Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Lufta dhe Paqja (Leon Tolstoi) - Referat Letërsi

Lufta dhe Paqja (Leon Tolstoi) - Referat Letërsi. “Lufta dhe paqja” është një novelë historike e cila flet për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftërave të Napoleonit në fillim të shekullit XIX. Vepra është thurur me një arkitekturë të veçantë; ai gërsheton me mjeshtëri skenat e marrëdhënieve familiare, individuale, intime dhe ato të salloneve aristokratike; skenat e jetës fshatarake, të gjuetisë dhe valleve ruse; pamjet e paqes me ato të luftës; me betejat madhështore; lindjen dhe vdekjen; psikologjinë e të dashuruarit me atë të njeriut që është duke vdekur; qëndrimet e gjeneralëve ambiciozë dhe atyre të matur e realistë. Vepra bashkon në një polifonizëm madhështor zërat e ushtarëve në luftime me mendimet e thella të heronjve kryesorë; zërat e dhembsur, lirikë, të heroinave me shpirt të pastër. Motivi patriotik është ai që shpie përpara veprimin dhe sjell një domethënie progresiste.

Leon Tolstoi
Leon Nikolllajeviç Tolstoi (1828 - 1910) ishte shkrimtar rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. Rridhte nga familja aristokrate e Tolstojve. Tolstoi, autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Mirëpo, pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëpamje të tjera të tij, mbetën të pakuptueshme për kohën kur jetoi. Për këtë arsye, qe mallkuar dhe shkishëruar prej kishës, kurse miqtë dhe të afërmit e braktisën. Në vitin 1910, në vitin e 81 të jetës, Leon Tolstoi e la shtëpinë dhe vdiq në rrugë, në stacionin Astapovo.
Veprat e tij më të njohura janë “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina”. Ai shkroi gjithashtu trilogjinë “Fëmijëria”, “Adoleshenca”, “Rinia” si dhe novelat, romanet e tregimet “Kozakët”, “Ikja”, “Ringjallja”, “Haxhi Murati”, “Lumturia e familjes” etj.

Lufta dhe paqja
“Lufta dhe paqja” është një novelë historike e cila flet për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftërave të Napoleonit në fillim të shekullit XIX. Vepra është thurur me një arkitekturë të veçantë; ai gërsheton me mjeshtëri skenat e marrëdhënieve familiare, individuale, intime dhe ato të salloneve aristokratike; skenat e jetës fshatarake, të gjuetisë dhe valleve ruse; pamjet e paqes me ato të luftës; me betejat madhështore; lindjen dhe vdekjen; psikologjinë e të dashuruarit me atë të njeriut që është duke vdekur; qëndrimet e gjeneralëve ambiciozë dhe atyre të matur e realistë. Vepra bashkon në një polifonizëm madhështor zërat e ushtarëve në luftime me mendimet e thella të heronjve kryesorë; zërat e dhembsur, lirikë, të heroinave me shpirt të pastër. Motivi patriotik është ai që shpie përpara veprimin dhe sjell një domethënie progresiste.

Subjekti
Vëllimi I
Novela fillon në korrik 1805 në Shën Petërburg, në një mbrëmje te Ana Pavllovna Sherera. Shumë nga personazhet kryesore të novelës janë prezantuar teksa marrin pjesë në këtë mbrëmje. Pjer (Pjotr Kirilliç) Bezuhov është djali i paligjshëm i një konti të pasur, i cili është duke vdekur. Pjeri, i edukuar jashtë vendit, do të ngatërrohet në një sërë përpjekjesh për trashëgiminë e tij. Është në thelb zemërmirë, por i ngathët, mirëdashës dhe e ka të vështirë të përfshihet në shoqërinë e Petërburgut. Gjithashtu në këtë mbrëmje është i pranishëm edhe miku i tij, princi inteligjent Andrea Nikollajeviç Bollkonski, bashkëshorti i Lizës magjepsëse. Duke parë shoqërinë e shtirur të Petërburgut dhe i zhgënjyer nga gruaja e tij, pasi zbulon se ajo është boshe dhe sipërfaqësore, princ Andrea vendos të bëhet një adjutant pranë princ Mihail Illarionoviç Kutuzovit në luftën e ardhshme ndaj Napoleonit.
Subjekti zhvendoset në Moskë, ku prezantohet familja e Rostovëve. Kont Ilia Andrejeviç Rostov ka katër fëmijë adoleshentë. Trembëdhjetvjeçarja Natasha (Natalia Iliniçna) mendon se është e dashuruar me Boris Drubeckoin, një djalosh i urtë i cili do të shërbejë në ushtri si oficer. Njëzetvjeçari Nikolla Iliç i zotohet për dashurinë e tij Sonjës (Sofia Aleksandrovna), kushërirës së tij pesëmbëdhjetvjeçare, një jetimeje të rritur nga Rostovët. Fëmija më i madh, Vera Iliniçna, është e ftohtë dhe disi arrogante, por ka një mundësi të mirë të martohet me oficerin ruso-gjerman Bergun. Petja (Pjotr Iliç) është nëntë vjeç, më i vogli; ashtu si i vëllai ai dëshiron të shkojë në ushtri që i ri. Prindërit, kont Ilia Rostov dhe kontesha Natalia Rostova janë një çift i dashur, por përherë në probleme financiare.
Në Lisia Gori, çiflig i Bollkonskit, princ Andrea niset për luftë dhe lë gruan shtatzanë të tij, të tmerruar  me babain e tij ekscentrik princ Nikolla Andrejeviç Bollkonskin dhe motrën Maria Nikollajevna Bollkonskaja, e përkushtuar ndaj fesë, e cila refuzon të martohet me Anatolin, që i kërkon dorën, në shenjë përkushtimi ndaj të atit.
Pjesa e dytë fillon me përgatitjet e luftës së afërt ruso-frënge. Në rrethinat e Shëngrabenit, Nikolla Rostovi, i cili është tani i rekrutuar si nëntoger në një togë husarësh, përjeton për herë të parë luftën. Boris Drubeckoi e prezanton atë me princ Andrean, të cilin Rostovi e fyen në një valë rrëmbimi. Nikolla luan kumar dhe mirëkuptohet me oficerin e tij Vasil Dmitriç Denisovin dhe bëhet mik me Fjodor Ivanoviç Dollohovin. Të tre, Bollkonski, Rostovi dhe Denisovi marrin pjesë në betejën shkatërrimtare të Austerlicit, në të cilën princ Andrea plagoset teksa përpiqet të shpëtojë një flamur të rënë rus.

Vëllimi II
Vëllimi i dytë fillon me Nikolla Rostovin, që kthehet në Moskë, i shoqëruar nga shoku i tij Denisovi. Familja e tij përballet me probleme financiare për shkak të keqmenaxhimit të çifligjeve. Natasha ka lulëzuar në një vajzë të re mjaft të pashme. Denisovi dashurohet pas saj, i propozon për martesë, por refuzohet. Megjithëse e ëma i lutet Nikollës të martohet me një grua të pasur, ai refuzon të pranojë kërkesën e saj dhe i premton të martohet me dashurinë e tij të vogëlisë, Sonjën pa prikë.
Pjer Bezuhovi, pasi ka marrë trashëgiminë, transformohet tani në beqarin më të pasur dhe të kërkuar në Rusi. Megjithëse e di me arsye se nuk është duke vepruar drejt, ai bindet dhe martohet me vajzën e bukur dhe imorale të princ Kuraginit, Elenën, pamja e jashtme e së cilës e tërheq fort. Thuhet se Elena, që ka vëlla po aq magjepsësin dhe imoralin Anatol, është lidhur me Dollohovin, i cili e tall Pjerin në publik. Pjeri e humb toruan dhe e sfidon Dollohovin, një duelist i sprovuar, në një duel. Papritur ai e plagos Dollohovin. Elena e mohon lidhjen e saj, por Pjeri është i bindur për fajësinë e saj dhe e lë në një vërshim zemërimi. Në dilemën e tij shpirtërore dhe morale, Pjeri bashkohet me frankmasonët dhe ngatërrohet në politikën e brendshme masonike. Shumë nga vëllimi i dytë përshkruan luftën e tij të brendshme me pasionet dhe konfliktet shpirtërore për tu bërë një njeri më i mirë. Ai braktis sjelljen e tij të shthurur dhe vihet përballë një dileme të brendshme filozofike: si duhet një njeri të jetojë një jetë morale në një shoqëri imorale? Kjo pyetje e ngatërron dhe i prish shumë plane Pjerit vazhdimisht. Ai përpiqet të çlirojë bujkrobërit e tij, por në fund nuk arrin asgjë.
Princ Andrea shërohet nga plaga e tij gati vdekjeprurëse dhe kthehet në shtëpi, vetëm për të parë gruan e tij Lizën duke vdekur gjatë lindjes së fëmijës. Atë e vret ndërgjegja, sepse nuk e kishte trajtuar më mirë Lizën kur ajo ishte gjallë. Djali i tij, Nikolenka mbijeton. I zhgënjyer nga jeta, e cila i duket pa kuptim, princ Andrea nuk rikthehet në ushtri, por zgjedh të qëndrojë në çifligun e tij, ku punon për hartimin e një kodi ushtarak. Pjeri e viziton atë dhe paraqitet me pyetje të reja: ku është Zoti në këtë botë amorale? Ai është i interesuar në panteizmin dhe mundësinë e jetës së përtejme. Elena i lutet ta pranojë përsëri dhe, kundër gjykimit të tij të arsyeshëm dhe për t’u qëndruar besnik ligjeve të faljes së frankmasonëve, ai e fal.
Princ Andrea vjen në Petërburg për të sjellë kodin e tij ushtarak të shkruar së fundmi prej tij. Natasha e re, që gjithashtu ndodhet në Petërburg, shkon në ballon e saj të parë, ku takon princ Andrean dhe shumë shpejt e frymëzon atë sërish me hijeshinë e saj plot jetë. Princ Andrea beson se ka gjetur përsëri qëllimin në jetë dhe, pas disa vizitave te Rostovët, i propozon Natashës. Gjithsesi, princi plak Bollkonski, i ati, i urren Rostovët, e kundërshton martesën dhe ngul këmbë në një vonesë njëvjeçare. Princ Andrea largohet jashtë vendit për t’u rikuperuar nga plaga e pambyllur ende, duke e lënë Natashën të shqetësuar. Pas disa kohësh konti Rostov e merr atë dhe Sonjën për të kaluar pak kohë te një mike e tij në Moskë, Maria Dmitrievna.
Natasha shkon në opera, ku takon Elenën dhe Anatolin. Anatoli është martuar më parë me një polake të re, të cilën e ka braktisur në Poloni. Ai magjepset nga Natasha dhe vendos ta joshë atë. Elena bashkëpunon me të. Ai e puth Natashën dhe i dërgon asaj letra pasionante, duke kërkuar të arratiset me të. Ajo bindet se e do Anatolin dhe i shkruan princesëzhës Maria, motrës së princ Andreas, se e thyen fejesën. Në momentin e fundit Sonja e zbulon dhe e ndalon arratisjen. Pjeri fillimisht tmerrohet nga sjellja e Natashës, por gjithashtu kupton se ka rënë në dashuri me të. Princ Andrea pranon me ftohtësi ndarjen, duke i thënë Pjerit se krenaria e tij nuk e lejon t’i propozojë sërish. E turpëruar, Natasha përpiqet të helmohet dhe sëmuret rëndë.

Vëllimi III
Me ndihmën e familjes dhe besimit fetar, Natasha arrin të rimarrë veten në Moskë. Ndërkohë, tërë Rusia zien nga afrimi i luftës me Napoleonin. Pjeri bind veten se Napoleoni është Antikrishti. Princi plak Bollkonski vdes nga paraliza teksa përpiqet të mobilizojë çifligun për t’u mbrojtur nga francezët. Asnjë ndihmë ushtarake nuk vjen për Bollkonskët, por Nikolla Rostovi shfaqet në kohë në çifligun e tyre për të qetësuar një revoltë fshatare. Ai tërhiqet nga princesëzha Maria, por nuk harron premtimin ndaj Sonjës. Në Moskë, Petja i ri arrin të hyjë në ushtri.
Napoleoni vetë është një personazh kryesor në këtë pjesë dhe novela e paraqet atë plot detaje, me ironi, si mendimtar dhe strateg gjeni. Ushtria frënge kalon kufirin rus dhe arrin në fund të verës në muret e Smolenskut. Pjeri vendos të lërë Moskën dhe të shohë Betejën e Borodinos nga një pikë e favorshme pranë artilerisë ruse. Në mes të kaosit e trazirave ai përjeton drejtpërdrejt vdekjen dhe shkatërrimin e luftës. Beteja shndërrohet në një kasaphanë të neveritshme për të dyja ushtritë dhe shkon në një rrugë pa krye. Gjithsesi rusët, moralisht fitues, tërhiqen ditën pasuese dhe Napoleoni marshon drejt Moskës. Ndër të plagosurve janë Anatoli, i cili humbet këmbën dhe Andrea, që plagoset nga një cifël gjyleje në bark, i cili tani e fal Anatolin dhe e do jetën me gjithë zemër.
Rostovët kanë pritur deri në minutën e fundit për të braktisur Moskën, megjithëse dihet se Kutuzovi e ka kaluar ushtrinë përtej saj. Pas një periudhe të vështirë, Natasha e bind të ëmën që në vend të plaçkave të merrnin në karvanet e tyre të plagosurit e Betejës së Borodinos. Mes tyre është edhe princ Andrea, por Natasha nuk e di. Kur Napoleoni hyn në Moskën e braktisur dhe në flakë, Pjeri nis një mision donkishotesk për ta vrarë. Ai bëhet një i panjohur, teksa vesh rroba fshatarësh dhe të vetmit që sheh në këtë veshje janë Natasha dhe Rostovët kur largohen nga Moska. Natasha e njeh dhe i buzëqesh dhe ai ndjen edhe njëherë dashurinë për të. Pjeri i shpëton jetën një oficeri francez që ka luftuar në Borodino, megjithatë arrestohet, pasi përleshet me ushtarët për të mbrojtur një grua.

Vëllimi IV
Pjeri miqësohet me një të arrestuar, Platon Karatajevin, një fshatar me një sjellje hyjnore. Te Karatajevi Pjeri më në fund gjen atë që ka kërkuar: një njeri tërësisht të ndershëm dhe aspak të shtirur. Ai gjen sërish kuptimin e jetës thjesht duke qëndruar pranë tij. Detyrohet të marshojë me ushtrinë frënge gjatë tërheqjes shkatërrimtare të saj nga Moska në dimrin e ashpër rus. Pas një muaj robërie – gjatë të cilit Karatajevi vritet nga fracezët – Pjeri çlirohet nga një mësymje e rusëve, ku Petja Rostovi mbetet i vrarë në sulm.
Ndërkohë, Andrea i plagosur, për të cilin kujdesen Rostovët, ribashkohet me Natashën dhe motrën e tij Marian. Pasi humbet gjithë vullnetin për të jetuar, ai e fal Natashën dhe, fatkeqësisht, vdes. Elena, gruaja e Pjerit vdes nga një overdozë ilaçesh. Pjeri bashkohet me Natashën përsëri, ndërkohë që rusët rindërtojnë Moskën e djegur. Natasha flet mbi princ Andrean, ndërsa Pjeri për Karatajevin. Të dy janë të vetëdijshëm për forcimin e lidhjes mes tyre në këto kohë të humbjeve të mëdha. Me ndihmën e princesëshëzës Maria, Pjeri ia shfaq dashurinë e tij Natashës dhe martohet me të.

Epilogu në dy pjesë
Pjesa e parë fillon me martesën e Pjerit me Natashën në 1813, si ngjarja e fundit e lumtur në familjen e Rostovëve. Konti Rostov vdes, duke i lënë Nikollës në kurriz mjaft borxhe. Nikolla merr përsipër detyrën të shpëtojë familjen nga falimentimi. Neveria që ndjen ai ndaj idesë së martesës për pasuri pothuaj e pengon, por në fund ai martohet me Marian e pasur dhe kështu shpëton familjen nga rrënimi. Si në të gjitha martesat e mira, ka edhe keqkuptime, por çiftet – Pjeri dhe Natasha, Nikolla dhe Maria – i mbeten besnikë njëri-tjetrit. Në kapitujt e fundit fshihet mendimi se Nikolenka idealist dhe Pjeri do të bëhen pjesë e Lëvizjes së Dekabristëve.
Pjesa e dytë përmban kritikën e Tolstoit për të gjitha rrymat e historisë. Ai e kundërshton mendimin e historianëve se ngjarjet e mëdha historike shkaktohen nga veprimet e “heronjve” dhe mbron tezën se shkaktarët janë pikërisht ata mijëra vetë që marrin pjesë drejtpërdrejt në ngjarjet historike. Më pas ai argumenton se veprimet e individëve udhëhiqen nga dualiteti i domosdoshmërisë, e mbështetur në arsye dhe e shpjegueshme dhe lirisë, që mbështetet në ndërgjegje dhe është e pashpjegueshme.

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Lufta dhe Paqja (Leon Tolstoi) - Referat Letërsi
Lufta dhe Paqja (Leon Tolstoi) - Referat Letërsi
Lufta dhe Paqja (Leon Tolstoi) - Referat Letërsi. “Lufta dhe paqja” është një novelë historike e cila flet për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftërave të Napoleonit në fillim të shekullit XIX. Vepra është thurur me një arkitekturë të veçantë; ai gërsheton me mjeshtëri skenat e marrëdhënieve familiare, individuale, intime dhe ato të salloneve aristokratike; skenat e jetës fshatarake, të gjuetisë dhe valleve ruse; pamjet e paqes me ato të luftës; me betejat madhështore; lindjen dhe vdekjen; psikologjinë e të dashuruarit me atë të njeriut që është duke vdekur; qëndrimet e gjeneralëve ambiciozë dhe atyre të matur e realistë. Vepra bashkon në një polifonizëm madhështor zërat e ushtarëve në luftime me mendimet e thella të heronjve kryesorë; zërat e dhembsur, lirikë, të heroinave me shpirt të pastër. Motivi patriotik është ai që shpie përpara veprimin dhe sjell një domethënie progresiste.
https://i.imgur.com/maeDYGP.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/03/lufta-dhe-paqja-leon-tolstoi-referat.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/03/lufta-dhe-paqja-leon-tolstoi-referat.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy