Facebook Twitter Instagram LinkedIn Youtube

Arsyeja e publikimit të materialeve në faqen tonë është lehtësimi i punës së nxënësve dhe jo përvetësimi apo kopjimi i këtyre materialeve për t’i prezantuar si punë vetjake. Marrja e një detyre të gatshme prej nxënësve nuk është në interesin tonë, por nëse kjo ndodh ne nuk mbajmë përgjegjësi. Informacioni është i lirë. Lexo më shumë.

$hide=page

Çdo ditë lind një diell i ri - Ese filozofike

Shumë prej nesh, nuk mësojmë kurrë të vlerësojmë se ku ndodhemi në këtë moment, sepse jemi aq të fokusuar në atë që ka ndodhur (në një të kaluar që nuk ekziston më) dhe shqetësohemi për një të ardhme që ende nuk ka ndodhur.

Shumë prej nesh, nuk mësojmë kurrë të vlerësojmë se ku ndodhemi në këtë moment, sepse jemi aq të fokusuar në atë që ka ndodhur (në një të kaluar që nuk ekziston më) dhe shqetësohemi për një të ardhme që ende nuk ka ndodhur. 

Duhet të kuptojmë se jeta jonë përbëhet nga momente të së tashmes. Por padashur, në rrjedhën e vazhdueshme të mendjes dhe vetëdijes në kokën tonë, qëndrojnë vetëm dy gjëra: e shkuara dhe e ardhmja. E vetmja arsye se pse e tashmja është e vetmja që ka rëndësi është sepse në të tashmen jemi duke jetuar, duke shijuar atë që quhet prezencë. Nëse do e mendonim më thellë, do shohim që e shkuara përbëhet nga “momente të tashmeje” që tani kanë kaluar dhe e ardhmja përbëhet nga “momente të tashmeje” që do të ndodhin. 
“Duhet të mbani në mendje që e tashmja është e gjitha çfarë ju keni. Bëjeni të tashmen gjënë primare ku duhet të fokusoheni në jetë.” - Eckhart Tolle
Nuk ka rëndësi se si ishte dje, ajo ka ikur tashmë dhe sot është një fillim i ri dhe përsëri kemi mundësinë të bëjmë atë që bëmë dje, por nuk do t’ja vlente të bënim çdo ditë të njëjtën gjë. Nuk ja vlen barra qiranë të bëjmë një jetë rutinë dhe të mërzitshme. Shumë shqetësohen për atë çka ka ndodhur dje, por siç e dimë vetëm duke u shqetësuar nuk do të arrijmë asgjë, është e pamundur të ndryshojmë të kaluarën. Çfarë është bërë është bërë. Çdo gjë që na bënë të shqetësohemi është rezistenca që shfaqim ndaj gjërave të cilat nuk i ndryshojmë dot.
Duhet të falim veten, të kërkojmë falje dhe të tjerëve nëse është e nevojshme, dhe kështu mund të ecim përpara. Jemi njerëz në fund të fundit dhe gabimet janë pjesë e jetës tonë. 
Duhet të fokusohemi tek e nesërmja. E nesërmja është një fillim i ri, një ditë e re për t’ja nisur nga e para, një mundësi e re. Dhe kështu është edhe dita pas së nesërmes. Njëlloj si faqet e një libri, penën e të cilit e kemi ne në dorë për ta shkruar. Çdo ditë, duhet të fillojmë nga zero dhe të ndërtojmë lumturinë tonë njëlloj si heroi absurd, Sizif.
Gjatë gjithë kohës jemi të impenjuar të bëjmë atë që mendojmë se është e duhura për ne, por gjithmonë do jemi duke bërë ndonjë gabim. Është e pamundur të jemi 100% të saktë në atë që bëjmë, dhe pas gabimit do ndihemi në faj. Sa më shumë të disiplinuar të jemi, aq më shumë fajtorë do të ndihemi për gabimin. Por ky është gabim. Nuk mund të jemi të pagabueshëm, jemi njerëz, jo makineri. Duhet të jemi të disiplinuar, por nëse muskuli i disiplinës dorëzohet, nuk duhet të fajësojmë veten dhe të stërmundohemi mendërisht për atë që bëmë. Duhet të falim veten, të harrojmë për momentin atë që bëmë, dhe të ecim përpara. Por duhet të përpiqemi të rregullojmë gabimin në vendimin e ardhshëm ditën tjetër kur të zgjohemi. 
 “Çdo ditë lind një diell i ri.” Besoj se kur Herakliti ka thënë këtë shprehje, ka qenë duke i buzëqeshur Diellit në mëngjes.

KOMENTET

Name

Analiza,25,Analizë,1,Anglisht,3,Aplikimi A2,1,Arte,4,Biologji,12,BLOGGER,1,Detyra,18,Detyrë kërkimore,1,Drama,7,Edukim Fizik,1,Ekonomi,1,Ese,16,Ese Letrare,3,Filozofi,7,Gjeografi,3,Histori,6,Histori Arti,3,Informacione,13,Informatikë,2,Italisht,1,Kimi,7,Letersi,29,Letërsi Matura,1,Libra,9,Llogarit Piket,1,Lufta dhe Paqja,1,Matematikë,8,Matematikë Matura,1,Matura,8,MesueseAurela,3,Njoftime,8,Përmbledhje,3,Poezi,9,Projekt,38,Projekte,1,Proza,9,Qytetari,2,Referat,3,Revolucioni Francez,1,Rezultate,3,SEO,1,Shkenca,1,Shkencë Toke,2,Shkrime,6,Skema e vleresimit,5,Tech,1,Teknologji,1,Test,1,Teza,2,Universitet,3,
ltr
item
Banka e Fundit: Çdo ditë lind një diell i ri - Ese filozofike
Çdo ditë lind një diell i ri - Ese filozofike
Shumë prej nesh, nuk mësojmë kurrë të vlerësojmë se ku ndodhemi në këtë moment, sepse jemi aq të fokusuar në atë që ka ndodhur (në një të kaluar që nuk ekziston më) dhe shqetësohemi për një të ardhme që ende nuk ka ndodhur.
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgGEOjbnyyDT6EV4JSJlIdtpdgNGTj6FXf5a3XoaYU1yUGhAOgxDpCmJMD0SuHvcMGtnUq6to63B7WSpuUEQAlUiAQxF-4QBrqPoa3Va9VnKQPifzt1lHKmZHhxyIREHsCOqE28eArx4YBV/s1600/maxresdefault.jpg
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgGEOjbnyyDT6EV4JSJlIdtpdgNGTj6FXf5a3XoaYU1yUGhAOgxDpCmJMD0SuHvcMGtnUq6to63B7WSpuUEQAlUiAQxF-4QBrqPoa3Va9VnKQPifzt1lHKmZHhxyIREHsCOqE28eArx4YBV/s72-c/maxresdefault.jpg
Banka e Fundit
http://www.bankaefundit.com/2017/10/cdo-dite-lind-nje-diell-i-ri-ese.html
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/
http://www.bankaefundit.com/2017/10/cdo-dite-lind-nje-diell-i-ri-ese.html
true
6959114630447888504
UTF-8
Të gjitha postimet u servirën Nuk u gjet asnjë postim Shiko të gjitha Lexo më shumë Komento Fshi komentin Fshi Nga Kryefaqe FAQET POSTIMET Shiko të gjitha REKOMANDOHEN TË LEXOHEN ETIKETË ARKIVA KËRKO TË GJITHA POSTIMET Not found any post match with your request KTHEHU NË KRYEFAQE E dielë E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë Diel Hënë Martë Mërkurë Enjte Premte Shtunë Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor tani 1 minutë më parë $$1$$ minutes ago 1 orë më parë $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago më shumë se 5 javë më parë Ndjekës Ndiq Kjo përmbajtje është PREMIUM Ju lutem shpërndajeni që të aktivizohet Kopjo të gjithë kodin Selekto të gjithë kodin Të gjitha kodet u kopjuan në kujtesën tuaj Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy