Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Kompjuteri, një mjet i domosdoshëm - Projekt Informatikë

Kompjuteri, një mjet i domosdoshëm - Projekt Informatikë. Kompjuteri është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje). Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik. Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.

 Kompjuteri
Kompjuteri është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).


Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik.
Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.

Njohja e përgjithshme e kompjuterit:
Kompjuteri është i përbërë nga hardweri - pjesët (HARD - Fortë) dhe softweri -programet (SOFT-Butë).

 HARDWERI
Paraqet pjesët e forta të kompjuterit që mund t’i shohim me sy dhe mund ti prekim me dorë dhe i ndajmë në:
• Pjesë hardwerike të mbrendshme:
 ROM (Read Only Memory) - Memoria vetëm për lexim e cila nuk fshihet asnjëherë por ngel ashtu si e ka dhënë prodhuesi.
 RAM (Random access memory) - Memoria per lexim dhe shkrim e cila aktivizohet me kyqjen e kompjuterit dhe është aktive deri sa është aktiv edhe kompjuteri, me çkyqjen e kompjuterit kjo memori fshihet, ndërsa kapaciteti i saj mamtet me MB (standarde e tanishme është 2048 MB).
 HDD (Hard Disku) - Hard disku është njësi hardwerike ku ruhen të dhënat, programet, shenimet e ndryshme etj, thjeshtë paraqet një magazinë të madhe, kapacitete e HDD maten me GB (standardi i tanishëm është 250-500 GB).
 Procesori - Është pjesa kryesore ku bëhet përpunimi i informatave hyrëse-dalëse dhe ai përcakton kompjuterin se me çfarë kompjuteri kemi të bëjmë, kemi disa lloje procesorësh si p.sh AMD.Cirix, Pentium etj. (Standardi i tanishëm është Intel - PENTIUM IV).
 Karta grafike - përcakton pamjen në ekran, kemi disa lloje, kapacteti i matet me MB.
 Karta e zërit – Përcakton zërin në kompjuter.
 ...dhe pjesë tjera , që gjenden në brendi si Pllakëza amzë etj.

• Pjesë hardwerike të jashtme:
 Tastiera – E cila përpos si pjesë hardwerike mund të përcaktohet edhe si njesi hyrëse nga ku i japim të dhënat dhe komandat e caktuara.
 Ekrani - I cili gjithashtu mund të përcaktohet edhe si pjesë dalëse hardwerike ku i shohim të dhënat e caktuara.
 FDD - flopi disku ose disketa , ketu mund te bejme incizimin e shenimeve te caktuara dhe ti marim me vete , kapaciteti standard i disketes eshte 1.44 MB .
 Mouse (miu - I cili zavendeson tastaturën në shume raste dhe lehtëson punën me kompjuter .
 Printeri – Njesi e jashtme ku i shohim të dhenatdhe rezultatet e caktuara nga puna e jonë me PC-në.
 Skaneri,CD ROM-i ,CD-RW,Kamera etj.

 SOFTWERI  
Softweri paraqet programet e komjuterit, edhe pse nuk ka ndonje ndarje karakteristike të softwerit ne do të bëjmë nje ndarje logjike që të kuptojmë me mire programet e caktuara , si psh .
1.Sistemet Operative (DOS, WINDOWS, UNIX, LINUX).
2.Paket programet (MS OFFICE etj).
3.Programet aplikative (Programe private).                                                                                  
4.Programe të internetit (Internet explorer , Netskape etj).                  
                                   
FËMIJËT DHE KOMPJUTERI, KUR DHE SI MUND TA PËRDORIN.
Fëmijët mund të fillojnë të përdorin kompjuter që në moshë shumë të hershme, por me disa rregulla të caktuara. Pwrdorimi i kompjuterit nxit kreativitetin dhe imagjinatën, rrit aftësinë e kujtesës, zhvillon shkathtësinë e përdorimit dhe ndjenjën e logjikës. Shkurt, komjuteri ndihmon fëmijët për t’u rritur. Nëse i jepni rast fëmija me dy vjet do të fillojë të bazat e shkakut dhe pasojës, dhe që duhet të jetë i ndjeshëm me tastierën dhe mausin. Megjithatë me këtë moshë megjithatë nuk duhet të prisni më shumë. Për ata do të jetë vetëm një lojë dhe hulumtim i rastësishëm, meqenëse ende nuk kanë aftësi aq të zhvilluara motorike për ta përdorur mausin. Në moshën 4 ose 5 vjeçare, fëmija juaj do të jetë dalë nda dalë i gatshëm të përdorë programe me tregime, lojëra të thjeshta dhe detyrat të cilat duhet t’i zgjidhë. Kjo është koha kur ai ngadalë mund të mësoj se sit ë përdor miun dhe tastierën. Me programet përkatëse ata mund t’i njohin më lehtë ngjyrat, format, shkronjat dhe numrat. Ata mund të ushtrojnë grupimin dhe klasifikimin. Kjo është koha më e mirë kur mund të filloni me muzikë dhe programet artistike.
  Do të thotë se kompjuteri lirisht mund të qëndrojë në dhomën e fëmijëve, por me disa masa të caktuara paraprake. Para së gjithash, prindërit duhet ta ndihmojnë fëmijën në hapat e parë, ta udhëzojmë dhe t’i japin shpjegimet e duhura. Prandaj është e rëndësishme t’u ofrojnë programet e duhura. Përpiquni që këto të jenë lojëra që zhvillojnë aftësinë e fëmijës, imagjinatën dhe kreativitetin. Për shembull, lojërat tek të cilat menaxhohet me lëvizje relativisht komplekse të ndonjë karakteri, automobile, anije ose ngjashëm zhvillojnë aftësinë e të kuptuarit të marrëdhënieve hapësinore. Për fëmijët e vegjël interesant do të jetë edhe vizatimi me dorë të lirë, si dhe mësimin e ngjyrave. Shumë të dobishme janë edhe lojërat në të cilat ndërtohet diçka. Te loja e cila përbëhet nga zgjedhja e enigmave zhvillohet aftësia e zgjidhjes së problemit dhe fleksibiliteti i mendimit. Lojërat agresive, me shumë armë dhe gjak duhen të shmangen sepse mund t’i kontribuojnë zhvillimit të agresivitetit.
Përveç përmbajtjes së lojërave e rëndësishme është sasia e kohës të cilën e kalon fëmija duke luajtur në kompjuter. Nëse kështu e kalon shumicën e kohës së lirë mund të zhvillojë varësi nga lojërat. Por edhe kur në shkollë ose kurse fillon të mbledhë përvojat e para serioze dhe për kompjuterin dhe për shembull konstatohet që ka rezultate mbi mesataren në atë fushë, nuk është mirë që qëndrimi pranë kompjuterit të bëhet aktiviteti i tij i vetëm. Fëmija kështu e heq shoqërimin me moshatarët, izolohet dhe distancohet çka mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tij social. Prandaj nxiteni në aktivitete tjera të ndryshme që kur është i vogël, për shembull sporte, të cilat mundësojnë shoqërimin me fëmijët tjerë.
Prandaj, nëse fëmija juaj tregon interesim për kompjuterin, dhe keni mundësi që t’ia blini, mos u shpërqendroni. Por kujtohuni që pasi e keni ulur një here djalin apo vajzën para ekranit, misioni juaj prindëror rreth “krejt gjërave me kompjuterin” nuk ka përfunduar.


UDHËZIME PËR INTERNETIN SIPAS MOSHËS
 Deri në 10 vjeç
Fëmijët në këtë moshë duhet t’i mbikëqyrni që të jeni të sigurt se nuk hasin në përmbajtje jopërkatëse. Prindërit, fëmijët e të cilëve janë në moshë deri në 10 vjeç, duhet të shfrytëzojnë vegla për përdorim të sigurt të internetit që ta kufizojnë qasjen në përmbajtje, ueb-sajte dhe aktivitete të caktuara, si dhe të marrin pjesë aktive në aktivitetet e fëmijës në internet.
 11-14 vjeç
Fëmijët në këtë moshë janë më të shkathët kur e përdorin internetin. Sidoqoftë, atyre dhe më tej u nevojitet mbikëqyrje që të sigurohet mbrojtja e tyre nga përmbajtjet  jopërkatëse. Veglat për përdorim të sigurt të internetit duhet të shfrytëzohen për kufizim të qasjes në përmbajtje dhe ueb-faqe të caktuara, si dhe për marrje të raporteve për aktivitetet në internet të fëmijëve. Gjithashtu, fëmijët në këtë moshë duhet të kuptojnë se informatat private nuk duhet të jepen në internet.
 15-18 vjeç
Fëmijët në këtë moshë pothuajse nuk duhet të kenë kufizime në aspekt të përmbajtjeve, uebsajteve dhe të aktiviteteve. Adoleshentët janë mjaft të shkathët në përdorimin e internetit. Megjithatë, prindërit, edhe atyre duhet t’u caktojnë disa udhëzime themelore për siguri. Duhet t’i kenë në disponim që t’i kuptojnë mesazhet e papërshtatshme që i kanë pranuar fëmijët e tyre dhe t’u tregojnë se si t’i evitojnë situatat jo të sigurta. Nuk është keq t’i përkujtoni fëmijët se cilat të dhëna personale nuk duhet të jepen nëpërmjet internetit.


KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Kompjuteri, një mjet i domosdoshëm - Projekt Informatikë
Kompjuteri, një mjet i domosdoshëm - Projekt Informatikë
Kompjuteri, një mjet i domosdoshëm - Projekt Informatikë. Kompjuteri është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje). Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik. Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEj_zGBhN9U2s1PADBJzzvutrJHIB5rW8OTT-NSQewKbK6mA6-QBu71dQVBveti0o0WplBKhS9zwfqb0QvwU5x9-HFDiZofYRFsAVcmFpjEwrPIGlfiRfBZ-BurRsrqKDD2s1NxCu9R9oVOH/s320/computer-repair.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEj_zGBhN9U2s1PADBJzzvutrJHIB5rW8OTT-NSQewKbK6mA6-QBu71dQVBveti0o0WplBKhS9zwfqb0QvwU5x9-HFDiZofYRFsAVcmFpjEwrPIGlfiRfBZ-BurRsrqKDD2s1NxCu9R9oVOH/s72-c/computer-repair.png
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/03/kompjuteri-nje-mjet-i-domosdoshem.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/03/kompjuteri-nje-mjet-i-domosdoshem.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy