Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Miti i shpellës platoniane dhe bota moderne shqiptare - Ese

Ata të cilët janë të aftë të shohin përtej hijeve dhe gënjeshtrave të kulturës së tyre nuk do të kuptohen asnjëherë, do ngelen vetëm duke mos u besuar nga të tjerët. Me këtë shprehje të pacënueshme nga koha, të Platonit, mund të përshkruajmë në mënyë të pagabueshme realitetin fatkeq shqiptar. Në pamje të parë duket si diçka e hidhur por duke qenë e vërtetë është e pamundur t’i shmangemi, nuk mund ta lëmë pas, menjëherë. Miti i shpellës platoniane dhe bota moderne shqiptare - Ese

      Ata të cilët janë të aftë të shohin përtej hijeve dhe gënjeshtrave të kulturës së tyre nuk do të kuptohen asnjëherë, do ngelen vetëm duke mos u besuar nga të tjerët. Me këtë shprehje të pacënueshme nga koha, të Platonit, mund të përshkruajmë në mënyë të pagabueshme realitetin fatkeq shqiptar. Në pamje të parë duket si diçka e hidhur por duke qenë e vërtetë është e pamundur t’i shmangemi, nuk mund ta lëmë pas, menjëherë.


      Duke u mbështetur në thënien e mësipërme do përpiqem të bëj një pasqyrim të popullit shqiptar në lidhje me mitin e shpellës së Platonit. Shqiptarët kanë qenë gjatë gjithë kohës të mbyllur, të dënuar me errësirë dhe të friksuar nga ndryshimi. Që nga pushtimi Osman e deri në përmbysjen e komunizmit, shqiptari ka qenë i lidhur me zinxhirë, i paaftë të ngrejë krye për të kërkuar ndryshim, zhvillim dhe mundësi të reja. Por, pavarësisht të gjithave ai ka arritur të mbijetojë, të çeli lulet e veta si një lule në një pyll me drunj të lartë, ku drita e Diellit bie rrallë herë. Por, nuk lulëzoi për shkak të dritës së Diellit, jo, as që bëhet fjalë. Ajo u përshtat me vendin dhe ndryshoi. U bë një lule që nuk ka nevojë më për dritë Dielli.
      Ajo u kthye në një shpellë platoniane, ku mund të shiheshin vetëm hijet e drunjëve të lartë, dhe ato të mos dalloheshin nga njëra tjetra për shkak të dendësisë së tyre. Shqipëria nuk kishte parë ndonjëherë dritë, por vetëm errësirë totale, gjithmonë kishte ulur kokën, ishte kënaqur me shumë pak gjë, aq sa ofronte perceptimi shqisor. Në të gjithë aspektin kohor të historisë së lules së egër, petale të ndryshme të saj janë përpjekur dhe kanë marrë rreze Dielli. Por duke qenë ndryshe nga të tjerat, trungu i cili e mbante këtë lule në këmbë, nuk mund t’i ushqente dot kur nuk kishte Diell, ndaj i lëshonte ato të kalbeshin, duke i bërë shembull për petalet e tjera.  Ato petale të rëna nuk shkuan dëm dhe rëndësia e tyre u pa më vonë. 
      Zhvillimi i lules kishte ngecur në kohë, ajo nuk mund të rritej më shumë se ç’ishte, ajo thjesht mund të vdiste me kalimin e kohës. Dhe, si çdo lule dhe ajo e pati një fund. Ajo u kalb dhe farat e saj ranë ku më përpara kishin rënë petalet e ndriçuara nga Dielli, jo të gjitha u “ndriçuan” falë ndihmës së atyre petaleve të rëna. Të gjithë e dimë që është e pamundur të shohësh dritën menjëherë, kur ke jetuar gjithmonë në errësirë dhe i mbyllur. E njëjta gjë ndodhi me farat e reja. U verbuan totalisht nga ushqimi që po merrnin dhe nuk dinin më se çfarë të bënin, disa u përshtatën dhe mbizotëruan mbi të tjerat, disa të tjera nuk ja dolën dhe u kalbën përshkak të mungesës së aftësisë për të pranuar ndryshimin, ndërsa një pjesë janë akoma në tokë, të pandriçuara, të paçelura, drejt zhdukjes. Lulet që kanë çelur nga farat e reja  mbahen në këmbë me anë të dritës së Diellit, ndërsa pjesa tjetër, që nuk u ndriçua kurrë, është akoma duke u ankuar për dritën e fortë të cilën nuk e durojnë dot, dhe struken nën hijen e lules së madhe të ndriçuar. 
      Ky është realiteti shqiptar, pakica njerëzish të cilët janë të prirur nga dija, dhe të tjerë që vetëplotësohen me dëshira sipërfaqësore të udhëhequra nga opinioni. Shqipërisë i mungojnë filozofët, vetësakrifikuesit për shoqërinë.

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Miti i shpellës platoniane dhe bota moderne shqiptare - Ese
Miti i shpellës platoniane dhe bota moderne shqiptare - Ese
Ata të cilët janë të aftë të shohin përtej hijeve dhe gënjeshtrave të kulturës së tyre nuk do të kuptohen asnjëherë, do ngelen vetëm duke mos u besuar nga të tjerët. Me këtë shprehje të pacënueshme nga koha, të Platonit, mund të përshkruajmë në mënyë të pagabueshme realitetin fatkeq shqiptar. Në pamje të parë duket si diçka e hidhur por duke qenë e vërtetë është e pamundur t’i shmangemi, nuk mund ta lëmë pas, menjëherë. Miti i shpellës platoniane dhe bota moderne shqiptare - Ese
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEihV4G-3iwpm6CXwkNPVjtzo2fuIxuZeXuNnhy5Ho8hYoI6-CCmkjr8FAfFvgkNbokwf6mkLDpyxAlt6w9IxjkT27bfSAJkcgr45ye12ChMGQncbEBLGDOXGp5ur2LmjarKsmzSWCEI0PwH/s1600/grk49.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEihV4G-3iwpm6CXwkNPVjtzo2fuIxuZeXuNnhy5Ho8hYoI6-CCmkjr8FAfFvgkNbokwf6mkLDpyxAlt6w9IxjkT27bfSAJkcgr45ye12ChMGQncbEBLGDOXGp5ur2LmjarKsmzSWCEI0PwH/s72-c/grk49.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/10/miti-i-shpelles-dhe-bota-moderne-shqiptare-ese.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/10/miti-i-shpelles-dhe-bota-moderne-shqiptare-ese.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy