Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Pse me pelqen te lexoj

Pse me pelqen te lexoj


    Më pëlqen të lexoj sepse gjatë leximit truri vihet në provë dhe fantazia zhvillohet. Kur lexon një libër njihesh me personazhet, vendet, kulturat dhe zakonet të cilat mund të jenë ose jo të vërteta. Në mendjen tonë shtohet lista e gjërave të cilat duam t’i bëjmë. Në fund të fundit ne fitojmë diçka, njohuri dhe fantazi. Dhe siç ka thënë dhe i madhi Ajnshtajn: “Çelësi i krijimtarisë tek njeriu është fantazia”. Nga librat mësojmë se si të sillemi, por gjithashtu mësojmë edhe pasojat e sjelljes jo të duhur. Librat janë arma e të diturit, dhe sot vetëm të diturit kanë ecur përpara. Vetëm të diturëve u kujtohet emri në këtë botë, edhe pse ata mund të jenë larguar nga kjo botë qindra vite më parë. Të diturit kanë shkruajtur historinë. Dhe nëse nuk do kishim historinë atëherë, njeriu nuk do kishte mësuar asnjëherë, sepse çdo brez njerëzor për kohë me radhë do të kishte bërë të njëjtat gabime, pa mësuar nga to. Por me trashëgiminë e hisorisë nëpërmjet librave, erdhi zhvillimi që kemi sot, sepse njerëzit mësonin nga gabimet brez pas brezi.
     Por gjithashtu ne dimë që historitë e librave janë jo të gjitha  të vërteta, shumica e tyre janë fryt i fantazisë së autorit. Autori duke u frymëzuar nga histori të vërteta, dhe duke dashur ta bëjë historinë më të tërheqëse, e devijon atë, në mënyrë që ajo të ngjalli ndjenjë tek lexuesi. Si mund të mësojmë ne të sillemi, kur historia që ne lexojmë në libër nuk është e vërtetë? Si mund ta mësojmë ne se kush është e mira dhe kush është e keqja? Pra si mund të mësojmë ne nga librat kur historitë e tyre nuk kanë lidhje me realitetin?
    Por, a mundet argumenti i mësipërm të na ndalojë të lexojmë? Absolutisht jo. Librat nuk janë krijuar për të treguar historinë me pikë e me presje siç ka ndodhur… por janë krijuar për të dhënë një mesazh. Librat janë të vetmet objekte të cilat nuk mund të dalin jashtë kohës, pasi libri është çelësi i zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Nëse sdo të lexoheshin libra, zhvillimi i njerzëzimit do të ndalonte.
Leximi ka ndihmuar edhe shumë personazhe librash tja dalin mbanë. Marrim disa shembuj: Don Kishoti i Mançës dhe Zonja Bovari e zhvilluan aq shumë fantazinë e tyre duke lexuar romane e romanca, aq sa arritën në pikën e fundit. Lizën, duke mësuar të lexonte, e zuri gjumi dhe filloi të jetonte në Botën e saj të Çudirave. Shehrazadja, një nga gratë e sulltanit, për 1001 net me radhë i shpëtoi dënimit me vdekje duke i rrëfyer histori fantastike sulltanit të saj. Pra shohim që leximi përderisa bënkërka gjëra të mahnitshme në histori librash atëherë të njëjtën gjë bën edhe në histori njerzëore.
    Pse më pëlqen të lexoj? Duke dashur të bëhem i ditur dhe të lë një gjurmë në këtë botë, lexoj…

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Pse me pelqen te lexoj
Pse me pelqen te lexoj
Pse me pelqen te lexoj
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgvkF8ssKyVjQM5te7wNluCEiMTj8zRLzGaVeM99_I6yi5QwfFJFDs-rvbbvArN0eMfWAoX-d0zxSS6sYmMX-93nJgdgz1OjxGTVnCIr9Z3NYXm_lxF_4LZAdPiHFdsN_mnSSdOmhRU34m9/s1600/books-open-on-table.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgvkF8ssKyVjQM5te7wNluCEiMTj8zRLzGaVeM99_I6yi5QwfFJFDs-rvbbvArN0eMfWAoX-d0zxSS6sYmMX-93nJgdgz1OjxGTVnCIr9Z3NYXm_lxF_4LZAdPiHFdsN_mnSSdOmhRU34m9/s72-c/books-open-on-table.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/01/pse-me-pelqen-te-lexoj.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/01/pse-me-pelqen-te-lexoj.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy