Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

$hide=page

21 ditë për një ide të madhe - Përmbledhje

"21 ditë për një ide të madhe" ju tregon se si të kombinoni anët krijuese dhe racionale të trurit tuaj për të dalë me ide fantastike, të reja si dhe mënyra argëtuese për t'i vënë ato në zbatim, në vetëm 21 ditë. Ide këto të cilat mund t'ju ndihmojnë pse jo të krijoni një biznes të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

E përmbledhur në një fjali: Libri "21 ditë për një ide të madhe" ju tregon se si të kombinoni anët krijuese dhe racionale të trurit tuaj për të dalë me ide fantastike, të reja si dhe mënyra argëtuese për t'i vënë ato në zbatim, në vetëm 21 ditë. Ide këto të cilat  mund t'ju ndihmojnë pse jo të krijoni një biznes të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Përmbledhja mund të lexohet në: 4 minuta





Shumica e njerëzve bëjnë pjesë në kategorinë e shumë ideve ose në kategorinë e shumë pak ideve.  Kjo do të thotë që disa persona mendojnë se kanë shumë ide dhe si rrjedhojë nuk mund t'i ekzekutojnë kurrë të gjitha. Ndërkohë të tjerë besojnë se nuk kanë absolutisht asnjë ide të mirë dhe nuk mund të bëjnë asgjë krijuese.
Askush nuk thotë: "Po, unë kam herë pas here disa ide të mira, aq sa duhet dhe vetëm atëherë kur kam nevojë për to!". Ne që kemi shpërthim të ideve ndoshta do të jetë më mirë ta fikim  trurin tonë krijues shumicën e kohës, p.sh duke shkuar në punë, dhe pastaj ta ndezim përsëri kur  kemi nevojë për to. Por nëse ju i përkisni kategorisë tjetër, atëherë ky është libri i duhur për ju.

Këtu janë 3 mësime nga libri i Bryan Mattimore për t'ju ndihmuar me gjetjen e ideve të mëdha - dhe nuk do të zgjasë as 21 ditë të plota:

1. Pyesni veten se çfarë do të dëshironit po të ishit fëmijë.
2. Përdorni teknikën "dhe" për gjetur ide në sekonda.
3. Provoni stendat e afishimit për të parë se cilat prej ideve tuaja mund të shndërrohen në biznes.

Jeni të gatshëm për të përmirësuar seriozisht idetë tuaja? Le të kuptojmë se cilat janë idetë!


Mësimi 1: Dëshirat e fëmijëve do t'ju çojnë drejtë në kryqëzimin e krijimtarisë dhe racionalitetit.

Në vitin 1968, George Land mori një test që e kishte zhvilluar për NASA-n, që synonte të përcaktonte se sa krijues janë njerëzit dhe vendosi t'ua japi një grup të madh fëmijësh. Funksionoi aq mirë sa fëmijët e kryen testin duke vërtetuar krijmtarinë e tyre.
Në mesin e 1600 fëmijëve, të cilët ishin të gjithë pesë vjeçarë, krijmtaria ishte shumë e lartë. 98% e tyre u renditën në nivelet më të larta të krijmtarisë. Për të parë se si do të zhvillohej krijmtaria e tyre me kalimin e kohës, ai vendosi të bënte të njëjtin test me të njëjtët fëmijë përsëri por pas pesë vjetësh. Rezultatet treguan se vetëm 30% prej tyre kishin mbetur krijues, pra 2 nga 3 fëmijë kishin humbur krijmtarinë e tyre.
Rënia e krijmtarisë vazhdoi dhe në përsëritjen e testit në moshën 15-vjeçare, ku vetëm 12% ishin ende krijues. Përsësitja e testit prej këtyre personave në moshë madhore nxorri rezultatin se vetëm 2% e tyre janë ende krijues.
Është e qartë se është një ide mjaft e mirë të nxirrni fëmijën tuaj të brendshëm në dritë! Kështu do të bënit mirë të mendonit për gjërat që dëshironit të bënit kur ishit fëmijë.
Shanset janë që disa nga ëndrrat e fëmijëve janë realizuar tashmë, por ka shumë mundësi që ka ende plot ëndërra për të përmbushur. Për shembull, nëse dëshironi të fluturoni, ne kemi aeroplanë tani. Po ashtu nëse doni të udhëtoni në një botë tjetër, realiteti virtual po fillon ta vendos këtë në zbatim. Pra të gjitha këto gjëra filluan si ëndrra të çmendura të fëmijërisë - por kur truri i rritur filloi t'i trajtojë, ato u bënë realitet. Shumë mirë e njëjta gjë mund të ndodh dhe me ide të tjera të pa vendosura në zbatim.

Mësimi 2:   Gjeni ide të reja në vetëm 30 sekonda duke përdorur teknikën "dhe".

Po sikur t'ju thosha se duhet të arrini një risi të çmendur në 30 sekondat e ardhshme? Ju ndoshta do t'ju zërë paniku menjëherë apo jo? Epo këtu është një ndihmë e vogël:
Ju mund të kombinoni dy fjalë të rastit, p.sh një emër dhe një mbiemër, para se të filloni të mendoni për idenë tuaj. Kjo është ajo që Bryan Mattimore e quan teknikën "dhe", dhe thjesht ka për qëllim që truri juaj të mendojë në mënyra të reja.
Nëse i shkruani emrat në një grumbull letrash dhe mbiemrat në një tjetër, pastaj tërhiqni një nga çdo grumbull, idetë e reja shpejt do të zënë vend. Për shembull, çfarë do të bënit me letrat që lexojnë "kopsht" dhe "i zhurmshëm"?
Ndoshta ju do të filloni të mendoni se si mund të ndërtoni një kuti muzikore që mbulon tërë oborrin e shtëpisë me jehonën e saj, kur keni një festë. Ose si mund të rregulloni tingullin e kositëses suaj për ta bërë atë më pak të bezdisshme për fqinjët tuaj. Tashmë kemi gjetur dy ide, shumë thjesht!
Duke ndjekur këtë këshillë  shpejt do të keni një grumbull idesh të reja!

Mësimi 3: Gjeni ide të përshtatshme biznesi duke përdorur stendat e afishimit.

Megjithëse keni një grumbull të ri idesh jo  të gjitha këto ide janë të qendrueshme dhe të përshtatshme.
Këto janë tre hapat  se si mund të përdorni stendat e afishimit:

  • Gjeni një emër interesant për produktin tuaj, duke shpjeguar qartë se cila është ideja juaj dhe cilin problem të konsumatorit zgjidh.
  • Listoni të gjitha përfitimet prej produktit tuaj.
  • Merrni pikat më të forta të produktit tuaj dhe përdorini ato për të krijuar një slogan.
Për shembull, në rast të kositëses së barit në kopështin tuaj, që përmenda më sipër, mund ta quani, "KOSSIL" (kositësja silencioze), për ta bërë atë menjëherë të qartë se kositësja e barit nuk do të shkaktojë zhurmë.  Përveç kësaj, nëse e bëni  moton tuaj "Asnjëherë mos luftoni më me fqinjët tuaj!" Ju jeni të sigurtë që t'i bëni  njerëzit të ditur se produkti juaj  do të kujdeset për një problem shqetësues për konsumatorët.

KOPJIMI ËSHTË I NDALUAR

Autori: Niklas Goeke


Postimi origjinal: 21 Days To A Big Idea Summary

KOMENTET

$hide=page

Një lojë e krijuar nga maturantë

Reklamë
Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,14,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,28,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,9,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,37,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Universitet,4,
ltr
item
Banka e Fundit: 21 ditë për një ide të madhe - Përmbledhje
21 ditë për një ide të madhe - Përmbledhje
"21 ditë për një ide të madhe" ju tregon se si të kombinoni anët krijuese dhe racionale të trurit tuaj për të dalë me ide fantastike, të reja si dhe mënyra argëtuese për t'i vënë ato në zbatim, në vetëm 21 ditë. Ide këto të cilat mund t'ju ndihmojnë pse jo të krijoni një biznes të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
https://3.bp.blogspot.com/-Khizy7JTPl8/Wa7f0RwKbCI/AAAAAAAAQPM/ojNYsjA4tmwc2oXQ8-ABshf_A5eaP8VwACLcBGAs/s1600/-Koha%2Be%2Bshpenzuar%2Bp%25C3%25ABr%2Bgjetjen%2Be%2Bides%25C3%25AB%2B%25C3%25ABsht%25C3%25AB%2Bshum%25C3%25AB%2Bher%25C3%25AB%2Be%2Bmadhe%2Bkrahasuar%2Bme%2Bkoh%25C3%25ABn%2Be%2Bzhvillimit%2Bt%25C3%25AB%2Bides%25C3%25AB.-%2B-%2BBryan%2BMattimore.png
https://3.bp.blogspot.com/-Khizy7JTPl8/Wa7f0RwKbCI/AAAAAAAAQPM/ojNYsjA4tmwc2oXQ8-ABshf_A5eaP8VwACLcBGAs/s72-c/-Koha%2Be%2Bshpenzuar%2Bp%25C3%25ABr%2Bgjetjen%2Be%2Bides%25C3%25AB%2B%25C3%25ABsht%25C3%25AB%2Bshum%25C3%25AB%2Bher%25C3%25AB%2Be%2Bmadhe%2Bkrahasuar%2Bme%2Bkoh%25C3%25ABn%2Be%2Bzhvillimit%2Bt%25C3%25AB%2Bides%25C3%25AB.-%2B-%2BBryan%2BMattimore.png
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/09/21-dite-per-nje-ide-te-madhe-permbledhje.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/09/21-dite-per-nje-ide-te-madhe-permbledhje.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy