Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Çarmatosja botërore është e vetmja shpresë për paqe në botë

Fuqitë e mëdha si Amerika, Rusia, Franca, Japonia etj. sot disponojnë modelet më të rrezikshme të armëve, të cilat nëse vihen në përdorim mund ta çojnë njerëzimin drejt fundit. Por gjithashtu edhe vendet e tjera jo shumë të zhvilluara kanë armatime të cilat mund t’i përdorin për tu mbrojtur nga lufta ose për të hapur luftë. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi, lufta! Pse duhet që një shtet të mbrohet nga lufta? Pse duhet që një shtet të filloj një luftë? Pse me domosdoshmëri duhet të ekzistoj lufta? Pse mos të ketë vetëm paqe në botë?

           
                   Fuqitë e mëdha si Amerika, Rusia, Franca, Japonia etj. sot disponojnë modelet më të rrezikshme të armëve, të cilat nëse vihen në përdorim mund ta çojnë njerëzimin drejt fundit. Por gjithashtu edhe vendet e tjera jo shumë të zhvilluara kanë armatime të cilat mund t’i përdorin për tu mbrojtur nga lufta ose për të hapur luftë. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi, lufta! Pse duhet që një shtet të mbrohet nga lufta? Pse duhet që një shtet të filloj një luftë? Pse me domosdoshmëri duhet të ekzistoj lufta? Pse mos të ketë vetëm paqe në botë?
                Arritja e paqes botërore mund të arrihet vetëm në një mënyrë: çarmatosja botërore, të zhduket çdo armë e mundshme, dhe duke zhdukur çdo armë, nuk do ketë më luftë dhe nëse ndalon lufta, nuk do ketë më mjerim, askush nuk do të detyrohet të luftojë… asnjë nënë sdo qaj më për bijtë e saj të vrarë, asnjë grua sdo mbetet e ve, fëmijët do të rriten me prindërit e tyre të lumtur… dhe bota do të jetë në paqe përsëri. Çdokush do jetoj natyrshëm, i lumtur…
                Po nëse armët nuk do të ekzistonin çfarë do të ndodhte? Ose më saktë çfarë do të kishte ndodhur? Thjesht dhe qartë: Njeriu do të ishte zhdukur që në fillimet e ekzistencës së tij. Kjo ka një arsye. Nëse njeriu nuk do të kishte shpikur armët e gjahut atëherë ai do të ngelej pa ushqim dhe siç e dimë, asnjë gjallesë nuk mund të jetoj pa ushqim. Por edhe nëse do mundte t’ja dilte pa ushqimin e kafshëve ai prap do të sulmohej nga kafshët e egra dhe do të zhdukej përsëri. Nevoja për të mbijetuar e detyroi njeriun të krijojë armën. Pra njeriu arriti të dominojë në zinxhirin ushqimor duke krijuar armën.
                Nëse armët s’do të ekzistonin  atëherë s’do të ekzistonin luftërat, që siç e dimë kanë pasur një rol kyç në shpërndarjen e kulturës, zakoneve dhe njohurive. Nëse s’do të ekzistonte lufta, atëherë shumë e shumë vende sot as nuk do të imagjinoheshin. Amerika që njohim sot në lashtësi banohej nga nomadët, por me ardhjen e kolonive angleze dhe luftërat e mëdha që ndodhën ndërmjet tyre, arritën deri në krijimin e Amerikës. Shumë persona vdiqën në ato luftëra, si vendas si pushtues… Nëse s’do të ekzistonte lufta, atëherë s’do të kishim Amerikë, sdo kishim zhvillim. Siç e dimë Amerika ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e jetës së njeriut në të gjitha fushat. Pra armët sollën luftën dhe lufta solli zhvillimin duke sakrifikuar jetë njerëzish.
                Pra mund të themi që njeriu erdhi deri në ditët e sotme duke përdorur armët. Por a ishte lufta rruga e vetme për zhvillimin e njeriut? Jo. Njerëzit sot do ishin shumë e më shumë të zhvilluar nëse do të kishim bashkëpunuar me njëri tjetrin. Nëse të gjitha luftërat do të ishin evituar atëherë popullsia e tokës sot do të arrinte sa dyfishin që ka sot. Njerëzit do të kishin shkëmbyer kultura, zakone, njohuri ndërmjet tyre dhe pa i asimiluar ato. Shumë popullsi të lashta sot nuk ekzistojnë më për shkak të luftës. Shumë monumente, shumë kultura, zakone dhe njohuri do të ekzistonin dhe sot nëse sdo kishte pasur luftëra që nuk sjellin gjë tjetër veçse shkatërrim dhe humbje.
               Nga historia dimë që Spanja donte të pushtonte Brazilin duke përdorur luftën, por nuk pati sukses sepse popullsia vendase u kundërpërgjigj me luftë dhe e shkatërroi koloninë spanjolle, ndërsa Portugalia nuk u shkoi popullsisë me armë nëpër duar, por me dhurata, me pajisje të zhvilluara dhe kështu ata u mirëpritën si miq, edhe pse Portugalia kishte qëllime të tjera, pra evituan luftën dhe sot e kësaj dite Brazili ka si gjuhë zyrtare gjuhën portugeze. Nëse e njëjta gjë do të ndodhte edhe në vendet e tjera, sot e kësaj dite zhvillimi do të ishte disa qindra herë më i madh. Nëse nuk do të ekzistonte lufta, shumë sëmundje nuk do të ekzistonin.


              Por çfarë mund të bëjmë për tja filluar nga e para? Asgjë. Çfarë është bërë nuk mund të zhbëhet, në thjesht duhet të ecim përpara. Prandaj që sot e në të ardhmen mos të ketë me luftë, njeriu duhet të shkatërroj armët, të ndali luftën dhe bashkë më të vuajtjet dhe shkatërrimet. Nëse aq para sa janë harxhuar për armë do të ishin harxhuar për mirëqënien dhe shkollimin e çdo njeriu, sot fjalët varfëri dhe mjerim nuk do të ekzistonin. Me pak fjalë: Çarmatosja botërore është e vetmja shpresë për paqe në botë.

KOMENTET

BLOGGER: 1
Loading...
Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Çarmatosja botërore është e vetmja shpresë për paqe në botë
Çarmatosja botërore është e vetmja shpresë për paqe në botë
Fuqitë e mëdha si Amerika, Rusia, Franca, Japonia etj. sot disponojnë modelet më të rrezikshme të armëve, të cilat nëse vihen në përdorim mund ta çojnë njerëzimin drejt fundit. Por gjithashtu edhe vendet e tjera jo shumë të zhvilluara kanë armatime të cilat mund t’i përdorin për tu mbrojtur nga lufta ose për të hapur luftë. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi, lufta! Pse duhet që një shtet të mbrohet nga lufta? Pse duhet që një shtet të filloj një luftë? Pse me domosdoshmëri duhet të ekzistoj lufta? Pse mos të ketë vetëm paqe në botë?
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgItfEsmeOiumnlkIjfpXn5srVdNcipVJ3bPwomVddUofCyRbYG_AynkUSjxkwQ43tDikb8jyWiZ5Cbpjbx3kCBH2S9SEubYaCXrqw0zWWjXPtsgAROvIvdpzd9ihn_xJ-JLfCM2RxIm3Nr/s640/gunspeace.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgItfEsmeOiumnlkIjfpXn5srVdNcipVJ3bPwomVddUofCyRbYG_AynkUSjxkwQ43tDikb8jyWiZ5Cbpjbx3kCBH2S9SEubYaCXrqw0zWWjXPtsgAROvIvdpzd9ihn_xJ-JLfCM2RxIm3Nr/s72-c/gunspeace.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/01/carmatosja-boterore-eshte-e-vetmja.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/01/carmatosja-boterore-eshte-e-vetmja.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy