Basilika e Shën Pietrit e ndodhur në qytetin e Vatikanit dhe Pallati i Versajës, 20 km larg Parisit. Kjo ndërtesë, është një nga kishat katolike më të njohura në botë. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1506 dhe përfundoi në 1629, prej punës së arkitektëve të shumtë, i fundit prej të cilëve ishte Bernini.Krahasim ndërmjet artit barok dhe stilit rokoko
Basilika e Shën Pietrit e ndodhur në qytetin e Vatikanit dhe Pallati i Versajës, 20 km larg Parisit.
Kjo ndërtesë, është një nga kishat katolike më të njohura në botë. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1506 dhe përfundoi në 1629, prej punës së arkitektëve të shumtë, i fundit prej të cilëve ishte Bernini.
Ajo është afërsisht 114,69 metra e gjerë dhe 45,44 metra e lartë. Kisha në brendësi është në formë të kryqëzuar. Ky interior përmban pasuri dhe thesare të paçmueshme në mermer dhe bronz. Përmendim këtu disa prej veprave më të shquara që ndodhen në brendësi; skulptura Mëshira (Pieta) e Mikelanxhelos, skulptura Baldachin prej Berninit etj. Në ambientet e brendshme ndodhen dhe varre të shumta papësh, të zbukuruara me mermer dhe me relieve, një teknikë e veçantë në skulpturë. Në tavanin e kishës, që nga hyrja janë të vendosura yje prej mermeri që përfaqësojnë lartësinë totale të ndërtesës. Tematikat që mbizotërojnë në dekorimin e ndërtesës janë ato fetare duke qenë se vetë arti i barokut lindi si përgjigje ndaj reformës protestante. Falë këtyre tematikave, godina në fjalë përfaqëson seriozitet dhe është tepër hijerëndë. Si në pjesën e jashtme dhe të brendshme të kishës hasim çrregullësi në vend të simetrisë.
Në Pallatin e Versajës, tematikat e ndërlikuara me plotë ndjenja të këtij stili, bënin që të ishte më intim krahasuar me artin barok, dhe kjo tregon që stili rokoko përshtatet më tepër për mjedise të brendshme. Pallati i Versajës nisi në 1624 dhe u përfundua më 1715. Kjo ndërtesë shihet si më e gjallëruar, më e ndriçuar dhe më e përpunuar se sa ndërtesa më sipër. Përveç kësaj në këtë ndërtesë mbizotëron harmonia dhe simetria e formave. Në Pallatin e Versajës ngjyrat e përdorura janë më të zbehta se sa tonalitetet e forta të përdorura në Basilikën e Shën Pietrit.
Arkitektura e të dyja stileve është e shkrirë me skulpturën, ku kjo e fundit përdoret për zbukurime të brendshme dhe të jashtme.
Ndërkohë që dekorimet e të dyja ndërtesave janë të lakuara dhe me harqe. Vendi ku janë ndërtuar këto mrekulli arkitekturore përkon me vendin e lindjes dhe zhvillimit të artit dhe stilit përkatës. Kështu Basilika e Shën Pietrit gjendet në Romë, aty ku mori formë arti barok, ndërsa Pallati i Versajës në Francë, djepi i lindjes së stilit rokoko.

Arti Barok |

KOMENTET