Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Mëso si të mësosh më mirë

Kur jeni i ri, të mësuarit është e lehtë. Jeni vazhdimisht të hapur për ide të reja, kërkoni të sfidoni veten. Po ashtu keni më shumë kohë në dispozicion dhe të gjithë përreth jush ju shtyjnë të fitoni aftësi të reja. 1. Kuptoni se mendja juaj është vetvetiu dembele. 2. Kaloni nga një detyrë në tjetrën sa më pak të jetë e mundur. 3. Gënjeni veten përreth aftësive apo procesin e të mësuarit.

Mëso si të mësosh më mirë
Kur jeni i ri, të mësuarit është e lehtë. Jeni vazhdimisht të hapur për ide të reja, kërkoni të sfidoni veten. Po ashtu  keni më shumë kohë në dispozicion  dhe të gjithë përreth jush ju shtyjnë të fitoni  aftësi të reja.
Por kur rriteni gjërat fillojnë të ndryshojnë. Për arsye të ndryshme, ju filloni të besoni se dini shumë gjëra. Ndërkohë që shumë mendojnë se duhet të kufizohen në lëndët që studiohen në shkollë. Në realitet, nuk duhet të ndalosh kurrë së mësuari.
Truri, ashtu si muskujt e tjerë të trupit, duhet ushtruar vazhdimisht që të qendrojë i fortë. Një problem shqetësues qendron te pjesa më e madhe e njerëzve që heqin dorë shumë shpejt nga të mësuarit. Mungesa e efikasitetit çon në mungesë të rezultateve. Për ta ndryshuar këtë problem të shoqërisë ju mund të mësoni se si të mësoni më mirë. Ka shumë mënyra për ta arritur këtë, por do të përmend vetëm 3 prej pikave më të lehta, të cilat mund t'i aplikoni menjëherë.  Filloni të mësoni në mënyrë më të zgjuar dhe do të arrini shumë më tepër.

1. Kuptoni se mendja juaj është vetvetiu dembele

Mendja, ashtu si trupi ynë nuk pëlqen të punojë. Shumica prej nesh nuk duan të shkojnë në palestër, derisa kjo të jetë bërë zakon. Në vend të palestrës do të preferonim të qendronim ulur në divan duke ngrënë patetina. E njëjta gjë ndodh dhe me trurin. Nuk i pëlqen të detyrohet të mendojë përmes problemeve, e aq më pak të fitojë aftësi të reja. Por nëse  mësoni bazat, trurit nuk do i duhet të bëjë shumë punë, kështu që procesi i të mësuarit bëhet më i lehtë.
Le të kthehemi në shembullin e palestrës. Herën e parë që keni ngritur pesha, ndoshta  u lodhët dhe ka qenë e vështirë. Por, pasi kaloi një kohë e caktuar, me shumë gjasa  keni vërejtur një ndryshim.  E njëjta gjë  vlen dhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë që kur mësoni një aftësi të re dhe është e vështirë në fillim, mos hiqni dorë.  Edhe nëse është e vështirë vazhdoni të luftoni, dhe në fund do keni fituar njohuri apo aftësi tepër të vlefshme. 

2. Kaloni nga një detyrë në tjetrën sa më pak të jetë e mundur

Kalimi nga njëra detyrë në tjetrën pa i përfunduar plotësisht ato bën që  truri juaj të bëjë më shumë punë. Kjo sepse ju ju  duhet të riktheheni, dhe të ripërqendroheni vazhdimisht. Për të mësuar në mënyrë efektive, duhet që gjatë procesit të të mësuarit të jeni plotësisht i përqendruar. Çdo lloj shpërqendrimi dëmton aftësinë e mendjes suaj për të përthithur informacion.
Për shkak të kësaj, duhet të ndërprisni të gjitha shpërqendrimet kur jeni duke mësuar. Një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë është duke  vendosur  telefonin larg, duke fikur televizorin dhe e rëndësishme është shkoni në një dhomë pa dikë tjetër aty. Pasi ta keni mendjen tuaj të ndezur vetëm për të mësuar, do të dëshironit të mos e fiknit shpesh. Madje çdo herë që do të ripërqendroni  trurin tuaj, do të harxhoni energji më kot.

3. Gënjeni veten përreth aftësive apo procesin e të mësuarit.

Natyrisht që në fillim do të jetë e vështirë pasi mendja juaj do të refuzojë të përqendrohet. Si rrjedhojë ju do të ndiheni të lodhur dhe do të nxirrni justifikime për të mos e bërë detyrën.
Në këtë rast, duhet të gënjesh vetën për t'u përqëndruar. Një nga mënyrat më të lehta për ta bërë këtë është të detyrosh veten të buzëqeshësh ndërkohë që  mëson materialin. Studime të njëpasnjëshme kanë  treguar se buzëqeshja  mund të ndikojë në emocionet tona në një mënyrë pozitive. Mashtrojeni veten derisa procesi i të mësuarit të  bëhet zbavitës. 
Mësimi i aftësive të reja nuk është diçka e  lehtë, por është një nga gjërat që e bëjnë jetën shumë  të këndshme

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Mëso si të mësosh më mirë
Mëso si të mësosh më mirë
Kur jeni i ri, të mësuarit është e lehtë. Jeni vazhdimisht të hapur për ide të reja, kërkoni të sfidoni veten. Po ashtu keni më shumë kohë në dispozicion dhe të gjithë përreth jush ju shtyjnë të fitoni aftësi të reja. 1. Kuptoni se mendja juaj është vetvetiu dembele. 2. Kaloni nga një detyrë në tjetrën sa më pak të jetë e mundur. 3. Gënjeni veten përreth aftësive apo procesin e të mësuarit.
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg92OvxuWFQ5eoVDEsmp4XQtWNr06jHb5eAwXsbeFEXrM62GiXZSasu1cdoMT3xVWpDUAMlxoZAeV-JD-aYTw3ackMnBH8v5_yZFAw-LEtLMSbTRq2JnUtgu8xJjnGTY4oCWJ87exzR3v1V/s1600/M%25C3%258BSO+SI+T%25C3%258B+M%25C3%258BSOSH+M%25C3%258B+MIRE.png
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEg92OvxuWFQ5eoVDEsmp4XQtWNr06jHb5eAwXsbeFEXrM62GiXZSasu1cdoMT3xVWpDUAMlxoZAeV-JD-aYTw3ackMnBH8v5_yZFAw-LEtLMSbTRq2JnUtgu8xJjnGTY4oCWJ87exzR3v1V/s72-c/M%25C3%258BSO+SI+T%25C3%258B+M%25C3%258BSOSH+M%25C3%258B+MIRE.png
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/09/meso-si-te-mesosh-me-mire.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/09/meso-si-te-mesosh-me-mire.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy