Analiza e nje vepre letrare. Cili është titulli i veprës: - “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Çfarë raporti ka ndërmjet titullit dhe përmbajtjes? -Në mënyrë të përmbledhur ngjarjet lidhen me kulmin e karrierës së shokut Zylo dhe rënien e tij nga ana profesionale.
Analiza e një vepre letrare
Vepra e analizuar: Romani i Dritëro Agollit
Cili është titulli i veprës:- “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.
Çfarë raporti ka ndërmjet titullit dhe përmbajtjes?
-Në mënyrë të përmbledhur ngjarjet lidhen me kulmin e karrierës së shokut Zylo dhe rënien e tij nga ana profesionale.
Ngjarja është e treguar në një rend kronologjikë, nëpërmjet retrospektivës apo nëpërmjet pararendjes?
-Ngjarja është e treguar në rendin kronologjikë.
Ka pjesë përshkruese, dialoguese dhe reflektuese?
-Po, në romanin në fjalë i gjejmë të treja llojet e përmendura. Pjesa përshkruese na lejon të kuptojmë më shumë rreth kohës së komunizmit, kur janë zhvilluar ngjarjet. Pjesa dialoguese luan një rol të rëndësishëm në kuptimin e personazheve.
Ka një personazh kryesor? Cili është? Pse konsiderohet i tillë?
-Po, ky roman e ka një personazh kryesor dhe është pikërisht Zylo Kamberi. Konsiderohet si i tillë sepse, megjithëse nuk është ai rrëfimtari, ngjarjet përqëndrohen rreth tij.
Si përshkruhet nga ana e karakterit?
-Njerëzit që e rrethojnë e mbajnë për një drejtues me autoritet, njeri të shkolluar, i zgjuar dhe artdashës.
Na flet drejtpërdrejt autori apo një personazh tjetër?
-Në fakt në këtë roman na flet personazhi i Demkës.
Në ç’kohë zhvillohen ngjarjet?
-Ngjarjet zhvillohen në kohën e regjimit komunist në Shqipëri.
Cila është kohëzgjatja e ngjarjeve?
-Ngjarjet fillojnë me ngritjen e shokut Zylo në detyrë dhe mbarojnë me heqjen e tij nga posti i rëndësishëm që kishte.
Në cilën vetë tregohen ngjarjet?
-Tregohen në vetën e parë.
Ndërtimi sintaksor i fjalisë është i thjeshtë apo i përbërë?
-Në roman hasim që të dyja ndërtimet sintaksore të fjalive, por më së shumti kemi fjali të përbëra.
Leksiku është i përdorimit të përditshëm apo i përzgjedhur?
-Kur kemi fjalë të shokut Zylo apo të intelektualëve të tjerë, leksiku është i përzgjedhur, ndërsa në fjalët e Demkës ose të personazheve të tjerë kemi dhe leksik të përdorimit të përditshëm.
Cila gjuhë ëshë përdorur: letrarja apo dialektorja?
-Gjuha e përdorur është ajo letrare.
Me çfarë problematike përballet autori?
-Autori në njëfarë mënyre ironizon administratën në atë periudhë.
Çfarë efekti do të ketë autori mbi lexuesin?
-Autori ka si synim ta bëjë lexuesin të qeshë, prandaj dhe vihet re përdorimi i theksuar i ironisë.
KOMENTET