Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

$hide=page

Elena Gjika (Dora D’Istria) dhe Çështja Kombëtare Shqiptare

Elena Gjika rridhte nga familja shqiptare Gjika, që drejtoi Rumaninë në shekujt 17-19. Ajo dha një kontribut të shquar dhe në çështjen kombëtare shqiptare. Iu përkushtua çështjes shqiptare, duke qenë aktive në zgjidhjen e saj.


Elena Gjika rridhte nga familja shqiptare Gjika, që drejtoi Rumaninë në shekujt 17-19. Ajo dha një kontribut të shquar dhe në çështjen kombëtare shqiptare. Iu përkushtua çështjes shqiptare, duke qenë aktive në zgjidhjen e saj.

Elena Gjika studioi prejardhjen e shqiptarëve duke gërmuar në arkiva dhe për historinë e shqiptarëve thoshte Erdhi koha që edhe historia jonë të dalë nga varri, ku e kanë futur farisenjtë e shumtë.

Ajo konstatonte: Trualli i të parëve tanë ruan kujtime të çmueshme nga qytetërimi i lashtë! … meqë bashkatdhetarët e Skënderbeut janë pellazgë, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur pellazge i është dashur ta mbrojë vendin e të parëve të saj jo vetëm nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllavë…. Kryesorja për shqiptarët është që të përcaktohet mirë prejardhja e tyre e lashtë dhe të mos ngatërrohen me ndonjë fis sllav pak a shumë të errët, sikurse bëjnë akoma mjaft dijetarë, fjalorë enciklopedikë dhe gazetarë.... Unë besoj si ju, zotëri, se duhet përfituar nga çdo rast për të përhapur ide më të sakta mbi prejardhjen historinë dhe gjuhën e stërgjyshërve tanë.

Elena Gjika analizoi dhe plagët e shqiptarëve, një ndër ta ishte edhe përçarja. Ajo thotë: duhet zgjuar ndjenja e bashkimit në shkallë kombëtare. Pa e zhvilluar plotësisht këtë ndjenjë, nuk duhet ndërmarrë asnjë hap përfundimtar, sepse shqiptarët mund të shfrytëzohen për interesa që nuk janë të tyre. …Por fryma fisnore, ende më e fortë se fryma kombëtare, mund të ushqejë tek ata iluzione të rrezikshme. Prandaj, para se të fillojnë luftën e fundit, ata duhet të harrojnë mosmarrëveshjet shekullore që kanë ndarë toskët dhe gegët, bij të po atij atdheu, sepse kjo është rruga që u siguron pavarësinë e vendit.

Ajo flet edhe për kontributin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane: “Trimëria e tyre u jep të drejtën të luajnë rolin kryesor në gadishullin lindor.”… Turqia do të katandisej për t’i qarë hallin derisa edhe vetë Azia e Vogël është mësuar të dridhet përpara shqiptarëve, trimëria e të cilëve ka mbetur po ajo që ka qenë në kohën e Skënderbeut” “Në shekullin XVII dora e hekurt e të tmerrshmit Muhamet Qypryliu Rishëliëja e Lindjes myslimane, e shpëtoi vendin nga përkuljet e para të ëmbla të këtij gjumi fatal.” Çështja e rënies së Perandorisë Osmane ka për shqiptarët një rëndësi që nuk e ka për të tjerët.

Shqetësim për të, që ishte shqetësim edhe për mbarë shqiptarët, ishte tendenca e pansllavizmit që po dukej në horizont. Ajo në lidhje me këtë thoshte: Është e domosdoshme t’i pritet këtu rruga dyndjes së pansllavizmit…. Turqia e verbuar humbi marrëzisht përkrahjen e atyre që mund t’u prisnin rrugën përparimeve gjithnjë e më të mëdha të pansllavizmit. …Duket sikur ministrat turq nuk kanë asnjë ide mbi shpalljet dhe përgatitjet e pansllavizmit, të cilit sukseset e habitshme të pangjermanizmit ia kanë shtuar së tepërmi shpresat. … Në fakt, planet e pansllavizmit nuk parashikojnë asgjë të mirë si për shqiptarët ashtu dhe për rumunët e grekët. … Pushtimi i Shqipërisë është prej kohe një nga ëndrrat më të preferuara të politikanëve më të vendosur të pansllavizmit. … Është shumë e vërtetë, zotëri, siç e thoni fort bukur, që shqiptarët, të detyruar të zgjedhin të keqen më të vogël edhe para kërcënimeve të pansllavizmit, vendosën të mbajnë anën e Perandorisë Osmane. … ….ditën që osmani do të dorëzohet, serbët do të sulmojnë shqiptarët, bullgarët do të hidhen mbi grekët etj dhe kështu beteja e popujve do të pasohet nga lufta e dy feve, që prej aq shekujsh përpiqen të shtien në dorë gadishullin tonë…... Perëndimi është i interesuar të pengojë synimet për zhdukjen e shqiptarëve si komb. Simbas tyre, në asnjë mënyrë nuk duhet shkatërruar pengesa e fundit, që nuk i lejon pansllavizmit të dalë në Adriatik dhe në Detin Jon

Elena Gjika flet edhe për rrugët që do t’i nxjerrin shqiptarët nga prapambetja. Ajo thotë ... përpjekjet që do të bëjnë shqiptarët për të krijuar bashkimin e tyre intelektual, shkencor e moral, që është baza e bashkimit politik. Ajo flet për përhapjen e arsimit e të diturisë, për krijimin e institucioneve kulturore e arsimore shqiptare, për ngritjen e një Akademie Shqiptare, hartimin e fjalorit shqiptar. Për organizimin e lëvizjes politike në Shqipëri, si një hap më tej, që do të çonte më vonë në lëvizje të armatosur kombëtare. Ideja për bashkimin kombëtar shprehet para së gjithash në idenë e saj se “Pa rilindje letrare nuk ka aspak ringjallje politike”... … puna e parë në Lindje nuk janë deklaratat apo manifestimet “patriotike”, por të zgjuarit e jetës intelektuale, që është burim i çdo veprimtarie shoqërore dhe i çdo përparimi të vërtetë.

Kurorëzimi i bashkimit politik dhe kryengritjes së armatosur do të çonte në një vend të bashkuar ku dëshira e Gjikës ishte që të bëhet “toka e trimave dhe atdheu i bujqve punëtorë dhe të zgjuar, që do të mundin ta bëjnë pjellor këtë vend të vaditur me gjak prej kaq shekujsh”.


$hide=page

Një lojë e krijuar nga maturantë

Reklamë
Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,14,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,28,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,9,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,37,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Universitet,4,
ltr
item
Banka e Fundit: Elena Gjika (Dora D’Istria) dhe Çështja Kombëtare Shqiptare
Elena Gjika (Dora D’Istria) dhe Çështja Kombëtare Shqiptare
Elena Gjika rridhte nga familja shqiptare Gjika, që drejtoi Rumaninë në shekujt 17-19. Ajo dha një kontribut të shquar dhe në çështjen kombëtare shqiptare. Iu përkushtua çështjes shqiptare, duke qenë aktive në zgjidhjen e saj.
https://3.bp.blogspot.com/-Ef68fTJvzAo/WKXnzhIsB1I/AAAAAAAALV8/8-jjUc0S6uwE6pdjuKyxUnDNal2zYTRQQCLcB/s640/20090124-elena.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Ef68fTJvzAo/WKXnzhIsB1I/AAAAAAAALV8/8-jjUc0S6uwE6pdjuKyxUnDNal2zYTRQQCLcB/s72-c/20090124-elena.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/02/elena-gjika-dora-distria-dhe-ceshtja.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/02/elena-gjika-dora-distria-dhe-ceshtja.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy