Aluminotermia - Projekt Kimi. Pak njohuri mbi aluminin. Aluminotermia në jetën e përditshme.
Pak njohuri mbi aluminin
Alumini është një metal i argjendtë në të bardhë dhe i punueshëm. Ai ka simbol Al, me numër atomik 13. Ai nuk është i tretshëm në ujë në rrethana normale.
Alumini është një element me sasi të madhe në gjeologjinë e Tokës, dhe elementi i tretë me sasi më të madhe, pas oksigjenit dhe silicit. Ai përbën rreth 8% të trupave të ngurtë të sipërfaqes së Tokës. Alumini është shumë aktiv kimikisht, në natyrë ndodhet i lirë si metal. Përveç kësaj, ai është gjetur i kombinuar, në mbi 270 të ndryshme si mineral. Burimi kryesor i aluminit janë boksitet dhe xeherorët. Alumini është shquar për aftësinë e tij për t’i rezistuar korozionit për shkak të fenomenit pasiv dhe dendësisë së ulët metalike.
Alumini është metal me ngjyrë të bardhë si argjendi, i përshtatshëm për farkim, është i lehtë dhe përçues i mirë i elektricitetit dhe i nxehtësisë. Pas argjendit, arit dhe bakrit, alumini është përçuesi më i mirë i rrymës elektrike.
Aluminotermia në jetën e përditshme
Çdo ditë ne përballemi me metale të ndryshme, dhe një prej tyre është edhe alumini. Ndoshta jo në formën e tij origjinale, por i bashkuar me ndonjë element tjetër si silici, hekuri etj, pra në formën e aliazheve.
Gjithashtu kemi dëgjuar që për t’i mbrojtur metalet nga gërryerja ata vishen me mbështjellje alumini, sepse alumini është një metal i cili është i aftë t’i rezistojë brejtjes. Veshja e metaleve të tjera me alumin bëhet me anë të galvanostegjisë. Ku elektroliti është tretësira ujore e sulfatit të aluminit, Al2(SO4)3, anoda është një pllakë alumini dhe katoda është objekti që duam të aluminojmë, p.sh. një lugë çaji, një tenxhere etj. Gjithashtu një proces tjetër shumë i përdorur është ai i saldimit aluminotermik me anë të të cilit bëhet bashkimi i hekurudhave. Të gjitha përdorimet e aluminit në jetën e përditshme përbëjnë atë që quhet aluminotermia.
Të njihemi me procesin e saldimit aluminotermik
Procesi i aluminotermisë është i bazuar në afrinë e madhe të elementit Alumin (Al) me elementin Oksigjen (O2), që do të thotë aftësia e aluminit për të bashkëvepruar me oksigjenin. Afria e tyre është aq e madhe saqë kur krijohen kushtet e përshtatshme, alumini është i aftë t’u marrë oksigjenin përbërjeve metalike që e përmbajnë atë, duke përftuar kështu metal të pastër. Reaksionet aluminotermike janë reaksione kimike ekzotermike (me çlirim nxehtësie), që kryhen në temperature të larta dhe ku alumini përdoret si agjent reduktues. Ky proces ka një rëndësi shumë të madhe në industri, sidomos në prodhimin e produkteve të ndryshme të hekurit. Shembulli më tipik është reaksioni termik midis oksidit të hekurit dhe aluminit për të prodhuar vetë hekurin, sipas reaksionit:
Fe2O3 + 2Al= 2Fe + Al2O3
Këto dy fotografi i ndajnë më shumë se 100 vjet në lidhje me të njëjtin proces saldimi aluminotermik. Në vitin 1893, filluan eksperimentet mbi reaksionet aluminotermike për prodhimin e kromit dhe manganit me pastërti të lartë. Deri në fund të shekullit të 19-të kjo teknologji ishte aplikuar në industrinë hekurudhore për të bashkuar së bashku dy pjesë hekurudhore.
Që kur filloi edhe deri më sot parimi është identik, por teknologjia ka përmirësuar në mënyrë dramatike procesin.
KOMENTET