Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Vota s'ka çmim - Ese

Të jesh një Sokrat i vuajtur, apo një derr i kënaqur? Ishte pikërisht kjo njëra ndër dilemat që shtronte Migjeni te “Novelat e Qytetit të Veriut”, dilemë që shtrin ende aktualitetin e saj në sfondin politik dhe atë shoqëror. Teorikisht, kemi disa vite që jemi integruar në një shekull të ri; në një shekull ku demokracia, si një gur themel qeverisës dhe si mbrojtëse e shenjtë e të drejtave të individit, ka humbur koherencën dhe njëkohshmërinë që supozohej të kishte me partnerët e tjerë shtetërorë që përqafojnë të njëjtën ideologji të strukturimit politik.Vota s'ka çmim - Ese

Të jesh një Sokrat i vuajtur, apo një derr i kënaqur?
Ishte pikërisht kjo njëra ndër dilemat që shtronte Migjeni te “Novelat e Qytetit të Veriut”, dilemë që shtrin ende aktualitetin e saj në sfondin politik dhe atë shoqëror.  Teorikisht, kemi disa vite që jemi integruar në një shekull të ri; në një shekull ku demokracia, si një gur themel qeverisës dhe si mbrojtëse e shenjtë e të drejtave të  individit, ka humbur koherencën dhe njëkohshmërinë që supozohej të kishte me partnerët e tjerë shtetërorë që përqafojnë të njëjtën ideologji të strukturimit politik.




 Pra, pa pasur kurrfarë dyshimi, flitet për një “gur themel”, që tanimë është shkëputur nga derrat e fshehur nën fytyrat sokratike, e ka nisur rrokullisjen fatkeqe për në humnerë. Për fatin tonë të keq, nuk kemi një informim të detajuar rreth kësaj humnere, pasi nga lart i vendoset një çarçaf bardhosh që pengon pamjen e thellësisë reale, dhe na detyron të shohim diçka tjetër që i shmanget plotësisht realitetit. E gjithë kjo fshehje realizohet përmes një mekanizmi ciklik, që përfshin një rreth vicioz personazhesh: shitësi, blerësi dhe vota, që kurrsesi nuk do të ishte gabim sikur ta zëvendësoja me fjalën “dinjitet”, pasi një individ që shet votën, ka shitur mbi të gjitha  “dinjitetin” e tij duke vendosur në rrezik demokracinë e një kombi të tërë më një tekë, që zor se baraspeshohet me rëndësinë që ka ndikimi i një qeverisjeje disa-vjeçare të një “blerësi” tipik tregtar. 

Ironia më e madhe e kësaj gjullurdie nuk konsiston mbi asetet tregtare, por mbi zhvlerësimin cilësor të një trashëgimie dhe një dhurate të artë që na fal sistemi demokratik. Ajo dhuratë është dhuratë mbi dhuratat; një e drejtë e çmuar, e pacënueshme dhe aq e vlefshme, saqë qëndron mbi të gjitha thesaret e mundshme. Problemi ynë qëndron pikërisht në pamundësinë e zbulimit të vlerës së votës: e pandehim votën si një objekt material që mund të bëhet pre e shit-blerjeve dhe – nuk e di a është për të qeshur a për të qarë kjo dukuri tragjikomike – i japim një vlerë krejtësisht të papërfillshme kur e servirim në markatë. Për të vazhduar më tutje, vlen të theksojmë se vlefta e sasisë monetare në fjalë, nuk shërben as për nevojat më minimale që duhen për të përballuar fluksin e vështirësive progresive, në ato vite kur blerësit nuk e “konsumojnë” më “produktin” votë që prodhon shitësi. Pikërisht kjo kohë përkthehet me fundin e hallkës periodike, që pret të rinisë në zgjedhjet e ardhshme. Këtij periodiciteti sundimtar duhet t’i japim fund, ta asgjësojmë e të hedhim hove për një demokraci të mirëfilltë, që i shpëton përbaltjes, llumit, katranit dhe ujërave të zeza që duan të ndotin dinjitetin e një shoqërie të civilizuar. 

Nga ana tjetër, lipset të idealizohet fuqia mahnitëse që kemi në dorë për të drejtuar të ardhmen e një kombi të tërë në udhën prej nga dielli ndrit më shumë. E vetmja mënyrë që të plotësohet zgjedhja e duhur është arratia nga ndikimet materialiste apo financiare, dhe kthjellimi ndaj truqeve “hollivudiane”, që dritën e diellit e sajojnë me llamba skenike. Ky privilegj, sipas këndvështrimit tim personal, i përket një niveli hyjnor; një niveli që përfaqëson jo vetëm lirinë fizike të zgjedhësit, por edhe atë shpirtërore. Është hyjnor sepse simbolizon një frymë të shenjtë qytetarie, pastërtie, morali dhe edukative; shtron me mermerë aspak të rrëshkitshëm shtegun prej nga “pelegrinët” e bekuar do të udhëheqin turmën e tejzgjatur shqiptare, për në një vend që premton dritën reale dhe lirinë e plotë që të garanton me të vërtetë demokracia. 

A nuk janë vallë këto arsye të mjaftueshme për të evituar fenomenin më famëkeq, që kërcënon integritetin zgjedhor demokratik? A do mundemi të mësojmë se vota e lirë dominon ndaj fukarallëkut përligjës, ndaj rripave të ngushtë që varen në tavanet vetëvrasëse, ndaj thasëve me miell që ofendojnë heshturazi nevojën për mbijetesë, ndaj frikës që i depërton burracakut deri në palcë dhe ndaj çdo vështirësie e interesi që i kanoset çdo qytetari nga kthetrat e liga të korrupsionit aktiv? Përgjigjja nuk ka nevojë të jetë enigmatike e aq më pak të qëndrojë pezull në ajrin plot smog, ku çlirohet një frymë e rëndë dehëse nga ata, burokratët, “njerëzit e mëdhenj” që presin të përfitojnë nga të parat dobësi që mund të nuhasin. E akoma më të shumta do të jenë “shushunjat”, ato që do kërkojnë të të thithin gjakun e ndershmërisë që të rrjedh nëpër dejet e dinjitetit. Mbijetesa ndaj këtyre faktorëve varet nga ti! Lëvduar qoftë ai i cili hedh përtokë kapelen, bluzën dhe objektet e tjera të imponuara në metoda skandaloze, që ndrydhin vullnetin e lirë të tij si zgjedhës! Ai trim meriton të dekorohet, të mbahet si shembull ndër shembuj i pavarësisë vendimmarrëse; të shihet si modeli frymëzues i një shoqërie që synon evoluimin e sistemit aktual demokratik, në një tjetër me tipare të mirëfillta perëndimore. 
 Sigurisht, ajo që na mbetet të bëjmë është të jemi Sizifë të mallkuar të votës, të gurit që ngrë themelin dhe bazamentin e një shoqërie moderne, tipike perëndimore. Të jemi Sizifë të papërtuar: nëse Perëndia-Shtet na e vërtit atë atë gur tutje, të jemi aty për ta ngritur sërish në majë; të vlerësojmë idenë e të qenit ithtarë dhe dashamirës të kërkimit të të drejtave themelore, në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit demokratik dhe vlerësimit maksimal të mundësisë për të votuar.


KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Vota s'ka çmim - Ese
Vota s'ka çmim - Ese
Të jesh një Sokrat i vuajtur, apo një derr i kënaqur? Ishte pikërisht kjo njëra ndër dilemat që shtronte Migjeni te “Novelat e Qytetit të Veriut”, dilemë që shtrin ende aktualitetin e saj në sfondin politik dhe atë shoqëror. Teorikisht, kemi disa vite që jemi integruar në një shekull të ri; në një shekull ku demokracia, si një gur themel qeverisës dhe si mbrojtëse e shenjtë e të drejtave të individit, ka humbur koherencën dhe njëkohshmërinë që supozohej të kishte me partnerët e tjerë shtetërorë që përqafojnë të njëjtën ideologji të strukturimit politik.Vota s'ka çmim - Ese
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiDoOeD-RHJL3MCFtjHEfMbtjwzzg09LR0EaQHsYZ5_PUqeUUkw0tgEeHAJ__sRQeR3BhL7R8_AZFj0WgpEffYLt-ztPme7W-7Zc_T8pA4SIe5xuGdFT2I2G3BxAnhcn-R05C0e8zedoIJN/s1600/voting.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiDoOeD-RHJL3MCFtjHEfMbtjwzzg09LR0EaQHsYZ5_PUqeUUkw0tgEeHAJ__sRQeR3BhL7R8_AZFj0WgpEffYLt-ztPme7W-7Zc_T8pA4SIe5xuGdFT2I2G3BxAnhcn-R05C0e8zedoIJN/s72-c/voting.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/10/vota-ska-cmim-ese.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/10/vota-ska-cmim-ese.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy