Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Amfiteatri në Shqipëri - Ese

Si çdo vend tjetër me të kaluar historike të lashtë, edhe Shqipëria ka amfiteatrot e saj, të cilat janë nga më të bukurit në Ballkan. Ndër ta përmendim amfiteatrin e: Durrësit, Apollonisë, Butrintit dhe atë të Bylisit. Të katër këta amfiteatro janë ndërtuar që në lashtësi nga paraardhësit tanë, ilirët. Amfiteatri në Shqipëri. Ese.


Si çdo vend tjetër me të kaluar historike të lashtë, edhe Shqipëria ka amfiteatrot e saj, të cilat janë nga më të bukurit në Ballkan. Ndër ta përmendim amfiteatrin e: Durrësit, Apollonisë, Butrintit dhe atë të Bylisit. Të katër këta amfiteatro janë ndërtuar që në lashtësi nga paraardhësit tanë, ilirët.
Amfiteatri i Durrësit është më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai është ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan. Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 16-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve. 
   Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion.
   Në amfiteatrin e Butrintit, shpella e tij shtrihet brenda një strukture katrore, e mbështetur nga mure anësore të përforcuara me qoshe, në imitim të një modeli të njohur të teatrit në Dodona. Shkallët kanë pesë ndarje, të ndërtuar me gurë të mëdhenj, me një gjatësi rreth 1 metër. Ndarja e ulseve bëhej sipas statusit, ku në rreshtat e para pranë skenës uleshin njerëzit më autoritarë, me hapsirë të posaçme për të shlodhur këmbët.    Mendohet se teatri kishte një kapacitet prej 2500 vendesh, u ndërtua në shek IV-III-të para Krishtit, zbulimi i tij zgjati për rreth 4 vjet nga Ugolini ndodhet në anën jugore të Akropolit të qytetit. Përbëhet nga vendet e ndenjes, skena dhe orkestra. Kishte 19 rreshta me blloqe guri që shërbenin si ndenjëse dhe 3-4 radhë në krye. Janë ruajtur të plota 13 shkallët e para. Për të kaluar midis rreshtëve shërbenin 6 palë shkallë guri në fillim zbukuroheshin me dy putra Luani. Sfondi para skenës përbëhet nga një mur i lartë me tre harqe me zbukurime mermeri, aty vendoseshin shtatore sipas modeleve të kohës.
   Sheshi i skenës u shtrua me rrasa guri në periudhën Osmane. Para shkallëve gjendet vendi i orkestrës ka formën e një harku është e shtruar me gurë gëlqeror me forme kuadrati. Skena është e ngritur më lartë se sheshi i orkestrës. Skena përbëhet nga dy mjedise : paraskena dhe prapaskena. Në prapaskenë ndodhen korridoret e ngushta që shërbenin për hyrjen dhe lëvizjen e aktorëve këtu gjenden edhe disa mbishkrime për lirimin e skllevërve. Thuhet që janë liruar shumë skllevër një pjesë e të cilëve ishin gra.
   Për Bylisin, amfiteatri është monumenti më i rëndësishëm i periudhës antike. Bashkë me stoan e madhe dhe stadiumin, ai ka përcaktuar kompozimin arkitektonik të agorasë rreth mesit të shek III p.K. Për ndërtimin e teatrit është zgjedhur këndi juglindor i agorasë, ku ngritja e menjëhershme e terrenit jepte mundësi për shfrytëzimin e shpatit për ndërtimin e shkallareve. Gjithashtu, ky pozicion ngjitur me murin rrethues të qytetit jepte mundësi për të komunikuar drejtpërdrejt me trevën fshatare të koinonit, nga vinte një pjesë e madhe e shikuesve, pa qenë nevoja të kalonin nëpër lagjet e qytetit. Dy mure mbajtëse anësore e thekson këtë perspektivë, ndërsa kolonada dorike e portikut të godinës së skenës krijonte një monumentalitet të panjohur për teatrot e kohës. Dy bazamente përpara teatrit shënojnë vendet ku kanë qenë vendosur skulptura të Dionisit, apo muzave.
   Të gjithë këto amfiteatro e përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë e Lashtë, në “tregun” e vendeve parahistorike. Shqipëria ka të gjitha provat që e bëjnë një vend parahistorik, dhe këtë vazhdon ta dëshmojë edhe sot, duke mundësuar kështu, rritjen e vlerave të kombit tonë.

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Amfiteatri në Shqipëri - Ese
Amfiteatri në Shqipëri - Ese
Si çdo vend tjetër me të kaluar historike të lashtë, edhe Shqipëria ka amfiteatrot e saj, të cilat janë nga më të bukurit në Ballkan. Ndër ta përmendim amfiteatrin e: Durrësit, Apollonisë, Butrintit dhe atë të Bylisit. Të katër këta amfiteatro janë ndërtuar që në lashtësi nga paraardhësit tanë, ilirët. Amfiteatri në Shqipëri. Ese.
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiRuB_vsdZ-Yb79NCiXg2jZSamDKc4cjXRM0KWpmR-8B41dCK1TfC7gQWlAad18ve2z6Xx_AHd8cd_MCrgYznrDOMFioyR7L3o8QMD33uaXyaqLXmw5xOECFa6uF3RBNi7q6U7rx-phLaBP/s1600/foodies%2527+appendix.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiRuB_vsdZ-Yb79NCiXg2jZSamDKc4cjXRM0KWpmR-8B41dCK1TfC7gQWlAad18ve2z6Xx_AHd8cd_MCrgYznrDOMFioyR7L3o8QMD33uaXyaqLXmw5xOECFa6uF3RBNi7q6U7rx-phLaBP/s72-c/foodies%2527+appendix.png
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/08/amfiteatri-ne-shqiperi-ese.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/08/amfiteatri-ne-shqiperi-ese.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy