Apolloni, një prej luftëtarëve më të fortë të Olimpit, ishte bir i Zeusit dhe i Letos, si dhe binjaku i hyjneshës Artemidë. Konsiderohej si perëndia e Diellit dhe dritës. Falë lidhjes me diellin dhe aftësive parashikuese, vlerësohej jashtë mase për fuqitë e tij shëruese. Miti i Apollonit dhe Defnes
Apolloni, një prej luftëtarëve më të fortë të Olimpit, ishte bir i Zeusit dhe i Letos, si dhe binjaku i hyjneshës Artemidë. Konsiderohej si perëndia e Diellit dhe dritës. Falë lidhjes me diellin dhe aftësive parashikuese, vlerësohej jashtë mase për fuqitë e tij shëruese.
Në saj të paraqitjes së tij fizike dhe syrit të patrembur, kishte arritur të rrembente shume zemra vajzash, dhe shquhej për historitë e tij të dashurisë. Vazhdimisht Apolloni tallej me Erosin, Zotin e tërheqjes dhe dashurisë fizike, përreth përdorimit të armëve të tij. Apolloni ishte i mendimit se shigjeta dhe harku ishin armë fisnike, që janë krijuar për t’i mbajtur një luftëtar shpatullgjerë. Vetëm një trim, në gjendje të luftojë me egërsirën Piton, ashtu si Apolloni mund të mbaj harqe dhe shigjeta. Por sigurisht që mendjemadhësia dhe arroganca e Apollonit nuk mund të mbeteshin pandëshkuar.
Erosi ngeli tepër i ofenduar nga ajo ça Apolloni tha, dhe filloi të mendonte një plan për t’u hakmarrë.
Mendoi të përgatiste dy shigjeta, një prej ari dhe një prej plumbi. Ajo prej ari sillte dashurinë e pastër dhe të sinqertë në zemrat e gjithëkujt që do të goditeshin prej saj. Ndërkohë që ajo prej plumbi sillte veç urrejtje dhe mospërfillje. Erosi kishte planifikuar që me të parën të godiste Apollonin e kështu ky i fundit të dashurohej kokë e këmbë me nimfën Defne. Defnia ishte e bija e hyut të lumenjve Peneut dhe bukuria e saj zor se kalonte pa u vënë re. Por Defnia kishte vendosur të mos përfshinte asnjë mashkull në jetën e saj, madje të vdiste e paprekur. Shigjeta me të cilën Erosi e goditi ia shtoi akoma më shumë këtë dëshirë dhe vullnet të sajin.
Në të njëjtën kohë që Apolloni e dashuronte marrëzisht, ajo ndjente vetëm përbuzje dhe urrejtje karshi tij. Megjithatë, kjo nuk e pengoi aspak Apollonin, dhe sa më shumë Defnia largohej, aq më shumë Apolloni i afrohej. Sa e sa herë ai i kishte shprehur dashurinë e madhe dhe të vërtetë dhe sa e sa herë Defnia e kishte këmbyer të njëjtën sasi dashurie me refuzime. Por Apolloni vazhdonte ta dashuronte me të njëjtën mënyrë, pavarsisht mospërfilljes, dhe e tregoi dashurinë e tij deri në fund.
E lodhur dhe e pikëlluar prej këtyre ndodhive, ajo i lutet të atit të vet që ta shpëtojë. Peneu, i dëgjoi lutjet e së bijës dhe dalëngadalë trupi i saj filloi të ndryshonte. Këmbët iu kthyen në rrënjë peme, krahët në degë me lule dhe me gjethe, dhe kështu e gjitha u kthye në një pemë dafine. Pa marrë në konsiderat mungesën e dashurisë nga ana e nimfës Defne, Apolloni premtoi ta dashuronte gjithnjë, dhe përdori magjinë e tij për ta mbajtur përherë të gjelbëruar. Mendohet se është kjo arsyeja përse gjethet e dafinës vazhdojnë të ruajnë jeshillëkun e tyre pavarasisht stinës.

KOMENTET