Emri i këtij aktori të talentuar lidhet ngushtë me dyert e teatrit klasik, me dyert e teatrit modern, teatrit të pantomimës, me dyert e Akademisë së Arteve, si dhe me formulën e aktrimit, regjizurës dhe ligjërimit. Kaq shumë role ka ky aktor shqiptarë sa të gjitha këto role e lartësojnë atë duke e bërë gjithandej të njohur si aktor teatri dhe filmi.

Personazhet e tij do të ruhen në arkivat mendore të brezave dhe mbase gjithë breznive në ecje.
Konkretisht Enver Petrovci është autor dramash, skenarësh, gjithashtu është regjisor shfaqjesh. Ai mbetet model i pakapërcyer prej pedagogu, ligjërues esencial për aktrimin dhe diksionin.
Një nga talentet e Enver Petrovcit është pantomimi, duke e bërë atë ndoshta të vetmin aktor shqiptar që kultivon këtë lloj arti të çmuar. Në Kosovë por jo vetëm ai është identifikuar që në fillim nga pantomimet, prandaj shumë njerëz bien dakort se Petrovci duke ndjekur këtë lloj arti po ndjek pak a shumë gjurmët e të madhit Chaplin, i cili konsiderohet si aktori më i suksesshëm në këtë art. ”Të flasësh me gjuhën e trupit dhe fytyrës e mendjes pa e përdorur fjalën është arti më i shtrenjtë”-shprehet Petrovci.
Talentin dhe aftësitë e këtij aktori të mirënjohur shqiptar nuk i kupton vetëm ndjekësi i thjeshtë por edhe kritika e huaj. Gjatë të gjithë karrierës së tij jashtë Shqipërie, Enver Petrovci nuk ka marrë as edhe një herë një kritik të dobët duke u ngjitur sa më shumë në majat e karrierës prej aktori.
Por për të qenë aty ku është sot këtij aktori shqipëtar i është dashur të sakrifikojë shumë në jetë. Gjatë viteve kur ndiqet arsimin e lartë në Beograd si pasojë e kushteve të vështira financiare i është dashur të flejë rrugëve të acarta të Beogradit dhe kur ishte me fat në fakultet apo në ndonjë hotel. Duke qenë se ishte i huaj atje dhe me një gjendje të vështirë financiare, shpesh herë i shkaktoheshi probleme me policinë dhe këta të fundit e prangosnin me pretekstin se nuk kishte dokumenta me vete.
Në vitin 2011 Enver Petrovci merr pjesë si konkurent i Dancing With The Stars Albania. Kërcen për plot dymbëdhjetë javë nën ritmet moderne dhe në fund del nga ai spektakël me kup në dorë. Fiton famë edhe brenda Shqipërisë përveçse në Kosovë dhe më e rëndësishmja është se u përcjellë të gjithë ndjekësve një mesazh të rëndësishëm se megjithëse mund të jesh i vjetër në vitet e lindjes rëndësi ka si ndihesh përbrenda.
Ai gjithashtu e provoi veten si këngëtar në Festivalin e Radiotelevizionit Shqipëtarë në vitin 2014-2015. Nuk doli fitues por ama tregoi se është një aktor guximtar pa druajtje, i gatshëm të provojë eksperienca të reja.

Punoi: E.A.
KOMENTET