Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Shtatëzania - Projekt Biologji

Shtatëzania - Projekt Biologji. Simptomat e shtatzënisë 1. Gjinj te enjtura, ndjeshem



  Ø Simptomat e shtatzënisë
           1.   Gjinj te enjtura, ndjeshem
Njera nga shenjat e para te hershme te shtatzanise jane gjinjte sensitive, dhimbshem (ne prekje) qe shkaktohet nga rritja e niveleve te hormoneve. Dhimbja eshte si nje version i ekzagjeruar i asaj se si ndihen gjinjte tuaj pak para menstruacioneve. Kjo dhimbje do te venitet pas tre mujorit te pare me pershtatjen e trupit tuaj ndaj ndryshimit hormonal.
            2.   Lodhje
Femrat shtatzena ndiejne nje lodhje shume te madhe. Askush nuk e di me siguri se cka shkakton lodhjen ne shtatzanine e hershme por eshte e mundur qe rritja e shpejte e niveleve te hormoneve progesterone eshte kontribues ne pergjumujen e tyre. Ato duhet te fillojne te ndihen me energjike pasi te kene hyre ne tre mujorin e dyte edhe pse lodhja prape zakonisht kthehet nga fundi i shtatzanise atehere kur ato bartin me shume peshe dhe disa prej sikleteve (parehative) te shtatzanise e bejne me te veshtire per to qe te bejne gjume te mire gjate nates.
            3.  Gjakderdhje nga ngjizja
Disa gra kane nje sasi te vogel te gjakderdhjes vaginale perafersisht 11 apo 12 dite pas ngjizjes (afer kohes kur ato mund te verejne se nuk po ju vijne menstruacionet). Gjakderdhja ndoshta shkaktohet kur veza e ngjizur ben strofullin ne shtresen e brendshme te pasur me gjak te mitres – nje proces qe fillon vetem gjashte dite pas ngjizjes – por askush nuk e di me siguri. Gjakderdhja eshte e lehte (shfaqet si pike e kuqe apo njolla te kuqe ne kafe) dhe zgjat vetem nje apo dy dite. Tregojini mjekut tuaj nese vereni nje gjakderdhje apo pikim te atille, e vecanarisht nese keni edhe dhembje, pasi kjo mund te jeteshenje e shtatzanise ektopike (kur veza e ngjizur ben strofullen jashte mitres).
           4.  Perzierje apo vjellje
Te shumica e femrave, semundja e mengjesit nuk vjen gati nje muaj pas ngjizjes. (Disave me fat i ikin pa e pasur.) Por disa gra fillojne te ndihen jo rehat pak me heret. Dhe jo vetem ne mengjes sepse perzierja dhe vjellja te shkaktuara nga shtatzania mund te jene problem ne mengjes, pasdite dhe mbremje. Rreth gjysma e grave me kesi problemesh ndihen te cliruara nga fillimi i tre mujorit te dyte. E per disa tjera me me pak fat ju duhet edhe nje muaj tjeter per tu ndier me mire.
            5.   Rritje e sensivitetit ndaj aromave
Gratë shtatzena per here te pare nuk eshte e pazakonte nese ndjejne neveri nga aroma e ndonje sanduici apo kafeje dhe nese nga disa aroma tjera ju vjen per te vjelle. Edhe pse askush nuk e di me siguri, ky mund te jete si efekt anesor i rritjes se shpejte te estrogjenit ne sistemin tuaj. Ato ndoshta zbulojne se edhe disa prej ushqimeve qe ju kane pelqyer me pare tashme befas jane te neveritshme.  
          6.  Fryrje e barkut
Ndryshimet hormonale ne shtatzanine e hershme mund te bejne te ndihesh e fryre, eshte e ngjashme me ndjenjen qe disa gra kane pak para se t’iu vijne menstruacionet. Kjo eshte arsye pse veshjet e tua mund te ndihen me te shtrenguara ne bel, edhe ate qysh ne fillim atehere kur mitra juaj eshte ende shume e vogel.   
          7 .   Urinim i shpeshte
Pak pasi te ngeleni shtatzene ju ndoshta e vini re se gjate gjithe kohes shpejtoni per ne banje (tualet).Pse? Kryesisht ngaqe gjate shtatzanise sasia e gjakut dhe lengjeve tjera ne trupin tuaj rritet, e kjo shpie ne procesimin e lengjeve shtese nga veshket e tua qe me pas perfundon ne fshikezen e urines.Simptoma mund te filloj gjashte jave te tre mujorit te pare dhe te vazhdoje apo ndoshta edhe perkeqesohet me progresin e shtatzanise tuaj dhe me rritjen e foshnjes qe dhuron me shume presion ne fshikezen tuaj.
8.    Nuk ju kanë ardhur menstruacionet
Ju ndoshta do te beni testin e shtatzanise qysh me pare nese vereni se menstruacionet nuk po vijne ne kohen qe rregullisht kane ardhur me pare. Por nese nuk jeni e rregullt (dmth nuk ju vijne menstruacionet rregullisht ne te njejten kohe) apo edhe nese nuk mbani shenime per ciklin menstrual tuaj, perzierjet, ndjenja per te vjelle dhe gjinj te tendosur plus shkuarjet e shpeshta ne tualet mund te sinjalizojne shtatzanine para se te vereni se nuk ju kane ardhur menstruacionet.
9.    Temperatura baze e trupit qendron e larte
Nese e keni matur temperaturen e trupit dhe vini re se ajo ka qendruar e ngritur per 18 dite me radhe, ju ndoshta jeni shtatzene.
10.     Dëshmia: nje test shtepiak pozitiv për shtatzeni
Perkunder asaj se cfare mund te lexoni ne kutine e ketyre testeve, shumica e tyre nuk jane mjaftueshem te ndjeshem (sensitive) per te zbuluar shumicen e shtatzanive gati rreth nje jave pasi te keni verejtur se nuk ju kane ardhur menstruacionet. Dhe keshtu nese keni vendosur te beni testin heret dhe keni pasur rezultate negative (dmth nuk jeni shtatzene) eshte mire te provoni prape pas disa diteve. Caktoni nje takim me mjekun pasi te keni rezultate pozitive.

  Ø Testet e shtatzënisë
Testi i shtatzanise mund te perdoret fare lehte. Mjafton te vendosim testin ne nje flakon me urine (te sapo bere), ose nen vete kur urinojme dhe mjafton te lexojme pergjigjen rreth 3 minuta me pas, kur testi fillon te ndryshoje shenjat. Ngjyrimi i dritares se vogel te testit do te thote se kemi prezencen e hormonit te shtatzanise  (hCG) ne urine. Nese konstatoni se dritarja e vogel e testit nuk ngjyroset, atehere nuk e keni kryer testin me saktesi dhe duhet ta perserisni.
Hormoni gonadotropina corionica” i quajtur hCG ose BETA hCG  eshte hormoni qe prodhohet nga trupi i femres, pikerisht ne shtresezen e mitres qe me pas do te mundesoje prodhimin dhe formimin e placentes ne momentin qe fetusi do te pozicionohet ne miter per t`u formuar dhe rritur. Sasia e hCG ne trupin e femres shtatzene rritet cdo 2-3 dite duke arritur ne nivelin maksimal te saj qe arrihet ne javen e 12 te te shtatzanise dhe me pas ai ulet dhe normalizohet deri ne tre jave para lindjes se bebes.
Shpesh here testet e shtazanise behen ne kushte shtepiake dhe menjehere sapo marrim rezultatin pozitiv mjeku na keshillon te bejme nje testim mbi gjakun qe te qene me te sakte. Kjo behet per faktin se hormonet hCG shfaqen me pare ne gjak dhe me pas eliminohen me urinen, shpjegon doktoresha gjinekolloge Claude Layet. Testi i shtatzanise ne gjak pervecse na konfirmon me saktesi maksimale gjendjen shtatezene ose jo, na mundeson te percaktojme edhe daten e lindjes se bebes duke u nisur nga perqendrimi i hormoneve.


Per t`u patur parasysh eshte se testi i shtatzanise nuk mund te behet menjehere pas nje raporti seksual te pambrojtur, sepse duhen te pakten 6-7 dite derisa veza e fekonduar (nese eshte fekonduar) pasi kaloje ne gypin e Fallopit te arrije ne miter. Ne kete menyre embrioni duhet te pozicionohet mire ne mukozat e mitres per te patur keshtu nje fillim shtazanie te shendetshem dhe te cilin mund ta percaktojme me pas me ane te testeve. Prandaj dhe duhet te presim 10 dite pas fekondimit per te patur nje rezultat te besueshem.



KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Shtatëzania - Projekt Biologji
Shtatëzania - Projekt Biologji
Shtatëzania - Projekt Biologji. Simptomat e shtatzënisë 1. Gjinj te enjtura, ndjeshem
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhY1HBLmeUt8M2Z2Jw1qufh0PRUPe8Kad7o58VDrNkCzVWz2_MwRK5KWTOyeLU9n4cXinFrh2RwEb06lgk8LH6rj90kHwNImpw0wt3PC6nVMKnCnarotjsIT37LDSW7KoaohgTUYxFGuv-n/s640/nene-mbas-40-vjec.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhY1HBLmeUt8M2Z2Jw1qufh0PRUPe8Kad7o58VDrNkCzVWz2_MwRK5KWTOyeLU9n4cXinFrh2RwEb06lgk8LH6rj90kHwNImpw0wt3PC6nVMKnCnarotjsIT37LDSW7KoaohgTUYxFGuv-n/s72-c/nene-mbas-40-vjec.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/02/shtatezania-projekt-biologji.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/02/shtatezania-projekt-biologji.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy