Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Sëmundje të sistemit nervor - Projekt Biologji

Sëmundja e sinuzitit është thjesht ënjtja kronike apo akute e një prej hapësirave të hundës,të quajtura seno. Në rastin e inflamacionit aktivizohet sistemi nervor duke tejçuar nxitje për në sistemin nervor qendror SNQ.

SINUZITI
Çfarë është kjo sëmundje?
Sëmundja e sinuzitit është thjesht ënjtja kronike apo akute e një prej hapësirave të hundës,të quajtura seno. Në rastin e inflamacionit aktivizohet sistemi nervor duke tejçuar nxitje për në sistemin nervor qendror SNQ. Kështu kjo sëmundje jo vetëm që shkakton dhembje koke por ndikon edhe në gjendjen emocionale të individit. Sinuziti është një semundje e lidhur ngusht me emocionet e forta, prandaj edhe ndonjëherë shkaktarë të shfaqjes së saj konsiderohen edhe stresi, tensioni, ankthi etj. 



Cilët janë shkaktarët e shfaqjes?
Vite më parë studiuesit konsideronin si shkaktarë të shfaqjes së sinuzitit grumbullimin e një pjese të gjakut në hundë, teori kjo që u hodh poshtë pas studimeve më të hollësishme. Në ditët e sotme si shkaktarë të shfaqjes së saj konsiderohen ngacmues të ndryshëm si p.sh: thyerje apo fraktura të zonës së hundës, zhurmat e forta, drita e fortë, alkooli, streset psikologjike, infeksion dentar, gripi, erëra e helmeve, faktori alergjik, etj.

Cilat janë disa nga këshillat që duhet të ndjekim në rast se vuajmë nga sinuziti?
Mbani gjithmonë syze, veçanërisht në verë.
Për t'u qetësuar qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta
Evitoni diellin e fortë dhe të ftohtin e madh.
Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit etj.
Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe 

Cilat janë llojet e sinuziteve?
Sinuzitet, në saj të vendndodhjes janë 4 lloje:
Sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale. Kur infiamacioni kap më shumë hapësira(seni), quhet Polisinuzit. Nga ana klinike këto konsiderohen si bllokime të këtyre hapësirave duke mos lejuar daljen e lëngut që formohet gjatë infektimit që quhet Essadato (me një përbërje proteinike, i pasur me mukopolisakarid dhe qelizave ematike). Por mund t'i kemi edhe të llojit me formim ose jo të "puss" (material me linfocite të vdekura).

PARKINSONI
Çfarë është kjo sëmundje?
Sëmundja e Parkinsonit ka të bëjë me humbjen graduale të qelizave të caktuara nervore në tru, që sjell çrregullime në lëvizje dhe në aktivitetet motorike. Humbja e këtyre qelizave nervore vjen si pasojë e mungesës së dopaminit neuro-transmiter në pjesën e trurit, i cili është përgjegjës për lëvizjet koordinuese të trupit. I pari që ka përshkruar simptomat e kësaj semundje është mjeku londinez Xhejms Parkinson në vitin 1817, për nder të të cilit i është vënë emri dhe kësaj semundje.


Cilat janë shenjat e hershme dhe dalluese të parkinsonit?
Kur rreth 80% e qelizave që prodhojnë dopaminë dëmtohen ose vdesin, shfaqen simptomat e sëmundjes.
Edhe pse është krijuar përshtypja se dridhjet janë simptomat më dalluese të kësaj semundjeje, ka disa forma të Parkinsonit ku dridhjet nuk shfaqen aspak. Kështu simptoma kryesore e Parkinsonit konsiderohet ngadalësimi i lëvizjeve. 

Ndodh që shpesh herë shenjat e para të Parkinsonit të ngatërrohen me shenja të semundjeve të tjera nervore. Ndër shenjat e para mund të përmendim:

  • Depresioni: për shkak të mimikës zvogëluar.
  • Lëvizje të ngadalësuara
  • Probleme me baraspeshën
  • Dridhje e butë në dorë, këmbë, gishta etj.
  • Shtangimi dhe vështirësitë gjatë ngritjes nga karrigija.
  • Ndërkohë që në simptomat e shfaquara në periudha më të avancuara të sëmundjes janë:
  • Simptoma: bradikinezi - Të sëmurëve me Parkinson, lëvizjet e ngadalësuara mund t’ua vështirësojnë jetën e përditshme. Kur do të përpiqen të lëvizin, trupi nuk mund të reagojë menjëherë ose gjatë lëvizjes menjëherë ndalen ose “ngrijnë”.
  • Simptoma: të dridhurit Të dridhurit është simptomë në 70% të të prekurve me këtë sëmundje. Në  fillim dridhet dora kur është në qetësi dhe jo kur lëvizë. Dridhja është ritmike, zakonisht 4-6 herë në sekondë. Edhe pse dridhet dora nuk është e domosdoshme që personi të jetë i prekur nga Parkinsoni.
  • Simptoma: problemi me baraspeshën - Të sëmurëve me Parkinson trupi u lëviz përpara dhe për këtë arsye te këta pacientë rritet rreziku i baraspeshimit.
  • Simptoma: shtangimi -Shtangimi ka të bëjë me shtangimin e papritur të muskujve. Përveç tyre te këta individë kemi dhe ngërçe dhe dhembje të muskujve.


Cilat janë shkallët e sëmundjes së Parkinsonit?
Parkinsoni është një sëmundje progresive, që do të thotë se individi vjen duke u përkeqësuar nëse nuk mjekohet. Shkallët e sëmundjes caktohen nga mjekët sipas simptomave. Si mënyra më e shpeshtë dhe më efikase për të caktuar shkallën e kësaj semundje  përdoret shkalla e Hoen dhe Jahar. Ajo vlerëson funksionimin e trurit, aktivitetet në jetën dhe lëvizjet e përditshme.

Cilat janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje? 
Sipas statistikave mosha mesatare e prekjes nga kjo semundje është 62 vjeç dhe të individët mbi 60 vjeç kanë shanse me një probabilitet 2-4% që ta fitojnë këtë sëmundje. Po ashtu 50% e të sëmurëve me Parkinson, janë nën 60 vjeç dhe këta pacientë i përkasin më së shumti Britanisë së Madhe.
Për sa i përket gjinisë, statistikat tregojnë shifra deri diku të barabarta si për  femrat ashtu edhe për meshkujt, megjithëse këta të fundit janë pak më të predispozuar. Nëse një person ka një të afërm të prekur me Parkinson, mundësitë që dhe ai të preket nga kjo sëmundje rriten. Më së shumti janë më të riskuar të afërmit e një ose dy brezave. Sëmundja e Parkinsonit, sipas studiuesve, në shumicën e individëve reflekton një kombinim mes faktorëve gjenetik edhe atyre mjedisorë. Faktorë të tjerë janë edhe lëndët toksike në ambientin e jashtëm si pesticidet dhe herbicidet. Përdorimi i zarzavateve, frutave, që kanë përmbajtje të lartë pesticidesh apo herbicidesh rrit mundësinë për t’u prekur nga Parkinsoni. Pra personat që punojnë në agro-bujqësi janë më shumë të rrezikuar. Po ashtu Parkinsoni shfaqet më shumë në zonat rurale se ato urbane.

Si bëhet trajtimi mjekësor i kësaj sëmundje?
Trajtimi mjekësor i sëmundjes së Parkinsonit bëhet me anë të disa grupeve të ilaçeve. Ilaçet moderne përmirësojnë ndjeshëm jetën e një të prekuri me Parkinson, duke e lehtësuar jetën e tyre të përditshme. Por për fat të keq, nuk ka mjekim që të shërojë plotësisht sëmundjen dhe terapia është individuale dhe hartohet për secilin pacient enkas. Ndër grupet e ilaçeve mund të permendim:
-Grupin i parë përfshin ato ilaçe që trurin e shndërrojnë në dopamin. Në këtë mënyrë zvogëlohen simptomat dhe e lehtësojnë lëvizjen e pacientit. 
-Grupi i dytë përfshin  ilaçe që janë dopamin agonisti, të cilat stimulojnë krijimin e dopaminit. Këto ilaçe e anulojnë avancimin e simptomave të sëmundjes.

Cilat janë disa prej mënyrave që të prekurit nga Parkinsoni të përmirësojnë sado pak jetesën e tyre?
Është shumë e rëndësishme që këta pacientë të përqendrohen te mënyra e të ushqyerit dhe te ushtrimet e ndryshme të rekomanduara nga mjeku.parkinson

Ushqimi
Pacientët me sëmundjen e Parkinsonit duhet të kenë ushqim të balancuar. Duhet bërë kujdes që proteinat të mos përzihen me disa ilaçe. Ushqimi duhet të jetë i pasur me fije bimore dhe lëngje për të shmangur efektet e padëshiruara prej ilaçeve. E rëndësishme është edhe marrja e vitaminës “D” dhe kalciumit që të forcohen eshtrat.

Ushtrimet fizike
Kryerja e ushtrimeve të ndryshme mund të ketë ndikim shumë pozitiv te nxitja e trurit që të përdor sa më mirë dopaminin. Gjithashtu ndihmon në përmirësimin e baraspeshës, të ecurit dhe koordinimit. Ushtrimet duhet të jenë të vazhdueshme, 3 herë në javë dhe së paku të zgjasin një orë në ditë. 

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Sëmundje të sistemit nervor - Projekt Biologji
Sëmundje të sistemit nervor - Projekt Biologji
Sëmundja e sinuzitit është thjesht ënjtja kronike apo akute e një prej hapësirave të hundës,të quajtura seno. Në rastin e inflamacionit aktivizohet sistemi nervor duke tejçuar nxitje për në sistemin nervor qendror SNQ.
https://i.imgur.com/HZuzkBX.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2018/06/semundje-te-sistemit-nervor-projekt-biologji.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2018/06/semundje-te-sistemit-nervor-projekt-biologji.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy