Revolucioni Francez - Projekt Histori. Revolucioni Francez (1789 – 1799) ishte një periudhë e përgjakshme që përfshiu të gjithë Francën për arsye kryesisht sociale dhe politike. Kjo shënoi fundin e monarkëve absolutë në Francë dhe ardhjen e një rendi të ri, që tronditi të gjithë Evropën.
Revolucioni Francez (1789 – 1799) ishte një periudhë e përgjakshme që përfshiu të gjithë Francën për arsye kryesisht sociale dhe politike. Kjo shënoi fundin e monarkëve absolutë në Francë dhe ardhjen e një rendi të ri, që tronditi të gjithë Evropën.
Kur Luigji XVI thërriti parlamentin, ai shpresonte
të fitonte sërish mbështetjen e masave të popullsisë Franceze. Reformat
ekonomike sipas tij do të shuanin revoltën dhe do të risillnin stabilitetin në
vend. Për tu theksuar është se parlamenti nuk ishte mbledhur që më 1614, dhe
askush nuk mund ta parashikonte se çfarë do të trajtonin deputetët e tre
klasave kur ata do të takoheshin në Versajë.
Fundi i revolucionit me dekapitimin e mbretit
(Luigji XVI) dhe mbretëreshës (Marie Antoinette Josèphe Jeanne de
Habsbourg-Lorraine), do të sillte në pushtet jakobinët me në krye Maksimilian
Robespierin, i cili legjitimoi Regjimin e Terrorit.
Deficiti i madh i shtetit dhe pakenaqesia popullore
e detyruan Luigjin XVI qe ne maj 1789 te mblidhte Perfaqesine e Pergjithshme,e
cila nuk ishte thirrur gjate 2 shekujve.Perfaqesuesi(deputetet)e shtreses se
trete,pa vullnetin e mbretit e shpallen veten Asamble Kushtetuese dhe deklaruan
se nuk do te shperndaheshin pa i dhene vendit kushtetuten. Ne mbrojtje te
Asamblese, me 14 korrik 1789 populli i armatosur i Parisit sulmoi dhe pushtoi
keshtjellen burg,Bastijen,qe ishte simbol i absolutizmit.U liruan te burgosurit
dhe u ngrit flamuri trengjyresh(i bardhe,i kuq,blu)i revolucionit.Kjo date,14
korriku,shenoi fitoren mbi regjimin e vjeter dhe vendosjen e regjimit te ri.Sot
kjo dite eshte festa kombetare e Frances.Ne provica u pushtuan keshtjellat,u
dogjen dokumentet e detyrimeve dhe kudo u vendosen organe te reja te zgjedhura
nga populli.Revolucioni fitoi.Per te mbrojtur Asamblene u krijua nje force e re
ushtarake e perbere nga vullnetare,qe u quajt Garda Kombetare.Kjo force u be
ushtria e revolucionit.
Ø Revoltat
Popullore
Më tutje akoma, ndërkohë që Asambleja Kombëtare po
punonte për kushtetutën e re (ata kishin punuar që nga korriku i 1789),
qytetarët e Parisit dhe fshatarësia në rrethinat e kryeqytetit filluan revoltat
që do ti jepnin revolucionit një pamje krejt tjetër; një pamje akoma më
radikale. Qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë kishin menduar se reformat do të
ishin të shpejta. Ata kishin shpresuar që të liroheshin shpejtë nga taksat e
rënda dhe nga varfëria e tejskajshme, por mbledhjet e Asamblesë Kombëtare
kërkonin akoma më shumë kohë ndërkohë që banorëve të Parisit iu sos durimi.
Mbase punimet kërkonin pak më shumë durim, por ishte popullsia e thjeshtë ajo
që po përballej me inflacionin, papunësinë dhe shkurtim të rezervave ushqimore.
Fjalë të shumta po përhapeshin se mbreti po përqendronte trupa të armatosura
rreth Parisit. Të gjithë këto faktorë, të ndihmuar edhe nga një pasiguri e
madhe, bënë që qytetarët e Parisit të hidheshin në revoltë.
Thashethemet u vërtetuan shpejtë. Luigji XVI, i
ndikuar vazhdimisht nga gruaja e tij bukuroshe Maria Antonieta, do të sillte
trupa ushtarake në Versajë. Si një veprim i gabuar ky, në një kohë të
papërshtatshme, mbreti vetëm sa shtoi akoma më shumë frikën e qytetarëve se ato
trupa “nesër ose pasnesër” do të godisnin Asamblenë Kombëtare. Kjo sipas masave
ishte një lëvizje e mbretit për të shtypur revolucionin. Reagimi i turmës erdhi
shpejtë. Më 14 korrik të 1789, një turmë e revoltuar sulmoi Bastijën. Bastija
ishte një burg ku zakonisht hidheshin kundërshtarët politik, ndaj sulmi ndaj
saj u pa nga të gjithë si një goditje ndaj padrejtësive që i ishin bëra atyre
deri atëherë. Sot, 14 korriku është një festë kombëtare që festohet nga të
gjithë francezët.
Shqetësimet do të përfshinin edhe rrethinat e
Parisit. Gjatë verës të po atij viti, fshatarët u kapën në një ankth të
papërshkrueshëm që u emërua si “Frika e Madhe.” Thashethemet u përhapën si era
nga një fshat në fshatin tjetër sikur banditë dhe banda hajdutësh sulmonin
fshatrat në të gjithë Francën duke vjedhur dhe bastisur të mbjellat dhe të
korrat. Në këtë gjendje paniku, fshatarët shtrënguan në duar armët për tu
mbrojtur nga një armik virtual që në vërtetë ishte thjeshtë pjellë e
thashethemeve frikë-ndjellëse. Kur “bandat e hajdutëve” dhe “banditëve” nuk u
dukën në horizont, fshatarët e tromaksur nga “Frika e Madhe,” sulmuan fisnikët
e tyre. Ata shkatërruan, vodhën dhe bastisën depot ushqimore, dogjën regjistrat
e taksave, si edhe u zotuan se kurrë më nuk do të paguanin ndonjë detyrim
feudal. Ashtu si edhe parisienët, edhe fshatarët po zhvillonin një revolucion
(në mënyrën e tyre) kundra regjimit të vjetër.
Ø Reforma
e të tjera
Duke parë trazirat në Paris dhe në të gjithë
Francën, Asambleja Kombëtare kaloi në veprim. Në natën e 4 gushtit, pjesëtarë
të shumtë të asamblesë mbajtën fjalime të gjata dhe pasionuare në mbrojtje të
reformave. Mendohet se një nga vetë fisnikët, pretendoi që edhe këta të fundit
të paguanin taksa. Një tjetër propozim ishte heqja dorë nga e drejta fisnike e
gjuetisë (që ishte një nga hobit e preferuara të Luigjit XVI). Duke guxuar më
shumë, edhe kleri vetë deklaroi se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga pasuritë e
luksit në se këto do i shërbenin reformave. Me pak fjalë, deri në agim
asambleja hodhi poshtë të gjitha traditat e fisnikëve. Fisnikët tashmë mund ti
gëzoheshin vetëm titujve të tyre. Një tjetër hap i rëndësishëm ishte edhe
barazia e të gjithë meshkujve të rritur për tu punësuar në institucione
shtetërore dhe fetare.
Mbledhja në atë natë gushti bëri shuma hapa para.
Shkurt, mjafton të përmendim citatin e një fisniku të moderuar Francez, Conte
de Merabeau:
“
– Në se nuk është për të qeshur... shpenzuan një muaj të plotë duke u kapur
mbas gabimeve ortografike, se si shkruhej kjo ose ajo fjalë. Por ju desh vetëm
një natë për të përmbysur të gjithë rregullat e vjetra të mbretërisë.”
Para se të mbaronte gushti, Asambleja Kombëtare
hartoi dhe vuri në zbatim të Deklaratën e të Drejtave të Njeriut. Kjo deklaratë
përmbante shumë ide filozofike të iluminizmit dhe u frymëzua nga Karta e të
Drejtave e hartuar në Angli. Një ndikim tjetër të madh pati edhe Deklarata e Pavarësisë
amerikane. Deklarata e të drejtave të Njeriut (deklarata franceze), u përkthye
në shumë gjuhë të tjera dhe u përhap në të gjithë Evropën. Nën këto ide, shumë
vende të tjera, edhe Shqipëria, do të bënin revolucionet e tyre nën shembullin
Francez. Pra deklarata bënte thirrje për barazi të të gjithë personave dhe
siguri të pronës. Këto mendime do të parashtroheshin edhe në kushtetutë.
Ø Zhvillime
të mëtejshme
Ndërkohë që juristët dhe zyrtarët hartonin dhe
debatonin reformat, qytetarët e revoltuar të Parisit hynë në asamble duke i
kujtuar atyre se duhet të pyeteshin edhe kërkesat e tyre. Debati ishte pak i
vështirë të qetësohej pasi shumica e protestuesve ishin me arsim të mesëm dhe
nuk mund të kuptonin lehtë gjuhën e ngarkuar juridike.
Gjatë tetorit të 1789 më datë 5, me mijëra gra të
revoltuara do të marshonin drejt Versajës, ku ndodhej mbreti me familjen e tij.
Gratë ishin të revoltuara për çmimet e larta të ushqimeve. Një tjetër arsye e
marshimit ishte si gjithmonë dyshimi se mbreti dhe mbretëresha austriake po
komplotonin kundra Asamblesë Kombëtare. Ato kërkuan që mbreti të kthehej me ta
në Paris së bashku me familjen e tij. Atje, ato do ta kishin më të thjeshtë të
kontrollonin aktivitetet e mbretit. Luigji XVI pranoi duke shmangur në këtë
mënyrë dhunën.
Kthimi i mbretit në Paris ishte një skenë e paparë.
Rikthimi i mbretit habiti të gjithë. Luigji XVI, i hipur mbi një kalë parakaloi
në rrugët e Parisit i ndjekur nga një turmë grash që përshëndesnin me gëzim.
Mbreti vetë mbante të veshur shiritin tre ngjyrësh; blu, të bardhë dhe të kuqe,
ngjyra këto që revolucionarët i kishin mbartur nën flamurin e tyre. Kjo gjë, i
bëri revolucionarët të mendonit se ishin pikërisht ata që e kishin në dorë
Francën tashmë. Asambleja Kushtetuese gjithashtu u zhvendos në Paris sepse në
këtë mënyrë revolucionarët mund ta analizonin punën e tyre akoma më mirë.
Ø Reformat
Fetare
Për tu theksuar janë edhe reformat fetare që u
zbatuan në këtë revolucion. Në të gjithë Francën, u hoqën të gjitha privilegjet
dhe zakonet prapanike të fisnikëve dhe klerit. Asambleja Kombëtare i hoqi të
gjitha privilegjet kishës, si edhe shpalli lirinë e besimit. Më 1970, asambleja
i hartoi Kodin Civil (edhe pse në të vërtetë kodi civil do të hartohej në një
mënyrë më të mirëfilltë dhe të saktë vetëm gjatë sundimit të Napolon
Bonapartit). Sipas këtij kodi, asambleja merrte fuqi absolute mbi veprimtaritë
fetare. Gjithashtu tashmë njerëzit mund ti zgjidhnin vetë klerikët. Situata
degjeneroi më tepër kur asambleja filloi të shiste tokat e kishës si të sajat
(kjo për arsye financiare). Ky veprim në të vërtetë nuk ndikoi shumë në
rrjedhën e revolucionit, por bëri që disa përkrahës të flaktë të tij të cilët
ishin katolik, të revoltoheshin dhe të mallkonin revolucionin, edhe pse kjo
dyshohet se ishte thjeshtë një propagandë e Papatit.
Ø Kushtetuta
dhe Ngjarje të Tjera
Më 1791, Asambleja Kombëtare i dorëzoi më në fund
popullit francez kushtetutën e saj të parë. Kushtetuta i la shumë pak fuqi
mbretit edhe pse ai mund të vazhdonte të ishte monarku i vendit. Mbreti u vendos
në krye të ekzekutivit. Legjislatura iu la në dorë Asamblesë Kombëtare. Mbreti
mund të përdorte veton për të penguar një ligj, por legjislativi mund ta
kundërshtonte veton e mbretit. Reforma të shumta u bënë gjithashtu edhe në
gjykata ku këtyre të fundit iu dha një pavarësi për ta pasur zili. Kushtetuta
do e ndante Francën në 83 departamente (rajone), dhe zëvendësoi punonjësit e
vjetër lokalë me gjak të ri të zgjedhur nga vetë populli.
Nën ndikimin e Kushtetutës, dallimet e vjetra
ndërmjet klerit, fisnikëve dhe “plebenjve”, u zhduk krejtësisht. Tashmë Franca
i kishte përjashtuar elementët e vjetër të feudalizmit dhe ato, gjithmonë sipas
kushtetutës nuk ishin më të mirëpritura në tokën e lirisë. Kushtetuta do të
garantonte liri dhe barazi përpara ligjit për të gjithë qytetarët francez.
Mbas hartimit të kushtetutës, që priste akoma
nënshkrimin e mbretit, shumë persona u kënaqën me monarkinë konstitucionale.
Megjithatë radikalët nuk u pajtuan me këtë zgjidhje. Ata dëshironin republikë
dhe jo monarki të kushtëzuar. Për shumë fisnikë, kushtetuta e 1791 e kishte
tepruar me nenet e saj. Madje fisnikët (shumica e tyre) e kishin parë me dyshim
kushtetutën përpara se ajo të fillonte të hartohej. Të frikësuar nga turmat e
armatosura në rrugët e Parisit dhe gjetke, ata u larguan nga Franca. Këta
“emigrantë politikë” do të luanin një rol vendimtar në bindjen e fisnikëve
evropianë për të kundërshtuar revolucionin.
Kushtetuta frikësoi kryesisht Luigjin XVI. Luigji u
alarmua nga vendimet e asamblesë dhe si gjithmonë ai do të bënte gjënë e gabuar
në një kohë të gabuar. Ai do kërkonte ndihmë jashtë vendit të tij. Maria
Antonieta do ti kërkonte ndihmë vëllait të saj, i cili ishte perandor i
Austrisë. Megjithatë, familja mbretërore do të përpiqej të arratisej në qershor
të 1791. Arratisja do të kishte qenë një sukses në se mbreti s’do të njihej në
kufi. Asambleja e revoltuar e arrestoi atë dhe e detyroi të rikthehej në Paris
ku kishte edhe vendin. Luigji e kuptoi se kishte qenë gjithnjë një i burgosur
virtual i asamblesë. Në këto kushte, ai u detyrua ta pranonte kushtetutën e re
më shtator të po atij viti.
Përpjekja për arratisje e mbretit i vuri në siklet
revolucionarët e moderuar (të djathtët), që pavarësisht se ishin të kënaqur me
monarkinë kushtetuese nuk mund ta justifikonin “tradhtinë” e mbretit. Radikalët
revolucionar (të majtët) godisnin pikërisht në atë pikë. Ata ishin për
republikë me pretendimin se mbretit nuk mund ti zihej besë. Si vazhdim,
radikalët revolucionar arritën të merrnin pushtetin. Grupi i Jakobinëve me Maksimilian
Robespierin në krye do të drejtonte Francën në “Regjimin e Terrorit.”
KOMENTET