Ushtrime të pazgjidhura për projekt matematike

1) Një depo ka formën e një drejtkëndëshi me sipërfaqe 48m2. Asaj iu shtuan dy anekse në formë katrorësh, që kanë si brinjë përmasat e depos. Shuma e sipërfaqeve të dy anekseve është 100 m2. Sa janë përmasat e depos?
2) Pikat A dhe B ndodhen në brigje të ndryshme të lumit. Jepet AC=100m; ∠CAB=74° dhe ∠ACB=44°. Të gjendet largesa ndërmjet pikave A dhe B.
3) Nga maja e një kulle me lartësi h=100m, shihen pikat A dhe B nën këndet α=72° dhe β=47°. Të gjendet largesa ndërmjet pikave A dhe B.
4) Dy forca me madhësi konstante F1=11,7 N dhe F2=20,5 N veprojnë në të njëjtën pikë. Të gjendet madhësia e forcës rezultante, në qoftë se ato formojnë këndin 35°.
5) Në figurë paraqitet prerja tërthore e trasesë së hekurudhës. Lartësia e saj është 1,8m, pjesa e sipërme 2m dhe baza e poshtme 4m. Të gjendet sa m3 zhavorr përmban 1 km trase.
6) Në figurë jepet prerja tërthore e një kanali vaditës(pjesa e vijëzuar është prej betoni). Sa m3 është përdorur për betonimin e 1 km kanal?(të dhënat në figurë janë në metra.)
7) Një pllakë hekuri me trashësi 6 mm ka përmasa 130 cm dhe 14 cm. Të gjendet masa e saj, kur dendësia e hekurit është 7,8 g/cm3.
8) Përmasat e një tulle janë 25 cm, 12 cm dhe 6 cm. Sa tulla nevojiten për të ndërtuar një mur me gjerësi 25 cm, gjatësi 10 m dhe lartësi 1,8 m. Gjatë ndërtimit humbet 5% e materialit.
9) Një pishinë në formë kuboidi me gjatësi 12 m, gjerësi 8m mbushet me ujë në thellësi 2 m nga një tub që lëshon 30 litra ujë në sekondë. Për sa orë do të mbushet pishina?
10) Një grumbull me zhavorr ka formën e një koni me diametër të bazës 4 m dhe përftuese 2,5 m. Sa karroca duhen për të transportuar këtë sasi zhavorri, në qoftë se një karrocë transporton 3 kv zhavorr(1m3 zhavorr peshon 3 t)?
11) Sipërfaqja që do të mbillet me grurë mund të rritet nga 200 ha në 320 ha. Sa do të rritet sasia e drithit që mund të merret nga kjo sipërfaqe, po të mendohet se pas një plehërimi më të mirë mund të merret edhe 1,1 herë më shumë se sa mund të merrej zakonisht?
12) Një përzierje ka bakër Cu, zink Zn dhe nikel Ni, masa e të cilëve është në përpjesëtim të drejtë me numrat 13, 4, 3. Gjeni masën e përzierjes në qoftë se në të ka 2,4 kg më shumë bakër se nikel.
13) Nga qyteti A dhe B, 70 km larg njëri-tjetrit, u nisën njëkohësisht kundrejt njëri-tjetrit një çiklist dhe një motoçiklist. Nga ç’largësi nga pika A u takuan në qoftë se dihet se motoçiklisti harxhon për 5 km aq kohë sa harxhon çiklisti për 2 km?
14) Një këmbësor u nis nga qyteti A në qytetin B, 41 km larg njëri-tjetrit, duke ecur me shpejtësi 5 km/orë. Pas 2 orësh nga A-ja për në B u nis një çiklist, i cili e arrit këmbësorin, vazhdoi rrugën për në B dhe, pasi mbërriti atje, u kthye menjëherë për në A. Pas 2 orë e 45 minutash nga çasti që e kishte takuar herën e parë, çiklisti e takoi për herë të dytë këmbësorin. Sa ishte shpejtësia e çiklistit?
15) Një lidhje metalike është e përbër nga zinku dhe bronzi në raportin 1:2, kurse një tjetër është e përbërë po nga këto metale, por në raportin 2:3. Sa pjesë nga secila lidhje duhet të merren që të formohet një lidhje e tretë, në të cilën këto metale të jenë në raportin 17:27?
16) Për nxjerrjen e ujit nga një galeri, janë vendosur tre pompa. Pompa e parë, duke punuar vetëm, e nxjerr ujin për 12 orë, e dyta për 15 orë dhe e treta për 20 orë. Pasi punuan tre orë pompa e parë dhe pompa e tretë, filloi punën edhe pompa e dytë. Për sa kohë e nxorën ujin nga galeria të tri pompat?
KOMENTET