë pas formimit të Mbretërisë së Bashkuar të Portugalisë, Brazilit dhe Algarves. Pavarësia u arrit në vitin 1822 me krijimin e Perandorisë së Brazilit, një shtet unitar i qeverisur nën një monarki kushtetuese dhe një sistem parlamentar. Ratifikimi i kushtetutës së parë në vitin 1824 çoi në formimin e një legjislature dydhomëshe, që u quajt Kongresi Kombëtar. Vendi u bë republikë presidenciale në vitin 1889, pas një grusht shteti ushtarak. Një juntë ushtarake autoritare erdhi në pushtet në vitin 1964 dhe sundoi deri në 1985, pas të cilit qeverisja civile rifilloi. Kushtetuta e tanishme e Brazilit, e formuluar në vitin 1988, e përcakton atë si një republikë federale. Federata përbëhet nga bashkimi i Qarkut Federal, 26 shteteve, dhe 5.570 bashkive. Brazili ka popullsinë më të madhe në botë të besimit katolik dhe është vendi më i populluar i botës me shumicë katolike.
Ekonomia e Brazilit në vitin 2015 ishte e nënta më e madhe në botë për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) dhe e teta për nga Vlera e Fuqisë Blerëse (VFB). Një anëtar i grupit BRICS, Brazili deri në vitin 2010 kishte një prej ekonomive të mëdha me rritjen më të shpejtë në botë, me reforma ekonomike që i dhanë vendit ndikim dhe njohje të reja ndërkombëtare. Banka e Zhvillimit Kombëtar e Brazilit luan një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit. Brazili është një anëtar themelues i Kombeve të Bashkuara, G20, BRICS, Unasul, Mercosul, Organizatës së Shteteve Amerikane, Organizatës së Shteteve Ibero-amerikane, CPLP dhe Bashkimit Latin. Brazili është një fuqi rajonale në Amerikën Latine dhe një fuqi e mesme në çështjet ndërkombëtare. Brazili ka qenë prodhuesi më i madh i kafes për 150 vjetët e kaluar.

Shkarko në formatin Word: Shkarko këtu

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Amerika - Projekt Gjeografi
Amerika - Projekt Gjeografi
Amerika paraqet një tërësi teritoriale e cila përfshin në vete dy kontinente të cilët janë te njohur si: Amerika Veriore dhe Amerika Jugore. Brazili. Kanada. Bimesia. Hidrografia. Demografia.Relievi. Vecorite shoqerore, ekonomike dhe politike.Historia. Politika. Gjeografia. Kultura. Klima. Projekt Gjeografi.
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg024hXnT97P7dyQFidGsx9eDQW7IMHj0p_tVE2i46McNSTM9u3GkcF_1nDInaBNNuMC8vgGaCz1nIi5fm-BRTPq376jpjlpQBzgO2rXQrgqUii521Hn7Nyx1E-Dhh6xicsEeo7pOd1OLij/s320/americas.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg024hXnT97P7dyQFidGsx9eDQW7IMHj0p_tVE2i46McNSTM9u3GkcF_1nDInaBNNuMC8vgGaCz1nIi5fm-BRTPq376jpjlpQBzgO2rXQrgqUii521Hn7Nyx1E-Dhh6xicsEeo7pOd1OLij/s72-c/americas.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/06/amerika-projekt-gjeografi.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/06/amerika-projekt-gjeografi.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy