Komedia “Mizantropi" është nga veprat më të njohura të Molierit. Alcesti, si personazh kryesor i kësaj komedie, është njeriu i cili s...
Komedia “Mizantropi" është nga veprat më të njohura të Molierit. Alcesti, si personazh kryesor i kësaj komedie, është njeriu i cili s'duron dot hipokrizinë e njerëzve, padrejtësinë, veset... Kjo e bën të shpërthejë përballë gjendjeve të tilla, duke arritur në atë pikë sa të shprehet se urren gjithë njerëzimin dhe se do të donte të largohej e të jetonte diku larg tyre. Por a është vërtet Alcesti një njeri që ushqen urrejtje ndaj njerëzimit?
Në fakt, ai urren veset e njerëzve. Alcesti është njeriu i cili s'nguron në asnjë çast t'u thotë të gjithëve atë që mendon dhe duke e bërë këtë sinqerisht. Ai urren padrejtësitë, por kjo s'e pengon të shprehë një mospërfillje për vendimin e një gjyqi të padrejtë që do bëhet ndaj tij.Miku i tij, Filenti, është nga ata njerëz që, edhe pse i sheh padrejtësitë, nuk e ngre zërin kundër tyre, por sillet me të gjithë si i dashur e i sjellshëm, sepse, sipas tij, kështu e do zakoni për të qenë gjithmonë njeri i kohës dhe me arritje të larta. Në qendër të komedisë është dashuria e Alcestit me Selimenën.
Alcesti, edhe pse e dashuron atë, nuk nguron t'i tregojë veset e saj, me shpresën se ajo do ndryshojë dhe s'do sillet njësoj si shtresa e shoqërisë së cilës i përket.Selimena tregohet e dobët në këtë këndvështrim, madje ajo në fund paraqet edhe luhatje të ndjenjave të saj për Alcestin, duke treguar simpati njëkohësisht edhe për Orontin. Alcesti është i gatshëm t'ia falë këtë Selimenës, me kushtin që ajo të braktisë veset e shoqërisë së lartë, gjë që ajo refuzon ta bëjë dhe, rrjedhimisht, kjo dashuri është e destinuar të dështojë. Ndryshe nga Selimena, kushërira e saj, Elianta, është një vajzë me virtyte të larta, e cila, edhe pse e dashuron Alcestin dhe shpreh një admirim të thellë për karakterin e tij të rrallë, bën çmos që Alcesti të jetë i lumtur me Selimenën.
"Molieri - Mizantropi" - Cfare duhet te mbajme mend:
1) Molieri eshte Klasicist
2) Vepra ndahet ne 5 akte te cilat ndodhin brenda 24 oreve ne te njejtin vend.
3) Mizantropi eshte nje komedi karakteri, pasi zbulon karakterin e personazheve te cilet trajtohen.
4) Eshte shkruar ne vargje te rimuara.
5) Trajtohet tema e hipokrizise se shoqerise, per pasoje edhe e njerezve.
6) Personazhi kryesor, Alcesti eshte nje personazh tragjiko-komik. Tragjizmi gjendet ne pamundesine e tij per tu pershtatur me normat e shoqerise dhe dhimbja qe atij i vjen nga paaftesia per te njohur jeten. Komikja gjendet ne menyren se si ai e shfaq veten ne situata te ndryshme.
7) Nepermjet komikes shprehen te verteta dhe spektatoret apo lexuesit vihen ne mendime nga trajtimi i ceshtjes ne nje menyre te tille.
8) Si ne cdo veper te Molierit, zeri i tij behet nepermjet nje personazhi, qe ketu eshte Filenti.

KOMENTET